E premte, 29.03.2024, 07:55 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Feja islame shndërrohet në biznes

E hene, 09.11.2015, 09:34 PM


KUR FEJA ISLAME SHNDËRROHET NË BIZNES

Nga Afrim Caka

Shefqet dhe Milazim Krasniqi e kanë mbushur kupen deri në buzë!

Ç’torollak i frikshëm je more faqe zi. T’i Milazim Krasniqi: Fanatik musliman e radikal, argatë i UDS-së, i dreqit e të birit dhe i Turqisë!

Edhe pse jemi në ditën e shkrirjes së kufijve. Për antikombtarët dhe vehabistët nuk kanë vendë!

Është koha e përmendjes, përndryeshe koha e mendimit, koha e guximit kritik, pikërisht atij mendimi që Milazimët ishin përpjekur gjithsesi ta ligështonin shqiptarët. Përherë e më shpesh, krahas shprehjeve, se: ne jemi mysliman e jo shqiptarë! Thënë ndryshe, Milazimi dhe Milazimet tjerë pa e vrarë mendjen njollosën kulturën dhe historinë tonë.

“Ndoshta do ta themë se ç’farë mendoj unë për ty. Ndoshta, nuk do ta themë kurrë!”. Me siguri se po...

“Vehabisti, loja dhe vehabizmi e një mjekëre në Kosovës”. Emri i Milazimit është lakuar disa herë, me afera antikombëtare dhe që ka lidhje edhe me fundamentalizmin radikal. Besoni se të gjithë shqiptarët e dinë këtë.

Pra për të cilin po shkruaj nuk është e re, por ndoshta ishte edhe fjalimi i këtij Milazimi në menyrë kaqë të egër për vëllëzërit tanë katolikë në rrjetet sociale Facebook.

Sjellje të tilla fundamentaliste dhe anitishqiptare në Kosovë mund të shkaktojë një reagim të natyrshëm gjithëshqiptar, protesta të qeta për solidarizimin me vëllezërit tanë katolik në atdhe dhe në botë, dhe dënimin e këtij deklarimi fundamentalist, vehabistë, që provokonë me një konflikt të hapur ndërshqiptarë. Le të shohim një prallë, e cila tregon, sidomos qartë, se mendjamadhësia e papërmbajtur e çonë automatikisht te tradhëtia ndaj shqiptarëve dhe të një konfiksioni tjetër. Kjo është përralla e Milazim Krasniqit “shqiptarët katolik na qenkan të “UDB-së!”. I zëmëruar në kohët e fundit, se vëllezërit tanë katolik po e braktisin kombin përgjithmonë???

Nuk e fsheh se diçka më zuri veshi dhe syri për një përçarje të mundëshme. Dhe ti ndihesh krenar për të gjitha këto. Ti me vehabizmin afganë e me fustanell arabe mbete atdhetar, apo jo?

Sa çudi!

A shtet, o shtet! Urrejtja dhe ambicia e tij nuk njohin kufij.

Interesante është të shohësh se si në përrallat e Krasniqit, por edhe në fantazinë e tij të zjarrtë mesjetare turko-arabe të një qambiciozi, synimi drejt xhamisë në deshirën për t’u bërë Perëndi. Këto shfaqje, synime janë të ngjashëm me antishqiptarizmen. Shembuj të një prirje të tillë në ditët e sotit mund të gjejmë me shumicë. Janë ca njerëz, të cilët merren me spiritizëm fetar, me kërkime parapsikologjike, me duar dhe bythë përpjetë e të tilla punë “çoroditëse”, diçka më shumë se sa njeri i zakonshëm, prej atyre duan të zotërojnë përbëhet aftësi mbinjerëzore, që duan të dalin jashtë kufijve të hapsirës dhe të mbinjerëzoren, që duan të dalin jashtë kufijve të hapsirës dhe të besodojnë me alienët, fantazmat dhe shpirtat e të vdekurve.

Edhe tani ekzistojnë jo pak shkolla fetare dhe medrese turko-arabe, ideali i të cilave është t’i ngjajnë Përendisë! Është e lehtë ta marrish me mend e çfarë ndikimi të thellë dhe të rrezikshëm mund të ketë në shpirtin e e fëmijës një përfytyrim i till. Kurani është, pa dyshim, një libër i mrekullueshëm, të cilin ne duhet duhet ta lexojmë dhe rilixojmë, duke u mahnitur me largpamësia e tij, pas asaj kur arsyeja e Milazimit të jetë pjekur. Mirpo, ai nuk duhet t’u mësohet fëmijëve, të paktën, pa komente shkencore.

Melazimi me këtë etje për t’i ngjarë Përendisë ndodhet ideali i Utopisë së përallës, ku çdo ëndërr e tij të bëhet realitet. Duke menduar se një pjesë jo e vogël i xhëmatit sëbashku me mësuesin e radikalizmitë të kërkojnë për vete vend në krahun e djathtë nga Perëndia. Ky ka qenë prej në një ideal i pavetëdijshëm i gjithë edukimit fetar. Historia e sëmundjes së këtij mësuesi fetar tregon se deri ku mund ta çojë njeriun një egoizëm i tillë prej mendjemadhi e truthari. Me një fjalë, Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret me hallet e mësuesit Milazim dhe të mos i’a ndaj sytë. Të një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë herezi, saqë nëse do të ktheheshin kohërat e inkuzicionit, ky fanatik fetarë, me sa duket, do të ishte i pari që do të futet në xhiriz e një zjarr.

Zuska plakë! Gjithçka duket e bukur nga larg. Sa in afrohesh, prishet. Njohja me vdekjen e një vendi. Si i marrë, me egërsi të pashoqe, pa mëshirë dhe i pashpirt, kryesisht në stilin mesjetar, me kërcnime, me përdhosje e vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një toke. Fill pas urrejtjes, ashtu siç ishte si një krusme e madhe, në rrjetet sociale u dëgjuan fjalët më të zeza kundër shqiptarëve katolik, të cilët ca myslimanë prej tyre kanë kërkuar ndjesë, natyrishtë për pabesinë, ulërimen e Krasniqit...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora