Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selimi: U prezantua veprimtaria Anton Nikë Berishës

| E diele, 20.12.2015, 05:21 PM |


U prezantua veprimtaria letrare e studimore e Anton Nikë Berishës...

Nga Tefik Selimi

Dje, në Gjilan, para shumë adhuruesve të librit, Manifestimi “Vjeshta letrare e Gjilanit”, prezantoi veprimtarinë letrare e studimore të dr. prof. Anton Nikë Berisha, studiues, shkrimar dhe dijetar. Ky krijues gjer më tani ka botuar mbi 75 veprave letrare, shkencore e të përkthyera nga disa gjuhë të huaja. Tash jeton e ligjëron një kohë të gjatë në Universitetin e Kalabrisë të Italisë. Dhe, jo vetëm kjo. Gjilani, qendër e Anamoravës, është bërë një “fole” e fortë e jetës kulturore, e cila qendër po i afron dhe po i prezenton vlerat më të mira të krijuesve tanë të shquar.

Fillimisht, Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra e Gjilanit, tha se, ju përshëndes në këtë solemnitet ku në mesin tonë është dr. prof. Anton Nikë Berisha, i cili dje ka arritur nga Universiteti i Kalabrisë, aty ku ligjëron e vepron. “Jam i privilegjuar të  flas për këtë njeri e këtë dijetar të madh të kulturës sonë, i cili, gjer më sot ka botuar një numër ta shumtë të vepra letrare e studimore. Andaj, në radhën e intelektualëve, krijuesve dhe autoriteteve shkencore të botës sonë, e kisha ndërmend t’i siguroja një prezantim, në ndonjë rast të posaçëm, për mikun e vjetër, Anton Nikë Berishës. Pra, prezantimin e mendoja jo për miqësi, por për shkak të arritjeve të mëdha të deritanishme, sikur për këto arritje të ishte angazhuar një institut i tërë, e jo një individ. Dëshira që të merrem me portretin e tij, kësisoj, u shtua edhe më tepër duke pasur për bazë çmimn “Beqir Muliu”, këtë çmim ndër më të rëndësishëm që jepen në Kosovë e që sivjet iu dha autoritetit letrar shkencor të Anton Nikë Berishës.

Unë e njoh  Antonin si poet për fëmijë me  veprën “Kthimii Skënderbeut në Krujë” (1970), e cila ndërlidhej me jehonen që bëri në Kosovë shënimi i 600-vjetorit të vdekjes së Skënderbetut, ngjarje që la  mbresa të jashtëzakonshme në jetën tonë kulturore dhe shpirtërore. Pas veprës “Kthimi...”, Anton N. Berisha botoi dhe një varg veprash të tjera të karakterit studimor, po edhe vepra letrare poetike për fëmijë dhe për të rritur, sidomos romane, të cilat në kohën kur u butuan bënë jehonë, edhe ajo jehonë e krijimtarisë së mirëfilltë letare vazhdoi të jetë e pranishme që atëherë për të vazhduar edh sot gjithë ditën.

Ai për dy vjet punoi mësues në Grabovc dhe Bardh të Madh. Rreth tri vjet qe gazetar i rregullt në të përditshmen “Rilindja”. Por, angazhimi i  Anton Nikë Berishës ta quaj në frontin tjetër, në  cilësinë e pedagogut letrar, vazhdoi pa ndërprerë, duke mbajtur ligjërata në Universitetin e Prishtinës, Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Shën Pjetërburgut, Munchen-it, Reggio Calabria-s etj. Anton N. Berisha shquhet edhe si përkthyers letrar. Përktheu kryeveprat letrare: “Epin e Gilgameshit”, po ashtu përktheu nga italishtja poemën e Domeniko Koradinit H. Brusard “Lavdërimi i kryqëzuar”, pesë këngët e para të Këngës së Nibelungëve, Këngën e këngëve” etj. Ky autor i madh i artit e shkencës sonë, po krijon në heshjte, pa zhurmë, ku ka shkuar studime e monografi kushtuar figurave të rëndësishme letrare: Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Jeronim  De Radës, Zef Skiroit, Fishtës, Ernes Koliqit, Dushko Vetmos, Martin Camajt, Azem Shkrelit etj.  Për portretin krijues të Anton N. Berishës do të mund të flitet sjumë gjatë. Kjo qajsja imja në krahasim me tërësinë e veprave të tij është  fragmentare. Pse jo? E meriton një studim të gjerë e  të thuktë në të gjitha fushat e dijes”.

Prend Buzhala, krijues e studiues tha se, ndoshta ndonjëherë kur kemi folur ndonjë fjalë të madhe, nuk gaboj të shtoj edhe sot se, Gjilani është një Akademi e kulturës për Kosovë dhe trevat tjera shqiptare. Kjo është një fakt i “gjallë”, sepse, në asnjë vend apo mes këtu në Kosovë nuk ke formë më të mirë e më të organizuar se Manifestimi Kulturorë “Vjeshta letrare e Gjilanit”. “Por, është edhe një e vërtetë se, edhe autori i sotëm, pwr tw cilin do të bëjmë fjalë, është një Akademi në vete. Anton Nikë Berisha është një “monumet” i rrallë e i pasur i kulturës shqiptare. Ai, gjer më sot ka botuar 75 tituj letrar, shkencor, studimor e forma të tjera të artit. Tek ai gjejmë me dhjetra romane, poezi, qasje për letërsinë gojore, vëzhgime mbi artin letrar të Fishtës, për veprën “Meshari” të autorit Gjon Buzuku, ku këtë vepër e kundron jo si studiuesit të tjerë të më parëm, por tek  kjo vepër, autorin e sheh si jo krijues fetar, por si një vepër e mirëfilltë letrare e artistike. Vepra më e bukur e Anton N. Berishës është “Ferri i lodhur”, e cila ngërthen në vete luftën e fundit në Kosovë. Ky autor ka shkruar për veprat kulmore të letërsisë shqipe. Por, qe disa dekada, Anton N. Berisha i është kthyer letërsisë arbëreshe që po krijohet në Itali. Pra, është e njohur vepra e tij “Interpretimet e letërsisë arbëreshe të Italisë”. Ky autor më së shumti ka shkruar për të bukurën e artit letrar. Në fakt, autori shkruan për dramën e përbashkët të popullit tonë”.

Dr. Mahmut Hysa tha se, e përgëzoj autorin me këtë volum të veprave letrare e shkencore, por me vlera të mëdha arti. “Unë i adhuroj veprat, por më së shumti vlerën e artit të tyre. Ky krijues i palodhur ka bërë mjaft shumë për dijen shqiptare. Mua më ka befasuar me vepra tw shumta e me vlera. Vepra e tij ka art, por ka qasje të bukur artistike. Anton N. Berisha ka hyrë në thellësi të “gjërave” të studimit të disa veprave të hershme shqipe. Për to ka bërë studime të qëndrueshme, ku fjala e tij zë vend dhe qwndron. Na befason me vepra për fëmijë, por edhe për    rritur. Larmëria shkrimore e veprave e hijeshon vlerën e artit të tij. Ate (autorin) e gjejmë sa në studime të shumta shkencore, por e shohim edhe tek veprat e zhanreve të tjera të artit letrar”.

Nexhat Rexha, vlerësues, tha se, autori Anton Nikë Berisha është njëri nga autorët mjaft produktiv në letërsinë shqiptare. “Unë kësaj herë zgjodha për ta intepretuar veprën e Anton Nikë Berishës “Njëmendiësia e fjalëve” (2006). Libri në fjalë është realizim i hulumtimeve të gjata, të cilat vijnë si rezultat i arritshmërisë studimore të autorit. Pra, vepra në fjalë është e konceptuar në tri pjesë, me të cilat është marrë ai. Në pjesën e parë “Çëshje të parimit krijues poetik”, është realizuar kaptina për De Radën në dhe veprën e tij, duke pasqyruar brendinë e botimeve të veprave të De Radës në Shqipëri e Kosovë. Autori i librit  kur trajton veprën jetësore të De Radës jep këtë konstatim sa funksional, po aq edhe domethënës. Kështu, në veprën “Skënderbeu i pafan”, De Rada nuk bënë histori e as nuk mbështetet në argumente historike të periudhës përkatëse, por ajo është histori poetike, subjektive, por edhe histori e imagjinatës dhe mezazh i lirë poetik”. Në realitet, vepra e De Radës është kushtim dhe jehonë për periudhën më të ndritshme të luftërave të Skënderbeut”.

Në fund autori, Anton Nikë Berisha tha se, e kam pak si vështirë t’i them disa fjalë, që t’i falenderoj organizuesin e këtij manifestimi kulturor, nw krye me z. Sabit Rrustemin, por edhe parafolësit e mi, si: P. Buzhalën, I. Kadriun, M. Hysen dhe N. Rexhën, të cilët folën për veprimtarinë time letrare e shkencore. “Pyes: pse merrem me letërsi? Pse njeriu mendon të shkruajë? Pra, janë një varg pyetjesh, të cilat ia bëj vetës, por edhe të tjerëve. Kjo është e qartë. Unë shkruaj se më impohohet nga brenda dhe nga jashtë të shkruaj për ndonjë gjë që më pëlqen.  Unë hy aty ku ka art, ku buron arti, sepse arti është vlerë e këndshme dhe  të pushton. Po më bien ndërmend vargjet e De Radës së madh kur ka shtuar: “Fryti erë e maleve, e rrëzoi hijen e lisit”, por jo lisin! Ky është mesazhë poetik. Këtu ka art. Në të vërtetë, shkrimi është vetëvetja. Unë artin e kërkoj nëpër shkrime e këngë. Prandaj, dija është e pafund. Këtu qëndron shumësia e interpretimit letrar. Sarti ka shtuar: “Jeta është stil”! Edhe unë e kam një rrugë të stilit tim të shkrimit. Ky art ka një mister, i cili don të shijohet nga lexuesi ynë i zellshëm...”

Gjilan, 20 dhjetor