E enjte, 25.04.2024, 10:26 PM (GMT+1)

Mendime

Qazim Rrushaj: Një tematikë e larmishme në dy skaje

E merkure, 06.08.2008, 06:07 PM


Qazim Rrushaj
Një tematikë e larmishme në dy skaje:
~ Një shkrim i vonuar ~

1. Po heqin qafet Sërbinë – prap mbeten nën Sërbi!
2. Njëjtësimi europian i Shqiptarërve!

Po na e heqin Sërbinë nga qafa, po na fusin nën sovranitetin e pakicës sërbe, e cila do të jetë e lidhur kryekëput me Sërbinë, dhe drejtëpërsëdrejti do të marrë udhëzime të përpikëta prej saj; do hiqet sovraniteti i Sërbisë si shtet në Kosovë, do të vendoset sovraniteti i pakicës sërbe mbi shumicën shqyptare në Kosovë - Adem Demaçi”

Nga Qazim Rrushaj

1. Po heqin qafet Sërbinë – prap mbetet nën Sërbi!

Shumëkush ka shkruar rreth ngjarjeve të 10 Shkurtit të Kosovës, ndoshta unë mund të jesha edhe i fundit, shpresoj. Do të përqëndrohem rreth demonstratave që janë zhvilluar në kohë të ndryshme, në ish Jugosllavi, që i mbajtën studentët e Universitetit të Beligradit, dhe pas një kohe në Prishtinë, Tetovë etj (1968).
Demonstrantët e Beligradit po thynin xhama, rrukullisnin makina, digjnin se cka u shihte syri. Policia komuniste ish jugosllave nuk merrte masa, pos që kishin dalë në rrugë zyrtarë të lartë komunistë jugosllav për të qetësuar zhurmaxhitë, që demonstrimet të pushojnë, ndalohen qetësisht, dhe ashtu u bë.
Më kujtohet vetëm një emër, Vllahoviç, i cili përpiqej me shpirtë për të ndaluar kaosin, duke u premtuar çdo gjë studentëve të tërbuar – dhe ata as që kishin marrë leje për t’u shfaq në solemnitete të tilla. Demonstrata mbaroi pa të lënduar, as që u burgosën, pos që u muarën disa persona në pyetje. Dhe sa për damet materiale mos flasim, ishin katrastofike, por jo në njerëz. Dhe, nuk u përfol më mbi ata ngjarje, me një fjalë sikur s’kishte ndodhë gjë.
Historia e shqyptarëve s’ka të mbaruar, Zoti dhënt që një ditë ngjarjet të marrin fund në rruzulli shqiptar. Por, dyshoj se do të mbarojnë me dinjtet kombëtar; ende jemi në fazën e parë të ciklit që të zhvillohet një progres politik, ashtu që do të mbahet mend nga breznitë e ardhshme.
Naivitet… naivitet…naivitet dhe mos më keq edhe maskarallëk.
Mbas këtyre demonstratave, të cilat nuk kanë qenë aq masive si ato të Beligradit, u shfaqën në Prishtinë; vërtetë demonstrata paqësore.
N’ora katër të mëngjezit, Komiteti Qëndror i LKJ për Kosovë u mblodh. Filluan diskutimet rreth asaj që ngjau. i pari që filloi të flasë ka qenë zoti Sali Bajra, i cili ishte shprehur, se neve duhet të dalim në rrugë, dhe të bisedojmë me ta për hallet, ashtu siç u bë në Beligrad. Veli Deva atë kohë si Sekretar i LKJ për Krahinën Autonome të Kosovës, “ata duhet pritur me plumb në ball”. Dhe ashtu u bë.
Por, ajo kohë ishte ndryshe, nga kjo e sotmja. Kosova është nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara; punët disi kanë ndryshuar, por e them pa të keq, se qeveritarët e Kosovës pa fije bërthame, të dalë nga UNMIKU, sjellja e tyre duket shumë më e tmerrshme se ajo serbe, sepse ata kanë e s’kanë pushtet, por “naiviteti” me gjasë është rrënjos tek ata në të gjithë poret e jetës papërjashtim.
Organizata “Vetëvendosja” i kishte paralajmëruar organet përkatëse, se do të dalin në rrugë për të shprehë pakënaqësitë ndaj planit të Atisarit. Shih tani: ditën që po mbaheshin demonstratat në Prishtinë, Kryetari dhe Kryeministri, kishin marrë një fluturim të këndshëm për në Mitrovicë me ata të UNMIKUT, gjoja për të kontrolluar kufirin verior, që të mund të ndodhë ndonjë shpërthim apo mësymje të Kosovës - sa për të qeshur dhe aq për të qarë.
Kryetari, që njëkohësisht ishte edhe Udhëheqë i Unitetit për bisedime në Vienë, duhej të dilte para masës dhe ai të solidaritohej me ta. Në mos pjesëmarrje drejtpërsëdrejtë, ai duhej tu fliste demonstruesve, dhe tu spjegonte, atë që përflitej, të paktën të ishte në një mendje me ta, duke dijtur se atij tashmë i ka rrëshqitë Kosova.
Ai duhej të ishte aty, dhe të kuvendonte me ta. Të qante po të njëjtat halle, sepse që të gjithë janë qytetarë të Kosovës, që të gjithë janë të një gjaku.
“Vetëvendosja” është një ndihmë e pashmangshme e qeverisë, sepse ajo ka rrëshqitë, dhe zoti e di se ku mund t’a thyej qafën.
Këtu, siç duket se Shqiptari nuk të komunikon me shqiptarin.
Shqiptarët, rrallë i shohim të merren vesh; ata i sheh së bashku vetëm në varrime.
Sot kemi shumë intelektual në gjithë sferën shqiptare. Kemi lexuar në shtyp, revista elektronike, të një numri shumë të madh analistësh, si nga Tirana, Prishtina, diaspora etj. Ata i kanë këshilluar shumë here qeveritarët; vallë, a i kanë marrë ata këshillime dhe shti në tru:
Jo, me germë të madhe!
Dhe zoti mos thënt siç them unë, këto hutime, këto veçime siç duket do t’ia venë kularin Kosovës. Në një qind vjet një rast i mirë vjen, dhe ju nuk e keni ndërmend t’a përqafoni e t’a përgëzoni fatin që paraqitet pikërisht në këtë shekull. Më vjen keq, se jeni bërë të mëdhenj, dhe hunda u ka zënë lesh.
Tashmë, nisjatorin dhe kryetarin e “Vetëvendosjes” e mbani në burg. Pse, sepse ai u prish punë; Baca Adem, as që përfillet jo më si symbol i Kosovës, por edhe më keq e quani “tradhtar”. Tani, duani që atij t’ia leni fajin për vrasjen e dy viktimave. A mos mendoni se për 28 vjet Baca Adem ka tradhtuar Kosovën ndër kazamatet jugosllave.
Turp, turp, turp!!!
Njerëzit që duan Kosovën e pavarur, i përjashtoni: lere më që as duani të ndëgjoni për këshillime të mirëfillta për çështjen e truallit. Me këtë mendje, me këtë naivitet, veç asaj që do ta vritni shqiptarin, sepse ata kurrë e kurrës nuk do të lejonë që “kisha Serbe” dhe “pesë përqindëshi” të sundojë apo të qeverisë Kosovën.

2. Njëjtësimi Europian i Shqiptarëve!?

Kadarea dhe Qosja, që të dy i kanë kontribuar letërsisë shqype; kanë shkruar shqip, për gati gjithë jetën e tyre, që nuk mund tu mohohet, që edhe këto eseje apo vështrime po bëhen në shqip, ku mund të merren vesh në mënyrë njerëzore ashtu siç dikton etika kulturore tek shkencëtarët në përgjithësi në botën e kulturuar; qoftë dikujt i pëlqen apo jo, ato janë mendimet e tyre, edhe nëse të gabuara, janë punime shkencore në drejtë kuptimin e fjalës.
Nga ana tjetër, ata, edhe të tjerë, pasardhës, kurrë nuk do të zbërthejnë enigmën shqyptare – Shqypeve të Zjarrta - nëse nuk do ta njohin të kaluarën e Shqiptarit ndër epokat historike; për të kaluarën e tyre. Kjo është e keqja, që veten tonë nuk e njohëm, atëherë vetëm kur filluam të shkrihemi veçanërisht me krijimin e rracave të tjera, që sot për të keq apo për të mirë duhet të përpjestojmë jetën dhe fatin tonë; që të gjithë i kemi kojshi.
Për të kuptuar zotënit Shqiptar, duhet shënuar në disa pika prekëse nga shkruesi me pseudonimin “Rrezon”:
“Po në di ti e të gjithë Shqiptarët: 1966 – 2006, katër dekada, e shih sa potencial kadrovik kemi sot, edhe të shtypur në të dy anët e kufirit vëllazëror (secila politikë në mënyrën e vet, e të dyjat gati të një brumi) – Po sikur t’i kishim pasë këto mundësi zhvillimi intelektual, gjatë pesë shekujsh robërie nën turqit, dhe romakët, e mbi tetë shekuj nën bizantin e sllavë – vallë, ku do të ishim sot?
Me siguri që do të ishim ndër kombet më të forta europiane e aziatike (duke aluduar në gjeninë e mençurisë së guximit shqiptar, në intelegjencën e Shqiptarit dhe guximin e tij luftarak).
Rrezon: “A do të kishte ndodhur masakra e Srebrenicës 10-12 mijë boshnjakë për tre ditë të zhduken në gazëra, në sy të botës moderne–po të mos ishin musliman! Kurrë, nuk do të ndodhte ashtu. Çështja është: O ngjatë fesë e pa atdhe!
Lere rahat fenë, beso si të gjithë bota, e dijmë sa na ndihmon në këto momente historike!
E kur të bëhesh fuqi a supërfuqi, edhe fesë ia ben me sy!

Letërsia Shqype ka filluar para krishtënizmit dhe Islamizmit; para budizmit dhe çdo feje a besimi tjetër. Nuk dëshiroj që të zgjatem me spjegime, që vështirë të gëlltiten nga mbarë lexuesit tanë Shqiptarë. Spjegime rrënjësore i kam bërë në gjetkë për lashtësinë e Shqiptarit. Dhe se kuj kulture i ka takuar ose i përket: asaj lindore apo perëndimore. Shqiptari e zhvilloi kulturën, shkrimin, ndërtimin, teknikën, përpara se lindi kultura, gjuha lindore dhe perëndimore, besoj se do t’i bindeni të kaluarës së Shqiptarit: Shqiptari është më specifiku ndër rracat e njerëzëve të botës.
Shqiptari nuk ka kulturë të mjaftueshme fetare: kristiane apo islame. Por një gjë dij nga historia europiane, se kur islamizmi kishte kaluar Portat e Ballkanit, Europa Verilindore akoma ishte në “paganizëm”; priftërinjt i vritshin apo i gjujshinë me gurë përpara se e hapnin gojën; ky popull verior dijti të punojë dhe të kulturizohet edhe pa fé. Dhe për fat ata do të kishin qenë Yllirrët e parë që kishin shkelë këtë truall europian.
Sot shohim Kinën, Japoninë dhe vende tjera të Azisë lindore as dijnë gjë për krishtënizmin apo Islamizmin, por janë bërë të fortë, gjigantë në çdo pikëpamje të jetës. Dikush përmend, se apo Europa posedon ndonjë gjuhë të përbashkët, për t’u njohur identiteti i tyre Europian – fatëkeqësisht Jo!
Në Kontinentin e Europës do njëri njihet me kombësinë e tij dhe shtetin e tij, prandaj Europa nuk do ta ketë lehtë për t’u bashkuar dhe bërë një kontinent me një konfederatë, sepse është vështirë që t’ia impunosh “kombësinë” apo gjuhësinë një kombi anëtarë sa do i vogël që të jetë.
Shqiptari ësht specifik, gati i veçantë nga kombet tjera, prandaj s’kemi as vëllezër të një gjaku, as të një gjuhe; sepse ai ishte më i hershmi – shyqyr që kemi mbet pak sa hiq, që më shpëtojnë lotë nga dhimbja apo gëzimi, nga pikëllimi apo lëvdata që na i dëshmon historia.
Marr vetëm një shembull të ri nga një professor Egjyptian të letërsisë arabe. Imam Vehbi Ismaili, së pari kryen theologjinë në Kairo të Egjiptiti; ndërkohë ai filloi të merret me përkthimin e letërsisë shqype në atë arabe. Mbasi atë botë në arabisht nuk është përkthyer asnjë vepër e tillë, u bë e mundur që në vitet 50-dhjeta një thërmi publikimesh të literatyrës shqype në arabisht, shiteshin ndër libraritë egjiptiane. Pat shumë lexues, por edhe akademik të letërsisë botërore që pak a shumë u njohëm me punët letrare të shqiptarëve. Një akademik, profesor i letërsisë egjiptiane, mes tjerash thotë: “Përsa i përket letërsisë shqype, mund të them serjozisht se nuk ka ngjyrë lindore e as perëndimore, megjthëse popullësia shqyptare është me dy besime. Shqiptarët kanë krijuar një literatyrë të pavarur, që i përket thellësisë së dinjitetit të tyre që e kanë trashëguar nga një lashtësi e mugët, që se m! ban dot mend historia. Dhe tregimet e zgjedhura ishin nga autorë të ndryshëm shqiptarë, të dy besimeve. N’ato tregime u gjind një kulturë, një shprehje natyrore që vetëm shqiptari mund ta gëlltit: virtyti, besa, ashpërsia, gjaku, falja, sinqeriteti që nuk i gjen ndër popujt tjerë të Azisë dhe as të Europës.
Para 5000 vjetëve SHQYPJA ka filluar të shkruhet; e gjen jo vetëm në mbishkrime, të disa vendeve të botës; por e gjen si literaturë të jashtëzakonshme, shkruar gati si libër ndër rrasa [pllaka] guri. Shumë shqiptarë të ditëve tona janë të informuar rreth këtyre ngjarjeve historike, se e vetmja gjuhë që është shkruar me alfabetin kunjor e drejtvizor, shenjat egjiptiane, e gjen vetëm gjuhën shqype pa dallim.
Dhe asnjë gjuhë tjertër s’është inkuadruar pos gjuhës së shqypeve!
Shqiptarët kur shkruan në Shqypen tonë, me Nënën Gjuhë; atë botë s’kishin dalë në sipërfaqe, asnjë fe, dhe ata shkruan pa fe, por për zakone, doke, mjeshtrinë, mbretëritë, zotërit e kombit të tyre.
Ndërkohë, Kadareja deklaron se po luhet qëllimisht me njëjtësimin, identitetin e shqiptarëve. “Qarqeve të caktuara në Europë u pëlqen të na konsiderojnë si turq, kurdë, tibetanë. Duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë europian”.
Shtojmë edhe një pyetje, vallë, nga patën ardhë skandinavezët, që kuqësia e tyre flaket në çdo skutë të vendit të tyre, ata apo s’janë rracë mongole, dhe si mund ti quajmë ata. Por bullgarët, maqedonët një pjesë që rrëfejnë plotësisht me rryfet mongoli; ata apo nuk rrojnë në Europë.
Një arkeolog austriak thotë:
“Kafkat e ilirëve janë më të bukurat në muzeun tonë kombëtar”.
Edhe nga ana antropologjike jemi një rracë specifike me një gjuhë specifike, që nuk e posedon asnjë rracë tjetër në rruzullin hapësinor.
Prof. Preng Gruda, shpesh herë më thonte, jemi një rracë shumë e bukur, ndoshta pak naïve por e bukur. Kudo që e sheh shqiptarin në skajin botëror, do ta njohish, me buzëqeshje të lehtë, ndërkohë edhe bukurinë që e sajon nga ana e jashtme. Kur SHQYPJA ishte formuar si komb, kombet tjera as qëndronin në ndonjë formë që mund të thonin diç, se jemi njerëz, kështu duhet kuptuar gjuhën dhe kulturën e shqiptarit. Pra, duhet shkuar në parahistori.
Mbas Krishtit, filluan të ndryshonin punët në botë; ndryshimi dhe gadi zhdukja e disave që nuk përmenden më në histori. Por, Shqiptarët, që emnin {Shqypetar– Shkypetar: Shqype Zjarrë – shkupet si zjarrë; Shqypja e Zjarrtë; ky është emni I lashtë I tyre; kështu u formue, dhe njerësit e atëhershëm në këtë mënyrë e çmonin personën shqyptare – Shkupet si Zjarrë – Shqype e Zjarrtë, dhe me gjuhën letrare e artistike shqype dhe poetike: “Shqypja e Artë”.
Kur akademikët, historianët, gjuhëtarët shqyptarë të merren me studime të mirëfillta SHQIPTARE, mund të flasin ndryshe, dhe jo si sot. Shqiptari nuk jetoi vetëm në Europë por edhe në Azi. Europë dhe Azi, s’është gjë tjetër vetëm një ndarje patalogjike si me spatën e hallvaxhiut, Europë dhe Azi. Të gjithë kemi ardhur nga Azia, aj është kontinent i krijesës njerëzore me kuptimin shkencor. Atje filloi kultura, atje nisi gjuha atje u shpik agrikultura, atje u bën punët e mëdha që nuk egzistonin në Europë. Europa ka qenë një opingë e Azisë.
Origjina mbi Europë dhe Azi. Europa deri vonë është quajtur Illyria [Yllirria]. Një spjegim të shkurtë mbi Europën.
Europa: Eu: Ujë dhe Ropa rrjepa]. Uji e rrjepë, e përthithë tokën dhe ajo ishte tokë që ishte rrjepur nga uji, si Ujdhesat e Greqisë; Shtetet afrikane në jug të Detit Mesdhé, quhen Magreb: Mag [i madh] dhe Reb [rrjep], që do të thotë Rrjepë e Madhe. Pra nuk ka kuptimin e kontinetit por të Ujit. Uji e ropi dhenë, e ndau Yllirrinë nga Afrika, por ishte e bashkangjitur me Azinë. Azi: Azia: UJë Shia [shoh ujë]. Që nga Deti i Zi [Ujëzinë], mund të shihnje vetëm ujë, që populli njihej me botën e tij. Kurse Afrikana: Afër Kaneve [Pranë Këndeve] të Ujit, të Mesdheut, dhe Afrika veriore s’ka të bëjë me ngjyrën e zezë; ishte truall, që shtrihej afër [pranë] këndeve, brigjeve të Detit Mesdhé. Pra, Europë: Eu: ujë; ropë: rrjepë [që përthithet nga uji]. Kështuqë, Europë mund të quhet nga Deti Mesdhé deri tek shtetet mesdhetare. Për shumë kohë Europa e sotme ka mbajtë emnin Illyrri [popull që jetonte në perëndim të Azisë].! Dhe Azi, është quajtë që nga Deti i Zi apo Deti Kaspik, që nuk ka ndonjë domethënie për t’a admiruar: Ujë Shija]. Dhe Yllirrët që ishin popull perëndimor, të cilët në shekujtë parahistorik [10.000] p.e.sonë që nga Azia Qëndrore morën perëndimin, dhe u thirrë për mijëra vjetësh, që ka meritat e një populli dhe kontineti që jeton.
Atje është Yllirria, janë vendbanimet yllirrëve; e shqiptarërve të sotëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora