E enjte, 28.03.2024, 06:33 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka?: Pse shqiptarët e Kosovës të fyer

E merkure, 25.11.2015, 07:59 PM



PSE, SHQIPTARËT E KOSOVËS TË POSHTËRUAR E TË FYER

Nga Afrim Caka?

O Perëndi!

Nga Kush…?

Çfarë janë këta njerëz?

Këta janë një enigmë në vehte! E kemi thënë disa herë. Kjo gjë ka një çmim, sepse tradhtia është një zgjedhje. Ky çmimi është shumë i shtrenjtë dhe i gabuar, s’mund ta paguaj populli!

Pas gjithë atyre shpifjeve denigruese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “kryeministër” zuzar pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Në librin e historisë kombëtare shkruan se shqiptarët bënë shumë flijime dhe derdhen shumë gjak. Megjithatë ato flijime nuk mjaftuan për ne shqiptarët. Nuk mjaftoj as gjithë gjaku derdhur. Atëherë, ç’duhet bërë? Ka dy rrugë miqë? Njëra është e nënshtrimit, e dyta qyqarllëkut dhe e turpit. Ndërsa tjetra është ajo e kundërvënies, ajo e qëndresës dhe heroizmit, ajo që ndoqën shumë heronj si Pirrua, Skënderbeu, Sylejmani, Zeka, Mic Sokoli...

Në historitë tona të sëmundjes shpesh përshkruhen individë, të cilët nuk e kuptojnë lëvizjet e gjakut të tyre që është bërë ujë. Prandaj tradhtia nuk është gjë tjetër, por mungesa e pazhvilluar e ndjenjës kombëtare. Ky është thelbi i këtij denigrimi të ri, me sa dukej pështërimi i vjetër, nuk i afrohej dot asnjë prej fyerjeve të reja prej ministrave dhe kryezotëve të Kosovës, ende në këmbë.

Në këto raste ne kemi dyshime. Është dilema e zhytjes në llymin e korrupsionit, marrja me dhune e pushtetit etj… Përulja është një gjestë i ndyrë, antikombëtar, është një servilizëm i keq, mos e përdorni kurrë, mos e poshtëroni dhe mos e fyeni kurrë shtetin, kombin dhe flamurin. Kur këta i shërbejnë armikut, kryezotët ndihen mirë, e kanë shndërruar kombin në një krimb, në një shprehje gjeografike.

Është e njohur mirë historia e tyre.

Po filloi të bindem se lakmia, poshtërimi dhe fyerja që i shoqëron, ka një rol të randësishem në jetën e tyre. Ju lutem, a mund të më shpjegoni se çfarë njerëz janë dhe nga vijnë kjo që ne i quajmë etje për poshtërim e fyerje.

Unë mendoj se është një dukuri rallë dhe ndoshta e papërseritshme në historinë e botës, një shtet i vogël, i coptuar të ketë qenë njëkohësisht edhe Shqipëria nënë të mos e ngrehë zërin e arsyes…! Sa çudi!

Fundja kjo është diçka e njohur, edhe falë amullisë, e pabesueshme të cilët i ka ngritur figuratë më të “ndritura të kombit” Hashimin, Isën, Xhavitin, Veselin, Hotin etj., në rrethana të ndryshme e të errëta të politikës klanore, përtej popullit të thjeshtë, të rrëzimit teorive se ky milet është i përgjumur si gjithnjë, sikur ka ikur nga morgu! Duke thënë kryezotët se ne kemi aftësi prej vizinarësh? E fshehta nuk vononte. Apo ndoshta dukej kështu, ngaqë, so di e fshehtë e madhe apo e vogël ishte e pavërejtshme për syrin tonë?! Në këtë fundajë s’kishte sit ë mos zgjonte një habi të madhe që, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve si kryezot të kësaj politike dhe këtij skandali në dasmën e njërës prej demarkacioneve.

Kjo e shpjegonte të pashpjegushmen e turpit e të poshtërimit. Duke mos i përmbushur idealet kombëtare!

Kryezotët e kishin humbur qartësinë e tyre të shpjegimit, pikrisht në kohën kur i ishte dashur më së shumti këta shkretanë të qartësoheshin para popullit. Mallkimet që lidheshin me mashtrimin, firmosja e dy çmitizuesëve, përbërësit e kombit, të “baltës, gjakut e truallit” ishte trualli ai që ishte gjendur në luftë, me katër ushtri turke, greke, serbe e malazeze, kurse shqiptarët përreth saj ndiqnin me ankth “përleshjen” me Ivica Daçiçin e Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën me Vuçiçin. Ashtu siç ishte ai modeli i vjetër i pa rrokshëm për ne: Konferenca e ambasadoreve në Londër dhe si Paqja e Vërsajes në Francë

Unë pyes si gjakovar dhe mëkatar, deri kur kështu, si: përseri në mjegullën 1912 – 1916 apo Esat pash Toptanët, s’kanë fund…!!!

Por unë mendoj se ne nuk duhet të ndjekim shembullin që bëjnë Broja në lidhje me Prapashticën për realizimin e këtij plani ogurzi për shkatrrimin e kësaj krijese të re: “revulucioni i dy firmëtarëve zagarë!”.

Historia pra, do t’ju vie pas, gjashtëmbëdhjetë vite pas, ende sot, në kohën që po shkruaj këto radhë, kur edhe sot nuk shpërdahej dot mjegulla që vinte nga tavolinat e kësaj qeverie me një ndërgjegje tragjike.

Duhet të jenë vërtet eruditë të verbuar nga tradhëtia e tepruar, duhet marrë seriozisht gjithë delegacionin shqiptarë që mori pjesë në propozime të tilla! Por ne, këtu duhet parë se bëhet fjalë për një shqyrtim kritik, që ka të bëjë me rrezikimin dhe ekzistencën e Kosovës, grackat e nepotizimit dhe të mbrojtjes që rrjedh nga anëtarësia në disa grupe analfabetësh, injoranca dhe përulja e cila rrjedh nga grupimet pjestarë klanesh politike.

Të gjitha këto përbëjnë një këcnim serioz për jetën e shqiptarëve dhe për ndjenjën e shëndoshë të shtetit. Prandaj në fakt Republika e Kosovës mund të lexohet më shumë se një qenie e gjallë dhe si një gjest kritik, të cilët nuk e patën ndjeshmërin më të vogël për këtë krijes të re si një dhuratë të Zotit, dhe deshiroj të tregoj sesa e pakuptim është, në fund të fundit, ato “sjellje politike e publike” pre e së cilës u bë Dardania e lashtë, veç të tjerëve, edhe këta “dy mësuesit e nderuar” të shtetit me diploma! Njëri me “diplom komiteti” e tjetri me “diplom pas lufte!?”.

Pra, nuk ka asgjë për t’u habitur që kjo gjë ndodh edhe nëpër dialogje më armiqtë e përbetuar. Në radhë të parë edhe kundër vetës së tyre! Këta dy janë superior pasi kanë sakrifikuar interesatë e kombit, para së gjithash përmes servilizmit këta thjesht e kanë poshtëruar kombin.

Unë besoj se shikuesit e Kosovës e gjykojnë atë e shohin me syte e tyre përditë. Kosova është vogël. Kosova duhet të largohet, nga ata që e mbajnë peng këtë vend pasi të janë gjithë të zhytur në llymin e korrupsionit. Kosovën e shndërruan në kufomë. Kosova vlerësohet me komente me të larta përsa i takon korrupsionit, haraqit, nepotizmit dhe degradimit të shtetit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora