E enjte, 25.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Në ditën e fitores historike

E merkure, 06.08.2008, 06:34 PM


Albert Zholi
Në ditën e fitores historike 

Nga Albert ZHOLI

Parmbrëmë Tirana ra të flinte në të gdhirë dhe u zgjua në mesditë, (por besoj jo vetëm Tirana, por shqiptarët në mbarë botën). Dje deri në orën 10.00, në kryeqytet ishte qetësi absolute. U zgjova enkas herët, për të  parë ndryshimet midis dy Tiranave; asaj të mbrëmjes së fitores dhe Tiranën e pragmëngjesit. Nëpër rrugë shihje vetëm pastrueset e rrugëve dhe ndonjë hallexhi, që  nxitonte përgjumësh, për në stacionin e autobusëve. Autovetura thujase nuk kishte në lëvizje. Vetiu mund të pyesësh? Ku u fsheh ai “det” autoveturash që, për dy ditë, nuk të linin një minutë të qetë nëpër gjithë rrugët e Tiranës? Ku janë ato zhurma borish, sirenash të improvizuara, ajo buçimë thirrjesh si dallgë oqeani “fitore”, “ftitore”, “Shqipëria”, “Shqipëria?” Ku janë ata qindra-mijëra flamuj kombëtarë, shalle dhe sigla të tjera me simbolet e flamurit që valviteshin anembanë Tiranës për mëse dyzet e tetë orë pa pushim? Ku janë ato mijëra buqeta me lule natyrale dhe artificiale, që tundeshin në ajër nga dritaret e makinave, nëpër trotuare, apo nga ballkonet e ndërtesave në shenjë besimi për fitoren? Të gjitha janë në gjumë. Po, në gjumin e ëmbël të fitores historike.Të gjithë në gjumë, pas asaj ndeshjeje të paharruar. Tirana, nga një ditë feste e paparë, është kthyer në një mbretëri qetësie ishullore. Një gjumë plotësisht i justifikuar ky. Pas atij tifozllëku të paparë, gjumi është ilaçi më i mirë, për ta dyfishuar dhe shijuar plotësisht fitoren. Por le të kthehemi në natën më historike, që ka bashkuar si asnjëherë tjetër shqiptarët në mbarë botën. Një natë që politika duhet të marrë si mësim, përderisa e ka parë veten të pazonjën të bëjë një mrekulli të tillë si futbolli. Si asnjëherë tjetër shqiptarët e të gjitha feve, të gjitha bindjeve politike, të gjitha moshave, profesioneve, në mbarë globin festuan njëlloj, u gëzuan njëlloj, kënduan njëlloj, brohoritën njëlloj, ndanë gëzimin njëlloj. E shtuna e datës 4 shtator ndoshta do të hyjë në historinë shqiptare (mendimi im), si dita e  unitetit kombëtar, dita  e suksesit  të paparë për shumë arsye:Së pari, sepse atë ditë, qysh pa gdhirë, fëmijë të moshës tremuajshe (madje dhe karrocat e tyre), deri te më të moshuarit, si asnjëherë tjetër, e kishin veshur trupin me rroba kuq e zi. Tirana dhe gjithë Shqipëria, ditën e shtunë, ishte veshur me ngjyrat e flamurit. Nga larg apo nga lart Tirana nuk dukej si kryeqyteti i Shqipërisë, por si një flamur shqiptar gjigant me përmasa  të pakonceptueshme.Së dyti, në të gjitha kategoritë e moshës njerëzore shihje  gëzim dhe besim për fitore. Të gjithë shqiptarët dukeshin të moshës së lojtarëve. Të gjithë kishin një mendim, një gëzim, një buzëqeshje, një emër, një ide, një parti, një shtet;  Shqipërinë.Së treti, Shqipëria tregoi para botës se ka një polici shembullore, të aftë, serioze, këmbëngulëse, që vepron vetëm në emër të ligjit dhe që di të sakrifikojë nga vetvetja në emër të interesave më të mëdha. Një polici që di të organizohet për të përballuar situata të tilla të vështira dhe për t’i lënë  të shijojnë të qetë ndeshjen miqve. Dhe kjo e fundit është më sinjifaikative se gjithçka.Së katërti, shqiptarët treguan botërisht jo vetëm që dinë të fitojnë me meritë, por dhe që janë të qyetëruar. Dje në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë u panë vetëm përqafime, lot gëzimi, brohoritje, fishekzjarre, këngë dhe valle. Asnjë xham i thyer. Asnjë aksident automobilistik, asnjë fyerje dhe sharje. Respekt për tifozët kundërshtarë dhe ekipin kundërshtar. Dhe kjo mënyrë festimi nuk ka ndodhur as në Angli, as në Gjermani, as në Francë, kur u fitua kampionati botëror, as në Greqi kur u fitua kampionati evropian ( ku festat janë kthyer në përleshje me policinë). Një polic i qarkullimit rrugor, pranë urës së Lanës, u shpreh: “Më vjen çudi, këtë ditë që ka një “det” autovetursh mbuluar me flamuj, shenjat e qarkullimit rrrugor janë respektuar në mënyrë shembullore, si në asnjë ditë të zakonshme”.Së pesti, si asnjëherë tjetër, në Shqipëri kishin ardhur tifozë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi, (emigrantë nga Greqia, Australia, Italia dhe Gjermania). Bashkëkombasit tanë shprehnin  një optimizëm dhe dëshirë për fitore, që të bënin të ndjeje zili. As rruga e gjatë, as shpenzimet  e mëdha, as bileta e blerë në tregun e zi, nuk i ndaloi këta njerëz  të mbushnin shkallët e stadiumit në raporte të përafërta me të vëllezërve të tokës amë. Dhe kjo vetiu të jep një ngazëllim të brendshëm të paimagjinueshëm.Së gjashti, kjo ndeshje e zgjoi dhe motivoi ndjenjën, ndërgjegjen kombëtare, si asnjëherë tjetër. Kjo fitore i bashkoi, i gëzoi dhe i la pa gjumë shqiptarët në mbarë botën. Kjo fitore na bëri më krenarë, më me emër, më dinjitozë, më shpresëdhënës, më të qetë, më të bashkuar, më të gëzuar. Kjo fitore na zbuti dhimbjet, na largoi streset dhe i tregoi mbarë botës një fytyrë krejt të re; fytyrën emancipuese, civilizuese dhe demokratike.Së shtati, kjo fitore ishte në kufijtë e ëndrrës, pasi Greqia vinte në këtë ndeshje me madhështinë e kampiones (ku efektet psikologjike nuk janë të pakta në këtë rast) dhe pas atij suksesi në organiaimin e Lojërave Olimpike, që u vlerësua jo pak  nga opinioni mbarëbotëror. Dhe të thyesh mite të tilla, duhet të kesh brenda vetes kurajë, dëshirë, motiv, nerv gare, mobilizim, qetësi, respekt të dyanshëm dhe ndjenjë kombëtare. Të gjitha këto  kuqezinjtë i kishin në këtë fitore, si asnjëherë tjetër. Së teti, asnjë fyerje për kundërshtarin, asnjë histeri ksenofobie, asnjë provokim. Tifozët nuk i drejtoi askush kështu, përveç kulturës dhe  emancipimit vetjak.Së fundi, futbolli i dha një leksion serioz, prej 94 minutash, politikës shqiptare. Dhe ëndrra tashmë është kthyer në një legjendë fitoreje të papërsëritur. Ndoshta kjo ditë do të jetë dita e shpresës për një Shqipëri  më të bukur, më të begatë. Me këtë fitore, shqiptarët në mbarë botën, shpalosën vetëm vlera. Vlera që na inkurajojnë dhe që përcollën një imazh krejt të ri, që tashmë me të vërtetë bota duhet ta besojë realitetin. Sinqerisht, me vlerat që shpalosëm në këtë ndeshje, ne meritojmë më shumë fat, gëzim dhe përkrahje. Dhe perënditë dinë të vlerësojnë. Në Olimp ndërrohen fitimtarët. Faleminderit djemve heroikë, që na dhuruan këtë festë të bukur, magjepsëse, që duket ende në kufijtë e ëndrrës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora