E marte, 23.04.2024, 10:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Kujtimet e Jan Fabiusit, vrasja e Tomsonit

E diele, 03.08.2008, 09:54 PM


Per fat te keq, historiografia shqiptare nuk e ka studiuar si duhet periudhen e vitit 1914. Shume dokumenta jane ne kancelerite evropiane, ende te pazbuluara dhe te pabotuara.

Vite me vone, kur une punoja ne Muzeun Arkeologjik te Durresit, kam pare skulpturen bronxore te shqiponjes. Kjo shqiponje u vodh pas vitit 1992. Monumenti i Tomsont humbi keshtu reliken historike. Nuk dihet emri i skulptorit. Kurse emrat e dy arkitekteve te cilet kane modeluar platformen ku qendrojne topat, janete shenuara me skalitje.

Keta topa veneciane, do te kene qene perdorur ne kullen e rrumbullaket, qe njihet me emrin Torra. Aty luftohej ne 7 prill 1939 Mujo Ulqinaku. Ka patur nje arsye kuptimore, te forte, qe pikerisht ne platformen e monumentit u vendos skulptura e Mujo Ulqinakut, qe eshte akoma edhe sot.

Libri i Jan Fabiusit, eshte i dyfishte. Eshte nje lloj ditari shkrimor, por njekohesisht edhe fotografik. Fotografite jane kaq te rralla, saqe mund te quhen nje pasurim pamor i vecante i historise se Shqiperise ne vitin 1914. Disa nga keto fotografi lidhen me Durresin, une kam pare ne to, disa nga shtepite me te vjetra si edhe disa monomente qe sot nuk jane me. Fjala vjen, eshte nje fotografi qe tregon Pusin Toponas.

Ky pus i famshem , kishte nje strukture te siperme, te ngjashem me puset tipologjike veneciane. Nga perdorimi i gjate i litarit te koves, buzet e brendshme te pusit, kishin disa thellime qe te kujtonin nje skulpture abstrakte. Tek Pusi Toponas, durrsaket kane marre uje deri ne vitet '60, te shekullit te kaluar. E mbaj mend shume mire kete monument, i cili anash kishte edhe kater shtylla te lashta, te marra nga tempujt e shembur antike.

Nga dr. Moikom Zeqo

Ne qytetin e Durresit, mbi nje platforme te gurte, ku jane vendosur tre topa te medhenj veneciane te Mesjetes, ka qene monumenti i vecante i kolonelit holandez Tomson. Ky monument, ishte dicka e pazakonte per Durresin, i vetmi simbol, qe kapercente dete dhe hapesira qe nga Holanda e larget. Monumenti kishte nje shtylle mbi te cilen qendronte nje shqiponje bronxi, krahehapur.

Ne shtylle ishin edhe germat metalike, epitafike. Vite me vone, kur une punoja ne Muzeun Arkeologjik te Durresit, kam pare skulpturen bronxore te shqiponjes. Kjo shqiponje u vodh pas vitit 1992. Monumenti i Tomsont humbi keshtu reliken historike. Nuk dihet emri i skulptorit. Kurse emrat e dy arkitekteve te cilet kane modeluar platformen ku qendrojne topat, janete shenuara me skalitje.

Keta topa veneciane, do te kene qene perdorur ne kullen e rrumbullaket, qe njihet me emrin Torra. Aty luftohej ne 7 prill 1939 Mujo Ulqinaku. Ka patur nje arsye kuptimore, te forte, qe pikerisht ne platformen e monumentit u vendos skulptura e Mujo Ulqinakut, qe eshte akoma edhe sot.

***
Vjersha e famshme e Fan Nolit, per vrasjen e Tomsont, ka qene e cuditshme dhe kumbuese. Ritmi i saj, te kujton nje apel kushtrimtar. Sa here qe kaloja prane Torres, riperseritja n heshtje vargjet e Nolit "Tek ura, tek ura ..." . Behet fjale per uren e Dajlanit e cila lidhte qytetit ishullor te Durresit, te rrethuar nga deti dhe nga keneta me token qe vinte drejt plazhit te Gjirit te Durresit.

Ne femijerine time te hershme, tek ura e Dajlanit, une zija peshq me grep, nuk mund te harroj dot levizjet e batices dhe te zbatices, qe alteronte deti me keneten e kripur. Me kujtohen pulebardhat e medha, cuditerisht edhe pelikanet. Keto pelikane, kane gjysme shekulli qe nuk jane pare me. Keto parandjenja, ishin te realitetit dhe jo te fantazise sime. Mos valle pulebardhat qe ende duken, e dine akoma sekretin e zhdukjes se pelikaneve? Mos pelikanet pergjithmone kane shkuar ne viset borale?

***
Figura e kolonelit Tomson me ka interesuar vazhdimisht. Sakrifica e tij dhe vetemohimi per shqiptaret, me eshte dukur unike. Ne ndergjegjien time, emri i Tomsont ka rrezellitur. Ne fillim te viteve '2000, ne zyren time ne Muzeun Historik Kombetar, shoqata e Miqesise Holande Shqiperi, beri nje akt te bukur. Dhuroi nje kostum ushtarak holandez te vitit 1914, te ngjashem me kostumin origjinal te kolonelit Tomson. Akoma edhe sot ne arkivin e Muzeut Historik Kombetar, ndodhet ky kostum.

Trupi qe duhej ta vishte, nuk eshte me. Ne 2005, si drejtor i Muzeut historik Kombetar, bera nje projekt per te testuar kujtimin e kolonelit Tomson, per te bere nje ekspozim te vecante per te, me shume fotografi origjinale te kohes, ne bashkepunim me Ambasaden e Holandes. Kjo veprimtari u be.

Me kete rast, u botua edhe nje liber i shkruar nga J. Fabius, "Gjashte muaj ne Shqiperi", liber dokumentar per ngjarjet, ne kohen kur u vra koloneli Tomson. J. Fabius ishte nje ushtarak, qe se bashku me Tomsonn dhe disa oficere te tjere holandeze, erdhen per te organizuar strukturen e shtetit shqiptar te Princ Vidit. Misioni prej gjashte muajsh ne Shqiperi, i dha rast ketij deshmitari okular, te shkruante nje lloj ditari, me vezhhgime te mprehta dhe teper interesante. Fabius shkroi nje liber qe e mbaroi ne Hage ne vitin 1917.

Misioni holandez ushtarak, perfaqesohej nga burra te kulturuar, por te guximshem. Jan Fabius, lindi ne Holande ne 5 korrik ne 1888. Ndoqi studimet ne Akademine Ushtarake Mbreterore. U specializua per Artileri. Ne 1912, mori detyren e korrespondentit per Luften Ballkanike. Pati takimet e para me shqiptaret dhe u njoh me situaten kaotike ne Shqiperi. Ne 1914, iu bashkua Misionit Ushtarak Holandez ne Shqiperi me graden "Kapiten". Ky mision ishte nen komanden e gjeneralit De Veer.

Si edhe kolonel Tomsont. Eshte autor i shume librave. Pervec librit per Shqiperine ka permbledhur edhe korrespondencat e tij si korrespondent per Ballkanin. Ne 1916, u caktua si lajmdhenes i luftes ne Tirol te Austrise. Kujtimet e tij i botoi ne librin "Permes Europes ne zjarr". Ne 1919, ishte lajmedhenes i posacem ne Bashkimin Sovjetik. Ne 1919, bashkepunonte me shtypin holandez qe nga Darlini. Gjate viteve 1933 1939, u vendos ne Tokio. Shkrimet e tij nga Japonia, e bene te njohur ne shtypin holandez.

Ne 1939, ai shkoi me nje mision ushtarak ne Indonezi, ish koloni e Holandes. Ketu u kap rob dhe u burgps se bashku me familjen ne nje kamp japonez ne Java, nga viti 1942 deri ne mbarimin e Luftes se Dyte Boterore deri ne 1945. Ne 3 tetor 1046, u kthye ne Hage, ku vdiq ne 30 korrik 1963, ne moshen 76 vjec.

***
Libri i Jan Fabiusit, eshte i dyfishte. Eshte nje lloj ditari shkrimor, por njekohesisht edhe fotografik. Fotografite jane kaq te rralla, saqe mund te quhen nje pasurim pamor i vecante i historise se Shqiperise ne vitin 1914. Disa nga keto fotografi lidhen me Durresin, une kam pare ne to, disa nga shtepite me te vjetra si edhe disa monomente qe sot nuk jane me. Fjala vjen, eshte nje fotografi qe tregon Pusin Toponas.

Ky pus i famshem , kishte nje strukture te siperme, te ngjashem me puset tipologjike veneciane. Nga perdorimi i gjate i litarit te koves, buzet e brendshme te pusit, kishin disa thellime qe te kujtonin nje skulpture abstrakte. Tek Pusi Toponas, durrsaket kane marre uje deri ne vitet '60, te shekullit te kaluar. E mbaj mend shume mire kete monument, i cili anash kishte edhe kater shtylla te lashta, te marra nga tempujt e shembur antike.

***
Analiza shkrimore e Fabiusit, eshte autentike. Ai e thote qe ne fillim se nuk dinte pothuajse per Shqiperine. Ata erdhen ne nje bote te mbyllur, krejt te panjohur. dhe shpejt, ai nisi t'i njohe shqiptaret. Pa dyshim, qe ka lexuar ato libra qe ekzistonin deri atehere per shqiptaret. Libri nis me nje citat i Paul Kenis: "Asnje merzitje derrmuese e perhershme, e diteve te njellojta, nuk i jeo kenaqesi zemres se arratisur.

Asnje ditee perhershme pranvere, nuk eshte me e paster se flamuret e stuhise idhnake te vjeshtes, ose ajri i kuqerremte dimeror". Shprehet keshtu aty ku veshtiresia e nje kohe krijon nostalgji. Fabius, thote se shqiptaret vijne nga Iliret e vjeter, por ai ka veshtiresi per ta kuptuar gjuhn shqipe. Shqiperia e vitit 1914, ishte nje paradoks. Mjerimi ishte i tejskajshem. Qeveria e Princ Vidit, ndonese u konceptua si nje shorese, ishte teper dekorative.

Ne te njejten periudhe, e ka pershkruar ne nje shkrim te tij, kroati i madh erudit Miroslav Kerlezha. Kaotizmi ballkanik koncetrohej me kaotizmin shqiptar. Shqiperia ishte mikrokozmosi, i makrokozmosit ballkanik. Shqiperia anadollake, metonte t lidhej me Evropen Perendimore. Oficeret holandeze levizen ne tere Shqiperine. Qeveria e Vidit, ishte e minuar, sic thote Fabiusi, nga ministrat Esat Pasha dhe Myfit Libohova.

Vendi ishte i percare. Fabius pikturon hetimet e tij ne Vlore, ne Shkoder, flet per ekipet e oficereve te huaj, ne menyre te vecante perqendrohet ne mjedisin e Durresit. Jo larg shtepise sime ne Durres, eshte akoma edhe sot, nje shtepi e madhe e cila ne kohen e Fabiusit ishte hoteli. Me nje pene te holle si te Zvajgut, pershkruan gjithcka. Fabius ka simpati per shqiptaret. Sipas tij, ata kishin talent te madh per gjuhet e huaja. Pershkruan persosmeriht intrigat e oficereve te huaj kolege, plogesshtine e tij, kotnine, marrdheniet me vendasit, ankthin e Luftes se Pare Boterore.

Durresi kishte germadha te lashta anktike, por Fabiusi per fat te keq, e anashkalon arkeologjine. Megjithate, libri i tij lexohet me nje fryme. Nuk di ndonje liber tjeter te vitit 1914 ne Shqiperi, qe te kete nje atmosfer te tille. Kapitulli ku tregohet vrsja e kolonelit Tomson, eshte i sakte dhe rrenqethes. Koloneli Tomson qendronte oara magazines se karburantit, ne limanin e sotem, organizonte mbrojtjen kunder rebeleve qe kishin sulmuar Durresin. I pafrikshem dhe mosperfilles per jeten e tij, ai levizte pa pushim. Ishte i ekspozuar nga plumbat. Keshtu u qellua dhe u plago rende. Vrasja e tij beri nje pershtupje te rende.

Fabius, e pershkruan me dhimbje kete moment. Ai nuk harroi qe te shkonte ne shtepine e Tomson, per te ruajtur dokumentat e kolonelit qe ruheshin aty. Pastaj shkoi ne pllatin princeror te Vidit. Princi Vid u tronidit. Trupin pa jete te Tomson, e kishin vendosur ne nje barrele. Ne shtepite e Durresit, u varen flamuj te zinj. ga pallati princeror u be funerali, ne krye te te cilit ishte vete Vidi.

Gjeten nje vend per ta varrosur kolonelin, ky vendvarrim do ishte i perkohshem deri sa te vinte nga holanda, anija luftarake per ta marre. Trupi pa jete, u mbeshtoll me disa flamuj holandeze, u mbyll ne nje arkivol metalik, qe u fut ne nje arkivol me te madh druri. Keshtu u varros koloneli Tomson.

***
Shenimet e Fabiusit per Shqiperine, u botuan edhe ne shqip, te perkthyera nga miku im, Astrit Karagjozi, i cili ka bere edhe nje pasthenie substanciale. Duke rilexuar kete liber, kam patur ndjesine sikur kam jetuar edhe une ne ato dite te trishta te vitit 1914.

***
Libri ka edhe disa pershkrime etnografike, per tosket dhe geget. Per kulturen e te jetuarit te shqiptareve, per karakterin e tyre, inteligjent por edhe mosbesues. Nje aspekt qe i ka interesuar Fabiust, ka qene edhe muzika popullore.

Ne Shkoder, ai regjistroi nje kenge popullore, te cilen e ka botuar me notat muzikore, duke lene keshtu nje deshmi krejt te vecante. Ai flet per figura shqiptare te rretheve intelektuale kishtare, flet per ligjin kanunor te Leke Dukagjinit. Me te drejte, ai thote se emri "Leke", vjen nga fjala latine "lex", qe do te thote "ligj". Kete mendim e ka shorehur me vone edhe Lamberci.

Ne pershkrimet e Fabiusit, ka edhe pasaktesira. Keto jane te vetekuptueshme. Ne pikepamjen antropologjike, ai nuk eshte i sakte. Sipas tij, gjuha shqipe eshte nje gjuhe indo gjermane. Duhet te thoshte indo evropiane. Ne nje vend thote se geget dhe tosket, nuk mund ta kuptojne njeri tjetrin. Kjo gje nuk eshte e vertete. Fabiusi e zhvendos ne veri rrugen Egnatia dhe e quan "e vetmja shenje e se kaluares". Nuk di pothuaj asnje per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Pavaresisht nga pasaktesite, libri i Fabiusit, ka vlere historike. ai mund te lexohet edhe si nje reportazh i kohes. Ai dimensionon edhe dijet qe kishte nje i huaj i asaj kohe per Shqioperine.

***
Mbreteria e shkurter e Vidit, perfundoi tragjikisht. Ajo ishte ne njefare menyre nje krijese artificiale e Fuqive te Medha. Vidi nuk tregoi vullnetin dhe perkuhstimin e duhur, ishte tip i bute, i mungonin vetite e burre shtetit te vertete. Nuk e luajti dot te rol, qe duhej ne Shqiperi, si fjala vjen mbreti Oton ne Greqi. Mbas renies se Vidit, Shqiperia pati serish nje situate te kucedershme.

Por periudha 6 mujore, ndihmoi ne nderkombetarizimin e emrit te Shqiperise. Fuqite e medha, nuk e mohonin dot ekzistencen e saj, dhe mbreteri e Vidit, ishte ne njefare menyre, nje motiv nderlidhes me Evropen Perendimore. Per fat te keq, historiografia shqiptare nuk e ka studiuar si duhet kete periudhe. Shume dokumenta jane ne kancelerite evropiane, ende te pazbuluara dhe te pabotuara.

***
Holanda dhe Shqiperia
Para disa kohesh, une shkrova nje shkrim per shkrimtarin e madh holandez, Harry Muliche. Me ngjan se motivi i Holandes, eshte ringjallur. Mungojne pa dyshim, pelikanet. Mungon edhe ajo kenga qe e kam degjuar ne femijeri per Holanden: "Atje ne Holande / ne vendin e ullinjve." Dikush ka thene se duhet te kete nje lapsus.

Jo ne vendin e ullinjve, por ne vendin e mullinjve. Dihet se Holanda ka qene e famshme per mullinjte e saj. Holanda i ka ende disa mullinj gjigande te shpirtit evropian qe funksionojne pa pushim: emrin e Erazmit te Roterdamit dhe te Van Gogut. Sa here qe kam qene ne Amsterdam, ne urat e tij, qe cuditerisht me kujtojne Venedikun, me vjen ndermend ura e Dajlanit, vendi ku u vra Tomson.

Ura e Dajlanit nuk ekziston sot. Brezat e rinj, nuk e dine ate. Por une tashme, i renduar nga mosha, rikthehem perhere e me shume ne femijeri. Urat nuk mund te zhduken kurre. Amen!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora