E premte, 03.04.2020, 08:53 PM (GMT+1)

Editorial

Amir Imeri: Nënë Tereza, nëna jonë

E hene, 04.08.2008, 08:00 PM


Amir Imeri
Nënë Tereza, nëna jonë

Nga Amir Imeri

Të shkruash apo të mos shkruash, ishte dilema e parë që më valëvitej në kokë. Dikur po mendoja se të heshtësh para një fakti mashtrues, e ke mashtruar veten, por edhe të tjerët. Iniciativa për ngritjen e shtëpisë së Nënë Terezës nga Maqedonia, konkretisht nga maqedonasit, jo që është paradoksale, por që njëherit është dhe kontradiktore.. Si mos të jetë kontradiktore, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nënë shqiptare. Nënë e cila, ndoshta sikur të kishte jetuar në Shkup, sigurisht që do t’i kishte përjetuar vuajtjet që i përjetoi populli i vet, duke u nisur që nga dëbimi i shqiptarëve për në Turqi, mbyllja e shkollave shqipe, tortura, vrasje, burgosje, deri në luftën e vitit 2001.
Duke e njohur mirë mentalitetin maqedonas, jemi të vetëdijshëm që më shumë janë të prirur për të përvetësuar, se sa për ta nderuar apo respektuar Nënë Terezën..
Nëse i takon ndonjë shteti apo kombi t’a nderoj dhe respektoj figuren boterore, bijen shqiptare që mbjelli paqe në çdo cep të botës, ku dhe i kishte mundësitë, më së paku i takon shtetit Maqedonas.
Nga një herë mendoja se kjo inciativë aludon në atë që, maqedonasit dëshirojnë t’i respektojnë shqiptarët me ngritjen e shpejtë të kësaj shtepie, e që nuk e besoj kurrë në një gjë të tillë. Nuk e besoj sepse, përceptimi i popullit shqiptar, nga pala maqedonase, ende është armiqësor.
Në anën tjetër, ajo shumë mirë ishte e informuar për gjendjen e popullit të vet, për vuajtjet, torturat, burgosjet, etj, dhe për atë, ajo asnjëherë nuk ndërtoi raporte me vendlindjen e saj. Popull, nuk është popull ai i cili e ka harruar historinë e vet...
Në mungesë të identitetit, të mundohesh të ngritesh dhe të krijosh identitet të rrejshëm përmes një nëne shqiptare, aq më tepër kur po të njëjtit popull të asaj nëne të madhe, i ka shpallur luftë për të drejta elementare! Kjo nuk kapërdihet.
Shqiptarët  historikisht i kanë dhuruar botës figura dhe përsonalitete botërore, dhe në anën tjeter krenohemi se të tjerët mburren me figurat shqiptare. Jemi të vetëdijshëm se Nënë Tereza ishte nënë e globit, por mbi gjitha ajo ishte një nënë shqiptare.
Por ajo, duke qenë e njohur me mendësinë e spekulimeve maqedonase, prej vitesh  kishte marrë masa dhe e kishte bërë të qartë këtë me deklaratën e famshme që niset me fjalët: “Nga gjaku jam shqiptare”. Ajo ishte nënë e cila nuk e harroi asnjëherë gjakun e pastër të saj, as atëherë kur ajo arriti piedestalin më të lartë të një humanisteje botërore.  Kontributi më i madh i Nënë Terezës ishte atëherë kur në një prej momenteve më të vlerësuara të veprimtarisë së saj, në ceremoninë e dhënies së Cmimit Nobel per paqë, në vitin 1979 tha: “By blood, I am Albanian. By Citizenship, an Indian. By Faith,I am a Catholic nun. (Mather Teresa, Excerpt from the nobel Peace Prize acceptance seech,Sëeeden,1997).
Ajo nuk e la vetëm me kaq. Gjatë vitit 1998 kur po zhvilloheshin luftimet në Kosovë, shkoi në Vatikan dhe kërkoi nga Papa Gjon Pali II që të lutet për popullin e saj shqiptar. Ajo ia përkujtoi edhe Bill Klintonit po të njëjtën fjalë; “Mos ma harroni popullin tim shqiptar”.
 Nënë Tereza ishte e pa lodhshme në veprimtarinë e saj dhe sakrificen për popullin shqiptarë.
Me të drejtë thuhet se ishte e vogël nga trupi, por e madhe nga shpirti. Nënë Tereza jo vetëm që përkujtoi popullin shqiptar në momentet më kyqe, por dhe paralelisht lobonte për popullin shqiptar!...
Andaj, duke e pasur parasysh mendësinë e përçartë të maqedonasve, ju kisha këshilluar për më shumë kujdes shqiptarë, e veçanërisht ju politikanë. Të përmirsohet imazhi i të tjerëve mbi supet e popullit shqiptar, nuk është në rregull dhe nuk duhet toleruar. Të jemi më vigjilentë, se, nese përgjegjësia e një mjeku është përgjegjësi para një personi, përgjegjësia e një politikani, është përgjegjësi para gjithë popullit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT