E premte, 29.03.2024, 07:35 AM (GMT)

Shtesë » Video

Ismail Kadare i denoncuar

E diele, 13.12.2015, 07:08 PM


Publikohen dokumentet sekrete të regjimit komunist

Shumëkush e ka konceptuar Ismail Kadarenë, shkrimtarin më të mirë shqiptar, si të përkëdhelur të regjimit komunist, por publikimi kohët e fundit të një numri dokumentesh arkivore sekrete të diktaturës, provojnë një të vërtetë krejt të ndryshme, për të mos thënë - krejt të kundërt.

Janë dokumente që thonë se Ismail Kadareja, shkrimtari më i mirë shqiptar i shekullit të shkuar dhe për një kohë të gjatë kandidat për çmimin NOBEL, ka qenë vazhdimisht i sulmuar, i denoncuar apo i spiunuar nga të njohur e të panjohur, nga kolegë apo funksionarë komunistë. Dokumente që vërtetojnë se kohë pas kohe ai ishte vënë në shënjestër të  diktaturës duke rrezikuar edhe një goditje përfundimtare.

Shkrimtari i madh rrëfen momentet kur është ndier i rrezikuar

Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit vetë shkrimtari Ismail Kadare shpjegon rast pas rasti të gjitha momentet kur është ndier i rrezikuar gjatë diktaturës. Cilat ishin veprat që u ndaluan, marrëdhëniet e tij me krerët e regjimit dhe me kolegët.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora