E shtune, 20.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Verim vjeshtor

E merkure, 25.11.2015, 08:55 PM


VERIM VJESHTORË

Nga Tahir Bezhani

Bjeshkët  janë të bukura në katër stinët e vitit. Secila stinë ka karakteristikat e veta joshëse. Pranëvera e vera janë stinët më të preferuara për bukuritë magjepëse që ofrojnë lartësitë e Alpeve gjelbëroshe. Ka gjallëri jete në këto stinë….. Në secilën stinë kam shijuar bukuritë e vendit tim,në Shqipëri e Kosovë. Valbona është nga vendet më atraktive që ka parë syri ,që ka shijuar shpiti im. Ndoshta dikush do fliste për Thethin,për

Bogën e Rugovës,për bjeshkët  Sulbicë e Dobërdol,për bjshkën e Junikut,Erenikun,të cilës i rrinë mbi kokë  si mburojë, dy maja të larta e pitoreske,Gjeravica e Rrasa e Zogut,të njohura  edhe nderkomtarisht,si Alpe shqiptare me bukuri të rralla.Këto bukuri,sikur se flijnë mbi njera tjetrën dhe të gjitha së bashku,përbëjnë atë mozaikun universal të bukurisë shqiptare…

Dielli I mëngjesit sapo kishte puthur majat e larta,vraponte ne perqafimin e gjithë siperfaqes .

-në Valbonë pushon shpirti im….

Nuk di të spjegoj se pse Valbona është vendi më i bukur, ku gjenë qetsinë e përhershme qenja ime,shpirti im. Është vendi me bukuri  frymëzuese të rralla. Maja e hekurave ruan krenarine,pastertine tonë kombëtare,është burimi I pashtershëm,ndërsa Valbona, ruan këngët e përmallëshme të historisë sonë,të legjendave tona nëpër shekuj. Ajo gërgëlatë ninullat e bukurisë në djepin e rritjës  ku përkundet krenaria jonë kombëtare. Ajo të nxjerr lotin, ofshamën, këngën, dënesjen, dhimbjen, përmallimin; ajo nxjerr në betejë Mujën e Halilin.

Mbrëmja në Bogë,ndriqimi i hënës si një fener në rrugëtim. Dukej bukur atë mbrëmje….

-verim vjeshtorë në Bogë të Rugovës.

Ditët e Nëntorit  qenë ditë të bukura . Një vjeshtë për mbamendje. Befas më lindi ideja që këto ditë me diell,t’i kaloj më bukuri bjeshke, për një verim vjeshtorë në Bogë të Rugovës,bashk me bashkëshorten time,në vilën e bukur të sapondetuar të dr.Rexhep Golës,dhëndër i imi. Ditët nga e marta deri të premtën pas dite,ikën shumë shpejtë. Në mot të ngrtohtë e me diell kaluam bukur në ajrin  e freskët te pishave të gjata.

Një pamje mëngjesore në Bogë të Rugovës me 17.nentor,2015

Ajo që të tregonte me ngulëm ditët e nëntorit,ishte pamja e zhveshur e natyrës,dukej e prozhmuar nga vesa,shpatijet e vetmuara nga blegërima e qingjave,pamje pa tufa delesh në kullosa të gjelbruara,jehona e fyellit dhe kënga e barinjëve të hareshëm,ishte mëshefur luginave për stinën tjetër.

Kaltërsisë qiellore herë pas here vërehej ndonjë vijë tymi e aeroplanëve rrugëve të botës pa fund….

Mbremjet dhe nata,flinin nën qetësine apsolute,asnjë lehje qeni nuk dëgjohej,dukeshin larg dritat ,si xixa të llampave me

Vajguri dikur, të lëna ndezur nga rugovasit e ikur në vërri,ku kanë shtëpitë e tyre e fëmijët nëpër shkolla. Hëna të magjepste me dritën verdhake,si formë drapëri,e cila ndriqonte me hile kodra e maje,harronte luginat e thella,ose truponte me shpejtësi trupit të tyer shpatuk,thue se frigohej nga zanat e malit…

Bukuri e rralle: rrezet e diellit vjeshtak,dëpërtojnë përmes pishnajës,në thellësi shpirti…

-mbresat e  përspektivës së ardhshëme.

Ndërtimet vazhdone edhe ne kete kohe:hotele,vila e shume te mira tjera…

Boga e Rugovës,sikur edhe Valbona e Tropojës,të gëzojnë me rrtjen e saj infrastrukturore,ku vërehen duke u ndërtuar shtëpi,vila,hotele,rrugë të asfaltuara,qe flasin për një përkujdesje të veqant nga sektori privat dhe ai shoqërorë. Pra,shpresohet në një të afërm se turizmi malorë do jetë në qendër të vëmendjës së dy shteteve shqiptare për zhvillimin  e kësaj dege dobiprurëse për zhvillim të përgjithshëm dhe punësim të kapacitetit njerzorë në këto anë të lëna pas dore deri me tani. Për një arritje të tillë,çfare e dëshirojmë, nevoitën,jo vetëm infrastrukturë ndërtimore,por edhe kualifikime të profileve shërbyese hoteliere në zonat e tilla turistike.ku bukuritë e vendit tone i lakmojnë edhe qytetarë të Europës së zhvilluar sot. Këtë dëshirë,apo nevojë kohe,duhet arsyetuar me gjendjen e sotme të mjeruar në shërbesat e këtyre zonave,ku shërbyesit hotelier(si ne Valbonë,ashtu edhe në Rugovë(Bogë e Leqinak) shpesh iu ofrohen njerëzve ,akoma pa u ulur mire,me pytjet: “ça do”ose me  shprehjet”hë,ça kërkon”,të vërejtur,të mërrolur fytyrës,thuaja se janë të burgosur në ato zona,në vend të buzëqeshjës me fjalët më të ngrohta të traditës”mirë se erdhët,”si   kaluat rrugës”,”kalofshi bukur ke  na”, e tjera fjalë mirësie e profesionale,me të cilat do kishin lënë mbresa dhe kulturë me traditë vendi.

Ujvara e njohur e Grykes se Rugoves,ende e shtjerrur nga thatësia.

Mbi të gjitha,më lumturohet zemra për bukuritë që ka vendi im dhe knaqësitë që ofron njerëzimit,poetëve u falë frymëzime krijuese,bukuri këto,si pjesë e pandarë e shpirtit . Pakkush shijon bukuritë e natyrës sikur poeti,piktori,ku penda e brusha e tyre ripërsëritë bukurinë në vazhdim….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora