Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Përgëzime Universitetit ''Nënë Tereza''

| E premte, 25.12.2015, 03:28 PM |


Gëzuar Vitin e Ri Historik Shqiptar 2016

PËRGËZIME UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

E pabesueshme, gjithë këto njerëz të mençur me tirqi e “xhamadani vija-vija”, që i ka sot populli shqiptar, dhe përsëri të mbetemi në robëri, nuk e mban dot as Kanari i Çajupit. I mbushëm plot mjetet e informacionit e portalet elektronike me Sanço Panço të Don Kishotit, me “tru” shqiptari e palare “muslimani”. Secili delë kokë më vete: dikush i mëshon këmbës e dikush patkoit. Ndonjëri, shkon edhe më larg: e shpallë “idiot” Çajupin.  Autorin e librit antologjik poetik: Baba Tomorri (Biblën, Kur’anin) e shqiptarëve. Vjershës patriotike: Mëmëdheu në Librin e Këndimit, që nga koha e Ernest Koliqit e deri më sot me të cilën janë rritur e rriten nëpër banga shkollore, fëmijët shqiptar. Edhe, kush?! Dudumët me këmbet dhe trutë në legen. Palaço që e heqin veten si “analistë”, e në anën tjetër “letrare” fshihen nën ferexhe. Fatkeqësisht, nën nivelin artistik të Kanarit të Çajupit…

Shumica e këtyre dudumëve përfunduan: me “Këmbën” e Dhelprës dinake, bythekrye në greminë. Kolumnistë me qerre për të shitur “mend” para kamerave televizive e mjetetet e informacionit si “patriotë kuqezi”. Pavetëdije se, ende janë me këmbët e trutë në legen, “analistë” e përfaqsues  të popullit shqiptar.

Xha Cuti i Madh (mendimtar nga Kërçova), këto “analistë politik”, po t’i dëgjonte sot me dërdëllisjet e tyre “parashikuese politike” para kamerave televizive, do të pëlciste së qeshuri, jo nga barku, po nga kurrizi. Falë Zotit, Xha Cuti nuk është gjallë, dhe këto “analistë” me këmbët dhe trutë në legen, ende i shesin “mend” popullit shqiptar.

Ndonjëri, paraqitet edhe nga Diaspora, partizanët e partive politike nga Atdheu copë- copë i Rilindasëve shqiptar të shpërndarë nëpër botë si Kashta e Kumbarës. Popull, plot parti politike, tri - katër fe e pa Shtet Shqiptar Etnik. Nateditë, të dalldisur para kamerave televizive. Herë me çifteli e herë me muzikë tallava. Përshtypje të lë, se: është populli më i lumtur në botë. Ecë, e përcilli 24 orë para ekraneve televizive, sesi fotografohen pa turp fare, e skuqur në fytyrë. Fatkeqësisht, pa Liri. Jo, në shërbim të Shtetit Shqiptar.  Dhe, Fesë shqiptare, asaj të Vaso Pashë Shkodranit:

FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA! Porosi jetësore për Partitë opozitare politike me “besë” e pa besë në IRJ të Maqedonisë, kur dalin të fotografohen para kamerave televizive në emër të popullit shqiptar.

Imzot, po ku ka besë në politikë?!  Shoqata të “pavarura” joqeveritare, komandantë të rrejshëm, “patriotë kuqezi”, gazetarë, shkrimtarë, analistë, këmbekrye bythekrye në Robëri. Shtëpi botuese në IRJ të Maqedonisë, që brenda një muaji, e ndihmuar nga Ministria e Kulturës, Komuna shqiptare dhe fondacione “muslimane” përuron si Arusha me dajre një janxhëk me libra, e nuk e di ende, se: ku e ka kokën, e ku palarenë. Mjerisht, kakarisë tra më tra duke çuditur Katundin, mu si ajo pula e vjershës të Rexhep Hoxhës tek Libri i Këndimit: E ka bërë një ve. Dhe, tjetër hiç!

 

2. -KËSHILLI OPOZITAR (PYKË E DJESHME SHELGU)

“Komandanti” më i zëshëm për “liri” (nuk do t’ia përmend emrin, e di populli shqiptar), maleve të Karadakut (lideri i këtyre dudumëve “musliman”, që na rri në mjetet e informacionit nateditë me “paragjykime” mbi kokë), edhe merr guximin të dërgojë mesazhe e porosi nga mali: Ali Ahmetin (komandantin e UÇK – ës) e kërkon dudumët t’ia dërgojnë në mal (Tanushë)?! Tjetri, ish komandant i Shtabit Suprem të UÇK –ës, bashkëluftar i Ali Ahmetit deri dje, këmbekrye me të gjitha definicionet shtetërore në Partinë e Ali Ahmetit në Qeveri, sot para zgjedhjeve parlamentare, themelon Parti të veten politike… Mos më shtini t’ia përmnd Partinë Politike të Re, amani mosni se. do t’i vjellë edhe zorrët. E kënaqi BDI –inë si aktivistë partiak pas lufte (2001), funksionar politik, bashkëvendimarrës vite me radhë në Qeveri (me të gjitha përfitimet qeveritare), tashti i ka mbetur t’i provojë forcat politike edhe tek Partia e Re “Demokratike me “besë” (volla, shkaku se: nuk munda ta përmbaj organizmin: indirekt ia përmenda emrin). Çfarë “komandantësh” qenkan këto dudumë, që “tradhtarin” pret t’ia dërgojë populli shqitar në mal, e ai të bëj agallëk turku në katund pa asnjë ferrë në këmbë?!

Dukuri e rrallë historike me shekuj, që nuk ka ndodhur as në kohën e Turqisë (Baba Dovletit). Përmëtepër, kur ende është gjallë ajo thënia e popullit, se: Shteti, kur do lepurin e zë me qerre. Imzot, po çfarë lepurish janë këto dudumë nën dëllinja fushe me bythët në hava për mejdani në mes të ditës, që Shteti nuk mund t’i zë me qerre?! Me siguri, lepuj të sojit rrallë, siç ka thënë populli shqiptar: “Star Zajak” (lepur plak).

Zoti, edhe Natyra: kur të do me zemër në Ditën e Sotshme, nuk ka problem në jetë, pa sikur edhe e gjithë bota të çohet kundër teje si shqiptar. Nuk ka rëndësi, çka kanë thënë,  e shkruar dudumët kundër teje si shqiptar. Shpif, kërcnuar në rrugë  me metoda fizike e denoncuar në polici. Zoti, Unë them: përsëri Natyra: i di më së miri dhe i gjykon këto punë të mbrapshta“politike”. Hë për hë, falë Zotit: shqiptarët, sot i kanë miq historik gjermanët dhe amerikanët. Problemi është se: ky popull histrorik, shkaku këtyre miqëve, nuk e ka rrokur ende “këmbën” e Dhelprës Dinake, po rrënjën, mu si tek ajo përralla e mirënjohur popullore legjendare shqiptare. Ujku, papritmas kur bie në gropë dhe për shpëtim, e dëgjon dhelprën dinake: e lëshon rrënjën dhe e rrok “këmbën”.

Ndrikulla e këshillon me “besë”: Ujk miku, lëshoje rrënjën dhe kape këmbën! Ujku e dëgjon këshillën e Dhelprës Dinake. Dhe, fatketqësësisht e lëshon rrënjën dhe rrok “këmbën”. Bythekrye përfundon në greminë.

Vallë, mos edhe populli shqiptar, sot e ka rrokur rrënjën dhe e ka lëshuar “këmbën”?! Nuk e di, t’ua them me përpikëshmëri dhe “besë” në këtë shkrim. Koha një ditë do ta thotë përfundimin historik. Shkaku se, pak politikanë e hoxhallarë janë në shërbim të Zotit e Atdheut. Arsye, që Nesër do të na detyroni në Zgjedhjet e ardhshme parlamentare (2016), kutadi unë: edhe ne shkrimtarët (Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar – Shkup), ndodhë të shndërrohemi në Parti  Politike. Padyshim, si lider partiak do ta lusim Kim Mehmetin të kandidojë për kryetar. Dihet, nëse kalon si propozim në Kuvend. Shkaku, se: plasi duke u turrur pas partive politike, mu si ajo Dhelpra dinake pas herdheve të Dashit: PKJ, VMRO – DPMNE, LSDM, PPD, PDP, PDSH, BDI, RDK, PDSH -ën e Imer Selmanit, Lëvizja për Reforma e PDSH -ës, “Besa” etj. E, me që këto parti politike shqiptare u treguan jo parashikuese për këtë soj eksponenti unikat të politikanit, ne si Lidhje e Shkrimtarëve në Shkup, po ia plotësojmë dëshirën patologjike. Ndoshta, më në fund i pushon oreksi i politikanit për t’u bërë kryetar i një Partie Politike Shqiptare. Arsye bindëse, sukseset jetësore: është shkrimtari me më shumë poste politike që nga koha komuniste e deri më sot: gjeoedist me profesion në “Granit”, Drejtor i një Koperative Bujqësore në Saraj, Haxhi në Mekë, redaktor me dy-tri vende pune në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, argat besnik “shqiptar” në SOROS, Drejtor i një gazete të “pvarurur” Lobi, Zv./drejtor i RTV -ës maqedonase, kandidat për ambasador në Bullgari, përgjegjës informativ i disa “angjensive informative”, Kryetar i Këshillit Opozitar (Pykë e Djeshme Shelgu)… Dhe, kulminacioni i karrierës së tij politike: “mik besnik i Abazit” (Ali Ahmetit, sipas deklarateve vardisëse para kamerave televizive).

Qëllimi ynë kryesor “politik” është, t’u rrëfejmë Partive Politike Opozitare Shqiptare me “besë” e pa besë, sesi rrëmbehet me mjete paqësore, pa dhunë e Pykë Shelgu, pushteti i VMRO – DPMNE dhe BDI -së. Jo, me tradhëti nga rruga, protesta “paqësore”, fjalime maratonike në mes të dimrit para Qeverisë me eksponetë të “vëllazërim – bashkimit”, para të pista, flamuj turko-arab dhe parulla patetike “patriotike fetare” e premtime boshe “kombëtare”, por me tru dhe poezi në Mal.

 

3. -HOXHA I ALLAHUT ME NJË TORBË TAXHI PËRQAFE

Zoti Madh, me siguri sipas Kur’anit i sheh dhe i dëgjon të gjitha këto marrëzira “demokratike” nga Toka e Qielli. Punët, vetë i ka në dorë, Ai i Madhi, Zoti. Unë, them: edhe, Natyra. Mjerë ai popull, që nuk ecë me Natyrën! E di, ju do të thoni me Zotin. Nuk ka problem. Edhe, me ju pajtohem si shkrimtar. Problemi është, se: Mëkot, disa “hoxhallarë” me këmbët dhe trutë në legen, përpiqen t’ia hedhin “xhematit” (popullit shqiptar) në xhami dhe Allahut: “shqiptarizmën” me porosi të liderëve të rrejshëm me “Din e Iman” të fshehur si lepuj nën ferrë. Mendjen, dhe shpresën kur gjithë kohën e kanë nateditë te “muslimanizmi” radikal (Perandoria osmane): Turqi dhe Shtetet Arabe. Nateditë i luten “Allahut” për Turqi, e kurrë për Shqipëri. Zoti Madh (me siguri është shqiptar) i sheh me habi nga lartë në Qiell, dhe i përcjellë hap pas hapi dudumët “kuqezi” me çallmë turku e gjysmëhënën nën ferexhe. Tekefundit, kush thirrë sot në minare të xhamisë, se: edhe Zoti nuk është Shqiptar?!...

Ditë më parë Hoxhën e Allahut, i ndërsyer pas shpine me pak para nga një parti politike, Zoti ma zhveshi lakuriq pa brekë para syve të Allahut. Ashtu siç  e ka lindur Nëna Natyrë në halenë e një taverne publike, në Shkup duke marrë “abdes”. Nuk kam guxim ta them, se: ma dërgoi Zoti. Ose ciç them, unë shpesh nëpër shkrime publicistike, Natyra. Fundekrye, dudum pa çallmë turku në kokë e Kur’an në dorë. Përçudi, atë ditë nuk e kishte kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Dorën në zemër, e kishte një shajkaqë në kokë, e dy-tri të tjera nën setre, mu si dikur kur ne nxënësit e Normales “Zef Lush Marku” në Shkup, vitevetve ‘60 –ta e mbanim fshehurazi nën jakë të setres, flamurin kombëtar kuqezi dhe Skënderbeun.

Hoxha i Allahut, që publikisht e ka thënë se, “di” t’i lexojë shkrimet e mia parashikuese për zgjidhjen e Çështjes shqiptare me çaj rusi në dorë mbi tavolinë, nateditë i arratisur nëpër Çarshi, atë ditë kishte vendosur ta falë “Xhumanë” në xhaminë e Çarshisë, në Shkup, me “abdes” në hale.

Rastësisht, atë ditë edhe unë vetë i dyti isha në Tavernë. Lexuesit tim besnik, po ia bëj me dije të dytin shoqërues, Miken: rakinë e rrushit. Nesër, që të mos më shpalli “kurvar”, por “pijanec”. Dudumëve, u mjafton ky shkrim profetik. Fare nuk e kisha vënë re prezencën e Hoxhës Allahut me dudumë në Tavernë që bënin kokë më kokë “politikë madhore mbarëshqiptare”. Zoti, është i Madh. Përsëri, unë them: Natyra. Dhe, nuk e di sesi më dërgoi shenjë qiellore që të zbres në toalet (WC). Përçudi, në fund të shkallëve: i mbathte këpucët Hoxha i Allahut, që kishte marr “abdes” në hale. Kokën gati e futi në mes të këmbëve, kur më pa mua se zbres shkallëve.

Hoxha i Allahut me dudumë po të këtij soji, që me vite e dalldisin popullin shqiptar në xhami me Kur’an në dorë e emrin e Allahut në gojë duke e nxjerrë në rrugë me protesta “paqësore” me flamuj turko-arab e “Allahu Ekber”, me gojën plot “Fe e Atdhe”, sot merrte “abdes”, në hale?! Thashë, me vete: E ka lënë siç duket çajtoren, çain e rusit, i vardiset rakisë rrushit. Edhe pse, Unë nuk i besoj këtij soj halldupi, po ta shoh edhe në Zjarr të Xhehnemit. Ju, po të doni i besoni në këtë jetë edhe në Parajsë (Xhehnet). Unë, sa për vete: kurrë! Shkaku se, e kam kundërshtar taverne: i vardiset rakisë rrushit.

Hoxha i Allahut i vardiset edhe Nënës Parti me të dyja këmbët, sot për sot me një këmbë në varr. Rrospisë, që i dha një torbë taxhi të më sulet mua nga pusia si shkrimtar. Pavetëdije se, ajo Kurvë e Shtëpisë Publike më do më shumë mua si burrë Çarshie, e jo Hoxhën e Allahut me tespihe kuqezi i dehur pykë shelgu nëpër çajtore. Punë tjetër, është e Nesërmja: Rrezik për mua si shkrimatar. E dua, apo nuk e dua t’ia ngrejë këmbët përpjetë mes livadheve, në “hava” (Qiell). Ani, nuk ka problem dyluftimi. Moti kohë kam dalë me penë në fushën e mejdanit, por le të mos na shesë “myslimanizëm e patriotizëm kuqezi” në xhami! Xhematin ta nxjerrë në rrugë si një kope të deleve, t’i lutet Allahut në mes rrugës nëpër Çarshi, gjoja se në Shkup: nuk paskemi xhami?!. Pajtohem, nese mendon për Xhami Shqiptare.

Hoxhë i “Allahut”, a u binde tashti më në fund, se: Unë jam i dashuri i “Allahut” me një ibrik raki rrushi dhe dy shtamba verë nën Rrap, krah për krahu me Gratë e mia besnike (Melaqe): Njëra që më pri para e Dy të tjerat më mbajnë për krahu rrugës për në Baba Tomorr, Malin e Perëndive. E, jo ti me dudumë i fshehur nën ferexhe të grave, që merr “abdes” me shajkaqë rusi në kokë, e disa të tjera nën setre, në hale?!…

 

4. -POPULL I DALLDISUR KËMBEKRYE

I ARRATISUR PAS DEXHALLIT

Popull i dalldisur këmbekrye?! Vite më parë në kohën e egër komuniste, e më vonë po edhe në atë të “Rilindjes Dytë” Shqiptare, gjatë “ndryshimeve demokratike”. Dje, bënte luftë për shkolla shqipe e Universitet Shqiptar. Sot, vetë Shteti u jep Universitet, nuk e duan: gurë e dru hedhin mbi vatrat e arsimit shqiptar. I duan partitë politike me “Din e Iman” dhe Fenë Islame! Gjermanët dhe italianët, moti ia kanë përcaktuar diagnozën “mjeksore””: Gjermania ka dhënë shumë para për spiunët. Shqiptarët, qenkan spiunë pa pare. Ose, italjanët: “Tutti albanesi, tutti komandanti.”

Njeriu thonë, se: eshte miku i kafshëve. Jo, e them Unë publikisht: Njeriu është armiku më i madh i kafshëve. E, sidomos i kafshëve të buta me katër këmbë, që kullosin bar livadheve e nëpër male. Nuk e kam fjalën këtu për kafshët me dy këmbë të Partive Politike. Kopesë me zgjebe, që hanë taxhi në grazhd të Qeverisë. Ecë, e mos beso, se: Njeriu të dobëtin e mundon në jetë, e përdhunon, e therë edhe me thikë në qafë si qengjin e butë në emër të “Allahut” për biznese personale dhe interesa fetare-politike. Kutadi, Unë si shkrimtar: Shkaku, i ndonjë budallakie fetare me arsye, që i është tekur ndonjë “profeti musliman” në Shtetet arabe. Përkundër, të “fortit”, që i nënshtrohet me lutje fetare nën këmbë në xhami: me trutë dhe këmbët në legen. Dukuri fetare, që duhet ta vuajmë sot ne shqiptarët e pafajshëm si “porez” (tatim), në Shqipëri.

Kurrë, nuk e kam ndier veten më ngushtë dhe përtej çdo kufiri keq, sesa në kohën e “Kurban Bajramit” (2015), në Shkup.  Besimtarëve “muslimanë” gjatë Festës fetare të “Kurban Bajramit”?! O Zot, po sikur të ishte një festë madhështore kombëtare shqiptare?! Shkupi, siç ka qenë historikisht shqiptar, edhe sot e kësaj dite do të ishte i shqiptarëve. Gati të gjitha mjetet e informacionit, pa marrë parasysh se, ku dhe për çfarë qëllimi bëjnë propagandë fetare e politke: në njërën anë, Nëna Parti me tinguj çarshie të “vëllazërim - bashkimit” natën e Bajramit, e në anën tjetër protestuesit në ballë me simbole turko-arabe e “Allahu Ekber” nga Xhamia e “Kurban Bajramit”?!

Imzot, a pak kurbanë kanë dhënë shqiptarët nëpër shekuj për Liri dhe Shqipëri Etnike, që nga koha e Perandorisë Osmane?! Pakrëndësi, ka kjo në këtë shkrim për Ditën e Nesërme Shqiptare. “Shpëtimtarin” e LSDM -ës, kur e përqafojnë dhe e puthin në të dyja faqet shqiptarët, në Lagjen e Trimave para kamerave televizive, e ai të nesërmen i shpallë si grup terroristë?! Lagje e trimave (?!), në të cilën nuk është i mirëpritur edhe sot e kësaj dite, Komandanti i tyre i UÇK –ës, Ali Ahmeti. E përqafuan Bombahedhësin e Ri (Boshko Buha, partizan) para kamerave televizive, bomba “kashikarë” të cilit i pëlciti në dorë. Shqiptarët, siç duket ende jetojnë sipas thënjes antologjike për hoxhën, që e ka thënë: Rilindasi shqiptar, Filip Papajani: Njeri i soçëm me tru të moçëm.

Edhe atë, ende “kurbanët e Bajramit” i therim: para syve të fëmijëve. Kafshët e buta që blegërojnë e pëllasin gjithë natën për ndihmë, masakrohen pamëshirë nga raca “muslimane” shqiptare?! Gjumin, duke piskatur për ndihmë  na e prishin pasmesnate. E, nuk ka njeri i gjallë t’u dalë në ndihmë këtyre kafshëve të pafajshme. Kasapët “musliman” ua vënë thikën në qafë, në emër të “Allahut”. Edhe, atë për një ditë?! Thuajse, viti e ka vetëm një ditë, e jo 365 ditë. E, nga ana tjetër, fëmijët e pikëlluar gjejnë ngushëllime me macet e mia në Kopësht, që nuk guxon njeri t’i prek si kafshë shtëpiake. Nateditë, përpiqemi si t’u ndihmojmë këtyre kafshëve shtëpiake, që janë në  rrezik nga njeriu, në “Perandorinë muslimane”. Falë Zotit që, edhe macet e mia nuk janë “Kurban për Bajram”, kafshë të zgjedhura të “Allahut”. Viktima “muslimane” fetare. Përndryshe, ku ta di unë, sesi do të përfundonin në park ose kopësht si “kafshë të shenjta”.

Popull i dalldisur këmbekrye, ose i arratisur pas Dexhallit! Megjithatë, nuk do të hyj në hurdhën e sotshme “muslimane”. Aqmëpak, në Kur’an.  “Din e Iman”. Ama, ia vëni gishtin kokës, kujdes: kafshët e buta nuk theren në mes të ditës para syve të fëmijëve!  Unë, jam lindur dhe rritur me “Kurban Bajramin”. Babai im, kurrë “Kurban Bajramin” nuk e ka therë para syve tanë si fëmijë. Përmëtepër të krenohet, shtrojë me ato paragjykime fanatike fetare si “kurban” në Sofrën Shqiptare.

Prishtina këtë vit me “Kurban Bajramin”, bëri një hap human përpara “profetëve   muslimanë”: Feja e shqiptarëve është: Shqiptaria! Porosi e Vaso Pashë Shkodranit. “Kurbanët” nuk i theri para syve të fëmijëve. Nuk e di, çka bëri Edi Rama me “Kurbanin” e tij, në Tiranë”?! Prishtina, “kurbanët” i nxorri në një vend të caktuar, larg syve të fëmijëve. Dhashtë Zoti, këtij vendimi historik t’i prijnë në ballë besimtarët me vetëdije fetare e kombëtare shqiptare! Pse jo,  ta shpallin Nesër: edhe, Xhaminë Shqiptare.

 

5. PËRGËZIME UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA” NË SHKUP

Mund t’i shtish në një thes me arna: specat, patlixhanat, patatet, kastravecat edhe zarzavatet e tjera të Koperativës bujqësore, por mos e shti në një thes të grisur me arna edhe popullin shqiptar (specat djegës)! E di pse, se: mund të ta djegin barkun. Shqiptarët e vërtetë me taban kombëtar, janë speca djegës. Zëri të shkon për qielli. Imunitet nuk ke për t’i përballuar sëmundjes kancerioze të Shekullit Shqiptar. Pak veta deri më sot, kanë shpëtuar nga kjo sëmundje e rrerzikshme kancerioze. Shumica vdiqën nëpër spitale e pak veta në gjirin familjar - shtrat, në shtëpi.

Dhashtë Zoti, Dudumi të mos vdesë në spital, por në shtëpi (mesin familjar). Shkaku se, Unë edhe armikut ia dua të mirën. Punë tjetër është ajo se, ai sa ma do të mirën. Dorën në zemër, armikut kija inatin, por mos ia ha hakun: Gruevski e gjallëroi Shkupin! Fjalën e kam për “armikun” e shqiptarëve. Përgëzime për Aleksandrin e Madh, në Sheshin “Makedonija”, Filipin e Maqedonisë dhe Olimbinë me fëmijë në bark, gji e prehër, tek këmbët e Urës Gurit. Edhe, për frymëmarrjen e Çarshisë, që në kohën e Partisë Politike të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve ishte e vdekur, pas orës 17.00, nuk merrte frymë. Errësirës nëpër sokaqet e së cilës nuk guxonte të kalojë njeri. Ndoshta, ku ta di unë, kalonin njerëzit e vdekur me hapa lugati.

Realiteti, Gruevski ka bërë edhe plotë budallaki të tjera të Shekullit. Vend e pavend, ngriti përmendore më këmbë e kuaj me shalë e pa shalë, të armatosur deri më dhëmbë me thika, bomba e pushkë para institucioneve shtetërore të “përbashkëta”. Edhe, atë: Institucioneve të drejtësisë, arsimore e kulturore, në Ditën e Sotshme kur e gjithë Bota përparimtare thirret në paqe. Kohë, Kur vetë edhe Hasan Prishtina qëndron i çarmatosur në park. Matanë, Skënderbeu në Çarshi mbi kalë me shpatën namëmadhe në brez e dorën lartë për paqe: Ndaluni, o burra! Koha nuk është për luftë, por pë paqe!

Dita, është: Sot matanë Urës Gurit të kalojmë jo me armë, po me Univeristet. Penë e libra!... Populli shqiptar, sot nuk e ka armik Gruevskin, po ish “sejmenët” e Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”.

Problemi historik, populli shqiptar në Ditën e Sotshme, ka DALJE. Partitë e reja politike opizitare, që lindin në grazhd si viça të palëpi po nga e njëjta Lopë Neokomuniste, me “besë’ e pa besë, sotpërsot nuk janë shpëtimi i shqiptarëve. Forca të reja politike, petjetër i duhen këtij populli historik të nëpërkëmbur me shekuj. Koha është t’i prinë atdhetarët për Liri. Hë për hë, nuk i shoh ato burra me gjak të ri shqiptari të dalin në fushëbetejë të Luftës politike ballë për ballë me armiqtë historik.

Mendja ma thotë, se: një ditë do të zbresin nga Baba Tomorri. Mali i Perëndive, ku vera pihet me dy shtamba, shkruhet poezia. Dhe, bëhet Dashuri…

Parashikimi për Nesër: ne si popuj “vëllezër” në një arë të “përbashkët”, që të dy ecim me shekuj si dy qe në zgjedhë ugareve: Njëri në vijë, e tjetri në lëndinë. Punë tjetër është ajo se, cili nga ne një ditë do ta nxjerrë “vëllain” nga vija mes ugareve, tek Dardha Gorrice në lëndinë (hamllave)...

 

DHE NË FUND

Mirë është në Ditën e Sotshme (para Vitit Ri 2016), nateditë kur zjarr na digjet mbi krye si shqiptarë, ish komandantët e rrejshëm të UÇK –ës të shkojnë në shtëpi! Arsye, mjaftë më shëtitën në emër të popullit shqiptar nëpër  ministri e poste politike! Gjithë kohën u morën me “zgjidhjen” e Çështjes shqiptare, kur gati të gjithë i dimë aftësitë dhe përgaditjen e tyre profesionale. Vallë, a nuk është me mirë t’i kthehen pak profesionit që e njohin më së miri në jetë (tollumbave dhe “Bagëti e bujqësisë” të Naim Frashërit)?!

Kurrësesi, nuk do t’u proferoja të merren me “politikë madhore”, arsim dhe kulturë shqiptare! Themelimit të Partive të reja politike shqiptare. Aqmëpak, sot të propagandojnë “politikë madhore”, arsim dhe kulturë shqiptare. Sidomos, këtyre të arratisurve, dje si komandantë lufte nëpër male, sot si ushtarë fushe nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”, që vite me radhë i kemi shëtitur me poste politike në Qeveri: ministra, zv/ ministra e drejtorë të institucioneve.

“Fitorja historike”: E shkatërruan plotësisht arsimin dhe kulturën shqiptare. Nuk e kam fjalën këtu, në këtë shkrim për politikën e dalldisur shqiptare. Shqiptarët, as që edhe kanë bërë politikë në jetën e tyre komuniste e as “demokratike”. Gjithë jeta e tyre politike përfundoi si argatë e lypës të “vellzerve” te Ura e Gurit: qofshin ato pushtet turk, serb, italjan, gjerman, apo sot gjoja “vëllezër  maqedonas antik”.

Moti e kam thënë nëpr shkrimet e mia publicistike, se: me specaxhinjë e tollumbaxhinjë, nuk bëhet politikë kombëtare shqiptare. Fatkeqesisht, sot popullit shqiptar i prinë në ballë specaxhinjtë dhe tollumbaxhinjtë. Kohë kjo, kur botës përparimtare i prinë në ballë të Luftës strategjike politike: politikanët dhe intelaktualët e dëshmuar në të gjitha fushat shkencore e politike.

Dështimi më i madh historik i Partive politike shqiptare, është se: kur kanë ardhë në pushtetin e argatit, gjithmonë na e kanë vënë në krye të na pri gomari. “Vëllezërit” e Njerkës për një propozim të këtillë “strategjik shqiptar” në politikë, u kanë rënë duarve shuplakë. U lumtë: ju e doni “vëllazërim – bashkimin”! Shtetin e “përbashët” më të Ri në Ballkan. Njëzëri, e kanë përqafuar propozimin e “vëllazërim - bashkimit” jugosllav.

Trusakatët tanë “shqiptar”, posa kanë ardhë nëpër poste i kanë nxjerrë brirët: I madh e i vogël me të gjitha forcat në shërbim të “vellezerve” kundër arsimit dhe kulturës shqiptare. Armët i kanë nxjerrë nga brezi: Luftë i kanë shpallur arsimit dhe kulturës shqiptare. Intelektualëve të paktë mes dy zjarreve. Përditë duke propaganduar para kamerave televizive zhurmë arsimore dhe kultutore. E kanë meremetuar një shkollë, kanë hapur një sallë sportive, dy-tri kacia beton kanë hudhur për themelimin e një biblioteke. Ditë, kur nxënsesit tanë nuk kanë tekste shkollore, lektyra shkollore e revista për femijë. Thirrje u bëjnë nxënësve për mbylljen e shkollave: “ajër të pastër”, në vend që t’i  nxjerrin në protesta paqësore, për kushte minimale jetësore në familje, Shkollë.

Matrapazët politik (trima pas lufte), sot i prinë në ballë popullit shqiptar: ministra, drejtorë, zv/ministra e partizanë të tjerë me vulë partiake në ballë. E deri tek ai “biznesi” shqiptar: Koperativave bujqësore, që sot shpallin konkurse letrare dhe kanë pretendime të merrem, përveç zarzavateve në Bit – Pazar, edhe me botimin e librave.

Humbje kohe është, sot të merresh edhe gjatë gjithë muajit me përurimet e librave të një shtëpie botuese para Vititi të Ri, finasuar nga Ministria e Kulturës, disa fondacioneve, komunave në IRJ të Maqedonisë, e nuk nxjerrë mbi tavolinë as edhe një kafe për mysafirët. Përmëtepër, Shtëpi Botuese, që të gjitha dështimet e librit shqip, duhet t’i barti gjithë jetën mbi shpinë si fajtore kryesore. Institucioneve “qeveritare e humanitare”, firmave familjare e shtypshkronjave, që i vjedhin haptas para syve të Shtetit “demokratik” shkrimtarët dhe shtëpitë serioze profesionale botuese. Shembull konkret: përkrahja e shypshkronjave edhe me nga dhjetë tituj pa asnjë profesionist duke i goditur për vdekje ato pak shtëpi botuese me nga një, dy e tre tituj, që me vite përpiqen ta mbajnë gjallë librin shqip me vlera të arrira artistike. Manifstimeve Kulturore Tradicionale të Poezisë me njezetë vjet me radhë të organizuara në Shkup, duke i luftuar me gjoja manifestime të themeluara njëpartiake pa asnjfarë bagazhi mbi shpinë, në Katund. Emërimi i ministrave shqiptar, sekretarëve shtetëror e anëtareve të jurisë në Ministrinë e Kulturës  nga partia politike në pushtet pa kritere shkencore, që nuk kanë libër në shtëpi, e ku më të kenë “haber” nga kultura dhe letërsia shqiptare mbarëkombëtare.

Përmëzi, ky “lulëzim” politik, arsimor e kulturor, tek shqiptarët vazhdon me vite. Askujt, nuk i teket ta ngrej zërin. Stop t’i thotë diskriminimit arsimor dhe kulturor shqiptar. Në institucionet e Shtetit të “përbashkët”, të vë rregulla e kritere shkencore. Edhe atë, sot kur i kemi nëpër këto institucione ministrat shqiptar.

Arusha me dajre, nateditë bredh e hedhë valle nëpër Bit – Pazar. Shaminë e kuqe e ka në dorë, hidhet e përdridhet nëpër çajtore. Herë e hedhë mbi kokë me krenari, e herë pas shpine. Partizanët partiak, rreth saj përdridhen e u bien duarve shuplakë: Valle kombëtare shqiptare. Nateditë shesin kulturë njëpartiake.

Tata e Madhe me dajre para këmbëve të Kalit Skënderbeut u lexon ilahi. Shkaku kryesor, që unë sot e përsëris publikisht: Ish komandantët e rrejshëm të UÇK –ës, të shkojnë në shtëpi! Mirë është t’u jepet nga një pension si “veteranë” lufte. Ndonjërit, edhe ndonjë kope me lopë ose dele, që ta shuajnë mallin e bariut (popullit) maleve. E kënaqën politikën shqiptare si “komandantë”, dje në male e sot në fushë:  nëpër ministri e kabinete të Qeverisë. Fatkeqësia, ende duan ta mashtrojnë popullin shqiptar, dje si “komandantë” mali, sot si “ushtarë” fushe në themelimin e partive të reja politike. Dalldisin shqiptarët edhe në këtë shekull me protesta “paqesore” rrugëve për gjuhë shqipe, shkolla, flamur kuqezi e bashkim kombëtar, e veten ta arritisin përsëri edhe disa vite me vende pune, pagesa e honorare të majme, në Qeveri.

Mendimi im i shkrimtarit: Jo, kurrë! Mjaftë më e ka politika e tyre “madhore”. Mirë është të kthehen tek profesioni vjetër, trashëgim që e kanë brez pas brezi! Popullin shqiptar, sot për sot ta lënë të marrë lirisht frymë. Mushkëritë t’i mbushi me ajër të pastër në Baba Tomorr. Moti ka vdekur koha e “komandantëve dhe ushtarëve politik”.

Sotpërsot, koha është e Trurit dhe Penës: Popullit shqiptar t’i prinë në ballë politikanë atdhetar dhe intelektualë me bagazh kryengritës mbi shpinë…

Gëzuar Vitin e Ri Historik Shqiptar, 2016!...