E merkure, 02.12.2020, 09:58 AM (GMT)

Reportazh

Nue Oroshi: Nëpër Trojet e Shqipërisë Etnike

E diele, 06.12.2015, 01:35 PM


Një javë nëpër Trojet e Shqipërisë Etnike

Nga Nue Oroshi

Javën në mes të 21 dhe 28 Nëntorit e kalova duke levizur,  prej një vendi në vendin tjetër nëpër Trojet e Shqipërisë Etnike. Përvec punëve të aktiviteteve të ndryshme që kishimë me Kryesinë e Shoqatës “Trojet e Arbrit”,  e kryesuar nga prof. dr. Muhamet Shatri Kryetar,  Mr.sc Nue Oroshi nënkryetar dhe mr.sc.Besim Morina Sekretar i Përgjithshëm,  ku morëm vendim që në Qershorin e vitit të ardhshëm të mbajmë Akademinë Shkencore me Titull- “ Atë Gjergj Fishta-  Ideolog,  filozof dhe atdhetar i Kombit shqiptar”,  patëm edhe shumë takime tjera.

Së bashku me gjermanin Ëolf Büholz që është drejtor i Kompanis “Buholz Kompany”,  ishim fillimisht mysafirë tek atdhetari dhe publicisti njëherit i burgosur politik Sabri Maxhuni Novosella. Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës me një bujari të mirfilltë na pret baca Sabri në Aeroport së bashku me djalin e tij  Dardanin. Posa mbërritëm në Lokalet e Banjës “Nana Naile”  biseduam gjerë e gjatë për konceptet investive që planifikojnë të bëhen në të ardhmen,  në mesë të Firmave vendore dhe atyre Gjermane. Më pas vazhdojmë Rrugën për në Brezovicë,  Prizren,   Tiranë e ndalemi në Durrës. Durrësi plotëson gjithashtu disa kritere të mira te investitorëve gjermanë në të ardhmen. Gjatë kësaj jave patëm edhe disa takime,  mjaft të rëndësishme dhe frytdhënese me zëvendës Ambasadoren Gjermane,  që njëherazi është edhe përgjegjëse për investimet Gjermane ne Kosovë. Të nesërmen vizituam shefen e GIZ,  edhe këtu mbi dy orë biseduam se si do të kemi mundësinë që në të ardhmen investitorët e mesëm Gjermanë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Së bashku me Kryetarin e Shoqatës “Trojet e Arbrit” prof.dr Muhamet Shatrin,  sekretarin e pergjithshëm te “Trojeve te Arbrit”  Mr.Sc.Besim Morinën bëmë një vizitë priftit atdhetar dr. Don Lush Gjergji. Me Don Lushin biseduam për konceptin programor të Akademisë Shkencore për Atë Gjergj Fishtën. Më pas nuk lamë pa e vizituar edhe Dukagjinin. Fillimisht bëmë një vizitë në kompleksin Gjigant te “Veraris Stone Castel”  ku me nje mikpritje të përzemërt na priti menaxheri Artur Camaj me stafin e ti. Pasi lamë kryeqytetin e vreshtarisë se Kosovës Rahovecin destinacion kishim Pejen. Edhe ne Pejë u pritem ne menyre miqësore nga Familja Kabashi dhe Bajraktari,  që kishin nje Fermë të mrekullushme, si dhe familja Dedaj. Ne Pejë takova gjithashtu mikun tim te studimeve mr.sc.Ramadan Mehmetaj. Me Danin bisedojmë u kenaqëm tu bisedu se ishim mbledh pas nje kohe shoket e studimeve. Nje ditë më pas nuk e lëm pa takuar edhe mikun tonë tjetër të Studimeve Osman Shahini. Tani Osmani ësht sekretar i pergjithshem në Ministrin e Diasporës dhe biseduam për disa cështje konkrete që kanë të bëjn me Diasporën Shqiptare në përgjithësi. Nje vizitë te shkurter e bem edhe ne Mirditen time ku me nje mikpritje Mirditore na priten intelektualet Aleksander Ndoja e Pjeter Marku. Nje sasi te librave lam edhe ne Bibloteken e Mirdites ne Rreshen,  me premtimin qe herave tjera do te sjellim edhe me teper libra. Patëm edhe disa takime tjera mjaftë të rëndesishme ku edhe miku im Gjerman u nda jashtzakonisht i kenaqur. Ketu vlen t’i falenderojmë edhe percjellesit tanë qe nuk u ndalen asnjeherë duke vozitur neper te gjitha trojet e Shqiperie Etnike:  Mhill Bezhi, Frrok Oroshi,  dhe një shofer tjetër të Banjës “Nena Naile”. Kështu java kaloji shumë shpejt. Për cdo ditë patëm dikund rreth  10 takime. Festen e 28 Nëntorit e kalova gjysmën në Kosovë e gjysmën në Gjermani. Te përcjellë nga flamujt Kombtar kthehemi serish ne Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë,  ku më pas mbërritëm ne Hamburg. Miku im Ëolf Bucholz u nda me përshtypje të mira dhe tani jemi duke përgatitur  konceptet e projekteve,  si dhe njëkohësisht ne te ardhmen do ta vizitojm Kosovën më një grup më të madhe politikanësh Gjermanë si dhe biznismenë te mesëm. Një javë në viset e Shqipëris Etnike kaloji shumë shpejt. Por nga kjo vizitë tani presimë sukseset e mëtejshme qoftë ne aspektin organizativ të Shoqatës “Trojet e Arbrit” qoftë nga projektet zhvillimore që do t’i bëjnë investitorët Gjermanë në Kosovë. Ketu deshiroj të njoftoj për një lajm mjaft interesant. Sabri Maxhuni Novosella me mjetet qe mori per 6 vjet burgje neper kazamatet serbosllave qe kishte bër me ato mjete kishte ndërtuar Bustin e Atë Gjergj Fishtës në Fishtë,  dhe u zotua që posa t’ i jepet Leja nga Ministria e Kulturës në Tiranë do ta ndërtojë edhe kompleksin Memorial Atë Gjergj Fishta,   kompleks i cili do të shendrrohet ne muze me emrin e Atë Gjergj Fishtës. Ministria e Kulturës e Shqipërisë ende është duke e vonuar dhënjen e lejës së ndërtimit. E Fishta do t’ju thoshte për këtë vones ministrave:

A dini zotni që rrini në shkamë se unë si ju shqiptar nuk jam”. E kush ishte me të vërtet Atë Gjergj Fishta kët përgjigje do ta japin rreth 30 studiues shqiptarë anë e kënd Shqipëris Etnike në sesionin e ardhshëm shkencor që do të organizojë Shoqata e Intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” me 10 Qershor 2015.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora