E marte, 23.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Historia Meyer

E merkure, 06.08.2008, 06:42 PM


Wiliam Meyer: Shqiptarët nuk donin të luftonin kundër grekëve, pas nisjes së Revolucionit, dezertojnë në masë Meyer, Ali Pasha, Bajroni dhe revolucioni grek.

Dionis Qirixidhi
     
Hyrje

Kohezioni i dokumentacionit të Konsullit anglez Meye, përsa i përket anës historike të problemeve tepër delikate për kohën që ai  relatonte, e ndihmojnë çdo historian, jo vetëm që t’i njohë ngjarjet  ashtu siç kanë ndodhur, por edhe të ndjejë përgjegjësinë e pasqyrimit të së vërtetës, duke i prekur nga afër, duke nuhatur atmosferën e kohës, tendencat politike, që mbizotëronin në atë periudhë tepër  tragjike e dramatike. Një epokë e tërë trasformimesh të mëdha në historinë e Ballkanit.
Qindra faqe në relacionet e Meyer-it shpalosen, nëpër to, kur bëhet fjalë për Shqipërinë.Një thesar dokumentesh të reja, për tu shtruar në tryezën e historianëve. Relacionet që ka lënë Wiliam Meyer-i deri para disa viteve ende nuk ishin studjuar nga historianët dhe nuk janë të njohura nga lexuesi. Qindra libra janë shkruar për Ali Pashën deri më sot, në mënyrë të çudtëshme emri i Meyer-it nuk figuron. Më shumë njihet vartësi i tij   Wliam Martin Leake i cili ishte përfaqësuesi (residents) i Anglisë në Janinë  në vitet 1809- 1910, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Francës gjatë viteve 1806-1815, Fransua Pouueville.Edhe tek librat e fundit historike- shkecore, si psh ai me titull “Kërkime për Shqiptarët dhe për Gjuhën shqipe”, e Wiliam Martin- Leake, përkthyer dhe paraqitur me një hyrje gadi 140 faqe nga Xhevat Lloshi, botim i vitit 2006, emri i Wiliam Meyer-it, Konsullit të Përgjithshën Prevezë-
 Janinë (1811-1835) as që nuk figuron.
                  
 Shënime biografike

box 
    
Wiliam Meyer lindi në Londër më 1778.  I ati, Jaremiah Meyer(1735-1789), me origjinë nga Tyrigu i Virtenbergut në Londër, më 1749 punon si ndihmës pranë zmaltografit të shquar C. F. Zinke, i dëgjuar në artin e mikrografisë. Kjo e bëri të bëjë karierë si mësues në Oborrin Mbretëror Britanik si piktor- mikrograf e zmaltograf i Mbretit George III e i mbretëreshës Charlotta. Më 1769 ekspozon portretet e familjes mbretërore dhe është një nga themeluesit e Royol Academz of Arts.  Ky mjedis përcaktoi edhe hobet artistike të Ëiliamit, që po të kishte vazduar në fushën e artit figurativ do të bëhej një nga piktorët e shquar të kohës. Ëiliami më 1796 nis shkollën në Kolegjin Eton e mandej në Trinity College Cembridge nga dhe merr diplomën e Bachelor of Arts. Udhëton mandej Itali, Korfuz dhe në vitin 1804 nis punën si sekretar i Forestit, përfaqësues diplomatik i Anglisë në Republikën e Shtatë Ishujve. Pas
 pushtimit të Korfuzit nga francezët më 1807 shkon në Maltë.   Meyeri merr detyrën e Konsullit në zonën e Prevezës dhe kufijve jugor të Shqipërisë (Epir).  Në dokumentin zyrtar të emërimit si Konsull e ka:
His Majetsy’s Conul General in Albania and ther adjecent terrotoriers of the Ottoman Empire.

Detyra e Meyer
(Meyer, në konstelacionin politik të kohës)

Detyra  e tij përkoi me ngjarje nga më të rëndësihme të kohës:
Fuqizimi i Ali Pashës dhe marrëdhëniet me Britaninë, revolta e Ali Pashës. Me Ali Pashës Meyey-ri bënë disa takime, ka disa letërkëmbime me të,  përshkron veprimtarinë e Pashait në dhjetra faqe, si dhe pasqyron në imtësi vrasjen e tij. Në plan të pare del më pas faktori shqiptarë si dhe ardhja e Mehmet Rushit Pashës në Epir, i cili konsiderohet si e kasapit të Ballkani, tmerr i rrethimit të  Mesollongjit, autor i Masakrës së Manastirit dhe i krerëve shqiptarë. Detyra e Meyer-i ishte të ndiqte Revolucioni grek.  Bisedat e shumta me filoanglezin Mavrokordhato dhe Kolokotroni.    Në disa relacione pasqyron bisedat me Marko Boçarin. Informon për Kuvendin e Beratit si dhe për krerët shqiptarë Ismail bej Vlora,  Zenel Gjoleka, Zylyftar Poda etj. Përshkruan imtësisht kurthin ngritur ndaj Ismail bej Vlorës e vrasjen e tij. Përshkruan si rrallë kush tjetër Masakrën e Manastrit, si dhe jep vlerësime për
 kryengritësit shqiptar. Disa herë në relacionet e tij gjen konkluzionin se shqiptarët nuk donin të luftonin kundër grekëve, pas nisjes së Revolucionit, dezertojnë në masë, bëjnë aleancë me grekët në Mesollongj, përshkruan mosmarrëveshjet midis Omer Vrionit dhe Mehmet Rushit Pashës. Disa herë u referohet Zylyftar Poda, Rapo Hekali e  kryengitjet të tjere gë njohur shqiptarë.

Greqia 41 ditë zi për vdekjen e Bajronit

Detyra e Meyer-it përkoi me qenien e Bajronit në Revolucion Grek, emërimin e Bajronit si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Revolucionit, vdekjen e tij,  41 ditë zie në Greqi, për të që nga dita e ceremonisë së përcjelljes së kufomës së Bajronit në Londër, Vendimi i Qeverisë së Përkohshme greke për vdekjen e Bajronit. Meyer-i përshkruan veprimtarinë e Shoqërisë Biblike Britanike Joniane, Grigor Argjirokastriti, që ishte në atë kohë në Korfuz, botimin e  Dhjatës ( Grigorin e ka në disa relacione edhe si luftëtar, kur ishte peshkop i Eubesë, para se sa të shkojë në Korfuz). Me  interes historik janë letërkëmbimet e panjohura me Ali Pashën e bisedat me të, por dhe bisedat e letërkembimet me Mehmet Reshit Pashën e Omer Vrionin, dezertimet në masë të  shqiptarëve jeniçerë, e simpatia ndaj Suliotëve që i quan spartanët modern, mbrojtja e familjeve, të kryengritësve, grave e fëmijëve duke i dhënë   “strehim politik” në Korfuz, problemi i robërve të luftës, pas disfatës në Mesollongj, që tronditi Anglinë, midis mentalitetit të së drejtave të njeriut  sipas Kartës së Madhe e të drejtës Islame për robërit, sëmundja e murtajës në Epir ku vdisnin qindra njerëz në ditë e kujdesi i Anglisë për masat profilaktike dhe shëruese etj Këto ngjarje përcaktuan jo vetëm karakterin e tij, evolucionin e pikëpamjeve por dhe humanizmin e diplomatit, që kërkon në kriza të ndihmojë të gjithë, aleat e kundërshtarë, sidomos kur bëhet fjalë në rrethim, apo në fatkeqësi, dhe e gjitha veprimtari nuk bie ndesh me detyrën e tij politike. 
 
Benjamin Dizraeli

Më i çuditëshmi, nga të gjithë udhëtarët, kur ishte Konsull Mezeri-i në Prevezë e Janinë, është çifuti Benjamin Dizraeli, me të cilin do të përballeshin në Kongresin e Berlinit, Abdul Frashëri, Iliaz Vrioni, etj... Në vitin 1830, novelisti i ri anglez, udhëton me këmbë e mushkë nëpër Epir, shkruan artikuj si dhe një novelë për Skënderbeun. 
( Benjamin Disraeli (Beaconsfield), novela për Skënderbeun, The Rise of Iskander (Novels and Tales by the Rigt Honorable Benjamin Disraeli, v. 7, Contarini Fleming, f. 376-461). Disraeli shprehu dëshirën, si filoturk që karakterizohet edhe kur u bë kryeministër, për të marrë pjesë në Janinë si vullnetar i veshur si jeniçer në fushatën për të shtypur revoltën e shqiptarëve, për të ndjerë si shkrimtar  “gëzimin e egër të plaçkitjes”. Në Janinë pritet në audiencë nga veziri i madh dhe mandej shkruan në gazetën e vet: “ për kënaqësinë e madhe që u sajdisa nga një njeri i cili dita-ditës u ka prerë kokat gjysmës së njerëzve të provincës së Janinës!”.
 
Lufta për pavarësinë e Greqisë

Ndërkohë me kryeministrin George Canning, roli i Britanisë së Madhe si një komb që mbante ekulibrin evropian, (me Flotën Ushtarake Mbretërore që zotëronte detin dhe si një vend industrial, pasi flota anglo- franceze kishin mbështetur Turqinë në Luftën e Krimesë e pushtuar bazën detare të Sevastopulit), askush s’mund t’a besonte që një ditë të bëhej aleate me Rusinë e Francën kundërshtare për të mbrojtur grigjën e krishterë, nga tatëpjeta që kishte marrë Perandoria Otomane, sipas propozimit të Carit të Rusisë. Statu quaon- si dogmë e parim, tani e zëvendosoi beteja e Navarionos, në luftën për pavarësinë e Greqisë nga sundimi otoman, Britania e Madhe e përkrahu pavarësinë e u bë Fuqia garante e Mbretërisë së Greqisë me bavarezin Othoni , duke lëvruar shuma të mëdha si ndihmë.
 
Vëzhguesi më afërt i ngjarjeve 1813- 1835

Detyra e Konsullit ishte të paraqeste raporte në Foreign Oficce dhe Qeverisë së Ishujve të Jonit. Si konsull, ai ishte vëzhguesi më afërt i ngjarjeve kryesore nga viti 1813- 1835, kur Liku, e kishte vartësin e  tij.  Ndërkohë Pouqueville ( Pukvili) mister, ndiqet nga Pashallëku si person i padëshiruar, gjë që ndikoi tek frangofonët për kultivimin e urrejtjes ndaj Ali Pashës. Tek lexon relacionet e Meyer-i ndjen jo vetëm kulturën e madhe, njohjen e historisë, por dhe pasurinë e informacion që mbledh dhe i kryqëzon, mëndjeprehtësinë, sensin politik, gjerësin për të bërë konkluzione, bisedave me personalitetet më të njohura, leximeve të dokumentacionit burimore të kohës. Ai zbaton me besnikëri udhëzimet që i jepen nga qendra, por dhe nuk i mungon pavarësia e mendimit, ndaj bënë komente që ndonjëherë bien ndesh me pikëpamjen e eprorëve të tij.   Ngjarjet i përjeton  i ndjek deri në detaje e kërkon nga
 vartësit imtësira, që dukeshin në atë kohë si pa vlerë.  Kohezioni i tyre përsa i përket probleme historike, që ai ka mbuluar, e ndihmon historianin, i cili do t’i duhet jo vetë t’i studjojë ngjarjet  ashtu siç kanë ndodhur, por edhe të ndjejë përgjegjësinë e pasqyrimit të së vërtetës, duke prekur nga afër, duke e nuhatur atmosferën e kohës, ndjekjen me kërshëri tendencat politike, që mbizotëronin në atë periudhë tepër  tragjike e dramatike, një epokë e tërë trasformimesh të mëdha në historinë e Ballkanit. Qindra faqe shpalosen në to kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

Thesare për historianët

Një thesar dokumentash të reja, për tu shtruar në tryezën e historianëve. Relacionet që ka lënë Wiliam Meyer-i deri para disa viteve ende nuk ishin studjuar nga historianët dhe në përgjithësi për lexuesin e thjeshtë grek mbeten të panjohura. Ato sot janë bërë objek studimi, dizertacionesh, tema diplome duke e pasuruar historiografinë e atyre viteve tronditëse, jo vetëm në Ballkan. Meyeri-i qëndroi në Prevezë, pasi atë e përzgjodhi si residencë, pranë detit e Korfuzit, deri më 1835, duke e ndjerë thellë izolimin nga bota londineze, mes ngjarjeve tronditëse të prerjeve të kokave e të gjakut që derdhej lum për liri e çlirim nga Perandoria e Hatasë. Kthehet në atdhe në disa detyra si këshilltar dhe me disa medalje. Nuk ndjeu nevojën të shkruante kujtimet apo të botonte ditarin si të tjerë. La në dorëshkrim mbi 5000- 6000, faqe të shkruara. Vdiq i pamartuar më 1869.
Përvoja e fituar e Elefterios Prevelaqi në All Souls College të Oksfordit e bëri të shquhet për akribin historike dhe për adhurim për dokumentin historik burimor. Prevelaqi i filmoi, i sistemoi dokumentacionin e marrë nga F.O. Vdes në qershor 1991 duke ua lënë veprën e tij ta ndjekin bashkëpunorët e tij shkencor në Akademinë e Athinës, dhe historianëve të brezit më të ri për ta pasqyruar të Vërtetën historike, ashtu siç ka ndodhur, mandej të bëjnë interpretimet sipas kritereve, që nuk mund të jenë të njëjta nga një vend tek tjetri, nga një epokë tek tjetra. Veçse Historia është mëma e të Vërtetës dhe njëkohësisht Gjykatësia e Botës.
 
Fragment
Prevezë, 15 Janar 1829
(c.o. 136/54)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora