E premte, 19.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan dhe Lajde Blakaj: Kombi mbi fenë

E diele, 29.11.2015, 02:00 PM


Kombi mbi fenë

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Edhe përkundër pushtimeve shekullore nga pushtuesit e ndryshëm,  shqiptarët e të tri besimeve fetare që jetojnë edhe sot në shtetet e tyre të cunguara nuk u asimiluan. Shpesh herë i kam bërë ketë pyetje vetes duke u munduar ta zbërthej këtë problem por pa bindje të kënaqshme dhe përgjigje të arsyeshme. Thjeshtë duke i ditur rrethanat historike, dhe atë, faktorin numerik të këtij populli të vogël është befasuese si mbijetuam ne gjerë më tani.

Shqiptarët gjatë këtyre pushtimeve shekullore ishin një nga popujt më të shtypur dhe persekutuar në këtë  pjesë të Evropës juglindore. Kjo është e faktuar historikisht. Dihen në histori, po ashtu popuj shumë të mëdhenj që u asimiluan, duke humbur me histori e kulturë, duke u fshirë nga faqja e dheut. Përkundër pushtimeve të shumta shqiptarët ngelen në këto anë edhe sot e kësaj dite si një nga racat më të vjetra dhe më të bukura evropiane. Edhe pse të pushtuar, ekonomikisht të shfrytëzuar, politikisht të shtypur pa asnjë të drejt elementare e njerëzore, numerikisht një nga popujt e vegjël të kësaj pjese, ngelem shqiptar përherë në këto treva ilirike.

Pra as shqiptarët e besimit katolik nuk u bënë latin, as shqiptarët ortodoks nuk u bënë sllav, e grek e as shqiptaret të konvertuar me dhunë në islam nuk u bënë turq e arab. Imponimi më dhunë i besimeve të ndryshme fetare të populli ynë  fare nuk e tjetërsojë  qenien e tij e as përkatësinë e tij kombëtare. Pra ndërtimi i filozofisë kombëtare për një shqiptar ishte a-ja dhe zh-ja e ekzistencës se tij pa marr parasysh tjetërsimin e tij të dhunshëm fetar, më aq mundësi të t ‘menduarit të  thjeshtë  qe kishte  për kohën dhe ndjeshmërinë e tij historike.

Dikush mund të pyes se çfarë bëri që, shqiptarët me tri besime fetare mbijetuan si popull pasi nuk kishin, një zhvillim të mirëfilltë as ekonomik e as kulturor gjatë pushtimeve të gjata shekullore!. Pra, ku e kishin këtë energji jetike të mbijetesës?!. Apriori do të thoja se shqiptarët nuk kishin nevojë të krijonin komb të rij sepse e kishin të trashëguar kombin nga etnitë e tyre stërgjyshore dhe natyrshëm e ndjenin vetën ashtu si ishin vetëm shqiptar. Krenar për veten e tyre ashtu si kishin qenë dikur, dhe si ishin tani. Kjo nuk është gjetje e re nga unë e kanë thënë edhe të tjerë para meje.

Pra kjo ishte primare, pastaj të tjerat ishin jo sekondare por terciare mund të themi.  Frazeologjitë e gjata e monotone se feja na paska ruajtur kombin mund të jenë vetëm hipoteza. Një faktor tepër i rëndësishëm do të thoja ishte edhe lidhja e tyre nëpërmes gjakut pra lidhja vëllazërore. Edhe pse me besime të ndryshme fetare kohezioni biologjik do ta mbaj kombin mbi fenë.  Thjeshtë  e thërriste gjaku vëllazëror për një mbrojtje nga armiku duke e ditur se njëherësh duke mbrojtur vëllain mbronte qenien e ti dhe natyrisht mbronin se bashku gjënë më të shtrenjtë kombin që e kishin të përbashkët.  Në të kundërt të popujve të tjerë për rreth nesh që krijuan kombet e tyre në bazë të gjetjeve të tyre qofshin ato gjeografike apo fetare, kombi unë ishte burimor, autokton që në gjenetikë të hershme parahistorike. Unë mendojë dhe i bashkohem mendimit se këtu qëndron esenca e mbijetesës sonë si komb.

Edhe një faktor tjetër mendoj unë ishte shumë i rëndësishëm.  Shqiptarët u konvertuan gjatë shekujsh në periudha të vonshme në fenë islame  edhe pse ishin periudha të gjata pushtimesh. Kuptohet, vëllai i ti i krishterë e kishte të freskët dhunën që kishte përdorur armiku ndaj ti për ta tjetërsuar. Ajo mund të ketë krijuar kundër reaksion në ndërgjegjen e tij kombëtare për vetëmbrojtje të përbashkët. Krejt e natyrshme në rrafshin biologjik, psikologjik dhe praktik. Andaj mu aty gjendet në radhë të parë rezistenca stoike e vëllait të tjetërsuar në besim kundër armikut po të njëjtës fe. Ne duhet të mburremi si komb për largpamësinë , tolerancën fetare duke marr parasysh rrethanat në çfarë kohe kemi vepruar dhe çfarë vizioni ka pasur për kombin në atë kohë. Thjeshtë në këtë pikëpamje kemi qenë shumë më të vetëdijesuar sesa kombet të tjera ngase në të kundërtën kemi mundur edhe të shuhemi si komb po të vepronim ndryshe.

Instinkti homogjen si shoqëri edhe mund të ketë ndodhur si instinkt natyror,  pra kur je i rrezikuar si individ atëherë bashkohesh në grup për t´u mbrojtur, por për rrethanat kohë ka qenë një ndjenjë tjetër mbinatyrore që ka bërë ketë popull të mbijetoj. E kjo mund të jetë dashuria për vëllezërit te një gjaku.

Çfarë roli luajti homogjeniteti biologjik kompakt i kombit tonë në mbijetesë?. Do të thoja shumë!. Do të thoja aq shumë sa qe ne ekzistojmë edhe sot si komb. Psh duke pasur ndjenjën e përkatësisë kombëtare pa marrë parasysh besimin fetar, qoftë në ruajtjen e martesave brenda përbrenda kombit duke u ikur martesave më t ‘huajt, qoftë kur bëheshin bashkë për ta luftuar një armik të përbashkët edhe pse njëri nga vëllezërit e ti i përkiste besimit të armikut. Pra këtu vjen në shprehje qenia biologjike,  gjeni i të qenit shqiptar. Kësi shembujsh kemi sa të duash në historinë  tone që nga historia jonë e hershme gjerë me tani. Pra e gjithë historia jonë është e ndërtuar mbi luftërat tona të përbashkëta kundër armiqve tonë të përbashkët. Këtu përjashtojë rastet individuale të ndonjë individi që është fare e pa vlerë për momentin.

Edhe të ne kanë ndodhur asimilime, bile të shumta ashtu si të popujt të tjerë shumë fish më të mëdhenj por jo në tërësinë kompakte shqiptare edhe pse kemi pasur tri besime fetare. Këtu edhe armiqtë tanë në kohë paqeje mundoheshin të përfitonin gjeja duke e përkrahur fenë e ndonjërit besim, përkatës që kishte shqiptari, kuptohet për interesa të veta në radhe të parë por, në kohë lufte armiku e shihte shqiptarin vetëm si shqiptar, vetëm për ta asgjësuar fare pa mëshirë. As turqit nuk i kursyen shqiptarët me besim islam e as sllavet e grekët nuk i kursyen shqiptarët e besimit të krishterë. Bile kemi rastin më të freskët masakrën e Mejes. Por, nuk duhet harruar se rreziku ishte tepër i madh i asimilimit të tërësishëm për ne duke marr parasysh popullsinë e vogël dhe përkrahjen asfare nga ndonjë shtet me influencë të madhe botërore. Gjithnjë referohem para çlirimit të hapësirave shtet-cunguara shqiptare.

Nuk dua të thellohem më shumë në historinë e vjetër por dua të jap mendim vetëm për atë periudhë nga pushtimi osman dhe tutje. Mendoj kështu, më të vetmen arsye, sepse janë jo pak zëra sot që po e vendosin fenë para kombit. A do të ishte më mirë që të gjithë shqiptarët të kishin vetëm një besim fetar? Shikuar në aspektin gjithëpërfshirës të multikulturës fetare ndoshta ka një përparësi universale që ne ti njohim më përafërt kulturat fetare të kombeve të tjera. Në të kundërt në perspektivë jo. Ndoshta do  të ishte shumë dobiprurëse në aspektin e urave lidhëse në mes kombeve etj etj. Kjo absolutisht do të funksiononte sikur globalizmi universal demokratik të ishte në atë stad të zhvillimit intelektual, pa e cenuar mendimin dhe besimin e tjetrit. Pra thjeshtë kur vetëdija e çdo individi të ishte aq e lartë, ku feja dhe besimi, të ishin individuale dhe krejt paqësore. Pra, vetëm si ushqim shpirtëror. Kjo do të ishte e mundshme kur propaganda, imponimi dominues dhe  egoja materiale të mos ekzistonte. Ku thjeshtë imponimi i fesë të mos bëhej më dhunë. Mund të numërohen më qindra e qindra faktor të tjerë që do të ndikonin në teoritë e besimit paqësor. Por ja qe jemi tani ku jemi. Dhe shqiptarët parapëlqejnë kombin para fesë mbi të gjitha, dhe kjo është fatlume.

Tani lind pyetja pse u ndamë ne në tri besime fetare? Pra, janë rrethanat historike ato që e sollën këtë popull të shumë vuajtur në këtë gjendje çfarë është sot. Janë histori të ditura, këto andaj edhe nuk dua të thellohem në to. Deshëm ne apo nuk deshëm historia dikton të veten gjersa nuk ndodhin ndryshime të mëdha historike. Faktori kohë mbi besimin e bën të veten. Ai vepron më shumë dhe më me forcë kur ti je i shtypur dhe i keqtrajtuar në breza të terë. Marr një shembull: Gustav Vasa një mbret shumë i hershem një nga të parët mbretër Suedez bëri një reformë radikale në besimin fetar të suedezët. Pasi që kishat katolike në atë kohë u pasuruan aq shumë, ai ua konfiskojë të tërë pasurinë kishtare këtyre kishave dhe shpalli dekret mbretëror që besimi katolik të relativizohej në atë protestant. Pjesa dërmuese e popullsisë suedeze në atë kohë ishte të themi pagane. Pra besonin në shumë zotë siç quhen edhe tani ditët e javës. Oden, Thore, Frej etj. Kjo pjesë e popullsisë ju bashkua dashtë e pa dashtë urdhrit të mbretit. Dhe tani çfarë kemi? Kemi një besim fetar protestant pothuajse mbi 95% të popullsisë. Ja çfarë veproj faktori njeri, faktori historik dhe faktori kohë në një shtet tashme protestant, me një demokraci shumë të zhvilluar.

Por ti kthehemi tani çështjeve tona të besimeve të ndryshme. Shtrohet pyetja: Në çfarë stadi të zhvillimit demokratik gjendemi ne. Në çfarë stadi të zhvillimit ekonomik, kulturor e social gjendemi ne. Dhe në çfarë stadi të këtyre faktorëve të gjithë se bashku gjenden shtetet rreth nesh bashkë me Azinë e vogël dhe lindjen e mesme. Pra dua të dal të ajo që thash më lart: Faktori biologjik ka ndikuar që shqiptarët të kenë këtë harmoni fetare të pa kontestueshme. Prandaj edhe nuk e kemi aq të vështirë të zgjedhim atë besim që i përshtatet dhe i konvenon  më se miri çështjes sonë kombëtare. Vetëm lypset intelekt dhe vendosmëri që të realizohet kjo.

Ne po themi që jemi evropian, dhe de fakto jemi evropian, pse atëherë të ngurojmë te besojmë në diçka çka e kemi krijuar vet dhe çka jemi më të vërtet themeluesit e kësaj kulture.  Gjithnjë duke menduar për të mirën e kombit. Atje lart ceka faktorin njeri që ndryshoj me dhunë rrjedhën historike e të menduarit dhe besimit fetar suedez. Këtu po them edhe ne patëm fatin ta kishim  një faktor të tillë njeri, Dr Ibrahim Rugovën që në një formë tjetër të menduarit filozofik dhe vepruarit bashkëkohor krijoj një vizion paqësorë të besimit individual evropian për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Thënë thjeshtë ai ishte filozof dhe vizionar i se ardhmes i një besimi të mirëfilltë fetar që lidhej ngushtë me rrënjë kombëtare përparësi për çlirimin e vendit.  Ai besonte se në një të afërme të afërt besimi i shqiptarëve do ti përshtatej më shumë kulturës se besimit evropian për të mirën e kombit. Pikërisht aty ku e kishte vendin. Vizioni i ti e theu mitin propagandues serb te krijuar me dekada se shqiptarët janë pro lindor thjeshtë fundamentalist. Është i vetmi politikan shqiptar në hapësirën mbarë shqiptare që gjeti përkrahjen e duhur në kohë të duhur falë filozofisë se ti pragmatike. Në një qasje krejt e natyrshme. Mjerisht ky njeri u shua para kohe dhe ne ngelem pa vizion të pa përfunduar duke ua hapur rrugën rrymave  të ndryshme besimesh dhunuese, primitive, arabe aziatike. Momentet historike janë tejet të rëndësishme në histori për ti shfrytëzuar. Prandaj, shqiptaret tani duhet të jenë të përgjegjshëm ti shfrytëzojnë ato që Dr Rugova i parashtroj në filozofinë e tij largpamëse. Ne, më se paku kemi nevojë për të humbur kohë për t`u vetëdijesuar. Prej të gjitha kombeve të tjera evropiane ne si komb jemi vonuar më se shumti në histori. Andaj duhet të ecim me hapa gjigant që të zëmë hapin më kohën dhe vërtet ta zëmë vendin e merituar ne mesin e kombeve të përparuara.

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 28 nëntor 2015



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora