E enjte, 18.04.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vahit Nasufi: Manifestimi i dytë i SHH Shitova

E diele, 06.12.2015, 03:02 PM


MANIFESTIMI I DYTË I SHH SHITOVA

- Me rastin e ditës të alfabetit të gjuhës shqipe -

Ekskluzive nga Vahit Nasufi

Tashmë lirisht mund të themi se është bërë e zakonshme, që shoqatat kulturore apo humanitare kërçovare në Zvicër, për çdo vjet mbajnë manifestimet e tyre tradicionale. Në të njejtën mënyrë veproi dhe Shoqata Humanitare "SHITOVA", e cila më 22 nëntor 2015, në Ebikon afër Lucernit, mbajti manifestimin e saj të dytë me radhë. Manifestimi u mbajtë pikërisht në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u etnikua më 22 nëntor 1908 në Manastir.

Manifestimi

Shoqata Humanitare, e cila mban emrin e fshatit, edhe manifestimin e saj të dytë, e organizoi në mënyrën më të mirë të mundshme, ajo i ftoi të gjithë bashkëfshatarët e saj që jetojnë në Zvicër, vajzat e martuara jashtë fshatit, sponzorët e saj, si dhe shoqatat kërçovare që veprojnë në shtetin Helvetik. Këtij manifestimi iu bashkangjitën edhe shumë bashkëfshatarë nga shtetet fqinjë dhe nga vendlindja. Kuptohet se për të pranishmit, kishte lloj - lloj ushqimesh të nxehtë dhe lloj - lloj pijesh të ftohta. Hyrja për secilin ishte falas.

Salla ku mbahej manifestimi, u mbush plot me bashkëfshatarë dhe miq, në mesin e të cilëve shihej një kënaqësi e thellë shpirtërore, përqafime, shtërngime duarësh, çmallje etj. Moderatorë të këtij manifestimi ishin; bashkëfshatari Arlind Nasufi, dhe Martela Ujka, nga Republika e Shqipërisë, që të dy mërgimtarë në Zvicër. I pari e mori fjalën, kryetari i Shoqatës z. Gëzim Sula i cili i informoi bashkëfshatarët e vet rreth zhvillimit të Shoqatës, për të ia lënë radhën një video klipi xhiruar nga kamermani i njohur, Naser Limani, nga i njejti fshat, ku folën disa veteranë të arsimit nga fshati Shitovë për ditën e alfabetit, dhe për shkollën e parë shqipe.

Për të nderuar bashkëfshatarët e vet, në këtë manifestim, vullnetarisht nga vendlindja erdhi Mr. Remzi Mehmedi, i cili para të pranishmive lexoi një referat për ditën e shenjtë të alfabetit shqip, dhe duke lënë pas një përshtypje të thellë dhe të pa shlyeshme te bashkvendasit e tij.

Programi muzikorë

Zakonisht programet muzikore fillojnë me valle, kështu ndodhi edhe kësaj here. Pasi që këngëtarja e mirënjohur Martela Ujka, këndoi Himnin kombëtarë, grupi i valltarve nga kuadri i Shoqatës Kulturore Kërçova, luajti ca valla të bukura me motive kombëtare. Ajo që e bënte skenën edhe më të bukur, ishte veshja e tyre kombëtare, tipike kërçovare.

Edhe pse nuk është mërgimtare, por, është bërë pjesë e pa ndarë e manifestimeve të Shoqatës, interpretuesja e këngëve folklorike dhe mbretëresha e çiftelisë, Saranda Mehmedi, e cila përveç tjerash, këndoi edhe këngën e alfabetit të Manastirit, e cila krijoi emocione te spektatorët në sallë, që e përcollën me duartrokitje të zjarrta!

Duke e pasur para sysh se fshati Shitovë, qëndron gjithmonë besnik ndaj folklorit, Shoqata, ftoi edhe rapsodët e mëdhenjë nga Kamenica e Kosovës, Jeton Fetiun dhe Bekim Selimin, të cilët kënduan disa këngë të bukura folklorike.

Treva e Kërçovës, është e njohur për kultivimin dhe ruajtjen e këngëve dhe valleve vendase, të cilat vazhdimisht ua imponon brezave të ardhshëm, që të ruhet tradita kulturore kërçovare. Për këtë arsye, grupi i burrave të fshatit, luajti disa valle me motive kërçovare, të cilat zgjuan interesimin e të gjithë gjeneratave.

Jehona e asaj të diele pas dite, që të jetë sa më e hareshme dhe argëtuese, në mënyrë vullnetare erdhi solistja e madhe, e cila vjen nga kryeqendra e veriut të Shqipërisë, nga  një qytet i njohur si  djep ikulturës, shkodranja Martela Ujka, këndoi disa këngë çame, në mënyrë të jashtëzakonshme, që herë pas here, u përcollën me duartrokitje nga pjesmarrësit.

Pas shumë këngëve dhe valleve, i erdh radha humorit. Yjet e humorit, tashmë të njohur, Humoristët Kërçovarë,u prezentuan me disa pika humoristike, që për një kohë të gjatë, do të mbesin në kujtesën e publikut, nga se me të vërtetë u shprehën me fjalë interesante dhe shumë komike.

Ky manifestim, nuk do të ishte ai që ishte, po të mos ishte këngëtari kërçovarë, Artan Jusufi, i cili pas një kënge polifonike kërçovare, me zërin e tij melankolik, këndoi edhe shumë këngë të bukura popullore. Dalë nga dalë, manifestimi mori kahjen e një dasme familjare. Nga ritmet e bukura të muzikës popullore, të rinjtë dhe të rejat u ngritën në këmbë për të vallëzuar. Në një atmosferë tejet impozante, vallet silleshin rreth e rrotull sallës, paralelisht me njëra tjetrën.

Pra, nga kjo mund të shihet qartë ecuria e këtij manifestimi. Ato që patën mundësi të jenë prezent në këtë manifestim dhe nuk erdhën, pa dyshim se do të pendohen, por, që ky manifestim nuk ishte i fundit. Vitin e ardhshëm, do të kenë mundësi që të marrin pjesë në manifestimin e tretë me radhë të SHHSH, dhe me program gjithashtu  të pasur kulturo - artistik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora