E shtune, 20.04.2024, 01:50 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mehmeti: Prof. Emrush Bejtullahu - njeriu i sakrificave

E diele, 08.11.2015, 10:06 PM


Prof. Emrush Bejtullahu, Tiranë, prill 2008

PROF. EMRUSH BEJTULLAHU - NJERIU I SAKRIFICAVE KOMBËTARE, ARSIMORE E MJEKËSORE

Emrush Bejtullahu, njeriu që  i dha emër mjekësisë kosovare, njeriu që  u burgos e u dënua për të drejyay kombëtaree re, u mor me drejtat e shkollimit shqip dhe kundër robërisë nga serbët, njeriu që aq shumë e deshi vendin, lirinë dhe  popullin e vet - u nda nga kjo jetë ditë më parë, e pikërisht më 2 tetor 2015.

Lavdi   jetës dhe veprës së tij Kombëtare!

Nga Gani Mehmeti

Emrush Bejtullahu u lind më 15.03.1934 në fshatin Përlepnicë, komuna e  Gjilanit. Katër klasat e shkollës fillore i kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët në Gjilan dhe një klasë Normale në Gjakovë. Së pari u emërua mësues në Gjilan, pastaj u transferua  në Llashticë,     ku   ka punuar  me  katër klasë.

Në gusht të vitit 1952 u burgos për shkak se nuk lejoi që motra e tij të shkonte në shkollën që ishte hapur në gjuhën turke. Hapja e shkollave në gjuhën turke bëhej me qëllim që të mos hapeshin, ose të hapeshin sa më pak shkolla në gjuhën shqipe, dhe në atë mënyrë, të hapnin rrugën që shqiptarët të deklaroheshin si turq. Pas vuajtjes së dënimit prej dy vitesh, më 1954, u inkuadrua në Gjimnazin e Ulët të Tugjecit, në kohën e torturave serbe për mbledhjen e armëve.  Së bashku me Shaban Shalën, Ali Pecin dhe Selim Buzukun formuan Organizatën e Ballit Kombëtar për rajonin e Gjilanit. Më 1956 zbulohen dhe arrestohen që të gjithë. Pas lirimit nga burgu, më 1959, punon në fshatin Pogragjë. Si i përndjekur, pêrmes një shpalljeje nga drejtori Llaz Stefanoviqi, i ishte ndaluar puna në arsim dhe shkollimi në Shkollën Normale, i cili  detyrohet të vazhdojë Gjimnazin në Gjilan.

Emrush Bejtullahu kishte  një zemër të madhe, një dëshirë të madhe, nga rrodhi edhe ideali i tij për ta parë Lirinë e Kosovës, për çka ai nuk ndenji duarkryq, por që nga mosha e tij aktivitete liridashëse. Ende pa  mbaruar Normalen në Gjakovë, u emërua mësues për t’i dalë në ndihmë arsimit shqip, në kohën kur po mungonin kuadrot shqiptare në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Se serbët po pranonin të jetonte kushdo tjetër na Kosovë dhe viset tjera në trojet shqiptare, por pa shqiptarë, u pa në çdo kohë, por edhe në kohën e posa përfunduar të LDB, kur popullin shqiptar po përpiqeshin ta turqizonin, qoftë përmes regjistrimeve të popullsisë, qoftë përmes hapjeve të shkollave në gjuhën turke, duke u përpjekur që edhe shqiptarët t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollim në gjuhën turke. Duke kundërshtuar shkollimin e shqiptarëve në gjuhën turke, po tregohej realiteti se shqiptarët nuk ishin turq, por ishin shqiptarë dhe shkollimin e tyre e kërkonin po në gjuhën e tyre – shqipe.

Hapja e shkollave në gjuhën turke bëhej me qëllim që të mos hapeshin, ose të hapeshin sa më pak shkolla në gjuhën shqipe dhe në atë mënyrë të hapnin rrugën që shqiptarët të deklaroheshin si turq. Edhe motrën e Emrushit e kishin regjistruar të vijonte mësimet nëë një shkollë turke, që Emrushi i ri e kishte luftuar ashpër dhe assesi nuk kishte pranuar  e lejuar që ajo të vazhdonte shkollimin në gjuhën turke, deri sa kjo ishte shqiptare. Ky kundërshtim i mosshkollimit të motrës së tij në gjuhën dhe në shkollën turke, që atëherë, në vitin 1952, Emrushit i kishte kushtuar me dënimin prej dy vitesh burg! Ja vëllazërim-bashkimi i serbëve dhe i Serbisë me shqiptarët, drejtësia për burgje, vrasje e maltretime!

Emrush Bejtullahu  në gusht të vitit 1952 ishte një i ri, i cili tek sa kishte mbushur 18 vjet e 5 muaj. Ishte i ri me moshë, por ishte i pjekur me jetë, me vuajtje, me ideale, me dashurinë për popullin e vet, të cilit i mungonte liria, nuk e lejoi të motrën të vazhdonte mësimin në gjuhën turke. Ndoshta, pikërisht dënimi i tij nga serbët, madje në emër të “popullit”, Emrushi u kalit edhe më shumë për lirinë Kosovës, dhe kjo, e bëri të vetën, duke u lidhur edhe me veprimtarë të tjerë të shquar të kohës e, duke  u inkuadruar  në organizata të ndryshme patriotike e liridashëse të popullit shqiptar. Aq më shumë iu bë e mundur, kur, pas kryerjes së dënimit për të drejtat e shkollimit shqip, ai u inkuadrua të punonte sërish në arsim, në Tugjec të Gjilanit. Çfarë koincidence!  Po këtu e kishin dërguar të punonte edhe veprimtarin me të shquar të asaj kohe, luftëtarin e lirisë, atë që sakrifikoi jetën për Flamurin shqiptar, llapjanin Shaban Shala! Në shoqëri me Shabanin, po edhe i Shaban Shalës me Emrush Bejtullahun, sikur kishin gjetur  njëri-tjetrin nga shokët më të mirë të idealit. Që të dy ishin tepër të sinqertë, luftëtarë të denjë, të burgosur edhe më herët, vizionarë për të ardhmen e Kosovës, të bashkuar nga dy anë të Kosovës  që po kufizoheshin me Serbinë pushtuese.

Bshkë me Shaban Shalën, Ali Pecin – Boletinin dhe Selim Buzukun, kishin formuar edhe Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare për Rrethin e Gjilanit. Pas shumë mbledhjeve mes tyre në dhomat e njëri-tjetrit, ku gjithherë ishin të bindur se do të vështroheshin nga spiun të ndryshëm, këta, për të humbur gjurmë, vendosin të udhëtojnë me tren, ku edhe do të merrnin vendime të ndryshme për Organizatën e tyre, duke caktuar edhe pseudonimet e tyre për secilin veç e veç, si edhe deshifrimin e tyre se për çka do të luftojnë e organizohen. Lidhur me këtë, historianja jonë e njohur, Sabile Keçmezi – Basha,  shkruan:

“Ilegalistët e grupit veç që mbanin takime në dhomat e njëri-tjetrit, ata për të humbur gjurmë nga organet e ndjekjes, organizuan një takim që ta mbanin në tren, që udhëtonte në relacionin Kaçanik – Shkup. Në atë mbledhje, që u mbajt më 3. IV. 1955, në mes shumë vendimeve që morën, ata kishin caktuar edhe pseudonimet”.

Pas lirimit nga burgu, më 1959, punon në fshatin Pogragjë. Si i përndjekur, pêrmes një shpalljeje nga drejtori Llaz Stefanoviqi, i ishte ndaluar puna në arsim dhe shkollimi në Shkollën Normale, i cili  detyrohet të vazhdojë Gjimnazin në Gjilan.

Duke qenë i përndjekur, si shumë të tjerë gjatë asaj kohe, detyrohet ta lëshojë vendin dhe shkon në Zagreb, ku regjistron dhe kryen Fakultetin e Defektologjisë, drejtimin e Patologjisë së të  folurit (Logopedinë) si dhe retardimet mentale. Këtu vazhdoi edhe studimet pasuniversitare. Këtu e kreu edhe sistemin Verbotonal (specializimin për diagnostifikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me ngecje në zhvillimin psikofizik dhe mental).

Emrush Bejtullahu është themeluesi i Logopedisë në Kosovë. Më 1970, duke iu falënderuar Riza Alajt, edhe pse i përndjekur, intervenon për pranimin e tij në Shkollën për të verbërit “Migjeni” në Prishtinë, ku së pari hapet ambulanca e logopedisë në Kosovë. Me ardhjen e Letrës së Titos, më 1972, sërish e largojnë nga puna. Mbas një kohe, inkuadrohet në Sipërmarrjen “Ramiz Sadiku” si punëtor social. Më 1973 prapë kalon në Shkollën e të verbërve. Brenda disa muajsh kjo shkollë shpërngulet në Prizren, dhe, Emrushi,  prapë mbetet i papunë.

Po të njëjtin vit hapet ambulanca e parë pranë fakultetit të mjekësisë –klinikës së ORL.

Në hapjen e kësaj ambulante ka kontribuar Prof. Dr. Talat Pallaska, dekan i atëhershem i fakultetit të mjekësisë , i cili e dinte rëndësinë e kësaj ambulance .

Me hapjen e kësaj ambulance më nuk dërgohen fëmijët në rehabilitim në Beograd dhe Shkup, kështu që edhe ata pacientë të cilët gjendeshin në rehabilitim jashtë Kosovës  ktheheshin për të vazhduar terapinë në ambulancën tonë.

Mos dërgimi i pacientëve për rehabilitim në Beograd dhe Shkup , nxiti urrejtje ndaj ofrimit të shërbimeve në Prishtinë , mu për shkak të mungesës së derdhjes të mjeteve për përfitime të tyre , që i merrnin nga Kosova në emër të shërbimeve ndaj pacienteve , a në dëm të buxhetit të Kosovës.

Me 1977 kjo ambulancë u shndërrua në repart pranë klinikës të ORL , më vonë me ngritjen e objektit të ri (të veçantë) , ky repart u ngrit në Qendrën e rehabilitimit të të dëgjuarit dhe të të folurit ,  pranë Fakultetit të Mjekësisë, në një hapësirë prej 1200m2  , me kabinete dhe mjete të përsosura .

Për të gjitha këto duhet falënderuar Prof. Dr. Talat Pallaska për përkrahjen e dhënë në zhvillimin e kësaj lëmie , si dhe Baki Statovci dhe Fazli Kajtazi .

Me  1989/90 pushtuesi serb i largoi nga objekti punëtorët shëndetësor dhe pacientët brenda ditës , ndërsa Prof. Emrush Bejtullahun e  largojnë masat e dhunshme nga klinika si kuadër i papërshtatshëm ndaj politikës të pushtuesit serb dhe tani gjendet në pension .

Prof. Emrush Bejtullahu kishte luftuar edhe për hapjen e klinikës së neuropsikiatrisë, sepse, duke i dërguar të sëmurët në Nish, po paguanin shuma të mëdha shqiptarët Nishin në mjekimin e tyre. Më lirë u kushtonte të hapnin në vend klinikën. Emrushi nuk po punonte e mendonte vetëm për vete, por për Kosovën dhe për popullin shqiptar.

Pas luftës së vitit 1999, sërish e morën në dorë mjekësinë njerëz jo profesionistë, ata që tani po mendonin vetëm për vete dhe Emrushi mbeti jashtë e larg mjekësisë, pa iu plotësua dëshira që sërish të hapej dega e Logopedisë dhe defektologjisë, ndërtesën e së cilës e kishte marrë dikush tjetër në formë uzurpimi dhe përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk ia kishin liruar.

Në mungesën e punës në spital, ku e kishte vendin dhe për çka ishte i thirrur, Prof. Emrush Bejtullahu punoi në një ordinancë të vetën private, duke i mjekuar ata që kishin nevojën për të.

Në vitin 2002 në Tiranë pati një ndërhyrje kirurgjike në fyt, dhe tani iu krijuan vështirësi në të folur, sepse duhej folur vetëm me ndihmën e aparatit, prandaj, mbeti pa thënë shumë nga ato që ai i dinte.

Në mungesën e shprehjes me hpjë,rinisi të flasë me shkrim. Arriti të botojë një libër të profesionit të tij me titull NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR, të botuar nga OPFAKKOS-i “Prindi dhe Fëmiu”(Organizata  e Prindrve të Fëmijëve  me Aftësi të Kufizuar e Kosovës), anëtar i kryesisë të kësaj Organizate që qe deri sa qe gjallë, ndërsa librin e dytë,  po ashtu, kushtuar aftësisë së kufizuar , “Pedagogjia  speciale” për persona me aftësi të kufizuar,  i mbeti dorëshkrim tek autori i këtyre rreshtave, të cilin do t’ua dërgoj një herë tjetër.

Edhe librin e parë e ka botuar të tërin portali  Zemra Shqiptare deri sa ishte gjallë i ndjeri Kadri Mani, me të cilin qenë shokë të ngushtë.

Në Vushtrri, më 2008, në Miniolompiadën e Personave me Aftësi të Kufizuar. Djathtaës Prof. Emrush Bejtullahu, majtas Gani Mehmeti

Prof.  Emrush Bejtullahu majtas, Tiranë, prill 2008.

Në të hyrë të Elbasanit nga Tirana, prill 2008, majtas prof. Emrushi.

Para bustit ta Babait të Gjuhës shqipe, Konstandin Kristoforidhit, Elbasan, prill 2008

Durrës, prill 2008, në bregdetin e bukur shqiptar.I dyti nga e majta, prof. Emrush Bejtullahu.

Peshkopi, prill 2008. Në mes prof. Emrush Bejtullahu



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora