E enjte, 28.03.2024, 04:34 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Kosova me “derë të hapur”

E merkure, 06.08.2008, 05:53 PM


Skender Korça
Kosova me “derë të hapur”

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Në katunde derës i thonë herë laurë e herë i thonë porta e madhe. Në politikë dhe në veri të Kosovës me Serbinë, për kufinjët e Republikës së Kosovës tash kjo as nuk kuptohet si derë, e as si kufi, e as si doganë, e as pikë kufitare, por kjo tash po kuptohet dhe po mbetet si “derë e hapur” për debate në politikë, mollë sherri që mund të zihesh kur te duash dhe të bëhet avanturë shteti ne shtet, model kosovar që një shtet i ri me kufinjë të definuar administrativisht herë është pjesa që i takon Kosovës e herë është pjesa e vijës rebele në te. Këtu lindin konflikte, mund te lindin viktima, lindin përpkasje në politikën globale për Kosovën, lindin modele shtetesh me “derë të hapur”, lindin guxime dhe gabime diplomatike. Është Kosova pra dhe “dera e saj e hapur” , që sipas emrit shef i UNMIK-ut do jetë një element për të rifilluar bisedimet me Serbinë.
Cilës nga këto vija dhe paralele do i takoj Kosova dhe kufinjët e saj shtetror do mundet të diktojë revolta, përkushtimi për t’i kthyer Kosovës tokën e saj, politika e qeverisë së Kosovës për të administruar me tërë territorin e saj, apo do mbetet vend i hapur për të goditur: gabimet, meritat e administrimit të rremë se Kosova ka vetëm një qeveri të vendosur në Prishtinë legalisht dhe të njohur ndërkombëtarisht, apo në Kosovë ka më shumë se një qeveri që qeverisin me territorin dhe popullin e saj.
Dera e hapur- kufinjët e Republikës së Kosovës, tash më nuk janë problem vetëm në veri, por këta janë edhe më problem(i diskutuar rallë herë e ndoshta edhe shumë herë nga mediat) në të gjitha pjesët që kufizohet Kosova me Serbinë. Është kufiri me Serbinë në komunën e Kamenicës, zona e gjerë edhe shumë interesante me Malin e Zi, veriu i Kosovës- veri i nderë kufitar, etj. Të gjitha këto janë bomba te kurdisuar që me siguresën e saj tash po luajnë edhe serbët e Kosovës, ata të Serbisë e kanë filluar të luajnë edhe alamet politikanë vendorë e ndërkombëtar.
Kosova-shtet me këtë coptim territori ka edhe një problem tjetër të pa zgjidhur, me një fqinjë te saj nga jugu IRJ të Maqedonisë, që duke u bazuar në parimin e “derës së hapur”, procesi i demarkacionit do bëhet synonim politik për të krijuar kriza politike të “njerzeve të mëdhenjë” që do merren në formacione të grupeve të “ ekseprëtëve” për të meësuar së pari se ku janë tokat tona, ku janë arat e popullit dhe për te dalë një ditë “ fitimtarë- humbës” si në procesin e bisedimve me Serbinë. Negociatat e kësaj natyre kanë mundur të bëhen edhe në kohën e bisedimeve për statusin e Kosovës, që me Serbinë të zgjidhen problemet njeherë e përgjithomonë. Problem kurrë nuk ka qenë në Kosovë urrejtja nacionale por ka qenë aneksimi politik e ushtarak i Kosovës, element ky që të detyron duke mbrojtur trojet e vendit të ngritesh në ekstrem për të luftuar me Serbinë siq është bërë- dëshmi edhe lufta e fundit në Kosovë. Nëse mendohet se nuk është kështu, të urryerit nacional kurrë nuk kalojnë nëpër limitet dhe korridoret e intergimeve, sikur po provon të kalojë Kosova me lutjet e saj për të integruar serbët lokal e minoritarë.
Veriu i Kosovës është tendencë për të ruajture territoret e saj, qoftë për ne në Kosovë, ose për ata që kanë uzurpuar tokën e të tjerëve-serbët dhe kështu për të kundërshtuar qeverisjen e kësaj qeverie në Kosovë. Ky është poshtrim i një shteti të cilën përpiqen të bëjnë ata që nuk e kuptojnë se paqa i duhet këtij rajoni, ose janë ata që nuk kanë tjetër emër pos aneksuesit e mbetur, aneksuesit e nostaligjisë së shekujve kundrejt Kosovës.
Këtu është nyja e këtij problemi që do mbetet në mëshirën ë kohës dhe kokave të mendjes se “ dikush duhet të lëshojë penj”. Këtu gabohet nëse në pyetje vehete dhe njëherë një bisedë me Serbinë, për territore, sepse kjo nuk prodhon kurrë as më pak e as më shumë së vrerë që të mendosh se po duhet të luftosh prapë për: territor, prapë për qeverisje teritorresh e asnjëherë të mendohet se do luftohet për integrime brenda Kosovës.
Është turp të mendosh të intergosh ate që të ka aneksuar tokat, sepse integrimi do e humbas kuptimin si intergim, por do ishte edhe më turp të mendosh se do proseperosh në të ardhmen nëse nuk mendon se për çfarë synimi qeverisjes dhe menagjimi me sipërfaqen e shtetit tënd të coptuar të ecësh i relaksuar në zhvillim.
Këto janë gjëra të definuara botrisht dhe të shoshitura në epokë, sepse për të qenë i integruar duhet të dijmë se çka po integrojmë në të ardhmën. Kosova është derë e hapur e të gjitha atyre që njohin realitetin e saj, njohin shtetësinë e saj, njohin territoret e saj legjitime dhe çdo herë kosovare, njohin statistikat e të qenurit shumicë dhe pakicë, e nuk do jetë derë e hapur atyre që nuk e dijnë hartën e Kosovës, atyre që dhunshëm uzurpuan dhe aneksuan Kosovën, atyre që sot janë kurdisur në veri të Kosovës për të synuar ndarjen e kësaj pjese sepse e  toka e huaj nuk është prona që do e gëzoje njëri. Kosova e urave të ndarjes, e doganave të djegura dhe e pikave kufitare të asgjësuara në veri të saj në kufirn me Serbinë,  nuk do mund te jetë më “derë e hapur” sepse mësuam se çfarë do prodhojë kjo metodë. Po do jetë njesia e të drejtës territoriale legale të përhershëme të saj, për të shpëtuar diplomacinë ndërkombëtare se me prona dhe territore nuk bëhet politikë, sepse kështu politika i takon luftës si vazhdim i saj me mjete të padëshiruara për shekullin e atomit e hidrogjenit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora