E premte, 19.04.2024, 05:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: Shumë aksdente në Fier

E hene, 30.11.2015, 10:52 AM


Shumë aksdente në Fier.

Burime nga reaminacioni i spitalit Rajonal Fier bëjnë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar në Fier kanë ndodhur tre aksidente, dy prej të cilave me pasoja për jetën. Më preku historia e një familjeje e cila e gjitha duke udhëtuar pësoi aksident. Nga ky aksident vdiq djali 5 vjeç. Vajza 6 muajshe shpëtoi. Imagjinoni i ati ishte në sallën e operacionit kur i biri vdiq dhe ndoshta edhe ditët e para pas tij mund të mos ia kenë thënë duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetsore.

Dy të tjerët nuk duhet të ndodhnin. Them kështu sepse një burrë u aksidentua duke ecur në vizat e bardha në qendër të qytetit të Fierit me të birin.  Apo ai i një vajze  që sapo doli nga shkolla u përplas nga një makinë. Burri shpëtoi, por vajza e shkretë vdiq.

Në një kohë që të dhënat e INSTAT-it tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket dita – ditës 2 fëmijë vdesin. Raportit më të fundit të INSTAT  për vitin 2014, i publikuar vetëm disa ditë më parë tregon se numri i të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri rezulton 5% më i lartë se 2001, duke vazhduar prirjen e pandalshëm të plakjes së popullsisë. Një studim i “Open Data Albania”, tregon se në vitin 2011, mosha mesatare në Shqipëri rezultoi 35.3 vjeç, 9.3 vite më shumë se në vitin 1990. Duke ju referuar këtyre shifrave, deri në 2011, mund të themi pa frikë se ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare gjatë dekadës së fundit ka qenë më i larti në kontinent me përjashtim të Lituanisë. Nuk dua të fajësoj askënd por më bëri përshtypje fakti se të dy shkaktarët e aksidenteve ikën pa dhënë ndihmën e parë, qoftë as dhe një telefonatë, dhe njëri edhe pse kapet hetohet në gjendje të lirë ndërsa tjetri deri para dy ditëve ende ishte i lirë.

Qeveria Shqiptare prezantoi paketën e masave për sigurinë rrugore në shkurt të vitit të kaluar. Masat e saj fokusoheshin në dy aspekte. I pari ishte përmirësimi i infrastrukturës, kurse i dyti forcimi i zbatimit të ligjit. Paketa parashikonte edhe maksimalizim të masave penale ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit dhe dëmtuesve të rrugëve. Në paketë përfshihej fotografimi i shkeljeve në qarkullim rrugor dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me ndjekjen penale. Por edhe me këto masa mesa duket numri i aksidenteve nuk po zvogëlohet ende, pasi konkretisht në rrugët e Fierit ende mungojnë semaforët. Edhe në kryqëzimin kryesor përpara bashkisë, ku ndodhen dy apo tre të tillë, janë ende jashtë funksionit. Në këto raste kërkohet një prezencë e shtuar e policëve në rrugë e pse jo ndalimin e qarkullimit rrugor afër shkollave e kopshteve gjatë paradites. Një masë tjetër parandaluese do të ishte kthimi i rrugëve të ngushta dytësore të cilat kufizojnë këto të fundit nga dy kalimshe në një kalimshe.

Pas një aksidenti të gjithë thonë: “shyqyr që shpëtove”, apo “ ishalla mos paç tjetër gajle”. Por e mira është se ligji ka menduar dhe për një farë kompensimi i cili në këto raste mundohet të ngushëllojë sado pak vetë personin e aksidentuar dhe pse jo edhe familjarët e tij ose të saj. Për ata që nuk e dinë ka një ligj për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Në nenin 19, sanksionohet  përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e siguruar. Në nenin 17 të këtij ligji (pika 2), thuhet se  minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit, në rast vdekjeje është 2 000 000 lekë dhe për paaftësinë e përhershme 4 000 000 lekë. Ndërsa në nenin 26 jepet  kufiri i mbulimit për dëmet jopasurore, me pasoja morale dhe ekzistenciale, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1 000 000 lekë; dëmtime të tjera 500 000 lekë dhe për  dëme morale, nga paaftësia totale, e përhershme 2 000 000 lekë. Për mjetet e pasiguruara kompensimi së bashku me interesat ofrohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimit nga fondi i sigurimit.

Përgtiti: Gëzim Hoxha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora