E premte, 29.03.2024, 08:42 AM (GMT)

Mendime

Nebi Dragoti: Pushteti i katërt, qeveria, kamomili

E enjte, 26.11.2015, 07:44 PM


PUSHTETI I KATËRT, QEVERIA, KAMOMILI

NGA NEBI DRAGOTI

Pushtetit i katërt noton në ujëra tematike fiktive e sëmur nga sëmundja ngjitëse e politikës fiktive,që është në rrufë të vazhdueshme.Ja, kjo periudhë frazeollogjie e ndërtuar me dy fjali është konkluzioni llogjik i pakontestuar,sepse është verdikt i realitetit politiko-social shqiptar. Kjo sëmundje ka rrokur edhe pushtetin e katërt të hallakatur e të çoroditur,që nuk di, se çfarë shkruan, nuk di çfarë objektiviteti ka dhe çfarë mesazhesh i jep lexuesit, madje, si pushtet i katërt t’ia japë , direkt, politikës qeverisëse dhe asaj në përgjithësi. Shtypi ka gamë të ngushtë dhe është kopje reflektimi e politikës shterp. Kjo natyrë e shtypit shqiptar duhet “të kalojë në ylber” për t’u tjetërsuar. Politika ,që ndjek shtypi është kryekëput fiktive,e cila, kjo politikë , kërkon azhurnim që të ndezi zjarrin për të shtyrë përpara çdo politikë qeverisëse, që vjen në krye të vendit. Në pluralizëm kjo është ideja më e mirë, që duhet të vejë në zbatimin praktik gjithë gazetaria. Të njëjtin lajm, servirur nga politika e mbrapsht, e gjen butaforikisht në të gjitha gazetat. Kjo tregon dhe varfëri tematike rënë në rutinë, që nuk kërkon rrugë gjithëpërfshirëse të jetës pë t’I trajtuar në mënyrë problematike dhe  kujtesë.Kjo dëmton dhe nuk është mision fisnik i gjithë gazetarisë.

***

Duke vazhduar reflektimin e shkrimit: Qeveria duhet t’i bëjë mirë llogaritë, se ç’punë kryen, si e kryen këtë punë dhe , në rang ministrie cila ministri dallohet, cila është më e zonja për të dhënë ndryshimin e mundshëm dhe të shpejtë për rritjen e mirëqënies në këtë krizë. Qeveria nuk ka shtrirje për të vënë në efiçencë gjithë burimet pasurore të Atdheut. Ky shfrytëzim duhet të jetë objektivitet i saj dhe , çdo pune duhet t’i gjejë punëtorin , që e bën. Që të arrihet kjo duhen drejtues ministrie të zotë,punëtorë, të ditur dhe të gjithëanshëm për të arritur qëllimin e vetëm për të cilin prêt realizimin e dëshiruar mbarë shoqëria. Shumë punë,pa ia nisur fare shfrytëzimin, kanë mbetur të harruara siç kanë ngelur tokat djerr.

***

Kamomili,bimë mjeksore është qetësues dhe nuk është nevoja të përmenden gjithë vlerat kuruese, që ka, për klientin , që ia ka të nevojshëm përdorimin.Për zhvillimin e kësaj bime vendi ynë ka kushtet më optimale dhe këtë prodhim e merr në mënyrë natyrale, pa harxhuar. Ministria e Bujqësisë ka pirë “kamilica” eksportuar nga Serbia. Edhe për kultivimin e kësaj bime në vendin tonë, leverdia është e madhe sepse: hapen fronte pune e punësohen me dhjetra të papunë…gjer, të dali në shitje në farmaci. Si “ kamilica” ka dhjetra e dhjetra resurse vënë në gjumë nga politika…Pastaj…kemi dhe krizë punësimi. Pastaj…na largohen shqiptarë duke emigruar nëpër botë për problem jetese dhe ekonomie. Pastaj…Qeveria duhet shkundur, se e ka vënë në gjumë “kamelica”…Është fakt i thjeshtë, në dukje, por ka edhe vlera të ardhurash. (20 g.100 lekë). Këtij vendi nuk i falet të ketë krizë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora