E enjte, 25.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: E shenjta Nëna Tereze!

E diele, 20.12.2015, 05:25 PM


E shenjta Nëna Tereze!

Nga Fahri Xharra

Oh! jo se mungojnë të dhënat! Por sepse mjaft t’i drejtoheni çfarëdo burimi dhe do shihni si përplasen dhe si bien ndesh mes tyre tërë pohimet, aq sa është me të vërtetë për të ardhur keq. Një udhëtar vete e ju thotë se shqiptarët janë populli më mikpritës në botë, dhe një tjetër, veç kur i përshkruan si keqbërësit më të mëdhenj. E si të krijosh atëherë një mendim të saktë në përplasjen e këtyre kundërshtive kaq të forta! ( Victor Frobin “Je sais tout”, 15 qershor 1913.F. Andrea )

Në atë kohë (1912 ) bota pyetej : Misteri i parë për t’u ndriçuar: cila është origjina e kësaj race, për të cilën diplomacia synon të bëjë shtetin më të ri të botës? Përgjigja na vë në prani të një kontrasti të çuditshëm: ky popull, i lindur rishtas në jetën politike, na është dekani i racave evropiane. “

Dy fakte të një rëndësie madhore, dhe konkretisht: që kombi shqiptar nuk është një sajesë diplomatike, siç kanë folur gjuhët e liga, dhe se Shqiptarët, që janë autoktonët e vërtetë të gadishullit ballkanik, kanë të drejtën e pavarësisë: patriotizmi i tyre i zjarrtë dhe këmbëngulës i bën ata të denjë për këtë pavarësi.

Këte e bota edhe me 1999 ; se shqiptarët e Kosovës janë autoktonët e vërtetë të vendit të tyre dhe e kanë të drejtën e pavarësisë.

Por bota duhej bindur se: Kuptohet se shkërmoqja shekullore e autoritetit favorizonte anarkinë, e cila sundonte në gjendje të fshehtë në këtë vend piktoresk “ (1913).  “Fiset kanë kufij të përcaktuar qartë falë kreshtave malore, rrjedhave të lumenjve e përrenjve dhe, kur janë në zënkë mes tyre, gjithkush që kapton kufirin, qoftë edhe për t’i rënë pas një dhie që ka shkuar në territorin e fisit armik, veç kur e sheh veten të humbasë jetën duke rënë brenda një prite. Si të ishin shtete të pavarura, këto fise nënshkruajnë mes tyre traktate paqeje apo i shpallin luftë shoshoqit, dhe çdo udhëtar që kuturis të depërtojë në brendësi të Shqipërisë duhet të paguajë një taksë apo të japin besen tek drejtuesit e klaneve të ndryshme që kontrollojnë territoret e tyre. “ . Kjo, sa ishte  propagandë serbe , por ishte edhe e vërtetë. (1912 )

Nga vetë bibliografia e pasur që kanë shfrytëzuar autorët e zërit “Albania” vihet re serioziteti i tyre për të kapur e trajtuar çka përbën themeloren dhe thelbësoren e një kombi, vetë shpirtin shqiptar, dhe konkretisht: origjinën e tyre të lashtë, gjuhën e veçantë që zotërojnë, shtrirjen dhe përhapjen e tyre, karakteristikat demografike, tiparet fizike e antropologjike të shqiptarëve, doke e zakone dhe, më në fund, shumë përmbledhtas, disa elementë patologjikë. Burimet bibliografike nisin me Frang Bardhin dhe Fjalorin e tij latino-epirot, duke vijuar me Padre Francesco Maria da Lecce, me Ksilander, Hobhaus, Holland, Pukëvil, Ami Bue, De Reorn, X. Heuschling për të përfunduar me studiuesin frëng Hecquard.( Fotaq Andrea: Zëri “Albania” në revistën franceze 1876 )

A kemi nevojë që përseri dikush ta bindë boten për të vërtetën tonë? Po . Sepse sot e gjithë ditën shpërndahet e njejta propagandë fatkeqe pë ne.

Porse ku qëndron madhështia e kombit tonë ?

Mrekullia ndodhi: Kanë kaluar gati 12 vjet nga dita kur më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën të Lumnuar. Para mijëra besimtarëve e shqiptarëve të pranishëm në këtë ngjarje shqiptoi formulën kanonike të Kishës që e nderonte Nënën e Madhe të të varfërve të mbarë botës, në lartësinë e altarit të Krishtërimi.e sot në ditën e ditëlindjes së tij të 79 Papa Francesku miratoi dekretin për njohjen e mrekullisë pas vdekjes duke ratifkuar dekretin e shpalljes së Nënë Terezës Shenjtëri. “

Mrekullia ndodhi : Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku  e ka firmosur aktin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. !

Shenjtërimi i Nenës Terezë hap i madh për ardhmërinë  shqiptarëve !



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora