E enjte, 25.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Skllavëri moderne shqiptare

E hene, 07.12.2015, 10:00 PM


Skllavëri moderne shqiptare

“Në respekt të Nazmijes së ngratë, dhe 52 mijë dinarëve (1000 euro) që mishërojnë çmimin që asaj i pati mveshur familja, para se ta shiste në FYROM!”

Nga Elvi Sidheri

Nuk është ky shkrim një refleksion apo thjesht dokumentim i këtyre fakteve që prej vitesh të gjata ndodhin, pa iu çarë qoftë edhe lehtësisht, koka dikujt.

Jo se ne si popull kemi vajza tepër, jo se gjaku ynë i freskët shqiptar, se ADN- ja jonë unike dhe rinia e femrës sonë mund të vazhdojnë të shiten si mall pa Zot dhe të keqpërdoren ende për shumë kohë në këtë farë feje siç është bërë deri më sot.

Nga m’u kujtua kjo gjë?- Do të pyeste veten dikush!

Arsyet dhe eksperiencat, edhe personale lidhur me këtë tematikë i kam të shumta sidoqoftë, dhe për t’u përvjedhur nëpër skutat e ndotura të këtij fenomeni që po gërryen edhe atë pak ndërgjegje popullore që na ka mbetur, nuk nevojitet ndonjë mund shumë i madh.

Mjafton për shembull që t’i “kërcesh satës” (t’i hipësh autobusit në dialekt të dikurshëm tirons)... dhe të nisesh për në shtetin eksperimental fqinj të FYROM- Maqedonisë antiko-sllave, ku çdo udhëtar i thjeshtë do e bëjë padyshim takimin formal me këtë fenomen për të cilin po  flas sot.

Kështu nëpër udhëtimet e vona në netët verore apo dimërore, mes pagjumësisë, kotjes me kohën që në të tilla udhëtime të mërzitshme autobusi s’kalon kurrë dhe erës së padurueshme të çorapeve kriminalisht të lëna jashtë këpucëve nga pronarët e tyre, aty sidoqoftë njeriu takon dhe njihet me shumë raste të këtij lloji.

Autobuzi lë pas Tiranën e bukur dhe vezëlluese mes dritave të panumërta shumëngjyrëshe që ndriçojnë muzgun e kryeqytetit tonë dhe i futet rrugës për në kufirin liqenor me shtetin FYROM-as.

Si përherë fillimi i një udhëtimi, kalon mes haresë së pasagjerëve të cilët duket sikur e çlirojnë gjithë krijimtarinë e tyre logorreike gjatë orës së parë të rrugës.

Aty njeriu përhumbet mes telefonatave të bashkëudhëtarëve të tij, të cilët përshëndeten telefonikisht me miqtë, prindërit dhe të dashurat e tyre.

Të tjerë i zhyten me kokë gjithë ushqimeve që kanë marrë me vete dhe harrojnë njëkohësisht se uria do i kapi edhe më vonë gjatë një udhëtimi disa orësh.

Ka nga ata që miqësohen mes spontanitetit të një bisede autobuzase dhe që më pas s’u “mbyllet squpi”(goja) dhe që rrjedhimisht t’i bëjnë nervat kutullaç për të gjitha orët në vazhdim.

S’do mend se një udhëtim i tillë, si edhe çdo rrugë tjetër me autobuz drejt jo vetëm FYROM- it, por edhe për në Helladhë apo Kosovë etj, kanë të njëjtat fenomene dhe tipologji udhëtarësh bashkë me gjithë veset e tyre përkatëse.

Por ajo që më intereson mua në këtë rast, nuk është përshkruarja e karaktereve dhe ndodhive të një udhëtimi çfarëdo!

Jo, ajo për të cilën një udhëtim i tillë për mua bëhet më i veçantë dhe absolutisht tejet interesant, është prezenca në këtë rrugëtim e dy familjeve të gëzuara, të hareshme dhe gjithmonë me buzën në gaz, të cilat kishin qëlluar të kishin hipur në atë autobus.

Dialekti i tyre origjinal të jepte menjëherë idenë që vinin diku nga veriu dhe fjalët e shkëmbyera uluritshëm mes tyre, të jepnin pasqyrën e qartë të “vita, morte e miracoli” të secilit prej tyre (“jetës, vdekjes dhe mrekullive”, sipas një shprehje tejet të gjetur italiane).

Në këtë mënyrë, njeriu edhe pa pasur as edhe qëllimin më të largët për të futur hundët në punët e tyre personale, apo edhe qoftë për të ditur ndonjë gjë lidhur me ta, sërish domosdo që do vihej në dijeni të qëllimit të vizitës së tyre në shtetin fqinj.

Si përfundim merret vesh se njëra vajzë e tyre ishte martuar diku në fshatrat e harruara, të humbura dhe të vobekëta të Prilepit dhe po ashtu edhe tjetra po e merrte bindshëm atë rrugë.

Vajza e tyre që tashmë prej kohësh ishte stabilizuar në katundet fyromase, siç duket të afërmit e saj do t’i priste me gëzim kur të arrinin të paktën andej nga Kërçova, kurse tjetra që nuk u ishte dorëzuar akoma zyrtarisht epsheve dhe ëndjes pleqërore të ndonjë brekëgrisuri sllav, po udhëtonte me familjen aty në autobus.

Me këtë shpurë gazmore dhe tejet të lumtur fshatarësh lezhjanë, ishin bashkuar edhe dy rioshë fyromas, të cilët siç dukeshin bathët, patën qenë dërguar nga familja sllave e origjinës për të “kontrolluar” vërtetësinë e dëlirësisë dhe vlerave të tjera të “larta” morale dhe njerëzore të nuses së re, para se ajo të shkonte tek plakaruqi i rradhës sllav.

Kështu udhëtimi varionte mes britmave që vinin nga fundi i autobusit ku edhe ishin ulur të gjithë antarët e familjeve lezhjane dhe po ashtu edhe klithmave entuziaste shqipo- maqedonishte rraka- zhdraka të nuses së ardhshme, e cila siç duket njëfarë stazhi në gjuhën e re, tashmë e kish bërë.

“Maqedonia shumë ubavo është”....”Prilepi shumë bajagi grad “....”Jas shumë vesella në Prilep jam” etj!

Këto shprehje të një gjuhe esperanto shqiptaro- maqedonase, vërshonin lumë nga goja e vajzës së re e cila po shikonte me një gaz të papërshkrueshëm, se si po i realizohej ëndërra e saj, për të parë botën me sy dhe për të gjetur një burrë, me të cilin të kalonte ditet e saj.

Të thuash ti që e gjora, ndoshta s’e dinte plotësisht që vetë Prilepi në fjalë është një palo qytet me ndonjë kullë (të princit serb Marko) dhe asnjë gjë më tepër, vend ku njerëzia bie era duhan i keq dhe edhe tifozët e qytetit e quajnë vetveten krenarisht “MAJMUNITE”, pra Majmunët!

Dhe për më tepër, as këtë qytet i thënçin, për të cilin ajo me aq pasion po kuvendonte me të rinjtë sllavë, edhe atë vështirë se do t’a shihte vërtetë, pasi në realitet ajo do të përfundonte diku në ndonjë humbëtirë të katundeve të asaj zone.

Aty, do t’a priste i moshuari sllav Maqedonie e më pas ajo ditët e saj do të vihej t’i kalonte me siguri duke u shërbyer 24 orë në 24 të gjithë sllavërve të fisit të burrit të saj dhe duke larë mbathjet e qelbura të të shoqit, të cilit për shkak të moshës së avancuar, padyshim që jo rrallë edhe mund t’i shpëtonte urina dhe jo vetëm.

Por kësaj të ardhmeje të saj të ndritur, për të cilën ajo dhe gjithë familja e saj kishin ëndërruar, do i shtohej po ashtu edhe larja e protezave të dhëmbëve të të shoqit, si dhe punimi i tokës së sllavëve deri sa t’i binte pika nga lodhja dhe rrezet përcëlluese të diellit.

Më pas ajo do të kishte detyrën patriotike, që burrit të saj të moçëm, t’i kalonte përmbi impotencën kronike dhe normale për moshën dhe rracën e tij sllave, e kështu të lindte edhe ndonjë çilimi me anë të të cilit të sigurohej vazhdimësia e fisit sllav në të cilin ajo tashmë do të bënte pjesë.

Pastaj asaj do t’i duhej të rriste atë fëmijë dhe njëkohësisht, bashkë me pastrimin e WC- së së shtëpisë së burrit të saj dhe jo vetëm, shërbimit si skllave e nënshtruar nën urdhërat e të shoqit sllav dhe të afërmëve të tij… etj, ajo do të duhej që vazhdimisht të duronte edhe sharjet si “Allbanka apo shiptarka e keqe”.

Pyet veten njeriu me të drejtë në të tilla raste, a e ka idenë ajo vajzë se ku po shkon dhe çfarë po i bëjnë asaj familjarët e saj dhe njëkohësisht ajo vetes?

Sepse duke gjykuar nga kënaqësia e pashoqe në fytyrën e saj dhe zgërdhirja që i ishte stampuar si pullë poste në turi, vështirë se të jepte ndonjë ide se po shqetësohej për atë ç’e priste.

- :“Unë sakam shumë të odim vo Prilep”- vazhdonte ajo ndërkohë bashkëbisedimin e saj me dy djemtë kokëmëdhenj, pa pigment ngjyre dhe me pamje gallofe dhe trup të shformuar sllavë.

- :”Unë nuk jam billa as vo Tirana, ama sega ke odam ta vidim edhe Maqedonijan”- gërthiste ajo akoma me sa i hante gurmazi, duke dashur të thotë me gjuhën e saj jashtëzakonisht origjinale, që në jetë të saj, s’kishte parë as Tiranën, por që tani do kishte fatin madhështor të shihte Maqedoninë dhe djerrinat e skamura të Prilepit.

Ndërkohë djemtë sllavë që kishin marrë për detyrë nga familjarët e tyre në katundet prilepase, që të kontrollonin, blenin dhe të shoqëronin nusen e re të gjyshit të tyre vetmuar, ata zgurdullonin sytë dhe ndoshta  ende s’u besonin syve të tyre tek shihnin këto skena të një patetizmi  tejet të rrallë dhe ndoshta unik.

Gjysh Trajçe, s’kishte qenë as tip qefliu i madh në jetë.

Një grua pati pasur, gjyshen e tyre, të themi Snezhkën dhe me të pati jetuar fshatarësisht siç edhe e kishte origjinën, për shumë vite.

Prej martesës së tyre patën lindur jo vetëm prindërit e këtyre djemkave, por edhe nipërit që ishin ata që sot këtij gjyshi 99% të rrjedhur nga trutë, çerek të paralizuar, me një sy të verbër, një dorë të shtrembër dhe një këmbë e gjysëm në varr, ata po i çonin këtë lule rinie, këtë vajzë të re nga ca fshatra shqiptarë afër detit Jadran siç i thonë sllavët Adriatikut tonë.

Se çfarë llapte ajo vajzë e gëzueshme, atyre pak u interesonte.

Ata detyrën e kishin realizuar me nder, gjyshkës së dashur i kishin gjetur një nuse të re, me flokë të gjatë bjonde, lëkurë të bardhë, shtat të lartë, sy të mëdhenj blu dhe linja të hijëshme trupore.

Nga mënyra se si e shikonin ata njëri- tjetrin, të lindte e fortë ideja, se po e hanin veten, pse s’e kishin marrë për vete, por ia kishin lënë gjyshit të perënduar nga trutë, këtë nuse të bukur.

Ndërkohë, unë që me të dëgjuar kisha krijuar idenë se të tilla transaksione njerëzore, realizoheshin tepër rëndom në disa zona veriperëndimore dhe jo vetëm, për shumën qesharake të rreth 3000 eurove në dorë, unë pra sërish mbeta i shtangur tek diçka të tillë e dëgjova edhe të flitej hapur dhe pa asnjë lloj kokëçarje mes njerëzve të saj që ishin ulur si kope së bashku në fund të autobusit.

Një vajzë pra e kishin çuar përfundimisht dëm ca vite më parë tek djali i këtij plakaruqit sllav prilepas dhe tani që ai vetë pati mbetur i ve, pasi gruaja e tij sllave pati shkuar në botë më të mirë, edhe atij fisi kishte vendosur t’i gjente grua.

Dhe ku t’a gjenin një grua më të mirë, të re, të bukur, të bëshme, punëtore, shërbëtore, potencialisht skllave dhe të shitshme nga familjarët e saj si lopë apo ndonjë kafshë tjetër shtëpiake?

Ku tjetër veçse në vendin tonë, aty ku tashmë me këtë mënyrë një nuse e kishin marrë njëherë?!

Kështu gjysh Trajçe plak, pasi i kish shpënë vitet e tij mes mullarëve të barit, arave dhe fushave duhanmbajtëse të Prilepit, i gjori tani do kishte edhe ca shoqëri në moshë të thyer.

Këmbët do ia lante shiptarka që i kishin blerë, thonjtë e mykur do ia priste e limonte po ajo e shkreta vajzë, uturakun për t’u jashtëqitur do ia sillte, mbante e lante gjithmonë ajo.

Kjo shiptarka do e hante edhe drurin vendçe kur të ishte nevoja, se gjysh Trajçe domosdo si sllav nacionalist që ishte, nuk do të mund të hynte në parajsën e veçantë sllave, pa patur goditur qoftë edhe njëherë të vetme në jetë, një shqiptar apo shqiptare.

Po lëre që pastaj, sa herë që të vlonin tensionet etnike në FYROM, kjo shiptarka dhe ajo tjetra, do e hanin racionin e drurit dyfish si detyrë shtëpie, jo vetëm nga plaku Trajçe dhe i biri i tij, të themi Petko, por edhe nga kush të mundej anëtar nacionalist i fortë sllavo- fyromas i fisit të tyre.

Në ndërkohë kufiri kaloi.

Autobuzi po rrëshkiste në rrugët Titiste të FYROM- it, akse kombëtare dikur të nderuara, që nuk kanë parë investime që nga koha kur Marshalli nga Kroacia ishte akoma gjallë.

Eksitimi dhe padurimi mes grupit që shoqëronte nusen e ardhshme, sa vinte e shtohej dhe kontrastonte kështu dukshëm me orën e vonë të natës dhe gjumin që pasagjerëve të tjerë u kishte ardhur prej kohësh në sy.

Babai i nuses u kujdes që duke ecur zbathur (pasi këpucët i kishte vërvitur mbi sedilje nga ku nxirrnin një aromë që do të vriste edhe miun më të qelbur të gjirizeve); t’i kujtonte shoferit të lodhur se ndalesa e shpurës së tij, ishte për në “Kiçevë”.

As Kiçevo- ?????? dhe as Kërçovë, rrugë e mesme kjo për t’a quajtur qytetin në fjalë.

Aty me siguri, në orët e para të mëngjesit kur do të arrinim, ata do të priteshin nga krushqit e tyre sllavo- fyromas dhe akoma kisha dyshime se a do të kish arritur dot të ngrihej nga shtrati bashkë me brekët e tij të lagura, i moshuari  ynë Trajçe, ky dhëndër me pelena pleqërie!

Ajo që kishte rëndësi për famijen e saj, ishte se 3000 eurove të ca kohëve më parë prej vajzës  tjetër që kishin shitur, tani do u shtoheshin edhe 3000 të tjera.

Kështu babai krenar i nuseve, përveç Benzit 200- sh që kishte blerë para ca kohësh me lekët e gocës numër një, tani do blinte edhe Samsungun- n model i fundit me internet dhe FaceBook, si dhe një DigitAlb High Definition bashkë me të gjithë abonimin vjetor edhe të kategorisë së 3- të të Finlandës, me anë të SuperSportit, pasi po shiste gocën numër dy!

Po mirë tani, po kur t’i vinte rradha dushit të ri në banjë, vaskës me hidromasazh, arredimit të dhomës së gjumit dhe lëre pastaj largqoftë LapTop- it të ri për fëmijët meshkuj të familjes, atëherë çfarë do të bënte ky baba i ngratë?

Çfarë do të gjente për të shitur në atë rast?

Ja pra, momenti ishte që bashkë me gruan ta pleqëronin punën dhe përfundimisht të vendosnin që të pillnin një tjetër vajzë, e cila sapo të ishte rritur mjaftueshëm, të bëhej e shitshme dhe të tregtohej sa më shpejt me sukses në ndonjë katund të Prilepit edhe ajo.

Deri atëherë, prindërit e dy vajzave tashmë të shitura si në tregun e gjësë së gjallë, edhe më keq se ç’do ishin shitur pulat apo derrat e të atit të tyre me shpirtin e biznesit në gjak, do të duhej të prisnin e të duronin dhe të mjaftoheshin me eurot që deri më tani kishin përfituar.

Po ashtu, përfitimeve nga ky transaksion, i shtoheshin edhe vizitat e herëpasherëshme të famijarëve të vajzave në FYROM.

Ashtu me një gur do të mund të vriteshin dy copë zogj njëkohësisht.

Familjarët e tyre do të mund të shihnin botën me sy (katundet prilepase gjithmonë, zona që as 99% e banorëve të FYROM- it, s’i kanë parë dhe shkelur ndonjëherë me këmbë), por ata edhe do të bënin ca herë pallë në shtëpitë e krushqve të tyre sllavo- fyromas, ndërsa vajzat e tyre do të viheshin tashmë skllavërisht në shërbim edhe të prindërve dhe gjindjes së tyre, përveçse t’u shërbenin si zakonisht vetëm sllavëve.

Dhe ja ku Kërçova e përgjumur në orët e para të mëngjesit, erdhi.

Turma e gëzuar katundare u drejtua nga majat- thembrat dhe u bënë erë sapo panë se kishin arritur në destinacion.

Jashtë i priste përfaqësia sllave vendase.

Sytë nuk më shquan dot dhëndrin plak.

Ndoshta këmbët s’e kishin mbajtur dot, ndoshta i kishte rënë pika se edhe moshën e kishte.

Apo ndoshta e kishte zënë barku (diarreja) siç ndodh rëndom me moshën e tij dhe për pasojë do i kishte mbushur brekët dhe kështu nuk ishte dot i paraqitshëm për takimin e tij të parë me nuse-skllave-shërbëtoren e tij të re nga Allbanija.

Jo për gjë, por nusja, me aromën e jashtëqitjes domosdo që do mësohej me kalimin e kohës në shtëpi bashkë me plakun që i kishin dhënë për burrë, por në një stacion autobuzi publik, me një të moshuar të menderosur në brekë nuk shkohej dot sidoqoftë, se ishte turp nga të panjohurit.

Pastaj vazhdoja të thurja teza në mendjen time, lidhur me mosardhjen në stacion të Trajçe dhëndrit, apo ????????????- mlladozhenecot (i riu i martuar), i cili siç e dimë edhe aq i ri nuk është se i binte të ishte.

Ç’të qe vallë kjo mungesë e paparashikuar e Trajçes, që në takimin e parë me nusen e tij të re dhe të freskët?

Pasi pata dëgjuar edhe se nga financat, këta njerëzit e Trajçes, ishin ca si dobët, pasi s’u kishte ecur gjë shitja e duhanit se ishin mbyllur fabrikat e “Tutun- it” në zonat përreth Prilepit, mendova se për shembull, gjyshit- dhëndër mundej që t’i kishin rënë në vrimën e WC- së protezat e dhëmbëve!

I gjori, do kishte qenë duke u pregatitur në banjë para pasqyrës, që të priste sa më mirë allbankën e tij.

Me siguri, me zërin e tij të mekur nga mosha dhe duhani i tepërt, do ia kishte pas marrë ndonjë kënge epike me temën e pashmangshme “Brakja makedonci”- (vëllezër maqedonas)...dhe ashtu nga zgërdhirja e tepërt do i kishin rënë drejt e në halé protezat dentare.

Tani si i bëhej kësaj pune?

Sillej dot dhëndëri  pa dhëmbë në gojë, që të takonte nusen dhe njerëzit e saj?

Sa herë të hapte gojën e rrudhur, gjindja do të tmerrohej, përveçse do të shpëlahej nga jargët e shumta të plakut të gjorë, i cili kështu do të turpërohej në sy të krushqve.

Më pas si pasojë e kësaj, ndoshta edhe vetë marrëveshja financiare martesore dhe vetë dasma, mund të viheshin në dyshim, se për t’u anulluar s’bëhej fjalë duke parë makutërinë e pakufijshme të prindërve të nuseve.

Por ku i dihej, duke parë kushtet e brishta të plakut Trajçe, gojën e tij me mungesë të theksuar dhëmbësh, brekët e tij të mbushura plot dhe fort kundërmuese, si dhe gjëndjen e tij më shumë në botën tjetër se në këtë tonën, atëherë ndoshta babai i vajzës do kërkonte ndonjë rritje të çmimit për objektin që po shiste.

Nga ana e tyre, katundaria sllavo- fyromase, kishte shitur ç’kishte mundur për të realizuar pagesën e kësaj martese.

Në shtëpi tashmë u mungonin dy lopë rrace, të cilat dikur gëzonin familjen e tyre me qumësht të freskët dhe viça të majmë.

Po ashtu ishte shitur gjithë duhani i mundshëm i fushave të tyre.

Ishin hequr qafe edhe ca kokë dele dhe në fund disa euro i kishin marrë nga njerëzit e tyre andej nga lindja e thellë në Gjevgjeli.

Ky ishte shpenzim i madh për ta pra, dhe rrugë mbrapa nuk mundej të kishte më.

Për vajzën tjetër që kishin blerë kohë më parë dhe cila tashmë ndodhej në zgjedhën dhe keqtrajtimet e vazhdueshme të djalit të Trajçes, Petkos votues të bindur të VMRO-së nacionaliste dhe urryes të vjetër të shqiptarëve, ishin shpenzuar të tjera euro edhe ato të mbledhura me shumë mund e djersë.

Lopë të tjera ishin sakrifikuar pa mëshirë, një Yugo e para 30 e ca viteve ishte shitur dhe nusja e parë shqiptare ishte marrë.

Por mundi ia kish vlejtur dhe nga martesa e Petkos me të, ishte lindur një djalë, që padyshim kishte marrë një emër sllav dhe i cili edhe pse kish mbushur njëfarë moshe, ende s’e kishte idenë që të ëmën e kish shqiptare të mallkuar.

Ky lloj i veçantë import- eksporti me katundet veriperëndimore të Allbanijas, u pati dalë rentabël sllavëve të fshatrave të Prilepit.

Çdo shtëpi me një plak të vetmuar, ishte rrekur shpesh me sukses të gjente nuse në këtë mënyrë.

Çdo burrë i dështuar, i shëmtuar, hundëmadh, i varfër apo i ve i atyre anëve, kështu kish rigjetur shpresën për t’u martuar dhe për të patur jo vetëm një familje, por edhe një nuse të nënshtruar dhe pa asnjë të drejtë të vetme, e cila gjithmonë do të shkelej papushim, pa pasur ku të ankohet dhe çfarë të bëjë absolutisht.

Prandaj edhe kjo martesë me domosdo, duhej bërë.

Petko nuk donte t’a linte të vetmuar të atin.

Motrat e tij nuk donin kurrësesi të çonin ditët e tyre duke i pastruar plakut të sëmurë e të rrjedhur rrobat e qelbura dhe duke i shërbyer asaj kufome të gjallë, derisa të vinte dite që t’i kthente përfundimisht patkonjtë nga dielli.

Nusja allbankë e Petkos, ishte e zënë me tekat, kapriçot dhe keqtrajtimin e përditshëm të të shoqit dhe të njerëzve të tij, kështu që kohë për t’u kujdesur edhe për çiçko- Trajçen, nuk gjente dot në asnjë lloj mënyrë.

Ndaj dhe kjo martesë duhej bërë me çdo kusht!

Kështu që edhe mungesa e gjyshit dhëndër në stacionin e vogël të Kërçovës, nuk besoj se ishte ndonjë problem serioz për të dyja palët e interesuara dhe për marrëveshjen e tyre tregtare.

Trajçja do të bëhej me nuse të re, babai i nuses do bënte ca ditë pushime në katundin përkatës të Prilepit duke parë se si e bija shërbëtorizohej dhe skllavërohej në sy të tij ndërsa me siguri atij vetë as që do t’i dridhej qerpiku dhe në fund familja e saj do të kthehej mbrapsh me kuletën nja 3000 euro më të rëndë.

Të thuash që shokët dhe bashkëfshatarët e babait të nuses, në kërkim të jetës më të mirë kishin gjëmuar Italinë, Greqinë apo periferitë e Tiranës.

Ata ishin rropatur e kishin punuar sa u ishte këputur bretku në emigracion e në tregjet e Tiranës.

Në fund mezi kishin ndërtuar ndonjë shtëpi në fshatin e origjinës dhe ndërkohë i kishin shkruar vitet duke punuar 365 ditë papushim, pa shijuar as familjen e as një ditë të vetme pa punuar.

Ata që i ishin sulur Tiranës, vërtetë kishin ndërtuar vilat e tyre 3 katëshe nëpër periferitë e kryeqytetit të bukur, por këtë e kishin paguar me një lodhje dhe konsumim maksimal të aftësive fizike dhe gjithmonë do jetonin në metropolin e kulturuar nën epitetetet që rregullisht u ngjiten të ardhurve si ata.

Kurse ai vetë, nga brigadier në kooperativë, sekretar partie por edhe ca spiun i nderuar “pesë lekësh” i Sigurimit, pas ndryshimit të sistemit, kishte vjedhur dhe uzurpuar si pa leje një copë të mirë toke.

Më pas e kishte dhënë tek të tjerë për t’a punuar a për të ndërtuar mbi të, dhe vetë ishte larë në lekët e shumtë fitonte nga ky biznes fitimprurës.

Në 1997- ën, ai ishte aktivizuar në rradhët e kryengritjes majtiste dhe pati qenë ndër ithtarët e pakët veriorë të asaj lëvizje.

Deri në 2005- ën s’ia pati kaluar keq dhe tokat i pati bërë përfundimisht edhe me ligj të vetat.

Por pas ndryshimit të qeverisë ishte gjendur si peshku pa ujë, pa mbështetje nga lart dhe sërish e kishte gjetur mënyrën për të mbijetuar, pasi i pati ardhur në vesh moda e fundit në zonën e vet, ajo e shitjes së vajzave për një shumë fikse rreth 3000 euro tek katundarët e Lindjes së FYROM- Maqedonisë.

Atij kjo gjë me siguri i ishte dukur si një ndihmë e vërtetë nga qielli, një dorë direkt nga Zoti që ishte mbështetur mbi supet e tija.

Pa një, pa dy, i kishte bërë trastat gati dhe ia pati mbathur për në Prilep ku kish gjetur ndërmjetësin dhe ku më pas kishte aranzhuar shitjen “de facto” të vajzës së tij më të madhe.

Vajzë e vet kish mbaruar me nota të shkëlqyera gjimnazin në fshatin e saj dhe e cila mundej fare mirë që në të ardhmen të vazhdonte me sukses universitetin në Shkodër, por pse jo edhe në Tiranë.

Vajzë e pashme, e zgjuar dhe e denjë, të cilës po t’i ishte dhënë mundësia, e ardhmja do t’i kishte buzëqeshur dhe e cila do të ishte bërë një profesioniste e mirë në degën që do të kishte studiuar në shkollë.

Vajzë që do të kishte dashuruar dhe që një ditë edhe do të ishte martuar me njeriun që do të kish zgjedhur vetë me zemrën e saj dhe vullnet të lirë.

Vajzë që do të kish jetuar në Lezhë, Tiranë a edhe Itali, pa pasur aspak nevojë të përfundojë si skllave e ca sllavësh të qelbur në humbëtirat e Prilepit.

Por babait dhe familjes së saj, si edhe shumë prindërve të tjerë në ato zona, aq u ka bërë dhe u bën për fëmijët e tyre që përfundojnë jo vetëm në fshatrat e varfëra dhe të prapambetura të FYROM- Maqedonisë, por edhe në katundet malore të Malit të Zi apo edhe të Serbisë.

3000 eurot për ekonominë e dobët shtëpiake të një familje fshatare të veriperëndimit tonë, nuk janë pak.

Por ato nuk janë në të vërtetë as ndonjë pasuri e madhe.

Por mbi të gjitha jeta e një vajze shqiptare, perspektiva dhe e ardhmja e saj, janë shumë më të rëndësishme se ajo shumë eurosh.

Kur në ligjin tonë themelor, prostitucioni dhe trafikimi i qënieve njerëzore ndalohen me ligj dhe ndëshkohen me masa tepër të rënda, atëherë si ka mundësi që të ndodhin ditën për diell fenomene të tilla tmerrësisht të ulëta dhe të një turpi të padëgjuar?

Kur dënohet prostituta për profesionin e saj të paligjshëm dhe edhe më shumë e pëson nga ligji tutori i saj, ai që e tregton trupin e saj dhe menaxhon shitjen e e hireve të saj, atëherë përse  këta prindër e të afërm monstra, nuk gjykohen dhe të dënohen nga ligji?

Po qe se kjo lloj tregtie nuk konsiderohet si trafikim me qënie njerëzore, atëherë vetë ligji është i gabuar dhe totalisht i pavlerë!

Ashtu siç prostitutat trafikohen dhe shiten si kafshë për t’u përdorur më pas si produkte të gjalla shërbimesh seksuale, po aq edhe këto vajza shiten nga familjet e tyre si kafshë në tregun e gjësë së gjallë dhe pa vullnetin e tyre ato dorëzohen tek sllavë të panjohur që i përdorin shtazërisht dhe të cilët i trajtojnë më keq se ç’do të silleshin edhe me qentë e rrugës.

Qënia njerëzore nuk mund të tregtohet dhe shitet në asnjë mënyrë, kushtetuta jonë dhe çdo kushtetutë e botës së qytetëruar këtë gjë e thotë pa asnjë ekuivok.

Por ndërkohë ky fenomen vazhdon e pale për sa kohë do të zgjasë akoma, pa ndërhyrë askush t’a ndali.

Vajzat tona vazhdojnë të shiten paturpësisht tek ofruesi më i mirë, si të ishim në një ankand të madh dhe të shpifur nga ato që të kujtojnë ishujt e Afrikës së zezë, nga ku niseshin dikur zezakët për në Amerikë.

Kështu trajtohen edhe vajzat krenare dhe të bukura të malësive tona, mungon t’u kontrollojnë largqoftë edhe dhëmbët si kuajve dhe zezakeve dikur para se t’i çonin të punonin plantacionet e pambukut në Amerikë dhe ato të kafesë në Brazil.

Ky prostitucion familjar, kjo tregti familjare e mishit të bardhë shqiptar, ky trafikim familjar njerëzor, duhet ndalur me çdo kusht një orë e më parë.

Ndërkohë, natën e atij udhëtimi të habitshëm sa edhe tragjikomik e të dhimbshëm, rruga vazhdoi e qetë, me mendjen akoma tek ndodhitë që më kishin rënë të shihja dhe tek pamja e asaj familje të lumtur për transaksionin që sapo patën kryer dhe vajzën e tyre të dytë që deri sa zbriti ende gërthiste gëzueshëm: ”Unë sum nevesta shumë ubava” (unë jam nuse shumë e bukur)!

E gjora, s’e ka kuptuar ose s’ka ditur se drejt çfarë fati të zi po shkonte me këmbët e veta!

“Fali Zot se nuk e dinë çfarë bëjnë”- ka thënë edhe Jezu Krishti dhe unë, si i krishterë mund vetëm t’a mirëkuptoj këtë shprehje.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora