E shtune, 20.04.2024, 04:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Poet i vargut të atdhedashurisë

E hene, 09.11.2015, 08:22 PM


Poet i vargut të atdhedashurisë

Nga  Xhevahir Cirongu

Vëllimi poetik i autorit Halil Preniqi të titulluar ‘’Baladë për atdheun’’, është si  një gur i çmuar që i bashkëngjitet  plejadës së madhe të poetëve  tanë që lëvrojnë me aq fines poezinë  që të mbush shpirtin, por edhe të  frymëzon për ta shkruar e lexuar letërsinë shqipe. Në gjithë gamën e këtij vëllimi, poezia e atdhedashurisë zë vendin kryesor. Aty gjen guximin, qëndresën, dhimbjen, sepse  pushtuesit i kanë  hapur plagë të thella në shekuj popullit shqiptar. Autori është i pranishëm në këto ngjarje të dhimjes, ai i ka përjetuar edhe vet disa nga këto tragjedi , dhe duke qënë i tillë, Halil Preniqi sjell para lexuesve vëllimin e tij të tretë me poezi, ku ngjarjet historike dhe plagdhimbjet e kosovarëve i derdh bukur me anën e vargut të poezisë. Dramën e kosovarëve nëpër shekuj  deri në çlirim e pavarësi të Kosovës, autori ka ditur të thuri varg me forcën e ngjyrimeve poetike të shkrira në një shtullë të vetme : qëndresën e historinë e kosovarëve , dramën e egzistencës  në shekuj. Intuita e poetit Halil Preniqi fragmenton me anën e fjalës poetike edhe figurat e shquara të popullit tonë që u sakrifikuan edhe me jetën e tyre për liri e pavarsi. Poeti Halil Preniqi ka lindur në vitin 1964 në fshatin Hade të komunës Kastriot- Kosovë. Ka kryer arsimin e mesën në vendlindje. Mbas shkollimit u punësua në MS të Bardhit, ku punoi deri në vitin 1990, vit kur pushtuesit serb i largoi të gjithë punëtorët shqiptarë me dhunë nga puna. Më vonë Halili u hodh në aklivitetet ilegale. Në vitin 1993 merr rrugën e emigrimit dhe kontribon për çështjen  kombëtare. Qysh në vitin 1985 ai merret me shkrime të ndryshme. Në poezi ka marrë edhe çmime letrare, ku disa poezi janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Bashkë me znj. Gundulla ChWarteze në Gjermani botoi një libër për çështjen shqiptare. Deri më tani ka botuar këto libra me poezi: ‘’Dashuria është parajsë’’, ‘’Shpirti i trazuar’’, ‘’Baladë për atdheun’’.

Shkëputëm disa poezi nga vëllimi ‘’Baladë për atdheun’’, për të sjellë freskinë e atdhedashurisë që na paraqet para lexuesit  poeti Halil Preniqi.

Autorit iu urojmë suksese në rrugën e bukur të krujmtarisë letrare për të na sjellë edhe vepra të tjera poetike në të ardhmen.


Liria

 

Sakrificë

Mbinjerëzore

E ndërruam

Historinë

Botën e tronditëm

Falë dëshmorëve

E ndihmës

Së miqve

Lirinë e fituam.

 

Yll i pashuar

 

(Ismail Kadaresë)

 

Nga zjarri i nënës

Një yll u ngrit

Nga zjarri u dogj

Në akull u ngri

Si kometa në univers

I pashuar u bë.

 

Legjenda

 

Në mes

Legjendës

E ikonës

Një enigmë

Ndërgjegjja

Guximi

Në labirint

Por një qëllim

Atdheu im

Të gjitha

Kosova e lirë.


Dardania

 

Gjurmët flasin vetë

Jemi më të vjetrit

Nga Pellazgët

Dardanisë Antike.

Trashëgimi e lashtë

Dyndje popujsh babarë

Nga lufta e Trojës

E di bota mbarë

Se Homeri ishte pellazg,

Troja e dytë Butrinti

Eneu ishte Dardan.

Alfabetin latin

Gjuhën tonë të lashtë

E folën profetët

Zeusi – zoti i zotëve.

 

Kështjella

 

Flakadan lirie

Besa-besë e kombit

Jehona e maleve

Tokë e larë me gjak

Kështjellë e re

Selia e shenjtë

Përgjithmonë

Do të mbetet

Prekazi  legjend.

 

Baladë për Adem Jasharin

 

Më vjen turp

Që nuk isha pranë teje

Në kohën e duhur

Vendosa të vij

E të çmallem

Së paku te varri

E ta kujtoj Ademin

Luftëtarin trim

Dhe besnik

Që dha gjak

E gjithë çka kishte

Për ne të gjallët.

E ne sot

Harruam shpejt

Rezilë u bëmë

E besën fare

S’e mbajtëm

Lakmia na verboi

E fare nga turpi

Nuk skuqemi.

Erdha sot

Në seli të shenjtë

Në Prekazin legjendar

Të nderoj

Të frymëzohem

Ta kujtoj luftën

Dhe sakrificën tënde

E ta shoh në sy

Epopenë dhe betejën

Kur filloi dhe u ndez

Flakadani.

Ku mori përmasa

Epokale

Të lavdishme

Dhe krenare.

Ndal, ju lutem pak

Një zë po e dëgjoj

‘’Eu, eu, eu’’

A e dëgjuat edhe ju?!

Zëri i Bacë Ademit qenka

Po thërret –po!

Jo s’paska vdekur

Ai është gjallë

Me zë të lartë

Po thërret.

Me mençuri

Guxim e drejtësi

Atdheu bëhet.

Atdheu i të gjithëve

E jo kështu o të marrë

Dukagjin, Llap e Drenicë

Për karrige

Horë u bëtë.

 

Pajtimi

 

Viti i nëntëdhjetë

Viti i pajtimit

I vetëdijes

I kushtrimit

I nxitjes ei bashkimit.

I fuqisë

Mbinatyrore

Në emër

Të atdheut

U falën

Shumë gjaqe.

Mesazh të fuqishëm

Nga Bacë Antoni

Para se të mobilizohemi

Në luftë për liri

Duhet të bashkohemi.

 

Nga gjiri

 

Nuk është  rastësi

Nga gjiri

I kombit

Të lashtë

Nga gjuha

E pellazgëve

E perëndive

Të lindin

Mendje

Të ndritura:

Skënderbeu,

Nënë Tereza,

Rugova,

E Adema.

 

Zonja Hillari

 

Udhëzimi yt hyjnor

Kosovën e bëri yll,

Që po shndrit.

Hënën që po qesh

Na solle lirinë

Populli ynë

Liridashës

Veprën e madhe

Të SHBA-ve

S’e harron kurrë

Miqtë dhe heronjtë tanë

Zonjën Hillari

Dhe të madhin

Bill  Clinton.

Durrës, 8 nëntor 2015



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora