E enjte, 25.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Mendime

Dërmaku: Homazh për arsimtarin Shaban Dërmaku

E hene, 09.11.2015, 09:18 PM


HOMAZH  PËRJETËSIE  ME RASTIN  E  VDEKJES  SE ARSIMTARIT TE DALLUAR SHABAN  DERMAKU

Arsimi është pjesë e jetës sime, thonte, arsimtari Shaban Dërmaku

Nga: Ramiz DËRMAKU

Arsimtari Shaban, gjatë  tërë jetës së tij zhvilloi një “luftë“ të pakompromis për edukimin, shpërndarjen e dijes dhe diturisë kombëtare shumë  gjeneratave shqipëtare. Pra ne historinë e lavdishnme të arsimit shqiptar, të përpjekjeve të sakrificave për ti dhanë dije dhe mësim e edukim kombëtar popullit tonë, të vuajtur e të persekutuar, mirëpo asënjëherë i përkulur.Figura e arsimtarit Shaban H. Dërmaku, është shëndrruar në simbol paqe, edukimi, me një meteor frymëzues për brezat e ardhshëm. Arsimtari i nderuar Shaban H. Dërmaku, shumë i ri iu përkushtua çështjes kombëtare dhe kurrë nuk u ndal.

Shaban Dërmaku u lind më 1945 në fshatin Shipashnicë e Epërme, Komuna e Dardanës- ish Kamenicè[D1] ,rrjedh prej një familje me traditë të gjatë patriotike. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes Shipashnicë të Epërme, dhe në Hogosht, kurse shkollën e mesme (gjimnazin) e kreu në Gjilan, në vitin 1967. Po në këtë vit për herën e parë filloi të punoi me ditar në dorë në shkollën fillore“Skënderbeu“ të Hogoshtit, ndërsa gjatë vitit 1969, deri në fund të vitit 1971, punoi në shkollat fillore të fshatit Desivojcë, dhe Poliçkë.  Këtu u mishërua në profesionin e shenjtë të arsimitarit. Shaban Dërmaku, i etshëm për dije i vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në grupin Bazat e Arsimit Teknik- BAT-it, dhe diplomoi në vitin 1974. Po nga ky vitë e deri sa u nda nga kjo botë, punoi në shkollën e fillore ”Skënderbeu“ në Shipashnicë të Epërme, paralele e ndarë e cila deri në dhjetorin e vitit 1992, ishte paralele e ndarë e shkollës fillore “Skënderbeu“ të Hogoshtit. Ai ne moshë shumë të re u fejua dhe u miqësua me familjen e dëshmorit të kombit z. Rexhep Mala, nga Hogoshti. Ai këtë nuk e bëri pa vetëdije, por i vetëdishëm dhe i vendosur që deri në vdekje të angazhohet dhe të ndihmojë çështjen kombëtare. Edhe përkundër thirrjeve të shpeshta në biseda informative, ofendimet nuk kishin të ndalur. Por me kalimin e kohës regjimi kriminel serbë, pra inspektorët serbë por aty gjindeshin edhe disa shqiptarë.., filluan ta përdorin edhe  forcën.

Kërcnimet , përndjekjet, kurthët, e organizuara nga regjimi serbo-sllavo komunistë-( e të përkrahura edhe nga ca shpiunë shqipëtarë) për ta burgosurë, arsimtarin Shaban , përdorën shumë forma tjera presioni e dhune, të organizuara nga regjimi kriminel serbë (dhe nga bashkëpunëtorët shqipëtarë) e larguan nga procesi edukativo arsimor por nuk e thyen bindjen e tij. Moto e veprimtarisë së tij ishte;

 `Të nxënit e dijes dhe të diturisë kombëtare“.

Dhe kjo moto do ta përcjell deri në vdekje. Vite te tëra shkriu atomin e fundit të energjisë, jetën e tij dhe aftësit deri në vdekje duke e kryer me nderë e respekt misionin e tij të shenjtë të arsimtarit në shumë shkolla që nga viti 1967, deri në vdekje punoi pranë shkollës fillore “SADRI MISINI“, në Shipashnicë të Epërme. Arsimtari Shaban gjatë tërë kohës që ushtroi detyrën e arsimtarit me nxënës, gëzoi nderimin dhe respektin e shumë gjeneratave të nxënsëve  të tij. Edhe unë si nxënës i tij e kamë vërejtur se ai çdo herë ishte njeri I urtë, i dashur dhe intelegjentë. Ai në çdo kohë dhe në çdo moment angazhohej me mishë e shpirtë për të mirën e nxënësve, njerëzve, shkollës shqipe, dhe kombit tonë. Aty ku punoi arsimtari Shaban, qeshte oborri i shkollës, lulëzonte kopshti, fushat sportive, por më së shumti sukëseset e nxënësve të tij. Arsimtari Shaban, pos që ishte arsimtarë i mirë, ai ishte edhe mirëmbajtës i oborrit të shkollës, ai ishte edhe xhamëprerës (mirëmbajtës i dritareve) në çdo kohë kopshtin e shkollës e rregullonte me lule dhe gjelbërim. Ai ishte jo vetëm arsimtarë i BAT-it, por edhe mirëmbajtës i fushave sportive, një kohë ishte edhe kryetarë i klubit Futbollistikë“BESA“, në Shipashnicë të Epërme.

Në shkollë ai kishte formuar grupin e BAT-it, të cilët në garat komunale si dhe ato krahinore shumë herë zuri vendet e para. Dhoma e tij ishte e mbushur me punime të shumëta dore, qerre, shtepi.., kupa, diploma, mirënjohje, falenderime,etj etj të fituara ne garat komunale e republikane.

Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre mirënjohjeve e sukseseve te arritura, në dhjetorin e vitit 1987, deri në maj të vitit 1990, nga qëndrimet e ish-komitetit komunal të LK-ste të Dardanës u përjashtua nga procesi edukativo-arsimor si nacionalist, separatist dhe i pa përshtatshëm për të punuar në arsim. Pas tri vitesh u kthye në vendin e punës si arsimtarë, kur filloi vetësimi i shkollës shqipe dhe me angazhimin e arsimtarit Shaban, u kryen aksione të shumta vullnetare në rregullimin e infrastrukturës së fshatit dhe të shkollës.

Arsimtari Shaban, për disa vite ka qenë përgjegjës i shkollës sonë, dmth deri sa ishte shkolla jonë paralele  e shkollës së Hogoshtit, ka qenë kryetar i KF “Besa” për fshatin Shipashnicë, ka përkrahur dhe ndihmuar aksionin solidar për minatorët e Trepçës, në Këshillin Lokal të Financimit në përmbushjen e obligimeve të qytetarëve ndaj Këshillit Komunal të Financimit dhe ndaj Qeverisë së Kosovës, në komisionin solidar në grumbullimin dhe shpërndarjen e të mirave materiale dhe ushqimore për familjet e rrezikuara brenda dhe jashtë fshatit, si dhe ka qenë njëri ndër themeluesit dhe udhëheqës për disa vite i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” për fshatin tonë, e cila për ato vite ka qenë mjaft aktive në grumbullimin dhe ndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve të varëfura, të rrezikuara, familjeve të dëshmorëve, strehimin e familjeve të dëbuara nga okupatori serb, luftëtarët e UÇK-së me të mira materiale, ushqimore., etj, dhe e tëra kjo është bërë nga puna, aktiviteti dhe vullneti i Shaban Dërmakut, i cili mbetet shembull i mirë për brezat e ardhshëm se si duhet punuar me vullnet e përkushtim të madh jo më pak se dyzet

vite në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja një mësimdhënës-pedagog. Arsimi është pjesë e jetës sime, thonte arsimtari Shaban. Nuk është çështje e vogël të edukosh në frymën atdhetare nxënësit. Sa unë punova me te në një shkollë,pashë se si vinte i përgatitur i veshur, shkonte me kohë në mbajtjen e orës dhe kthehej me kohë, ai respektonte me përpikëri rregullat pedagogjike, dhe ishte njëri ndër arsimtarët më të mirë. Kur ishte ne pyetje ndëshkimi apo dënimi i nxënëseve (gjëja si nacionalistë po edhe irredentistë ) ai jo që nuk pranonte por me të gjitha forcat e tij reagonte, thënë shkurtë i mbronte nxënësit. Se vërtetë e ka ushtruar detyrën e arsimtarit, dëshmojnë akoma edhe sot nxënësit e tij, të cilët mbi 20 kanë mbaruarë Shkollën e Lartë të BAT-kë. Në familje kishte mbi 15 anëtarë dhe të githë punonin bujqësinë por jetonin edhe nga paga mujore e arsimtarit Shaban. Emri dhe veprimtaria e arsimtarit Shaban, do të mbetën të pashuara në memoriet e familjes,miqëve, shokëve, nxënësve, dhe të të gjithë atyre që e kanë njohur arsimtarin Shaban.Arsimtari Shaban, la pasë veti emrin, la gjurmët e bardha,la vepëra. Puna e vyrtytet dhe modestia e aftësia e tij duhet të na shërbejë si udhërrëfyese në jetë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora