E enjte, 18.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shaban Cakolli: Takimet e vendlindjes ''Gjyrysheci 2008''

E hene, 04.08.2008, 06:33 PM


TAKIMET E VENDLINDJES "GJYRYSHECI-2008"

NË MALËSINË E GOLLAKUT TË DARDANËS (ish-KAMENICË) TAKIMET E VENDLINDJES "GJYRISHECI – 2008"

Nga Shaban CAKOLLI

Të dielën e parë të muajit Gusht, më datën 3, në Malësinë e Gollakut të Kamenicës , u mbajt manifestimi tradicional: TAKIMET E VENDLINDJES "GJYRISHECI – 2008". Në këto "Takime...", të dytat me radhë në këtë fshat, morën pjesë një numër i madh qytetarësh:bashkëfshatarë, kurbetçi dhe të gjitha vendet urbane ku jetojnë njerëzit e migruar nga këto anë. Në mesin e tyre, kishte edhe shumë figura të shquara të jetës sonë kulturore e politike gjithandej Kosovës, e në veçanti ishte e madhërishme prezenca e shumë familjarëve të dëshmorëve të kombit nga këto anë, si dhe veteranë të dalë nga shoqatat e luftës së UÇK-së.Manifestimi tradicional Takimet e Vendlindjes "Gjyrisheci – 2008" ( i dyti me radhë) organizohet dhe mbahet në shenj përkujtimi e nderimi ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nga ky fshat, siç janë: Rafet Isufi, Agush Isufi dhe Florim Ymeri, tek vendi i quajtur:"Thera e Agushit", ku është ngritur kompleksi përkujtimor për dëshmorët e rënë, të lartpërmendur, por edhe të tjerët që kanë rënë viktima të terrorit serbë gjatë një shekulli që e lamë pas.Manifestimi i sivjetmë u hap me antonimin e Himnit të Flamurit Kombëtar. Me një fjalë rasti dhe mirëseardhje, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i K. O. të këtij manifestimi, z. Vehbi Jusufi, veteran i arsimit nga ky fshat.Pas tij, në tribunë u ngjitë për një fjalë rasti, ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, z. Ahmet Isufi – Komandant "Rexha", aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetar i AAK-së, që është i lindur në këtë fshat.Zoti Isufi, në fjalën e vet të rastit, më tepër u fokusua tek kurbetçinjtë , për të cilët tha se pa ndihmën e tyre permanente, vështirë se do të fitohej lufta jonë çlirimtare!Andaj, Isufi, u bëri thirrje të gjithë bashkëvendësve dhe bashkatdhetarëve, që të kthehen në vendlindjet e tyre, të investojnë kapitalin e tyre aty, të ndihmojnë progresin e Atdheut , me punësimin e të rinjve, t’ i japin shpirt, jetë dhe gjallëri kësaj Malësie legjendare!Theks të veçantë z. Isufi, i vuri rëndësisë së shkollimit dhe të arsimimit të fëmijëve të kurbetçinjve dhe rolit të mbrojtjes së tyre nga asimilimi i mundshëm!Kryetari i KK të Kamenicës, z. Begzad Sinani, në fjalën e vet të rastit, para të pranishmëve , u zotua se gjatë mandatit të tij, do t’ u jap prioritete ngritjes së infrastrukturës rrugore në mbarë fshatrat e Malësisë së Gollakut, në mënyrë që këtyre banorëve t’ u krijohen kushte të volitshme për jetesë, rikthim dhe riatdhesim!Po ashtu edhe Kryetari i Shoqatës "Gollaku", z. Islam Veliu, para të pranishmëve shpalosi shumë iniciativa dhe projekte të reja që ndërlidhën me zhvillimin dhe përparimin e fshatrave të Malësisë së Gollakut, ku një pjesë e këtyre projekteve janë publikuar në Revistën vjetore "GOLLAKU" Nr. 3, korrik 2008.Njëri nga ata pak banorë të rrallë, që kanë mbetur të vazhdojnë jetesën në këtë fshat dhe që në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që ta braktisë fshatin e lindjes, z. Ahmet Bislim Islufi, kishte shumë ankesa për të na rrëfyer, për kushtet shumë të rënda të jetesës në këtë fshat të largët malor. Ai, ndër të tjera, na tha se dikur në fshatin Gjyrishec jetonin gjithsejtë 115 familje, kurse sot aktualisht jetojnë vetëm 9 familje!Shkolla fillore e këtij fshati është në gjendje të mjerueshme para rrënimit të tërësishëm, nga se askush mbi te nuk u gjet që të vë dorë meremetimi. Aktualisht, në këtë shkollë i ndjekin mësimet vetëm 3 nxënës, me të cilët në kushte shumë të rënda punon mësuesi Kadrush Osmani, i cili udhëton për çdo ditë nga fshati Shahiq. Z. Ahmet B. Isufi, kishte shumë halle dhe ankesa shumë të ndjeshme dhe serioze. Ndër to, ai vazhdimisht ankohej se bujqit e këtyre anëve, janë shumë të rrezikuar nga ujqit, derrat e egër dhe grabitqarët tjerë, nga të cilët vazhdimisht po u dëmtohen bagëtitë, shpezët shtëpiake e sidomos arat e mbjella me bereqete të ndryshme, ku pas gjithë asaj pune të mundimshme fizike, bishat e egra po ua gëlltisin kafshatën e gojës!Probleme akute, për këta pak banorë , shkakton mungesa permanente e rrymës elektrike, e cila më shumë nuk është , se që është! Por edhe kur është, ajo reduktohet në shkallën 5 me 1 në favor të territ! Ai, madje parashtroi pyetjen:"Si të shkollohen këta pak vogëlush e vogëlushe, kur nuk kanë rrugë, nuk kanë shkollë , udhëtojnë larg duke u ballafaqua gati për çdo ditë gjatë rrugës me bisha të egra?!Si të jetojnë nënat dhe gratë e kësaj Malësie, kur nuk ka rrugë, nuk ka ambulancë, nuk ka mjek, infermiere dhe si të gjenden lehonat gjatë 6 muajve të dimrit, kur nga këtu shkëputen të gjitha lidhjet me botën?!Njëri nga kurbetçinjtë e dergjur që moti nëpër vend punishtet e Evropës, z. Veli Isufi, theksoi ndër të tjera :"Ne që digjemi me mall të vendlindje kudo nëpër botë, nuk na dhembet as edhe kafshorja e fundit e gojës, për ta ndarë për të mirat e vendlindjes dhe atdheut tonë! Vetëm për ngritjen e Kompleksit të lapidarëve të dëshmorëve të kombit nga ky fshat, diaspora ka mbledhur 26.000 Euro, e po qe nevoja, ne sërish do të jemi ata që ishim më parë! Vetëm le të shihet diçka e mirë dhe e mbarë në këtë fshat dhe ne nuk do ta kursejmë as frymën e fundit për te!Fundin e këtyre "Takimeve" e shënoi një program modest kulturor i përgatitur nga të rinjtë shkollarë të këtij fshati, rapsodët dhe recituesit e mirënjohur.Pa dyshim, se emocionet e të pranishmëve u ngritën me rastin e interpretimit për herë të parë në këtë Manifestim, të këngës kushtuar dëshmorit të këtij fshati: "RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT",thurur, kompozuar dhe kënduar nga doajeni i këngës nga kjo Malësi, z. Demir Krasniqi. Kjo këngë u mirëprit me ovacione nga të gjithë të pranishmit, por shumë më të prekshme ishin rrëqethjet e fëmijëve dhe të familjes së vet dëshmorit, të cilët mundoheshin t’ i përballojnë krenarë emocioneve të tyre ndaj babait, prindërit, vëllait dhe bashkëshortit të tyre!Në fund të manifestimit, u bë e ditur se këto "Takime" gjatë viteve të ardhshme do të mbahen të dielën e tretë të muajit korrik!Pas programit zyrtar, ishte shumë emocionuese, momenti kur të gjithë mysafirët u shpërndanë të qetë në grupe të ndryshme, ku u drejtuan për t’ iu bërë homazhe varrezave të familjeve të tyre dhe vizita atyre familjeve të cilat kishin mbetur ende për të jetuar atje!Shumica prej tyre, shiheshin nga larg duke i freskuar faqet nga vapa me ujin e krojeve të baballarëve dhe stërgjyshërve të tyre, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë freskonin gojët dhe buzët e njoma me pemët e mbjella dhe të shartuara nga paraardhësit e tyre në trojet stërgjyshore!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Engjëll Koliqi: Në të shkëlqyeshmen vjeshtë braziliane Alma Papamihali: Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari Rrugët e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Çezarit Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora