E premte, 29.03.2024, 07:07 AM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Me penë dhe pushkë për Kosovën

E shtune, 26.12.2015, 09:23 AM


ME PENË DHE PUSHKË PËR KOSOVËN

Ese, për Monografinë e shkrimtarit, Dashamir Alliut, „Shebeniku“

Nga Rrustem Geci

Shqipëria s´mund të jetë e lirë, përderisa trojet e saj; në Iliridë, Preshevë, Bujanoc, Çamëri dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, të jenë të pushtuara, dhe vëllëzërit tanë atje të dënohen, të burgosën, të ekzekutohen, dhe të poshtërohen nga pushtuesi serb, sllavo- maqedon, dhe grek. Nuk ka rehati, dhe as nuk do ketë rehati në Ballkanin Përendimor, pa bashkimin e trojeve shqiptare, dhe pa të drejta ndërkombëtarisht të njohura të shqiptarëve. Zullumi këputet prej s´trashi thotë populli. Pushka e Kosovës, e Adem Jasharit, është kushtrim i përhershëm, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jetën s´mund ta bëjmë më të mirë më thotë Dashamiri pa i bashkuar tokat tona.

Patrioti, shkrimtari, dhe gazetari  Dashamir Alliu u lindi me 6 gusht, 1974 në fshatin Hotilisht të Librazhdit. Dashamiri shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Hotilisht, ndërsa shkollën e mallit dhe të mërgimit në Greqi. Familja Alliu në Hotilisht shquhet për shqiptarizëm dhe atdhetari. Kush s´ ka vuajtur në këtë Shqipëri më thotë Dashamiri. Mërgimi im në Greqi ishte një sprovë vuajtjeje e pashembullt. Zemra e prushëzuar e patriotit dhe shkrimtarit Alliu, po ia djegëte kraharorin së brendshmi. Ah, me ç´ prush dhe tym m´u ka mbushë kraharori.

Dashamiri Alliu, si shumë mërgimtarë shqiptarë, me të dëgjuar thirrjen e Kosovës, s´e „Atdheu është në rrezik“,  Ai, posi një patriot i vërtetë, lë bukën e hidhur të mërgimit, dhe  i bashkohet UÇK-së. Në UÇK-ë Dashamirin e  sistemojnë me kryengritësit e Llapit. Shqipëria është dashuria ime, i thoshte bashkëluftëtarit të tij, pa Shqipëri jeta ime s´ka kuptim. Ore, Shqipëri është e gjithë Kosova, Shqipëri është gjithandej Iliridës. Shqipëri është dhe Çamëria. Shqiptarët në Kosovë janë popull i parë i bimur në këto troje. Nuk ka popull më të parë se shqiptarët në Kosovë. Unë jam njëgjakësh me çdo shqiptarë të Kosovës, Iliridës, Preshevës, Bujanocit, Ulqinit dhe me shqiptarët e Mollës së Kuqe! Shqipëria natyrale më thotë Dashamiri nuk ka zëvendësim.  Shumë gjak është derdhur me fqinjët për të mbijetuar në këto troje. Nuk ka gurë toke, që nuk e ka një varr aty pranë.

Jeta pa liri dhe sovranitet shtetëror shprehej gjyshi im, Zyber Alliu, nuk të lë të ecësh përpara. Monografitë janë librat të kujtesës, libra që kohën dhe as historinë s´e lënë të gënjejnë. Monografia e shkrimtarit, Dashamir Alliu, „Shebeniku“, është një dramë e kujtesës historike të vendlindjes së tij. Dramën e të qënit i varfër dhe kryengritës, e cila brenda vetes fshehë vuajtje dhe dhimbje të mprehta. Në një çast tek bisedoja nga Lufta e Kosovës, me prindërit e mi, mëmës i thashë; Ajo më pyeti, kur do kthehesh? Unë ju përgjigja; Mëmë, unë do kthehem me lirinë e Kosovës! Mëma ime u përmallua shumë nga gëzimi dhe emocioni, dhe ia plasi vajit. Ndërsa fjala e saj qe; djali im, të paqa sa malet! Ai urim nëne ishte një kushtrim në kraharorin tim.

Në Monografinë „Shebeneniku“, të shkrimtarit Dashamir Alliut, figurë qëndrore e librit dhe e ngjarjeve të popullit në Hotilisht, është gjyshi i shkrimtarit, Zyber Alliu, një hero i dy epokave. Kalimi nga një rexhim në një rexhim tjetër, ku ujk dhe ari qenë pushteti zogist, e mëpastaj ai komunist. Dramat e jetës na goditën me pafund. Grepi i së keqes nuk e kurseu as  vendlindjen time, Hotilishtën. Rruste, zemra ma do Kosovën. Dashurinë për Kosovën e kam dhuratë nga edukata familjare.

Në Monografinë“Shebeniku“, shkrimtari  Dashamir Alliu, me guxim dhe dashuri prej atdhetari, ndiçon gjenealogjinë e familjes, prejardhjen e të afërmëve dhe miqve, marrëdhëniet, kundërthëniet, dramat e padukshme dhe pusitë. Dashamiri në Monografinë „ Shebeniku“, ( një emërtim, sipas malit të fshatit ) në libër na e zbulon jetën e shqiptarëve të Hotiolishtit prej vitit 1888 e deri në ditët e sotme. Vuajtjet e njerëzve askund nuk janë të njëjta. Lufta me serbin, lufta me sllavët maqedon, lufta me gjermanin dhe italianin, dhe më në fund, lufta me rexhimin komunist, ishte vuajtja dhe përgjakja e qytetarëve të Hotilishtës, dhe të fshatrave përreth.

Dashamir Alliu pas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitin 1995 emigron në Greqi (Selanik), deri në Tetor të vitit 1998. Thirrjes së Kosovës s´e „Atdheu në Rrezik“, Dashamiri lë kurbetin dhe vjen e rreshtohet vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën e Llapit. Pas mbarimit të luftës së Kosovës, krahas aktivitetit ekonomik, Dashamir Alliu merret edhe me publicistikë, opinione-analiza,  dhe me kolumne kryesisht kombëtare. Dashamiri ka botuar dy libra, 1 . „Shebeniku“ , 2 .  „Monografik për Betejën e Tabeve të Llapashticës, Besjanës, zhvilluar në datat 21 -27 Dhjetor 1998-të“ . dhe libri i tretë, pritet të dali nga botimi në fillim të vitit 2016, me titull,  „ Ndjekje dhe persekutime“ .

Në mbyllje të esesë mund të themi se, në Monografinë „Shebeniku“, gërshetohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja që do të vie. Autori ka arritur të shpaloj një histori të pashkruar nga kronikanët dhe historianët. Ky libër i kujtesës historike brenda vetes ka shumë porosi për kohën që po jetojmë. Prandaj, Shkrimtarit, Dashamir Alliut që aktualisht punon, krijon dhe jeton në Prishtinë, i urojmë sukses, dhe krijimtari të mbarë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora