Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Forca e Diasporës për Atdheun- FDA

| E hene, 23.11.2015, 07:13 PM |


Dje me datë 22.11.2015, në Hotelin Grand në Prishtinë,  në praninë e qindra qytetarëve dhe medieve të shumta, Organizata Forca e Diasporës për Atdheun-FDA, shpalosi platformën e saj programore, para opinionit publik.

Edhe përkundër faktit se ishte një ditë pushimi, ditë e diele dhe, njëkohësisht ishte edhe ditë me shi. Prania e madhe e qytetarëve në këtë tubim, ishte një provë për mbështetjen e madhe që kjo organizatë pritet ta ketë nga qytetarët.

Qytetarët, shohin diasporën si shpresën e vetme për ndryshime pozitive, duke besuar fort se fuqia dhe potenciali ekonomik e intelektual që ka diaspora, do të jetë vendimtare për sendërtimin e një të ardhme të mirë, për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në hapësirën shqiptare.

Forca e Diasporës për  Atdheun-FDA, më këtë rast, falënderon gjithë qytetarët dhe mediat për mbështetjen e madhe, duke premtuar se, do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët shqiptar, por edhe të tjerët që jetojnë në hapësirën shqiptare, duke promovuar paqen, harmoninë dhe mirëqenien për të gjithë.