E premte, 19.04.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Neshat Mehmedi: 75 vjetori i Dr. Fadil Sylejmanit

E premte, 11.12.2015, 08:08 PM


Me rastin e 75 vjetorit te Dr. Fadil Sylejmanit

05 Dhjetori është ditëlindja e 75 e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, pishtarit - themeluesit të Universitetit të Tetovës.

QËNDROI  PËR  BALLË  STUHIVE I PALËKUNDUR DHE BALLËLARTË

Qëndrueshmëria, guximi, vendosmëria, fisnikeria, këmbëngulësia, vullneti, sakrifica  dhe durimi ishin  shtylla kryesore  e intelektualit, krijuesit, shkencëtarit, akademikut…, dhe themeluesit të Universitetit të Tetovës ( Universitetit Shtetror të Tetovës), Fadil Sulejmani edhepse sakrifikoi, qëndroi i palëkundur e ballëlartë përpara stuhive të pamëshirshme që i vinin nga të gjithë anët. Durimi dhe guximi i tij ia dolën të dalin fitimtarë në një betejë të pabarabartë ;  me laps – libër e fletore në dorë, ndaj një stuhie të pamëshirshëme që mbreteronte në të katër stinët, në vazhdimesi.

Nga Neshat Mehmedi

Profesor. Doktor. Fadil  Sulejmani, ndroi jetë nga një smundje e rëndë,  më njëmbëdhjetë shkurt 2013, në Prishtinë. Lajmi ishte shumë i hidhur, mjaftë tronditës…, jo vetëm për mua që e kisha mik shtëpije, edukator, frymëzues, bashkëkatundar…, por për të gjithë të afërmit, farefisin, miqtë, dashamirësit e arsimit, bashkëpunëtorët, profesorët, studentët  dhe për të gjithë ata që e kanë njohur e dëgjuar për Profesorin, e në veçanti për katundarët  dhe bashkëkatundarët e tij të Bozovcës , ndërsa të gjithë bashkarishtë me Universitetin e Tetovës humbëm  Themeluesin e tijë, kurse studentët humbën ligjëruesin e pazëvendësueshëm, Profesor, Doktor Fadil Sulejmanin.  …,

Pra, Profesori na bëri të ndjehemi  krenar e ballëlartë brez pas brezi,… Lirisht mund të themi : Profesori  është dhe do te mbetet  legjendë dhe krenarija jonë kombëtare.

Prof.Dr.Fadil Sulejmanit 05.XII.1940 – 11.02.2013

( Shënime Biografike)

Data dhe vendi I lindjes

Është i lindur 05.XII.1940 në katundin Bozovcë të malsisë së qytetit të Tetovës ( Ish – Republika e Maqedonisë).

Gjendëja familjare

I martuar me Haxhere Voca – Sulejmani, doktore e shkencave filologjike, kanë katër fëmijë: një djalë dhe tri vajza.

Shkollimi

Në Bozovcë  dhe Tetovë e ka mbaruar shkollimin fillor, në qytetin e Prizrenit ( Kosovë) Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe në Prishtiunë Fakultetin Filozofik – Dega gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Në Beograd  i ka kryer studimet pasdiplomatikedhe është magjistruar.Në Prishtinë është doktoruar në Shkencat filologjike – Albanologji.

Puna pedagogjike – profesionale

Një vit ka punuar si arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën Eksperimentale tetëvjeçare të katundit Kastriot afër Prishtinës dhe dy vite si profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës së Kosovës.

Nga viti 1971 e deri më 1994 ka punuar si profesor i rregullt i gjuhës shqipe – Morfologji, Fonetikë, Sintaksë..., në FakultetinFilologjik të Universitetit të Prishtinës.

Prej vitit1994/95 punoi si profesor i rregullt i gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës në Tetovë ( FYROM).

Publikimet dhe artikujt

Krahas punës edukuese dhe arsimore si pedagog në fakultet, është marrë intensivisht edhe me krijime profesionale – shkencore, duke shkruar dhe publikuar një numër librash nga gjuha shqipe, dialektologjia, etnografia shqiptare,gjuha gjermane, etj., siç janë: 1. “ E mbsuame e krështerë e Lekë Matrangës” ( Monografi për jetën dhe veprën  e këtij autori arbëresh të Italisë); 2. “ Praktikumi i gjuës Shqipe”; 3. “Lindja, martesa dhe vdekja në Malësitë e tetovës”; 4. “Njohuri themelore për Gjermaninë dhe Popullin e saj”;  5. “ Fonetika e gjuhës gjermane”;  6. “Morfologjia e gjuhës gjermane”; 7. “ Hapi historik i Universitetit tonë”, si dhe disa libra të tjerë që janë në përgatitje e sipër për botim, si: 8. “ E folmja e Malësisë së Sharrit të Tetovës”; 9. “Toponimia e tri malësive të Tetovës”; 10. “ Sintaksa e gjuhës gjermane” etj.

Ka shkruar edhe disa dhjetra artikuj të ndryshëm profesional – shkencorë, kryesisht nga fusha e albanistikës.

Gjithëashtu ka shkruar edhe një numër artikujsh publicistikë nga fusha  të ndryshme të jetës dhe punës shoqërore, politike, kulturore dhe shkencore për çështje të ndryshme të shqiptarëve në Maqedoni.

Specializimet

Më vitin 1979 ka fituar bursën e Fondacionit të Aleksandër Humbolit në Gjermani. Si bursist i këtij Fondacioni ka specializuar dy vjet në kuadër të Institutit të Gjuhësisë në Bon, ku ka bashkëpunuar me profesorin e mirënjohur dr.Johan Knobloch.

Ka qen një vit në specializim edhe në Itali, në romë.

Njohja e gjuhëve të huaja

Ka njohur gjermanishten, italishten, serbokroatishten dhe sllavomaqedonishten.

Kontribute të veçanta shoqërore

Më vitin 1990  në Shkup ka organizuar simpoziumin nacional “ Shqiptarët e Maqedonisë”, kushtuar çështjes së shqiptarëve në Maqedoni për liri, barazi dhe demokraci.

Më 1990 ka formuar Këshillin npër Pajtimin e Gjaqeve dhe, duke qen në krye të tij, ka pajtuar vetëm në komunën e Tetovës afër 100 familje për zënie ngatrresa  të ndryshme dhe kanë bërë që të falen mbi 50 gjaqe midis shqiptarësh.

Themelimi i instiucioneve kulturore dhe arsimore – shkencore

Më vitin 1991 ka themeluar në Maqedoni Bashkësin Kulturore Shqiptare me seli në Tetovë. Kjo shoqatë ka luajtur një rol me rëndësi në hulumtimin dhe kultivimin e kulturës shpirtërore dhe materiale të shqipëtarëve në Maqedoni.

Më vitin 1994 ka themeluar Universitetin e tetovës dhe bashkë me intelektual të tjerë dhe me ndihmën e popullit shqiptar kanë arritur që këtë universitet ta mbajnë gjallë deri më sot.

Shteti sllavomaqedonas me qëllim që ta pengojë edukimin dhe arsimimin e plotë të shqiptarëve në Maqedoni dhe krijimin  e kuadrove të tyre të nevojshme ka qenë kundër themelimit të Universitetit të Tetovës dhe për ta ndalur punën e tij e ka sulmuar vazhdimisht këtë universitet me mjete dhe mënyra të ndryshme të dhunës dhe represionit mbi pedagogët, studentët dhe qytetarët e tjerë që e përkrahnin atë.
            Prof. F. Sulejmanin si ideator dhe themelues të Universitetit të Tetovës pushteti sllavomaqedonas e dënoi me dy vjet e gjysmë burgim. Me intervenimin e faktorit ndërkombëtar Gjykata e Lartë sllavemaqedonase ia fali një vit e gjysmë, kurse një vit burgim e ka vuajtur në burgjet e FYROM -it: në Shkup, Manastir dhe Tetovë.
            Gjithashtu për themelimin dhe mbijetesën e Universitetit të Tetovës mbi dhjetë herë ka qenë i arrestuar, i izoluar dhe i maltretuar psikikisht dhe fizikisht nga policia sllavemaqedonase, e cila ia rrënoi me bolduzher edhe shtëpinë familjare.
Postet
Prof. F. Sulejmani ishte kryetar i Bordit të Universitetit të Tetovës.
Prej vitit 1991 dhe deri më 1994 ka qenë kryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni.
Prej vitit 1994 dhe deri më 2003 ka qenë Rektor i Universitetit të Tetovës.
Dekoratat, çmimet dhe mirënjohjet
            Për punën humane dhe me shumë sakrifica që ka bërë për themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, Senati i këtij universiteti më 25 nëntor 2002 i ka dhanë prof. F. Sulejmanit titullin më të lartë akademik “Rektor Nderi i Universitetit të Tetovës”, kurse më 17 Dhjetor 2002 është shpërblyer nga ky Senat me medalien e artë “Nderi i Universitetit të Tetovës”, që është çmimi më i lartë në këtë universitet.
            Gjithashtu për arritjet e tij në arsim, edukim, shkencë dhe kulturë, si dhe në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, ai ka marrë shumë mirënjohje dhe diploma nderi nga disa shoqata, klube dhe institucione shqipatre në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.

Prof. F. Sulejmanin është shpërblyer edhe me një numër çmimesh të larta nga disa organizata të rëndësishme botrore, të cilat merren me vlerësimin e personaliteteve sipas kontributit të tyre shkencor dhe human që kanë dhënë për njerzimin ( IBC ) me seli në Kembrixh e ka nominuarpersonalitet I Shekullit 21, është kualifikuar ndër 2000 intelektualëet më të mire të botës, ka qenë anëtarë I Kabinetit Themelues të Forumit për Paqe dhe Diplomaci në Botë, ka qenë anëtarë I Institutit për Biografi Amerikane etj.

Lista e disa artikujve dhe punimeve të botuara prej muajit  IX të vitit 1980 deri më 1986 në revistat, në gazetat dhe në librat e institucioneve shkencore të Kosovës e të Maqedonisë:

Drejtëshkrim dhe gramatikë

Gazeta  Rilindja”

Përdorimi i pjesëzave                                             ( = Gebrauch der …………), më 6.IX.1980

Përdorim i lidhëzave                                              (= Gebrauch der ………….), më 24.IX.1980

Përdorimi i parafjalëve                               ( = Gebrauch der ………….), më 20.X.1980

Shumësi supletiv i disa emrave                ( =Gebrauch der …………. ), më 22XII.1980

Dyformësia e fjalëve                                                                        ( =……………), më 24.XII.1980

Qytetth apo qytezë                                                                ( =…………….), më 6.I.1981

Përdorimi i disa emrave të Përveçëm                                           ( =…………….), më 14.I.1981

Sa më pak përjashtime e më shumë përgjithësime                    ( =…………….), më 25.II.1981

Jo vetëm fshat, por edhe katund                                        ( =…………….), më 1.IV.1981

Përdorimi i emrave të ditëve të javës                                            ( =…………….), më 3.II.1982

Çështje të norms letrare                                                      ( =…………….), më 23.VI.1982

Përdorimi i parafjalve nga dhe prej me ndajfolje                         ( =…………….), më 8.I. 1983

Drejtpërdorimi i emrit vit (vjet )                                        ( =…………….), më 19.I.1985

Gazeta “ Bota e Re”

Formimi i fjalëve me konversion                                               ( =…………….) , më 25.V.1983

Drejtpërdorimi i emrave dygjinor                                              ( =…………….) ,  më 15. II.1985

 

Revista  “Shkëndija”

Shumësi i disa emrave mashkullor e femror                              ( =…………) , më 1.IX.1980

Drejtpërdorimi I mbiemrave                              ( =…) , më 15. X/ 15.XI/ dhe 15. XII1980

Revista  “Gjuha”

Formimi I disa foljeve  sipas norms letrare                  ( =…………….), nr.1., Prishtinë 1982

Vetorët e vetë së tretë me prafajalë                             ( =…………….), nr.1., Prishtinë 1984

Drejtëpërdorimi I foljeve apofonike                              ( =…………….), nr.1., Prishtinë 1985

Çështja e përdorimit të fjalëve me forma dyvariantëshe( =…………….), nr.Revistën                        Jehona” nr 3 – 4, Shkup 1986

Çështje të normës letrare( =…………….), në veprën   “Probleme aktuale të cultures së gjuhës shqipe (përmbledhje  punimesh), Prishtinë 1983

Disa veçori fonetike dhe morfologjike të gjuhës së F.Nolit ( =…………….), në veprën  “Fan S.Noli” ( përmbledhje punimesh me rastin e 100 –vjetorit të lindjes së këtij shkrimtari shqiptar (1882 – 1982 ), Prishtinë 1984

Drejtpërdorimi I disa foljeve ( =…………….), në veprën “Çështje të norms letrare” (përmbledhje punimesh), Prishtinë 1980

Dialektologjia dhe leksikologjia

Dukuritë fonetike në të folmen e malësisë së Sharrit të Tetovës ( =…………….), në revistën “ Dituria “,  nr.1, Prishtinë 1983

Terminologjia bimore e shtazore në të folmen e malësisë së Sharrit të Tetovës                    ( =…………….),  “ Dituria” ,nr 1 – 2, Prishtinë 1984

Leksiku blegtoral nga e folmja e malësisë së Sharrit të Tetovës      ( =…………….),  në revistën “Përparimi”, nr. 2, Prishtinë 1983

Diftongjet dhe togjet zanore në të folmen e malësisë së Sharrit të tetovës  ( =…………….), “Përparimi”,  nr. 3, Prishtinë 1985

Vokalizimi  në të folmen e malësisë së Sharrit të Tetovës I / II ( =…………….), në revistën “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë 1985 dhe 1986

Fjalë të bukura nga malësia e Sharrit të Tetovës     I / II, “ Bota  e Re”,                                më 15.II. dhe 15.III.1983

Fjalë pasthirrmore onomatopeike nga malësia e Sharrit e Tetovës, “Rilindja”,më 17.IX.1983

Fjalë popullore nga malësia e Sharrit e Tetovës ( =…………….), “Gjuha shqipe”,nr 2, Prishtinë 1983

Etnografi

Disa të dhëna rreth lindjes në malësinë e Tetovës I / II ( =…………….), “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë 1982 dhe 1984

Bestytnit për vdekjen në malësinë e tetovës ( =…………….), “Gjurmime albanologjike”,Prishtinë 1985

Disa të dhëna rreth vdekjes në malësinë e Tetovës ( =…………….), “Përparimi”, nr.4, Prishtinë  1982

Veçorit fizike – gjeografike e sociale të malësisë së Sharrit të Tetovës ( =…………….), “Përparimi”, nr 1, Prishtinë1982

Lojërat popullore të dasmave në anën e Tetovës (( =…………….), në veprën “Trashigimia dhe transformimi i kulturës popullore” (përmbledhje punimesh), Prishtinë 1983

Vërejtje

Artikujt, punimet dhe publikimet e tjera që nga viti 1987 e deri më sot skam pasur mundësi t’I mbledh prej gazetash, revistash e librash të botiuar në formë përmbledhjesh e buletinësh të istitucioneve të ndryshme shkencore.

Lista e librave të botuar dhe të përgatitur për botim:

Libra të shtipur e të publikuar:

E mbsuame e krështerë e Lekë Matrangës ( Monografi për jetën dhe veprën  e këtij autori arbëresh), Prishtinë 1979, faqe 295;

Praktikumi i gjuës së Sotme letrare Shqipe, Prishtinë 1981, 1984 (ribotim), faqe 179;

Lindja, martesa dhe vdekja në Malësitë e Tetovës, (Monografi për ritet familjare në këtë trevë), Prishtinë 1988 , faqe 440;

Njohuri themelore për Gjermaninë dhe Popullin e saj, Tetovë 1995, faqe 66;

Fonetika e gjuhës gjermane, Tetovë 1995, faqe 110;

Morfologjia e gjuhës gjermane, Tetovë, 1994, faqe 296;

Hapi historik i Universitetit tonë, Tetovë, faqe 60.

Libra të gatshëm për shtip

E folmja e Malësisë së Sharrit të Tetovës

Toponimia e tri malësive të Tetovës

Sintaksa e gjuhës gjermane

Sintaksa e gjuhës gjermane, si dhe disa libra të tjerë që janë në përgatitje e sipër për shtip.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora