E hene, 19.04.2021, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Një shkrim i dëshpëruar…

E hene, 23.11.2015, 09:11 PM


Një shkrim i dëshpëruar…

Nga Timo Mërkuri

Artikulli “Respektojmë krijimtarinë popullore dhe jo “Iso-polifoninë” me autor Fitim Çaushin, botuar te  Gazeta Telegraf e datës  21 Nëntor 2015, , ngjason më shumë me një klithmë dëshpërimi se sa me një analizë kritike vizionare. Ky shkrim , po  ta shohësh hollësisht është thjeshtë ripërsëritje e tezave të hedhura në  shumë shkrime të tjera të këtij autori si dhe të  trajtuara gjërësisht në librin  e tij “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare”, ku  në çdo rast ka marë dhe përgjigjen e duhur.

Por ajo që është e re në këtë shkrim, është doza e madhe e dëshpërimit me të cilën është shkruar, dëshpërim që e ka çuar autorin në ripërsëritje akuzash, ngatërim tezash si dhe epitete jashtë çdo etike qytetare.

Ky dëshpërim e ka burimin  te  afrimi dhe organizimi festiv i 10 vjetorit të njohjes nga UNESCO të Iso-polifonisë, si kryevepër e njerëzimit dhe çertifikimin të  Akademikut Vaso Tole si “Qytetar Nderi” i qytetit të Gjirokastrës në datën 25 Nëntor 2015.

Të dya këto evendimente janë   burim frymëzimi dhe angazhimi për njerëzit e fushës së artit popullor dhe miq të Vaso Toles dhe si  të tilla priten me gëzim.

Artikullshkruesi, dukë mos qënë dakort me asnjë nga këto evente, dhe duke parë  te këto festime për 10 vjetorin e  njohjes nga UNESCO të Iso-polifonisë si Kryevepër e njerëzimit dhe te vlerësimi i   Vaso Toles me titull qytetar, pikërisht nga një qytet elitar në sferën intelektuale, në përgjithësi dhe të artit popullor, në  veçanti, pra duke parë te këto dy evente një përgjigje për sulmet e vazhdueshme të tij ndaj Iso_polifonisë dhe Akademikut Vaso Tole, në vënd që të respektojë, duke heshtur, gëzimin kombëtar për 10 vjetorin e Iso-polifonisë dhe gëzimin e një pjese të madhe artdashësish e lëvruesisht të folkartit popullor shqiptar, i dëshpëruar kalon në  deklarime jo etike, kur shkruan….Futja në UNESCO e këtij tjetërsimi (Iso-polifoni në vënd të polifoni) fetishizohet nga disa …laro të Toles .

E pyesim artikullshkruesin  se kush është…laro…?

a-UNESCO…., që e shpalli Iso-Polifoninsë si Kryevepër të njerëzimit, duke fetishizuar (në fakt vlerësuar) krijimtarinë popullore shqiptare

b-Këshilli Bashkiak i Qytetit të Gjirokastrës…., që i akordon Akademikut titullin e lartë “Qytetar Nderi”, duke fetishizuar (në fakt vlerësuar objektivisht) kontributin e tij.

c-Populli shqiptar…., që me të drejtë krenohet se ka  katër kryevepra të njerëzimit, një nga të cilat është Iso-polifonia dhe me birin e tij Vaso Tolen.

ç-Ata dhjetra mijra  artdashës e artlëvrues…., që u gëzohen të dy këtyre eventeve dhe e festojnë  25 Nëntorin si datë të shënjtë.

Mjafton ta shikojë në këtë këndvështrim problemin artikullshkruesi dhe ja jep vetë vetes  përgjigjen, duke u kërkuar edhe një ndjesë publike lexuesve.

Ndërsa unë do ta ftoja të bëhej pjesë e këtij gëzimi mbarëpopullor, në jubileun e Iso-polifonisë, dhe qytetarisht të uronte Akademikun e nderuar për titullin e lartë të akorduar nga  qyteti i Gjirokastrës.

Dhe unë e siguroj, se qyteti i Gjirokastrës, të peshon e të mat mirë para se të të japë edhe një…fjalë lavdërimi, e jo më një titull Qytetar Nderi.

Këtë titull Vaso Tole e ka merituar.

Duke e marë nga qyteti i Gjirokastrës ai është i nderuar dhe vlerësuar dhe bashkë me të, ndjehen të vlerësuar e të nderuar edhe ata dhjetra mijra artdashës e artlëvrues të artit gojor  popullor.

Qyteti i Gjirokastrës  tregoi  edhe njëherë  se është vërtet Kryeqyteti (i pashpallur) i kulturës, dijes dhe qytetarisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora