E enjte, 25.04.2024, 01:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Mardena Kelmendi: brava ...bravo....

E marte, 05.08.2008, 06:44 AM


Mardena Kelmendi
brava ...bravo....

Nga Mardena Kelmendi

E kam lene ..Te lumte , filtri saj zgjatet dhe shkon ne buzet e kujt ta ofron,  e ti e ndjek me sy si nje i uritur qe ka dite pa shtene gje ne goje dhe e refuzon ate mundesi vetem e vetem per te treguar qe ke karakter te thuash:- nuk pi me cigare... e merr nje:- brava!
Ajo te sillet neper mendje gjithe kohes vapa ben te sajen dhe debulesa e trupit qe rigjeneron ngadale forcat , do vetem gjume , te haje cdo gje qe vetem shijon
Ua ...sa koh pa ndjere kete shije ushqimi...dhe gjumi te merka duke ndejtur ne karrige
Per kafe nuk flitet fare as ne zgjim, as mesdite sepse ajo...ja ajo faqezeza kafe qe i thencin ndac ''lavaza'' e ndac kimbo etj etj...Ajo eshte provokuesja numer nje qe terheq fort cdo buze qe mban cigaren siper si stil kauboj , wowwww cfare lezeti...tjetri mbyll gjysem te  syrit , sepse tymi i prek qerpiket dhe provokon embel ate dalje te lotit....Tym...vetem tym,  e ti hic . Te lumte e le ? Ua, .sa mire paske bere ! Para teje formohen shtengulla dhe erera qe provokojne ne maksimum qelizen e nervit 'ta ndez'....dhe <dashamiresit >te bien shpatullave si hero i vertete te lumte brava e pi duhan para syve te tu gjysem mbyllur nga lodhja e te thenit me vehte nuk e pi----
.Hic nuk e ndez sot fiks 8 dite ,une te bej gafen e marrjes duhanit prap ne dore jo e kam thene ky eshte nder qe i bej vehtes dhe pike !
Ajo behet shpuze ne buze ...buze qe flasin , gjuha qe leviz neper dhembe  mbas buke e ndez shpuzen e saj duke e thithur menjehere shoqeruar me gllenjken e fundit te ujit te ftohte dikush rekellen birre dhe nje kafe posi jo ,e do mbas buke
Une azgje !
Ja shijoj shume cdo ushqim dhe mbaroj vaktin e te ngrenit duke pare qetesisht paketen ''camel blu'' qe rri para syve te mi si nje mike vjeter qe kudo e mbaja ne xhep ne dore dhe ne nje kuti te qendisur apostafat per udhetime posi ishte nje nga miket me te preferuara qe kish pozicionin me te lehte per tu prekur ne canten time , Ajo rri atje e ngrire dhe une e shoh...-
Nuk me takon me aspak..vetem kur mendoj hapjen  e cantes me nje dore dhe dora tjeter ne telefon, kerkimi  shkrepses neper cante dhe theniet.- kush ma ka marre ? Ky eshte cakmaku im, eeeee sa cakmak ke marre nga te mite , ke te ma ndezesh ...etj etj plot, pale ngelja pa cigare ne oret e vona mbi kopmiuter,  temerr !
Ja  te gjitha keto s'jane me ka 8 dite , c'me duhen? kane te bejne domosdoshmeri per jeten?E?
Aspak, cdo muaj ngrihet cmimi i duhanit, ta dredhesh vetem e vetem sepse e ke ves? Ka qe e bejne ....une pertoj!
Ndaj tavolina gumezhon nga pjatat qe ngrihen per ne lavaman dhe njekohesisht lajmet qe ne orarin e tyre te zakoneshem kane vetem tragjedi...se kisha vene re me pare qe ne orarin e ngrenies te jepeshin kaq tragjedi ne lajme ...
-Do nje kafe ? zeri embel i mbeskes ?
Cfare thua mi ..-zeri tjeter,  ka lene cigaren mos ja kujtoni kot ...ja pi nje gote caj pjeshke te ftohte
Caj p  j  e sh ke eeee ufaaaaaaaaaa  kurre shtene ne goje ! Posi i shijeshem dhe caji ..Dikush me ben nervoz sepse e ze qe ben shenje kur ka dopio gjashten ne dore , ej ej nxehem , do luajm sepse vapa s'po pyet as per mesnaten...pra mos beni hile ..ouuuuuuuuuuuuuuu syri ne paketen blu,
Gamilia qendron ne kembe e verdhe e tere krenari...me sheh duke me thene: Ti vete erdhe tek une dhe vete zgjodhe te ikesh , je mundur  posi, ti qe le miken me te vjeter 27 vite bashke  E di s'me ke pasur vetem mua po ja keshtu e ke filluar tym per tym me Diamant ...hapej si kuti tualeti...doje te dukeshe vajz e rritur posi, pastaj te pelqeu D.S ishte me filter dhe Kent..se 'cbehej dikur edhe hall ti gjeje me filter e nga e keqja qe s'rrije dot pa tymin , rrathet e tij qe beheshin krenari e bisedes rinore ..pije edhe Rozafa nje cigare gjate, nje shpifje e vertete po ja qe tymi eshte tym se , nje mike te sillte filter dhe ja shtije brenda te behej me interesante neper gishtat e holla te vajzerise dhe moshes me nje vetull ngritur se elbete ne ''Pasticeri Tirana ''shkonte e shkret e cigares me nje muhabet rinor dhe nje kafe mbas tullumbave qe s'te benin te ndiheshe e uritur me per darke .Cte prishej zeri? ste duhej me ..kenga te dilte ze ulet sa per veshet dhe krijimtarite e vargjeve qe naten e benin qeshje e endrra dhe letra digjte brenda duhanin, e ai buzet e tua....
Tani jam une kaq vite prane teje ja kjo Gamile verdhe qe me sheh...ne kete hapesire blu me piramiden fiksuar ne trurin tend tashme nje e kaluar e mistereshme pse me ke pire dhe besuar?!
Cdo besh..e provon vetem nje te thithur ...ja me merr e mi me merr....ja verme ne buze pasi  une kurre nuk behem serve e askujt, te vete ne buze te te tjereve pa me marre e begenisur si dua..., lagur pakez dhe shtene ne cepin e buzes per te me ndezur shpuze ...ja provoje ....djerse dhe keputje ..prap djerse dhe...
Ka dy grupime rruge te mesme ska ''duhanpires dhe e kunderta ...pra ku do rrish?
Pi caj!

Kenge mesgushti

Ne kete hyrje gushti ku frymezimi behet pike djerse e shket gjoksit malluar
po shkruaj vertete per ty,
sepse ndjeva qe zemra brenda te me trokase
keshtu te dy pa u ndare askund
,me kete dashuri ende te pa-ngopur ende te pajetuar
..dua syte e tu oqean pafund
 qe nxehtin e gushtit ta shuaj kengen mesgushtore ta ngas
Gushtit nuk  le kengen te me flere ,dhe buzeve u ve  pentagram
gati bej notat qe reve shamilehta te lekundin
cepat gishtrinjeve te holle rrezeve diellore
.... te zbresin si  puthjet aty te me behen kenge qiellore
Po ''Ty ''une te quaj vehte dhe pse prane te kam, ndej mall
sepse me je frymezimi , me ishe  endrra ne breng...
 ....sot qetesi , fllad mengjesi, neteve me kthehesh yll
Prekje eja,  eja me prane,  koken mbeshtetma prane ballit tim ...
 dhe ...lexome sy mbyllur mendimin
Jetes tjeter shija drejtimin per ku dhe kur, aty leme prap te dy takim
perseri per Udhetimin!
 
150863....
 
E kthej koken mbrapa dhe vargun e viteve nuk  le me te me perqeshe
...si dikur neper rrezimet dhe deluzionet rinore
ndaloj stacioneve qe me ka mbetur ndonje kuti e mbyllur dhe ndesh
me ndjesite e bukura ku tingujt e sokakeve beratase me marrin per dore
  trokthet e kujave Mangalemit behen rrahje zemre tashme qetesisht
sy mbyllur tek me shfaqet vargu i viteve embelsisht
Une qesh tashme qesh,  sepse te gjitha i kam ndjere  timen ,te pandare
lotet, harresen, vetmine ,miqte, udhetimet ...deri hapin e pare,
kam ndjere puthjen e pare te dashurise ,
rrugices kalldrem derdhur, gure cmuar
Atje shkojne kujtimet , ku linda, ku jetes i morra krahet, ku u ndjeva e dashuruar
Vargun e viteve ne mesgusht nuk e le te me perqesh
.....sepse tashme ne kete ndalese kuptoj
kam lindur mes dashurise dhe jeta me dashuri me ka fituar
ta jape sa mundem dhe kohes ti le te vetmin vegim
me vargje e kenge , plot dashuri  bere nga shpirti im
Ndalesa e  mesgushtit ma jep krahun e nje viti te ri...
 tek shoh frutin e frutit sot,   45rrenje dikur i mbolla
..... ....e marr vec arome  Shanel e Lumturi!
 
Mardena Kelmendi
Treviso Gusht 2008

 
http://mardenak.blogspot.com/ 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora