E enjte, 28.03.2024, 08:40 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Atdheu kthehet në biznes!

E hene, 30.11.2015, 07:12 PM


SI NË DASËM, ATDHEU KTHEHET NË BIZNES!

Nga Afrim Caka

Mjerë ata që bëjnë vepra të tilla. Turpi do t’i mbulojë brez pas brezi!

E vërteta mbetët e vërtetë. Keni vrarë fare pa faj atdheun...

S’më besohet. Vrasësit ende ndihen të fortë. Kanë ende përkrahje, mbrojtje nga ca deputetë.

Ku ka më mirë, për këto gra që flasin nëpër dasma!

Ç’i duhen shkronjat kësaj fotografie, kur fotografia flet më shumë se të gjitha shkronjat e shkruara në këtë epitaf varri.

Fjala dhe penda vlerëson njeriun! Ku na qonë kjo marrëveshje politike...

Edhe një njëherë, duket qartas një shikim bardhezi historisë së tyre, përveç atyre figurave tashmë të njohura të kësaj politike dhe të pranuara nga e kaluara ideologjike markësiste, përndryeshe atyre u bien fytyrat dhe zbulohet lakuruqësia e kësaj ngrehine klanore!

Nuk thashë se, jamë më i dijshëm se Ju! Por, jamë më i përgjegjshëm se ju! Me përgjegjësin time, do të konkuroj edhe me Perëndinë!

A janë ndarë politikanët nga e kaluara, posaçërisht nga periudha e nënshtrimit? Fakti që vendi ynë nuk bën përpara, si dhe bën vetëm prapa, veprat e tyre ogurzeza tregojnë madje se po punohet për të ringjallur, ringritur të kaluarën e robërisë pravosllave-serbe, pse jo edhe asaj anadollake, për ta zvarritur sa më shumë fatin e shqiptarëve të Dardanisë dhe për ta mbajtur të arrestuar kujtesën tonë historike të dhimbëshme e të përgjakur. Dardania ka nevoj për një Bashkim Kombëtar. Dardania ka nevoj për një sfidë të ndarjes së përjetëshme nga e kaluara e një getoje. Është një dhembje e madhe të shohësh këta firmëtarë duke vjellur helmë mbi trojet shqiptare.

Çfarë nënshkruatë në ato letra?

Një zigzag i frikshëm e mbulon popullin. Në faktë, këta do të duhet të ishin oksigjeni për shqiptarët.

Sepse ne jemi këtu, kur s’kishte shkja e as cërnagor. Nuk kishte kufi. As fqinjësi, e as shkja të zi!

Kjo tabllo e zumtë, e cila mund të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë e më thellë se kaq. Të gjitha këto, mjerisht, ishin të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe.

Ç’fshehë, kjo ogurzezë e fole qyqesh?

Ç’fjalë ideote, mendva unë?

Mos ta harrojm të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë robërie e lufte, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie... Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë. Tani jemi qytetarë të lirë të një Kosove të lire!

Edhe gaforrja gëzon liri, por mbete gaforre.

Çdo ditë dhe çdo netë, vlerat morale e kombëtare zhbeheshin. Një dehje e ligë e njerëzve të lig po i kaplonte firmëtarët; deliri i rrënimit të kushtetutes dhe i përlyerjes me llum. Kosovë, nënë, s’më vjen keq, unë të kam shitur e tradhtuar kaq herë gjer më sot! Vetëm politikanët shqiptarë me të gjithë ligësinë e tyre u treguan të zellshëm ndaj shkjaut, malazezit e maqedonit.

Dhe litari i fajit vijonte t’i lidhte të gjithë shqiptarët... armiqtë e popullit, komplotistët e tradhtarët... Për hirë të karrigeve kanë sakrifikur edhe teritoret shqiptare. Edhe në ketë rastë kemi të bëjmë me një traditë 620 vjeçare që një pjesë e politikanëve shqiptarë dëshirojnë kolltukun se teritorin. Ka një rrugë të japin dorëheqje, këtë e bënë një politikan i dinjiteshëm. Ju kërkoj si shqiptarë që jam, si gjakovar.

Dëgjoni vullnetinë e popullit!

Po veshët e drejtësis evropiane janë të shurdhër dhe vështirë se do të dëgjojnë ndonjëherë akuzën dhe mallkimin tonë. Mallkuar qofshë mori Turqi e Evropë, që na ndave e na coptove! Mbetet përgjegjësi historike e kësaj klase politike çobanësh, e cila jo vetëm nuk pati formimin e duhur kombëtar dhe vullnetin përkatës për të penguar ngritjen e tradhtisë në Kosovë por, hera – herës, dëshmoi pafuqinë, një leshtësi tronditëse ndaj ideve për fundamentalizëm islam dhe atij sllavo-serb.

Po mirë atëherë, për çfarë jeni ju! Me këtë, a thua se nuk keni fuqi e as dije fare… ti kundërviheni shkjaut me argumente në tavolinat e Brukselit. Apo vetëm jeni për zgërdhirje dhëmbësh?

Këta mysafirët aty…, të ftuar nga Brukseli, këto kuçedra që nxorën gjuhën e kokën, të ardhur si me porosi, kush janë?

Një dreq e di! Po ju firmëtarët e turpin e dinit këtë!

Që, gënjeni popullin e parlamentin si derrat… Po kotë ju kritikoj, as ju e as ca deputet e ministra nuk jeni më ëngjëj! Por jeni analfabet e trutharë! Ca çaste e ndjeva veten krejtësisht të zbrazët. Dhe midis zbrazëtisë kapitëse, i lodhur nga të gjitha këto mbrapshti, pyeta veten:

“Mos vallë e kisha tepruar me këtë analogji shkrimi?”.

Besoj se jo!

Mos gjithë kjo ishte veçse një gjë e madhe antikombëtare, një korigjim sjelljeje ndaj armikut, gjë që e bënin shumë tradhtarë? Dhe këtij rrugëtimi, ndryshimi banal dhe antikombëtar, mendja ime e çakërdisur i kishte dhënë përmasa tragjike këtij vendimi banal…?

Këta shkojnë si në dasëm!

Na zgjoi një britmë rrëqethëse, kur ishte fare qetësi. Po kjo tavolinë pune ç’të jetë¬? Tinguj të tillë të panaturshëm për historinë tonë, pas “Paqes së Versajes”, ofshama dhe dënesa e renkime nga të vrarët shqiptar që na këputnin shpirtin, ulërimat serbe, rrahje brutale dhe sharje aq të lemerishme sikur u’a kishin zënë veshët e sytë syleshwve politikanëve shqiptar, në dasëm.

Ne, as që mund ta përfytyronim dot një tradhëti si kjo! Si të fandaksur u ulën dhe u çuan nga karriget e Brukselit. Popullit zemra u dridhej, firmëtarëve të verbëruar nga hataja edhe gjaku u ishte ngrirë në deje nga frika! Çfarë mund të bëhet? Së pari, këta nuk e kanë sensin e atdhetarizmit dhe as sens kritik gjatë bisedimeve që dinë të ndajnë shapin prej sheqerit, nuk dinë të dallojnë falsitetin e dermakacionit serb nga e veteta, virtualen nga realja, do thosha shqetësuese?

Me sa dukej, nuk kishin qenë pak ata shqiptarë që ishin mbledhur me bishtin ndër veg rrethë kësaj tavoline! O Përendi! Po si ka mundesi Hashimi e të tjerët me diploma universiteti të ndodhë ky tmerrë? Shiko foton! Ç’farë kanë përpa vetëm dy gota ujë PUSI dhe zgërdhirje dhëmbësh, snobizëm, servilizëm e përulje. Shkijet përpara kanë vetëm dosje e dosje më një ekip të përgatitur mirë e gjatë.

Shqiptarët duhen të jetë pjesë e historisë dhe sa më të forta janë lidhjet tona me historinë aq më shumë ruhet qenia e jonë kombëtare dhe e kundërta, sa më shumë që shqiptarët largohen nga historia aq më shumë tjetërsohet qenia e jonë kombëtare, shndërrohet në hije, shndërrohet në një krijesë me indentitet të humbur.

Komentet janë të shumta, herë, herë të motivuara nga emocioni negativ i një qeverie në largim që shkatonë ngjarje, herë, herë nga një dëshir e një ministri të korruptuar për të rëflektuar se pse ndodhin kaq shpesh dhe në një popullsi kaq të vogël e herë të tjera të shoqëruara nga reflektime të pa cipa shtetërore. Është lehtë të gjesh fajtorin si psh., e ka fajin “opozita e korruptuar”, e ka fajin politika e tyre. Disa ministra tjerë ia faturojnë politikës jo pse i dhimbset populli, viktimat, por sepse kanë interes politik dhe për ta shpëtuar kokën e tyre.

Zoti më ndieftë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora