E premte, 29.03.2024, 08:01 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Të bashkuar në festën e flamurit

E premte, 11.12.2015, 07:24 PM


Të bashkuar dhe krenarë në festën e flamurit

Shoqata kulturore humanitare "Nënë Tereza" në Concordia Sagittaria (VE), organizoi drekë festive familjare për nderë të 28 Nnëntorit

Shkruan: Florim Zeqa

Eshtë nderë dhe krenari për një shoqatë, të mbanë emrin e humanistës me përmasa universale, me origjinë shqiptare Gonxhe Bojagjiu, simbolit të paqës dhe dashurisë njerëzore, të madhes Nënë Tereza.

Eshtë kjo, shoqata shqiptare "Nënë Tereza", e drejtuar nga  veprimtari dhe humanisti i madhë shqiptar Rizah Hykolli, me prejardhje nga Kishnareka (Kosovë).

Për nderë të festës më të madhe kombëtare, ditës së flamurit dhe 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shoqata "Nënë Tereza" në Concordia Sagittaria organizoi një drekë festive familjare, me ushqime tradicionale shqiptare.

Ambienti ku mbahej manifestimi ishte tepër i ngusht për pjesmarrësit e shumtë në këtë aktivitet festiv familjar me karakter kombëtar.

Shoqata "Nënë Tereza", edhe pse e themeluar vetëm një vit më parë, me punën e palodhshme të kryetarit Rizah Hykolli, i ndihmuar prej bashkëpuntorëve të tij të ngusht, antarëve të kryesisë së shoqatës; Shemsi Gashi (Kosovë), Ruhi Ramadani (Iliridë), Shqiponja Mukaj (Shqipëri), Besnik Elshani (Kosovë) dhe një stafi të gjërë bashkëpuntorësh arritën të organizojnë një festë madhështore dhe një mikpritje të ngrohtë dhe vëllazërore për të gjithë bashkadhetarët.

Meritë të jashtëzakonshme për organizimin e kësaj dreke festive ka edhe firma e  vllëzërve Kolgeci, "Fll. KOLGECI SNC", për kontributin e çmuar material në organizimin e këtij manifestimi.

Si zakonisht, manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar "Rreth flamurit..." dhe intonimin e himnit pa tekst të shtetit të Kosovës.

Moderatoria e programit, zonja Shqiponja Mukaj fillimisht për një fjalë rasti e ftoi kryetarin e shoqatës "Nënë Tereza", zotin Rizah Hykolli, i cili së bashku me urimin për 103 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, i falenderoj për pjesmarrje në këtë manifestim; kryetaren e shoqatës "ILIRIA" nga Treviso, zonjushën Ermira Zhuri, analistin e pavarur dhe gazetarin Florim Zeqa si dhe të gjithë bashkatdhetarët e ardhur nga Portogruaro, Treviso, Venezia dhe Gjermania.

Ideali i shoqatës tonë është, që shqiptarët në diasporë të jenë gjithmonë shqiptar të bashkuar, e të mos ndahen në shqiptar dhe kosovar, që fëmijet tonë të rriten me idealin e shqiptarizmës, përfundoi fjalen e tij kryetari Rizah Hykolli.

Pas kengës së bukur për flamurin të interpretuar nga rapsodi popullor shqiptar Gjin Shani, në skenë me nga një fjalë përshendetëse u ftuan mysafirët e nderit të këtij manifestimi, avokatja Ermira Zhuri dhe analisti Florim Zeqa.

Programi i pasur artistik vazhdoi me recitime, kengë patriotike dhe valle të bukura nga të gjitha trevat shqiptare. Vlenë për t'u theksuar se nga nga këngëtarët që përformuan në këtë ditë feste kombëtare ishin; Gjin Shani, Musa Ahmeti, Feim Graishta, Ali Kurti, Lendi Bytyqi, Besim Morina, Linda dhe Dardan Kurti.

Madhështinë e këtij manifestimi ia shtuan dy grupet artistike pjesmarrëse në këtë aktivitet; grupi i pavarur artistik "Drenica" nga Gjermania i udhëhequr nga artisti e veprimtari Imer Kurti si dhe grupi i valleve të shoqatës "ILIRIA" nga Treviso i drejtuar nga koreografi Muhamet Murtezani dhe mjeshtri i madh i vallëzimit Imri Osmani.

Të dyja grupet, me performancën e shkëlqyer artistike e elektrizuan atmosferën në sallë, duke ofruar rreth vetes tërë audiencën e gjërë në vallëzim të përbashkët deri në orët e vona të mbrëmjes së 6 dhjetorit 2015.

Me këtë manifestim briliant, shoqata "Nënë Tereza", dha shëmbullin e mirë të organizimit dhe mikpritjes sipas traditave shqiptare, duke dëshmuar edhe një herë se është shoqatë e organizuar mirë dhe unike, e cila padyshim në të ardhmen do t'na befasoj me organizime tjera edhe më të suksesshme.

Sukseset e kësaj shoqate, janë rezultat i punës ekipore, unitetit dhe respektit të ndërsjellë mbrenda antarëve të grupit, si dhe lidhjet e fuqishme emocionale që kanë me vendlindjen.

Numri i madhë i mërgimtarëve në këtë manifestim garanton në mënyrën më besnike vazhdimësinë e veprimit dhe sukseset e kësaj shoqate, edhe pse me traditë të shkurtër veprimi, para vetës kanë një kauzë fisnike, bashkimin e shqiptarëve në mërgatë rreth kauzës së shënjtë kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora