E enjte, 28.03.2024, 12:10 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Kuvendi i parë zgjedhor i LShKShA

E enjte, 17.12.2015, 07:36 PM


Kuvendi i parë zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri (LShKShA) ‘‘Aleksandër Moisiu’’- në Vjenë

Shoqata e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri zgjodhi kryesinë e re

Nga Ramiz Selimi

Shoqata e shkrimtarëve „Aleksandër Moisiu“ pa asnjë dyshim është një nga shoqatat më të organizuara në mërgim. Këto ditë ata mbajtën kuvendin e parë zgjedhor pas një periudhe të sukseshme në katër vitet e kaluara. Kuvendin e hapi Anton Marku sekretar i gjertanishëm, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj ata për pjesëmarrje në kuvend. Me propozim dhe miratim mbledhjen e udhëhoqen Hazir Mehmeti, kryesues, Ragip Dragusha, zëvendëkryesues dhe Jehona Sukaj, anëtare.

Në emër të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, me një fjalë rasti kuvendit ju drejtua Faruk Ajeti, sekretar i tretë pranë kësaj ambasade. Pos tjerash, ai përgëzoi kryesinë e LShKShA për aktivitetet e tyre përgjatë katër viteve të shkuara si dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së Kosovës në Vjenë për të mbështetur edhe më tutje punën e këtij subjekti kulturor shqiptar në Austri. Në emër të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri takimin e përshëndeti edhe Dr. Sabri Osmani, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin mes organizatës që përfaqëson dhe LShKShA. Në vazhdim fjalën e mori Dr. Ina Arapi, e cila, duke çmuar përpjekjet e LShKShA, theksoi se komunteti shqiptar në Austri është mirënjohës, sot dhe në të ardhmen, për kontributin e krijuesve shqiptarë në afiriminin e vlerave tona në këtë shtet.

Kryetari I gjertanishëm i LShKShA Besim Xhelili, paraqiti raportin e punës për vitet 2011-2015. Ndër sukseset e LSHKSHA “A. Moisiu” që ishin të shumta, ai veçoi organizimin e orëve letrare në Austri, në dy gjuhët. –Botimin e disa librave individualë të autorëve shqiptarë në Austri; -Botimin e antologjisë sëe parë të krijuesve shqiptarë në Austri “Illyricum” me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Një vit pas u botua edhe versioni në gjuhën gjermane, i pasuruar me më shumë krijues nga të gjitha trevat shqiptarë që jetojnë dhe punojnë gjithandej Austrisë;-Kontributi në themelimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), në nëntor 2013 në Koblenz të Gjermanisë, etj.

Sipas Xhelilit sfidat kryesore me të cilat u përball lidhja dhe me të cilat do të mund të përballet edhe në të ardhmen janë: sigurimi i mjeteve materiale për të mbështetur organizimet e ndryshme, realizimi i planit vjetor të punës, botimi i krijimeve për antologji të ndryshme të lidhjeve apo klubeve të ndryshme me autorë vendas, gjetja e një lokacioni për zyrë, afrimi i krijuesve të rinj, hapja e një konkursi të dytë letrar në prozë, poezi dhe lëmi të tjera dhe me këtë nxitja e masës që merret me shkrime.

Këtu u theksua që të bëhet:

-Vazhdimi i botimit të antologjive të përbashkëta të autorëve shqiptarë në Austri;-Antarësimi ynë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë, në PEN Klub, etj;

-Shtypja e nje reviste në shqip dhe gjermanisht një herë në një apo tre muaj;

-Tërheqja e donatorëve që të reklamojnë ndërmarrjet e tyre në webfaqen e lidhjes sonë, etj.

Qëllimi i kuvendit ishte pranimi i anëtarëve të rinj dhe zgjedhja e kryesisë së re. Jeta Jashari, studente u pranua anëtare e re, ashtu si  Gjergj Kola e Gjergj Rrustaj me vendbanim në Vjenë, si dhe Gjon Keka, student/doktorant në Graz.

Pas sqarimeve të bëra në përputhje me statutin e lidhjes lidhur me zgjedhjen e kryesisë (paragrafi 11, pika 1), kuvendi vendosi me shumicë votash Kryesinë e re të LShKShA në mandatin e ri katër vjeçar e cila do të ketë këtë përbërje:

 

Anton Marku              kryetar

Besim Xhelili              kryetar nderi

Vjollca Koni               nënkryetare

Ramiz Selimi              nënkryetar

Zef Ndrecaj                nënkryetar

Ragip Dragusha          sekretar

Jehona Sukaj              arkatare

Hazir Mehmeti           anëtar

Ajet Shira                   anëtar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora