E enjte, 25.04.2024, 07:15 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Bashkëbisedimet me veteranët

E diele, 22.11.2015, 09:49 PM


BASHKËBISEDIME ME VETERANËT.

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Të shkruash historinë e luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, është impenjim i vështirë, por aktualisht është dhe një ndërmarrje relativisht e lehtë, pasi në ditët e sotme, arkivat kanë nxjerrë shumë dokumenta, që kanë ndikuar të rivlerësohen disa situata të veçanta dhe të njihemi me historinë reale të luftës.

Sot mund ta vështrojmë Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare jo si dikur nën presionin e saj dhe as n?n imponimin e politik?s, por si nje kompleks ngjarjesh, si luftë patriotike çlirimtare, që ka hyrë në histori. Ky qëndrim diktohet nga fakti, se pas 70 vjetësh, kanë ndryshuar rrënjësisht faktorët historikë dhe politik?, që vepronin në kohën e saj dhe që ndikun në 40 vitet pas çlirimit të vendit.

N? dit?t e sotme, kan? mbetur shum? pak nga partizanët, protagonistët e luft?s s? lavdishme për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashista dhe bashkëpuntorët e tyre.

Shumë ishpartizanë sot na mungojn?, por kan? l?n? nj? trashëgi-mi t? pasur historie, kan? l?n? kujtimet me mesazhe t? fuqishme, që meritojnë të tregohen me vërtetësinë dhe thjeshtësinë, ashtu si na i rrëfyen ata vetë.

Nd?r ata q? luftuan me guxim e me vetmohim kund?r pushtuesve italianë dhe gjermanë dhe bashk?puntorëve të tyre, ishte dhe im at?, Qazim Alia, partizan i or?ve t? para, pjesmarr?s aktiv në ngjarje, në aksione, në luftime dhe n? beteja të shumta.

Në shtëpinë tonë vinin shpesh miq, shok? e bashkluft?tar? dhe së bashku bisedonin e rrëfenin historit? e luft?s. Bisedat me këta veteranë ishin interesante. Ata tregonin thjeshtë, me sinqeritet të admirueshem, pa mburrje dhe pa sllogane politike, përshkruanin vitet e luftës, tregonin ngjarjet, aksionet, betejat, ku kishin qenë pjemarrës dhe protagonista.

Kam pasur fatin të jem i pranishëm në shumë nga këto takime dhe kam ndjekur bisedat me Nasebi Rama, Qazim Peshku, Kamber Haslika, Sali Feza, Avram Koja, Fahrie Xhani, Zenepe Koxherri, Beshir Bala, Hasan G?rrica, Kadri Hoxha, Sali Saliu, Fatime Ndreu, Muharrem Kenga, Vehbi Gjyla etj.

I dëgjoja me kureshtje tregimet e tyre, që pothuajse gjithmonë fillonin me shprehjen: “A të kujtohet aksioni ...” dhe vazhdonin të rindërtonin ngjarjet, duke plotësuar njeri tjetrin, deri në hollësi; tregonin për ato ngjarje, që nuk ishin shkruar në librat e historisë të luftës. Ndodhte shpesh, të befasohesha nga diferencat e dukëshme, q? ekzistonin ndërmjet tregimeve të veteraneve të luftës dhe librave të historisë, që në ato vite ishin shkruar për luftën.

Librat e historisë tregojn? pjes?t monumentale të luftës, rolin udhëheqës të Partisë Komuniste, vlerat heroike të triumfuesëve, lavdinë e komandantëve, që drejtuan luft?n dhe m? pas thërrisnin “Vae victis” (mjer? t? mundurit), por nuk tregonin në veçanti për partizanët si aktorë te luftës, andaj mbetën gjithmon? anonima dhe nën hijen e “udhëheqësave”.

Në librat e historis?, populli prezantohet n? përgjithësi, i njësuar si masa popullore, si masa e fshatarëve dhe e qytetarëve, por nuk tregohet si vepronin kundër pushtuesve, çfarë mendonin dhe si e kundërshtonin luft?n.

N? libra shkruhet p?r partizan?t, q? luftuan kundër pushtuesve, për ata që ran? d?shmor?, p?r vrasjen e njer?zve t? pafajsh?m, t? cil?t p?rmblidhen me nj? fjal? t? vetme, viktima t? luftës, por kur d?gjoja rrëfimet e veteran?ve, njihesha me trim?ri dhe akte heroike emocionuese, që kishin kryer ata njerëz të thjeshtë, të cilët dhe pse nuk ishin inkuadruar në rradhët e formacioneve partizane dhe ata e mbështeten luftën dhe luftuan kundër pushtuesve.

Thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët, por arkivat ruajnë dhe sekrete, që nuk shkruhen nga kalemxhinjtë e fitimtarëve. Në arkiva ruhen dokumenta dhe fakte, që tregojnë çfarë ndodhi me shtetet, me qeveritë, me mbretëritë, me ushtritë, me partizanët, me ballistët dhe legalistët, çfarë u ka ndodhur individëve dhe komuniteteve, por disa nga këto dokumenta kanë mbetur “sekrete”, nuk njihen nga opinioni, sidomos kur bien në kundershtim me ato, që p?rcaktoi “fati i epokës” dhe si i tregonte Partia në pushtet, sepse disa nga këto dokumenta janë ndryshe nga ato, që tregojnë librat e historisë.

Kur gazetarët dhe historianët takohen dhe bisedojnë me vetera-nët e luftës Antifashiste Nacional – çlirimtare, e kuptojnë se disa pjesë të historisë së shkruar, nuk mjaftojnë për të dhënë imazhin e plotë të luftës, pasi janë skematike, t? mbyllura në p?rshkrime të përgjithëshme, me fraza stereotipe, që përshkruajnë kronologjinë e ngjarjeve kryesore të luftës, q? “çuditërisht” rrjedhin pa personazhe, mungojnë partizan?t, nuk shihen aktor?t e luft?s, t? cil?t mbeten perher? anonima.

Për fat të keq, historia zyrtare shkruhet në korniza politike, pra nuk rrëfehet si rrjedh ngjarjesh historike, me pjesmarrjen e masës popullore e ndarë ne dy forca të kundërta shoqërore dhe ushtarake.

Kur lexojmë librat e Moravia, Remarque, Shollohov, Antoine de Saint-Exupéri, Ismail Kadare, Kin Dushi, Dritero Agolli, Dhimiter Shuteriqi, Dhora Leka, Ali Abdihoxha etj, të cilët në veprat e tyre për luftën, kanë transmetuar mesazhe dhe emocionet e aksioneve dhe të betejave, na bëjnë të kuptojmë, se lufta ka dhe aspekte njerëzore, ka botën shpirtërore të veçantë, ka pjesën psikologjike të mbushur me ndjenja të forta guximi, kurajo, force, vetmohimi, sakrificash, por ka dhe dhimbje, d?shprim, vuajtje, dobësi, frik? e dështime.

Në bisedat me veteranët, kupton se dëshmit? e tyre janë ditare dhe kujtime, që i kapërcejnë skemat tradicionale të librave të historisë, pasi rrefejnë thjeshtë të vertetën, i përshkuajnë plot ndjenja çastet dramatike, luftimet e guximëshme, betejat, aktet heroike, por flasin dhe për aspektet humane të luftës, të cilat autor?t e librave të historisë e kanë të vështirë t’i afrohen dhe të shprehin kët? realiteti intim e të vërtet?.

Pratizan?t dhe partizanet ishin trima, luftuan me kurajo kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit, por ndonjë kishte dhe frikë, i mungonte guximi të vriste kundërshtarët, i shmangej sakrificave, madje dhe dorëzohej para vështirësive.

Gjatë luftës, ka ndodhur q? komandanti dhe komisari të japin dhe urdhëra të gabuara, kanë organizuar tërheqie, kur forcat partizane mund të kalonin në sulm e të fitonin betejat; në ndonje rast kanë marrë dhe vendime të nxituara deri në ekstremizëm, si rastet e nd?shkimit padrejt?sisht t? ndonj? partizani, si ndodhi me Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka, madje kanë vrarë dhe njerëz t? pafajshme, por këto nuk tregoheshin, ishin sekrete.

Lufta ka dhe anën tjetër të medaljes, ka dhe disa aspekte “negative”, por propoganda dhe ideologjia komuniste, i ndaloi të tregoheshin këto dobësi, pasi ato ishin cilësi të armikut frikacak.

Gjat? viteve t? luft?s Nacional-Çlirimtare, propoganda zhvillohej me intensitet nga të dy palët kundërshtare. Pushtuesit nazi-fashista, shteti dhe qeveria kolaboracioniste, zhvillonin propogandë të fuqi-shme, pasi kishin në disponozicion te gjitha mjetet: Radio Tiranën, gazetat, kinemat?, librat, revistat etj, ndërsa lëvizja antifashiste vepronte n? klandestinitet me trakte, me gazeta të shaptilografuara, që shpërndaheshin fshehurazi, si dhe me takime dhe biseda të fshehta, për të përhapur në popull lajmet e fitoreve të lëvizjes antifashiste.

Propoganda e zhvilluar nga të dy palët në luftë, ishte imponuese dhe ndikonte në moralin e pjesmarrësve në luftë, por ne menyra te ndryshme kishte ndikim dhe n? mas?n e madhe popullore.

Rikujtoni 75 vite më parë, kur “8 milion bajonetat” e Italisë fashiste kërcënonin botën, Instituti italian “Luce”, me filmat dokumentar?, me kronikat dhe lajmet e “shkurtëra” të d?rguara nga reporterët e luftës, zhvilloi një propogandë intensive, me synime të mbante lart moralin e ushtarëve, t’iu kultivonte shpirtin triumfues, të krijonte “mitin e superioritetit” të armatës të “pamposhtur italiane”, por nga ana tjetër, k?rkonte t’i mbante nën presion psikologjik masat e gjëra popullore italiane dhe t? vendeve t? pushtuara.

Propoganda fashiste fliste vet?m p?r lavdi dhe fitore, ndërsa i fshihte disfatat, humbjet e m?dha t? ushtar?ve n? luft?, stresin psikologjik, neurozat e luftës, dhimbjet fizike e shpirteroe, nuk fliste p?r v?llavrasjet, p?r masakrat e torturat, p?r internimet e kundërshtarëve dhe të njerëzve të pafajshëm; nuk tregonin për dëshprimin dhe dhimbjen e dhjetramij?ra familjeve italiane, që kishin humbur në luftë djemtë ushtarë dhe oficera, që i kishin dërguar të pushtonin dhe të luftonin në vendet e tjera.

Në vitet pas luftës, ndërroi skenari i politikës dhe i propogandës. Historiografia italiane heshti për aspektet “monumentale” të “armatës së lavdishme” tashmë e shpartalluar, që u shndërrua në “ushtri armike”, andaj e ndryshoi propoganden dhe i zmadhoi në mënyrë të tejskajshme fitoret e partizanëve antifashista.

Kjo lloj propogande ?sht? zhvilluar q? n? koh?t antike, kur flitej vetëm për heronj e fitore, por njerëzimi ka mësuar se dhe heronjtë e “çartun”, ata “të pathyeshmit”, kishin nga një pikë të dobët, kësisoj Akili e kishte dobësinë në thembër, Atlasi e humbte fuqinë kur shkëputej nga toka, Sansoni po t’i prisnin flokët etj, kështu dhe armata italiane, kishte pikat e saj të dobëta, në veçanti ishte lufta e padrejtë, lufta pushtuese e vendeve të tjera dhe masakrat mizore që kryenin.

Dobësitë e heronjëve dhe të “armatave të pathyeshme”, nuk tregoheshin nga propoganda, shmangeshin për të mos i kompromentuar ato figura “ideale” dhe në veçanti, për të mos cënuar dhe për të mos fyer “krenarinë” kombëtare.

Kështu ndodhi me ne, gjatë dhe pas luftës Nacional-çlirimtare.

Në librat e historisë mësuam se partizanët ishin trima, të pathyeshëm dhe kjo eshtë e vërtetë, por veteranët e luftës, ishpartizanët e ndershëm tregonin dhe një të vërtetë tjetër, rrefenin dhe për dësh-time e dobësi, madje dhe tradhëti, por këto nuk thuheshin publikisht, pasi ishte sakrilegj të tregoje difektet e partizanëve, ishte e ndaluar t? flitej p?r k?to të meta dhe dob?si.

Në bisedat intime mes tyre, veteranët tregonin dhe disa ngjarje q? fshihnin mistere, madje t? nxisnin t’i pyesje dhe t? zbuloje ç’ishin k?to sekrete. Disa të vërteta rreth ketyre enigmave, i mësuam zyrtarisht vite më vonë, kur u mundësua hapja e arkivave, nga u nxorrën dokumenta, që na njohën me disa ngjarje t? dhimbëshme të luftës.

K?sisoj, u informuam se gjatë operacionit t? dimrit, Brigada II dhe Brigada III partizane u shpërbënë, partizanët u shpërndanë dhe shkuan nëp?r shtëpitë e tyre dhe dihet se u rikthyen të luftonin disa muaj më vonë, pikërisht në pranverën e vitit 1944.

Po kështu dihet se Balli Kombëtar dhe Legaliteti i tradhëtuan idealet e popullit, sepse u bashkuan me pushtuesit gjerman?, duke u implikuar në konflikte vëllavrarëse, por nuk tregoheshin rastet kur ndonjë partizan e ndonjë komisar, i braktisi idealet e luftës, i tradhëtoi bashkëluftëtarët dhe u bashkua me armiqt.

Tregonin raste, kur ndonjë person, për hirë të miqësive, fillmisht u lidh me Ballin Kombëtar, por kur e kuptuan se ishin mashtruar, u larguan e shkuan partizan në rradhet e ushtrisë Nacional-çlirimtare.

Këto ngjarje të dhimbëshme, madje disa dhe të r?nda, ndonjërën prej të cilave, për arsye etike nuk do t’i tregoj, i kam dëgjuar në bisedat konfidenciale të babait Qazim Alia me veteran?t Nasebi Rama, Qazim Peshku, Hasan Gerrica, Halil Alhasa, Jaho Shehi etj.

Për disa dekada me rradhë, ngjarjet e luftës Nacional-çlirimtare të popullit të Martaneshit tregoheshin vetëm në biseda të lira, disa në festimet e përvjetoreve dhe me ndonjë shkrim të thatë në gazeta.

Në vitin 1967, Komiteti i Partisë i Rrethit të Matit vendosi, q? his-torin? e luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit të Marta-neshit, ta shkruaj Qazim Alia. Ky ishte një vendim i pa apelueshëm, por që nxiti reagimin e ndonjë funksionari partiak, sidomos të një ishkomisari, i cili pas protestave fillestare në organet kompetente, ku nuk gjeti përkrahje, filloi të dërgoi mesazher?, me këshilla, që të shkruaj me objektivitet dhe t? mos harroi t’i japi vendin e merituar komisarit, që sipas tij, në gusht te vitit 1942, na kishte organizuar malësorët në luftë kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve, ndërsa në fakt, ai kishte ardhur në Martanesh në fund të qershorit 1944.

Pas ishkomisarit dhe si kuptohet me sugjerimet e tij, u ndërsye dhe ndonj? veteran martaneshas, që shpejtoi të kërkoi pjesë lavdie të pamerituar dhe në veçanti u “zgjuan” disa nga ata ishpartizanët dhe ish drejtuesit e formacioneve partizane, të cilëve u rëndonin në ndërgjegjie mëkatet dhe gabimet, që kishin kryer gjatë viteve të luftës dhe tani menda, se u erdhi rasti të reabilitoheshin.

Qazim Alia e vler?soi shum? këtë detyr? q? i ngarkuan dhe u impenjua me p?rkushtim t? shkruaj me ndershm?ri historinë e v?rtet? të luftës nacional-çlirimtare të malësorëve të Martaneshit, duke i dh?n? gjithkujt meritat q? i takonin.

N? ato vite nuk ishte e leht? t? shkruaje historin? e luft?s Nacional – çlirimtare t? Martaneshit, pasi puna m? e madhe do t? bazohej n? kujtes?, n? aft?sit? p?r rind?rtimin e sakt? t? ngjarjeve dhe prezan-timit t? personazheve t? luft?s, pasi dokumentat ishin t? pakta.

Kur im At? shkonte në arkivat e Elbasanit, t? Tiran?s, t? Dibr?s e t? Matit, në shumicën e rasteve e kishin p?rcjell duke i thënë, se nuk ekzistojnë dokumenta p?r Martaneshin.

Qazim Alia nuk u dorëzua para v?shtir?sive dhe pengesave q? iu krijuan, as para presioneve, as para ofertave p?r kompromise, por vazhdoi i vet?m dhe me k?mb?ngulje n? rrug?n e tij.

Para se t? fillonte hartimin e historikut, takoi Fahrie Xhanin, bashk?shorten e Baba Faja Martaneshit. Pasi i tregoi p?r detyr?n q? i kishin ngarkuar, Fahria, me shum? d?shir? i dhuroi dy blloqe t? vegj?l me kujtime t? shkruara personalisht nga Baba Faja, q? ajo i kishte ruajtur me kujdes t? posaçëm.

Qazim Alia, ?sht? personi i par?, q? njohu shkrimet e Baba Faj?s. K?to dy blloqe t? vegj?l, me p?rmasa 12 x 8 cm, ishin dhuratat m? t? bukura dhe m? me vler?, ishin dokumentat baz?, q? hap?n nj? shteg t? ri e t? sigurt?, p?r t? shkruar historikun, pasi me dor?n e tij, Baba Faja ka shkruar p?r presionet dhe p?rndjekjet, q? i ishin b?r? nga fashist?t dhe bashk?puntor?t e tyre, ka treguar koh?n kur u organizua njesiti partizan, dat?n kur u çlirua Martaneshi, si dhe bazat kryesore t? luft?s Nacional-çlirimtare.

N? fakt, k?to dy blloqe nuk jan? ditare n? kuptimin e mirfillt? t? fjal?s, sepse nuk kan? renditje kronologjike t? datave dhe t? viteve, por kan? shënime t? ndryshme, disa t? her?shme t? pranver?s t? vitit 1942, ka dhe kujtime t? disa periudhave gjat? luft?s, ka meditime, reflektime, ka p?rshkrime takimesh dhe aktivitetesh, por ajo q? ka r?nd?si, ato sh?nime me boj? kine, q? nuk fshihet, jan? d?shmi historike, q? dokumentojn? ngjarje me r?nd?si p?r Martaneshin.

Në ato vite, ndonj? skeptik dhe pseudohistorian, kishte hedhur dyshime p?r datat e formimit t? njesitit dhe t? çet?s partizane, si dhe per dat?n e çlirimit t? trev?s ton?, por t? vërtetat rreth këtyre  ngjarjeve historike, janë dokumentuar në shënimet e Baba Fajës.

Para se të fillonte hartimin e historikut, im At? ftoi dy bashk?luftëtar?t Nasebi Rama dhe Qazim Peshku, figura t? shquara t? luft?s n? Martanesh, Çermenik? dhe Gryka e Madhe.

Ata tre burra, biseduan gjat? rreth ngjarjeve kryesore t? lëvizjes Nacional-çlirimtare n? k?to treva dhe n? mir?kuptim t? plot? p?r-caktuan fazat dhe ngjarjet kryesore t? luft?s dhe k?sisoj s? bashku përgatitën nj? skem? orientuese t? historikut t? luft?s.



Pas nj? pune k?mb?ngul?se dhe sistematike disa vjeçare, histori-ku i Martaneshit filloi të marri form? t? plot?. Variantin e par? t? historikut, ose projekt-historiku, si quajt?n disa nga partiakët, pasi e daktiliografoi, Qazim Alia ua d?rgoi Haxhi Lleshit, Myslim Pez?s, disa ishdrejtues?ve t? luft?s dhe veteranëve martaneshas. Nj?koh?-sisht propozoi t? organizohej nj? takim me veteran?t, p?r t? diskutuar s? bashku, p?r ta p?rmir?suar e zgjeruar p?rmbajtjen e historikut t? luft?s Antifashiste Nacional - çlirimtare t? Martaneshit.

P?rpos disa sugjerimeve t? vogla t? karakterit redaktorial, askush nuk prezantoi v?rejtje dhe as kritika serioze p?r historikun.

Me 10 shtator 1970, në Martanesh u organizua takimi me vetera-n?t, ku Qazim Alia prezantoi historikun. Ishin të pranishëm shumë kuadro e intelektual? vendas dhe drejtuesit e pushtetit lokal.

Të gjithë pjesëmarrësit e miratuan në uninamitet historikun.

N? nëntor të vitin 1972, Qazim Alia i d?rgoi nj? let?r Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Komitetit t? Partise t? Rrethit t? Matit, me an? t? cil?s iu k?rkoi, q? 22 mal?sor?t e pushkatuar nga Brigada I Partizane n? 5 shkurt të vitit 1944, të konsideroheshin viktima t? luft?s, sepse ata nuk kishin kryer veprimtari kund?r partizaneve dhe as kund?r Brigades I S, kur kaloi n?p?r Martanesh, p?rkundrazi kishin mb?shtetur l?vizjen partizane, madje disa prej tyre kishin marr? pjes? n? aksionet me forcat vullnetare t? luft?s Nacional-çlirimtare. K?të argument e kishte shkruar dhe n? historikun e Martaneshit. Kjo let?r ngjalli shum? reagime, kritika dhe presione t? t? gjitha formave, por Qazim Alia nuk u t?rhoq nga ky q?ndrim, por vazhdoi t’iu b?j apel veteran?ve, t? bashkoheshin e t? firmosnin s? bashku nj? let?r tjet?r e t’ia d?rgonin organeve p?rkat?se, duke k?rkuar reabilitimin moral dhe politik t? 22 viktimave t? pafajshme dhe familjeve t? tyre, q? prej shum? vitesh vuanin nj? padrejt?si.

Pas shum? përpiekiesh, vite me pas, Qazimi Alia i bindi disa nga veteran?, t? firmosnin k?t? let?r, q? iu d?rgua Komitetit t? Partis? t? Rrethit t? Matit dhe Presidiumit t? Kuvendit Popullor, por p?rs?ri kjo k?rkesë nuk u miratua.

Historia e kësaj letre u b? objekt diskutimi n? popullin e Martaneshit, q? e p?rkrahu k?t? nis?m, por ngjalli dhe reagimin e disa funksionar?ve partiak?, t? cil?t filluan nj? fushat? kritikash e sulme kundër Qazim Alia, madje tentuan ta izolonin nga opinioni.

Shum? vite m? von?, kur u vendos regjimi  demokratik, instancat p?rkat?se e vler?suan k?t? k?rkes? dhe i riabilituan 22 malësor?t e pushkatuar nga Brigada I S, k?sisoj iu hoq cil?simi “armik” dhe me të drejtë u shpall?n viktima t? luft?s.

N? vitet 1971 – 1974, Qazim Alia vazhdoi t? punonte me historikun, ripunoi disa kapituj dhe e plot?soi me dokumenta t? reja, q? mundi t? nxirrte nga arkivat, ashtu dhe me kujtime nga bisedat me shok?t. Pas risistemimit, nga nj? kopie t? daktilografuar t? historikut, ua d?rgoi Komiteteve t? Partis? t? Rretheve Elbasan, Mat, Librazhd, Komitetit Komb?tar t? Veteran?ve t? Luftes Nacional-çlirimtare, Muzeut t? Martaneshit dhe disa bashk?luftëtar?ve.

Pas k?tij veprimi zem?rgjer? t? Qazim Alia, disa martaneshas dhe t? tjer? të “apasionuar” për historinë e luftës Nacional-çlirimtare, e shfrytëzuan p?r interesat e tyre k?t? material dhe filluan t? prezan-tonin historik? t? tjer?, t? cil?t n? fakt ishin kopje të historikut t? Qazimit, madje ishin kopjuar me aq sakt?si, sa p?rmbanin t? njejtat gabime drejshkrimore dhe disa pasakt?si n? data dhe në vite, q? kishte varianti origjinal. Po me këto gabime dhe me ndonjë datë të pasaktë, këta “historiane” i kanë pasqyruar dhe në librat e tyre, që i kane botuar në dekadat e fundit.

Si kuptohet, nj? dit? prej dit?sh dol?n n? sken? disa “Belula”, u zgjuan disa historian? te vonuar, q? shetisnin me historik?t private në xhep, ndonjë prej tyre botoi dhe lib?r me “kujtime nga lufta”.

Me k?t? rrethan? qesharake, ishte njohur dhe shkrimtari, gazetari, politikani, plaku i urt? Sabri Godo, i cili ma tregoi kur erdhi p?r vizit? n? Siena.

N? shtator te vitit 2003, Sabri Godo, s? bashku me t? bij?n Prof. Anila Godo dhe nipin Gjergjin, q? filloi studimet n? Universitetin e Sien?s, erdh?n p?r vizit? n? sht?pin? time. Fisniku Sabri Godo, m? kishte sjelle nj? dhurat? të bukur, tre libra: “Ali Pash? Tepelena”, botimi në shqip dhe tjetri i përkthyer në italisht, si dhe romanin “Koha e njeriut”, q? ia kish dedikuar jet?s dhe vepr?s t? Baba Fajës.

Biseda mes nesh ishte tepër miqësore dhe me diskutime shum? interesant rreth k?tyre librave, n? veçanti u p?rqëndruam te romani “Koha e njeriut”. Sabri Godo na tregoi p?r v?shtir?sit? q? ndeshi gjat? shkrimit t? romanit. P?r trajtimin e ngjarjeve t? luft?s e kishte pasur t? leht?, sepse kishte qenë partizan, kështu orientohej qartë në argumentat historike dhe interpretimin e ngjarjeve, q? do t’i përshkruante n? lib?r, por tregoi dhe p?r v?shtir?sit? jo t? pakta, q? i krijuan t? tjer?t, deri sa arrijti ta p?rfundoi romanin.

Duke folur p?r impenjimin për të shkruar këtë libër, nd?r t? tjera Sabri Godo na tregoi:

Problemi kryesor që më preokuponte në at? koh?, ishte aspekti fetar, pasi dihet se ishte e ndaluar propaganda fetare, por duhej ta trajtoja, sepse t? shkruaje p?r Baba Faj?n, pa Bektashizmin ishte pakuptim. Problemi tjet?r jo me pak i r?nd?sish?m ishte t? merrja dokumenta n? arkivat dhe t? mblidhja informacione nga personat, q? kishin punuar dhe luftuar s? bashku me Baba Faj?n”.

P?r ta realizuar këtë roman t? bazuar n? faktet historike, Sabriu kishte takuar shum? veteran? t? luftës, nga të cilët kishte mbledhur informacion të gjërë dhe për këtë aspekt na tregoi:

Pas takimeve me disa personalitete politike dhe shtet?rore, që kishin luftuar e punuar me Baba Fajën, bisedova gjat? me Fahrie Xhani, bashk?shorten e Baba Faj?s, e cila më tregoi shum? ngjarje dhe aspekte r?nd?sishme, por her? pas here thoshte: P?r k?to duhet të pyesish Qazim Alian, ai i di m? holl?sisht”.

K?shtu, Sabri Godo vazhdoi të tregonte si mblodhi të dhëna p?r t? kompletuar shkrimin e romanit p?r Baba Faj?n.

Takova shum? veteran? martaneshas. Ishin takime interesante. M? dor?zonin kujtimet e tyre t? shkruara. Ndonj? prej tyre fliste n? vet?n e par?, p?rs?riste t? njejtat ngjarje, që më kishin treguar të tjerët, ishin tregime kopie, ose p?rs?risnin ato t? historikut t? shkruar nga Qazim Alia. Disa nga këto takime ishin pa përfitime, sepse nuk m? dhanë diçka t? re, tej atyre q? kisha lexuar e q? kisha d?gjuar. M? pas vizitova Martaneshin, p?r t? krijuar nj? vizion t? qart? t? terrenit ku kishte jetuar dhe vepruar Baba Faja.

Nd?rsa tregonte m’u drejtu mua:

- Nuk e di n? se ke shkuar n? Martanesh, por po t? them se ?sht? nj? mrekulli e natyr?s, por dhe njer?zit jan? t? mrekulluesh?m, fisnik? e mikprit?s, jo si ju elbasanasit - m? tha p?r t? m? ngacmuar, i bindur si isha elbasanas, per faktin se un? kisha punuar në Elbasan.

M? tej Sabriu vazhdoi t? tregonte:

Gradualisht krijova nj? skem? paraprake t? romanit dhe nj? ditë i k?rkova shokut JF, n? at? koh? funksionar me makin?, t? shkonim s? bashku n? Elbasan, p?r t? takuar Qazim Alian.

Shoku JF pranoi, të m? shoqëronte në Ebasan, por shtoi: “Ky takim ?sht? koh? e humbur, pasi Qazimi nuk ka çfar? t? tregoi m? tep?r nga sa të kemi thënë”. Kjo q? tha shoku JF, sinqerisht iu them nuk m? p?lqeu, çka më nxiti më shumë ta takoja.

Takimin me Qazimin, ma kishte k?shilluar Fahrie Xhani dhe i biri Dr Mustafa Xhani, por ajo q? tha shoku JF, ma shtoi kuriozite-tin, andaj insistova te shkonim ne Elbasan.

E kisha lexuar historikun e Qazimit, por doja t? preçizoja disa holl?si. Takimi do t? m? sh?rbente dhe p?r skenarin e dokumentarit p?r Baba Fajën, q? pothuaj e kisha p?rfunduar dhe po punoja me operatorin Engjell Strazimiri, p?r ta kompletuar dhe ndërkohë do të përcaktonim cilët veteranë do të intervistoheshin, si dhe rreth cilës ngjarje do të duhej të fliste Qazimi.

Dokumentari do të transmetohej nga televizioni, n? p?rvjetorin e vrasjes t? Baba Faj?s – vazhdoi tregimin Sabriu.

Kur arrit?m n? Elbasan, i d?rguam fjalë Qazimit t? vinte te na takonte n? turiz?m, por ai na ftoi n? sht?pi, pasi ishte n? gjendje konvaleshence, pas nj? operazioni, q? kish kryer pak jav? m? par? dhe duhej të shmangëte ecjet e gjata.

Shkuam bashk? me shokun JF dhe nj? martaneshas, q? ai e merrte si shoqërues. Pasi u p?rsh?ndet?m, i tregova Qazimit p?r q?llimin e vizit?s dhe ai m? shum? mir?si më pyeti:

“P?r çfar? do të d?shironi t’iu tregoj?”

Nxorra bllokun me shënime rreth ngjarjeve që më interesonin në veçanti dhe rreth tyre i b?ra disa pyetje.

Fliste ngadal?, rrjedhsh?m dhe tregonte plot ngjarje nga jeta e Baba Faj?s. Asnj?her? nuk foli p?r vete. Disa ngjarje i përshkroi ndryshe nga si m’i kishin treguar t? tjer?t, madje u preokuova, por mendova të mos e nd?rprisja, pasi ishin informacione, që unë i dëgjoja për herë të parë.

Gjatë kohës që Ai tregonte, shoku JF dhe shoqëruesi i tij nuk ndjeheshin t? qet? dhe diçka p?shp?risnin mes tyre.

Pasi vazhdoi rr?fimin p?r rreth gjys?m ore, s? fundi vendosa ta nd?rpres dhe i thashë:

- Me k?to q? m? tregove, un? duhet ta ndryshoj skem?n e librit dhe me duhet ta filloi pun?n nga e para.

M? v?shtroi p?r nj? çast e duke buz?qeshur m? tha:

- Un? po i p?rgjigjem pyetjeve tuaja dhe po tregoj si ?sht? e verteta. Si e shkruan librin ?sht? puna e juaj.

- Ke t? drejte, - i thash?, - vazhdojm? m? tej.

Pas nj? tjet?r gjys?more, mendova ta nderprisnim bised?n, s? pari p?r t? mos e munduar, se ende ndjehej i dob?t pas operacionit, por e kuptova, se duhej ta takoja pers?ri k?te burr?.

Kur po p?rsh?ndeteshim, i thash? se do t? vi p?rs?ri dhe ai me dashamir?si m? tha, je i mirpritur. Shkova pas nj? jave. Shkova vetëm dhe fol?m gjat?. Më tregoi ngjarje, q? m? ndihmuan ta p?rfundoj romanin në koh?n e duhur. I jam mir?njoh?s atij burri t? ndersh?m, t? sinqert? e mikprit?s. Jan? t? rrall? burrat si Qazimi, - e p?rfundoi rr?fimin Sabri Godo.

- E di, e njoh mir?, - i thash? un? buzagaz.

- Ku e ke njohur, - me pyeti me shum? kureshtje Sabriu.

- E njoh, se ai ?sht? babai im.

I befasuar nga p?rgjigjia ime, p?r nj? çast heshti e m? pas ia dha t? qeshurave me t? madhe, u ngrit, m? p?rqafoi dhe m? tha:

 

 

- At?here jemi dy her? miq, nuk je vet?m mik i Anil?s, por je dhe miku im e n? veçanti je miku im.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora