E enjte, 25.04.2024, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Studimi i hartave mesjetare ne aspketin filologjik te Toponimeve...

E diele, 03.08.2008, 09:57 PM


STUDIMI I HARTAVE MESJETARE NE ASPKETIN FILOLOGJIK TE TOPONIMEVE, ESHTE NJE DIMENSION I PASHMANGSHEM ALBANOLOGJISE.

Dicka teper e vecante ka te beje me Abacine Benediktine te Shen Aleksandrit ne Orosh te Mirdites. Eshte e rendesishme te verehet se mirditoret sot nderojne ne Malin e Shenjte, sikunder ne shekullin 17, jo Shen Aleksandrin, por Shen Gjon Pagezorin, kur shkojne aty ne shtegetim ne 24 qershor. Abacia mbante emrin e Shen Aleksandrit, i cili ka qene Pape dhe martir.

Reliket e tij, ruheshin ne nje arke argjendi me mbishkrime dhe piktura. Une kam shkruar disa shkrime per Shen Aleksandrin e Mirdites, por ky identifikim behet per here te pare. Papa dhe martiri Shen Aleksander, ka qene ne fronin e Kuries se Romes hne vitet 105 115. Kemi pra nje Pape te shekullit 2, reliket e te cilit jane vendosur ne Orosh te Mirdites e jane nderuar per shekuj me radhe.

Porti i Shirgjit kishte nje thellesi prej 5 kembe, ose 1.73 metra uje. Keshtu, Shirgji ka qene porti kryesor i Shkodres qe lidhej me Venedikun. Ne librin tim “Paradhoma e Gjon Buzukut”, te cilin e kma mbaruar ne vitin 2000, por ende nuk e kam botuar, kam argumentuar tezen se Gjon Buzuku I ka takuar Urdhrit Benediktian dhe ka jetuar ne Abacine Benediktiane te Shirgjit ku e ka shkruar kryevepren e vet. Pikerisht, nga porti i shirgjit, ai ka udhetuar me anije per ne Venedik. Ku e ka botuar librin e pare te gjuhes shqipe.

Ermanno Armao, albnologjia e hartave

Nga dr. Moikom Zeqo

Pasioni per hartat, ka qene nje trill i kahershem per mua. Ralle kam studiuar, madje edhe libra ashtu si hartat ne moshen rinore. Hartat jane gjeografia e memorizuar. Ato jane substance e mijevjecareve, qe mbartin nje simbolike e domosdoshme per te gjitha kulturat dhe qyteterimet. Me te drejte, hartat i kane konsideruar si koncetrimi i gjeografise ne histori. Por kjo paradigme mund te lexohet edhe ndryshe. Kuptimshmeria dyfishohet.

***
Eshte e habitshme, por emri i paraardhesve tane, ilireve, permendet qe ne hartat me te vjetra te Evropes dhe te botes. Nje harte e quajtur harta e Homerit (konsiderohet se i takon vitit 700 p.K, disa te tjere mendojne se i takon shekullit 12 p.K), tregon Oqeanin Boteror, token qe njihej deri atehere ku duket qarte edhe emertimi Thesprotia. Thesprotet, ishin nje fis ilir.

Harta e Anaksimandrit (viti 565 p.K), e cila quhet edhe si harta Homero Anaksimandre, ka emertimin Illyroi, si edhe toponimet e rendesishme Kaonia dhe Liburnon.
Harta e Herodotit (465 p.K), shenon perseri emertimin Illyrii.
Ne Atlasin te hartologut te madh F.E.Pretzger te vitit 1897, jepen dy harta per Ilirine. E para paraqet situaten historike te shekullit 7 p.K, tregon Iliret deri afer Termopileve, si edhe shenon mbreterite e Dardaneve, Taulanteve, Desareteve dhe Peoneve.
E dyta e shekullit 1 te e.s, e kohes se Perandorise Romake, shenon bashkesite ilire te Taulanteve, Desareteve, Linkesteve, Peoneve etj.

***
Hartat e mesiperme, per here te pare i kane studiuar dy miqte e mi, dr. Agim Shehu dhe dr. Pal Nikolli. Dalim keshtu ne rrafshin e nje teme jashtezakonisht te madhe: A eshte edhe hartografia nje dimension i Albanologjise? Pse deri me sot albanologet nuk kane marre ne konsiderate hartat e lashta, te cilat jane po aq te rendesishme, sa edhe burimet e autoreve antike? Ky rrafsh, hap horizonte te reja, pa dyshim.

***
Disi me te studiuara, jane hartat mesjetare. Stacione orientuese ne to, jane toponimet e lashta. Vijemesia e tyre nga Antikiteti ne Mesjete, tregojne gjenezen dhe karakterin autokton te shqiptareve.

***
Para disa kohesh, me ra ne dore libri i shkruar nga Ermanno Armao "Vende, kisha, lumenj, male e toponime te ndryshme te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore". Ky liber eshte sui generis. Ky liber verteton idene se hartografia duhet bere substance e albanologjise. Arsyeja nuk eshte larg filologjise. Toponimet por edhe mikrotoponimet neper harta, jane ne thelb te karakterit filologjik.

Problemi shtrohet se hartuesit e hartave, i kane marre keto toponime nga goja e shqiptareve dhe kane paraqitur sipas parimeve te tyre gjuhesore dhe te nje ortografie, qe ruan dicka nga e verteta fillestare, por per shume arsye mund te kene edhe deformime. Kemi keshtu gershetimin e disa gjuheve per nje toponim. Karakteri shqip i toponimit, percillet ne formen latine dhe sidomos te italishtes venedikase dhe asaj dalmatine.

Keshtu, kerkimi i saktesimit te ketyre toponimeve ne formen fillestare, ne formen shqip, eshte nje detyre shkencore e klasit te pare. Kjo hulli, eshte e mrekullueshme, por kerkon kerkime ne terren.

***
Kush eshte Ermanno Armao? Ky dijetar, i lene ne hije ka qene konsull mbreteror i Italise ne Shqiperi ne vitet 1928 1932, pikerisht ne Shkoder. Pervec detyres se diplomatit, ai ka edhe pasionin e kerkimtarit. Ermanno Armao nuk qendroi duarkryq. Kurioziteti i tij u shperblye. Ai u mor me studimin e arteve, dhe shkroi nje liber i cili me ne fund, u perkthye edhe ne gjuhen shqipe.

Ky liber shoqerohet nga nje parathenie e dr. Roberto Orlandos, Konsull i Italise ne Shkoder, sot. Si edhe nga nje shenim i dijetarit te njohur Vili Kamsi. Per te thene dicka shkurt per Ermanno Armaon, po japim shprehjet e tij per gjenezen e librit. Ai thote se ne dhjetor te vitit 1930, duke qene kalimthi ne Venedik, per disa hetime te tijat arkivore, mbi ishullin Tine, sundimi i fundit venedikas ne detin Egje, kur u takua me librashitesin e librave te vjeter, Salvatore Casini, qe i tregoi nje permbledhje prej 82 hartash te hartografit te madh venedikas, Vincenzo Coronelli. Ermanno Armao e bleu vellimin qe doli se ishte teper i rralle.

Kete vellim nuk e njihnin as bibliografet e Shqiperise Le Grand dhe Pekmezi. Ne te vertete, hartat qe lidheshin me Shqiperine, ishin studiuar ne shekullin 19, nga albanologet Boe dhe Hahn. Duke u marre ne vellimin qe shtiu ne dore, Ermanno Armao gjeti edhe referencen krahasimtare me dijetare te tjere, si prof. Antonio Baldacci, imzot Gasper Thaci – famullitar i Shkodres, prof. Fulvio Cordignano, perkthyesi shqiptar i Konsullates Italiane ne Shkoder, Gjergj Gurakuaqi, prof. Ernest Koliqi dhe Gjush Shelgia etj. Shetitjet per te percaktuar toponimet si edhe objektet mesjetare ne terren, Ermanno Armao i beri i shoqeruar nga shqiptari Nikolle Pali. Ermanno Armao e mbaroi librin ne tetor 1932 dhe e botoi ne Venedik.

***
Ka nje numer te madh hartash venedikase per Shqiperine. Pas zbulimit te Amerikes ne 1492, hartografia evropiane pati nje zhvillim te papare. Qendra e hartografise, eshte Venediku. Ne 1560, ne nje harte te Ballkanit, qe eshte shume me e persosur sesa vepra harografike e vitit 1500 te Giovanni Gastaldit, ka rreth 20 toponime te Shqiperise se Veriut. 1571, librashitesi Diovanni Francesco Camosio nga Venediku, hedh ne qarkullim nga nje permbledhje me harta qytetesh te trojeve qe i perkisnin Venedikut ne truallin shqiptar si edhe nje harte pa titull dhe date te zones se Shkodres dhe te Lezhes.

Ne vitet 1570 1590, flamandet hartografe Ortelio dhe Mercatore, hedhin ne qarkullim Atlaset e pare, ose permbledhjet e para me pamje te gjithe botes. Pas vitit 1600, Papati rifillon te interesohet per Shqiperine. Keshtu, behen histori hartash qe lidhen me Shqiperine e Veriut. Ne kete suaze, emri i Coronellit, eshte kryesor.

***
Vincenzo Coronelli eshte nje njeri i jashtezakonshem i shekullit te tij. Ai themeloi ate qe quhej e para shoqeri gjeografike e botes ne Venedik, ishte perpiluesi i enciklopedise se pare te hartave. Coronelli I takonte Urdhrit Franceskan te Kuvendareve te Vegjel. Tani prehet ne kishen Santa Maria Glorosia te Frari Sve. Lindi ne 16 gusht 1650 ne Ravena, qe ne ate kohe u perkiste Papeve.

Por babai i tij ishte venedikas dhe jetoi ne Venedik ku vdiq ne 1618, 68 vjec. Ne moshen 26 vjec ndodhet ne Rome dhe studion teologji ne Kolegjin e S.Bonaventures, ku edhe diplomohet. Me vone, thirret ne Paris nga kardinali D’Estrees, ku nderton Mbretin Diell – Luigji 14, dy sfera te famshme me diameter rreth 4 meter. Ne 1685, emerohet Kozmograf I Venedikut, themelon Akademine e Argonauteve.

Nga viti 1686 deri ne 1700, nxjerr nje numer te madh hartash. Coronelli, boton 7 vellime te Bibliotekes Universale te Shenjte dhe Profane, nje enciklopedi e renditur sipas alfabetit, e para e konceptuar sipas mendimit modern. Nga 18 vellime te vepres “Teatro della Guerra”, nxjerr ne drite vetem 6. Ne doreshkrim i kane mbetur edhe 38 vellime te tjera. Mbremjen e 9 dhjetorit te viit 1917, diten e premte, nga gjysma e ores se nates, ky mjeshter u gjet i vdekur ne tavolinen e tij ku merrej me studime.

***
Hartat gjeografike te Coronellit, ku paraqitet Veriu i Shqiperise, jane gjithesj 6. Jane gdhendur dhe shtypur ne Venedik midis viteve 1691. Kane permasat 60 43 cm, format i te ashtuquajtures Flete Perandorake (Foglio Imperale). Keto harta kane nje lende te pacmuar njoftimesh filologjike, gjeografike si edhe te vendodhjeve te kishave te vjetra te Shqiperise, te qyteteve, te dhena demografike, si edhe stema mesjetare. Pikerisht keto harta, jane studiaur nga Ermanno Armao.
Nje problem shkencor eshte menyra sesi jane formuluar hartat. Karakteri i tyre pikturik eshte i qarte, jane persosur simbolet gjeografike dhe jane saktesuar parametrat dhe gjeresite gjeografike, gje kjo me rendesi te madhe shkencore.

***
Studimi i Ermanno Armao eshte nje shembelltyre per tere hartografet albanologe.
Une do te ndalem vetem ne disa pika. Te dhenat per qytetet shqiptare, jane te rendesishme. Por sidomos ne fshatrat dhe kishat ne Veriun e Shqiperise. Per qytetin mesjetar te Danjes, thuhet se keshtjella eshte e rrenuar, por ne themelet e nje kishe eshte data 1454.

Ne qytetin e famshem te Drishtit, permenden kishat e Shen Gjergjit, te Shen Franceskut, Shen Marise, te Shen Shelbuesit, te Shen Prendes. Ne harte eshte vizatuar nje keshtjelle me shtepi dhe minare, pak a shume gjendja e qytetit te vogel ne shekullin 17. Dicka teper e vecante ka te beje me Abacine Benediktine te Shen Aleksandrit ne Orosh te Mirdites. Eshte e rendesishme te verehet se mirditoret sot nderojne ne Malin e Shenjte, sikunder ne shekullin 17, jo Shen Aleksandrin, por Shen Gjon Pagezorin, kur shkojne aty ne shtegetim ne 24 qershor.

Abacia mbante emrin e Shen Aleksandrit, i cili ka qene Pape dhe martir. Reliket e tij, ruheshin ne nje arke argjendi me mbishkrime dhe piktura. Une kam shkruar disa shkrime per Shen Aleksandrin e Mirdites, por ky identifikim behet per here te pare. Papa dhe martiri Shen Aleksander, ka qene ne fronin e Kuries se Romes hne vitet 105 115. Kemi pra nje Pape te shekullit 2, reliket e te cilit jane vendosur ne Orosh te Mirdites e jane nderuar per shekuj me radhe. Kjo gje eshte e rendesishjme per shenjtet katolike qe jane nderuar nga shqiptaret.

***
Ne harten e Coronellit shenohet edhe shtepia e Peshkopit te Shkodres.
Ermanno Armao e lokalizon ne vendin e quajtur Kprculla, ne bregun e djathte te Toriollit. Ketu ka qene shtepia e Ipeshkvit te Shkodres, dijetarit dhe shkrimtarit te madh shqipotar, Pjeter Bogdanit. Siper ne mal, eshte edhe shpella qe quhet shpella e Bogdanit. Ky fakt e pasuron historine e letersise dhe te gjeografise te njerit nga personalitetet me te medha te joetes shqiptare te te gjitha koherave.

Dua te ndalem posacerisht me te dhenat qe Ermanno Armao jep per kishen e Sergit dhe Bakut ne breg te Bunes. Kjo Abaci benekditiane, eshte rindetyuar ne shekullin 12, ka tre salla te stilit gotiko romanik. Ermanno Armao flet per dy mbishkrime latine te kishes, ku thuajse ne 292 e veja e Uroshit I, Mbreteresha Helena, e rindertoi Kishen.

Deri me sot, ne historografi eshte thene se Helena, me origjine franceze, ka qene e bija e Perandorit Baldovini i dyte, kurse Ermanno Armao sakteson se ajo ka qene motra e gruas se nje bujari francez Anselm de Chau, i ardhur ne Shqiperi kur mbreti I Napolit, Karli I Anzhu, u be mbreti i Regnum Albaniae me kryeqytet Durresin ne 1272. Kjo abaci benediktine, ka qene porti i madh lumor I Shkodres, ketu ishin edhe doganat e Shkodres. Buna ishte e lundrueshme nga anijet marciliane, anija venedikase me vela katrore, me aftesi mbajtese maksimale prej 120 tone.

Porti i Shirgjit kishte nje thellesi prej 5 kembe, ose 1.73 metra uje. Keshtu, Shirgji ka qene porti kryesor i Shkodres qe lidhej me Venedikun. Ne librin tim “Paradhoma e Gjon Buzukut”, te cilin e kma mbaruar ne vitin 2000, por ende nuk e kam botuar, kam argumentuar tezen se Gjon Buzuku I ka takuar Urdhrit Benediktian dhe ka jetuar ne Abacine Benediktiane te Shirgjit ku e ka shkruar kryevepren e vet. Pikerisht, nga porti i shirgjit, ai ka udhetuar me anije per ne Venedik. Ku e ka botuar librin e pare te gjuhes shqipe.

***
Duke e pare me vemendje harten e Coronellit, te terheqin vemendjen edhe disa stema. Njera nga ato, eshte praen qytetit te Shkodres, dhe paraqet yllit gjashtekemndesh te Balshajve. Kjo steme ka rendesi te madhe. Kjo steme paraqet se Shkodra ka qene rezidence e Balshajve. Stema e familjes Balsha, princa shqiptare, zoter te kesaj krahine qe nga shekulli 12, me heraldike, ka qene me nje sfond te kuq, me nje rreth te arte.


Sipas prof. Gerola qe citon Dycange (Historia Bizantine) Venetis 21729, faqe 215, fillimisht kjo steme ka qene shqyti i familjes Bau. Ylli ishte prej argjendi. E cila erdhi ne Napoli nga Provanca e Frances dhe u italianizua ne Balzo, Balshajt metonin se I perkisnin kesaj familje franko italiane. Ata perdornin edhe nje vule me koke ujku, motiv ky qe gjendet gjithashtu ne nje steme tjeter te hartes ne zonen e Drinit te Bardhe.

***
Eshte kenaqesi e madhe te lexosh librin e Ermanno Armaot. Ne ministrine e Jashtme te Italise, ne arkivin e saj, kane mbetur nje sere doreshkrimesh te Ermanno Armaot. Albanologjia e hartave mesjetare rilind keshtu si shkence. AMEN.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora