E diele, 07.06.2020, 09:29 AM (GMT+1)

Aktualitet

FDA: Ofroni zhvillim dhe mirëqenie ose ikni

E diele, 20.12.2015, 02:53 PM


Organizata Forca e Diasporës për Atdheun- FDA

Debati i cili po ndodhë kohëve të fundit, për temat si demarkacioni, Asociacioni,   “zajednica”, apo Manastiri i Deçanit. FDA i konsideron të gjitha këto janë tema të politizuara skajshmërisht dhe, nga të cilat nuk fiton askush.

Nëse flasim për demarkacionin në kufirin më Malin e Zi, atëherë mendojmë që kjo temë duhet trajtuar me kujdes aq më shumë kur një demarkacion është i dhimbshëm kur merret parasysh se është kufij shqiptaro-shqiptar. Europa sot përmes projektit të Unionit Europian, po mundohet t’i “asgjësoj” kufijtë ekzistues, t’i bëj të padukshëm. Pasi që kombet e civilizuara i bashkojnë më shumë vlera dhe interesa të përbashkëta sesa ndarja përmes kufijve. Prandaj FDA thërret të gjithë akterët politik si në Kosovë ashtu dhe në Mal të Zi, që t’i kontribuojnë bashkëjetesës dhe rritjes së mirëqenies në mënyrë që kufiri të bëhet i padukshëm dhe i parëndësishëm.

Asociacioni i komunave më shumicë serbe, nuk është asgjë tjetër pos një instrument për manipulimin komunitetit serb në Kosovë, duke i shtyer ata në getoizim. Krejt kjo shkon në dëm të Kosovës por më shumë në dëm të vetë komunitetit serb. Prandaj FDA i bën thirrje komunitetit serb në Kosovë, që të mos lejojnë të bëhet mashë e politikanëve të paaftë në Serbi, të cilët nuk janë në gjendje të ofrojnë zhvillim dhe mirëqenie por mbijetojnë në pushtet duke manipuluar me temën Kosovë. Deshtem apo nuk deshtem, ky rajon do të integrohet në Europen  e Bashkuar. Prandaj kontribuoni mirëqenies suaj e mos e shkatërroni të ardhmen tuaj për interesa të individëve.

Manastiri i Deçanit, nuk ka nevojë që përmes zgjerimit të hapësirave përreth të sigurohet, apo të mbrohet. Një gjë duhet t’u bëhet e çartë të gjithëve. Ky manastir është ortodoks por nuk është serb. I takon trashëgimisë kulturore të Kosovës. Këtë trashëgimi e kanë ndërtuar dhe mbrojtur më shekuj shqiptarët, prandaj nuk ka asnjë arsye të mbrohet nga askush. Prona e manastirit të mbetet e manastirit ndërsa prona tjetër  publike t’i mbetet qytetarit, sepse të qytetarit janë të dyjat.

FDA edhe njëherë u bën thirrje të gjitha qeverive në regjion, se koha e manipulimeve dhe zhvatjeve të qytetarëve tuaj rrespektiv, përmes kartës nacionaliste po merr fund. Ose ofroni zhvillim dhe mirëqenie ose ikni.

Prishtinë me 11.12.2015

Forca e Diasporës për Atdheun-FDA

Leon Duhanaj-Sekretar I Përgjithshëm



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora