E enjte, 28.03.2024, 09:10 AM (GMT)

Mendime

Leon Duhanaj: Politika ta parandalojë të keqen

E diele, 08.11.2015, 08:00 PM


Politika, ta parandalojë të keqen , jo ta ushqejë atë!

Nga Leon Duhanaj

Në vorbullën e aktiviteteve politike në vend, të cilat janë gjithçka tjetër pos ofrimit të alternativave se si të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Vërehet çartë se subjektet politike në vend, jo vetëm që nuk po luajnë rolin që u takon, por ato madje kanë humbur edhe arsyen e ekzistimit normal të tyre.

Në Kosovë, në vazhdimësi, opinioni publik bombardohet më tema të mëdha, shpeshherë edhe të paqena, vetëm më një qëllim, që popullin ta hutojnë dhe t’ia largojnë vëmendjen nga problemet reale në të cilat jeton dhe të cilat dita ditës po rriten dhe, po bëhen të papërballueshme.

Politika kosovare, në vazhdimësi ka trajtuar çështjet në mënyrën jo të duhur, merren me pasojat në vend që të merren me shkaqet.

Nëse i kthehemi në retrospektivë aktiviteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme në vend që nga përfundimi i luftës e këndej, atëherë shkaktari i shumicës së problemeve kemi qenë vetë ne shqiptarët, jo vetëm duke qenë të paaftë për të qeverisur si duhet, por dhe shpeshherë, për arsye dhe qëllime të sëmura  dhe interesa të ngushta, kemi kontribuar në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ishin trazirat e marsit të vitit 2004, të cilat u bënë shkas që Kosova dhe populli shqiptar të vendosen në vagën e drejtësisë ndërkombëtare,  jo më si viktima por si të barabartë më palën serbe e cila kishte bërë krime të tmerrshme në këtë vend. Ne e dhamë shembullin më të keq para botës së qytetëruar, e cila kishte hyrë në luftë për ta çliruar një popull të martirizuar shekuj më radhë. Për fat të keq, në këto trazira, ne ë treguam një anë të errët të medaljes sonë, ne dhamë shembullin më të keq të mundshëm për ne, duke ofruar material palës kundërshtare, në mënyrë që t’i vërtetoj propagandat e sajë para botës se shqiptarët janë popull i prapambetur në të gjitha aspektet, të rrezikshëm dhe të pa qeverisshëm, pos me forcë.

Ne dogjëm trashëgimin kulturore e cila shekuj me radhe ishte trashëgimi shqiptare, për t’i dhënë më pas argumente dhe ndihmesë Serbisë që këtë trashëgimi ta përvetësoj si trashëgimi serbe. Cilësimi i trashëgimisë ortodokse në Kosovë, si trashëgimi serbe, është krimi dhe tradhtia  më e madhe, që ka mund t’i bëhet këtij vendi. Për këtë kontribuam ne vetë, shqiptarët.  Këto argumente quan drejtë tavolinës së negociatave, por të cilat më nuk e trajtuan palën shqiptare si viktime por si të barabartë në krim. Negociata të cilat sollën Pakon Ahtisari, e cila edhe u bë baza ligjore e shpalljes së një shteti të pavarur, por i cili nuk ishte si çdo shtet tjetër, pasi që ishte vënë nën dyshim të madh dhe duhej kontroll mbi të.

Megjithatë Pako Ahtisari, nxori një shtet të kushtëzuar, por që kishte mundësi që  përmes përformancës së mirë, t’i tejkalonte vështirësitë fillestare dhe t’i tejkalonte edhe  dyshimet dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare falë përkrahjes së parezervë të sponsoruesve të kësaj pavarësie e që  për fat ishin shtetet më të fuqishme të globit.

Për ta realizuar këtë qëllim,  nga pala kosovare kërkohej që në mënyrë të qytetëruar, të përgjegjshme,  ta qeverisë vendin e vetë dhe t’u ofrojnë perspektive, jo vetëm popullatës shumicë- shqiptarëve, por edhe minoriteteve në vend e më theks të veçantë minoritetit serb, i cili tashmë përmes Pakos Ahtisari  kishte siguruar një bazë juridike për të qenë të privilegjuar. Për fat të keq një pjesë e politikës vendore, u pozicionua në kundërshtim më këto, tashmë të arritura  si marrëveshje ndërkombëtare, duke prezantuar kartën opcionale nacionaliste e cila jo vetëm që nuk gjënë mbështetje askund në boten e sotme të globalizmit, ku edhe vetë Europa po shkon drejtë Federalizmit, qëllim integrues të cilin e kemi edhe ne. Prezantimi i idesë së tillë shihet si kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Duke qenë kështu, pala serbe prapë kërkonte garanci shtesë, gjithnjë bazuar në shembullin kërcënues që disa çarqe në vend prezantonin si opcion politik. Kjo qoj deri tek gjashtë pikshi i Banit-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili hap pas hapi po realizohet në Kosovë.

Politika shqiptare, e zënë pas krimit ekonomik dhe korrupsionit, nuk gjeti kohë dhe as gatishmëri asnjëherë, që të flet njëzëri për temat vitale për vendin, por gjithnjë e përçarë pas interesave klanore.

Edhe sot kur tavolina e negociatave ende është aktuale, çarqe të caktuara të politikës, në vend që të ofrojnë zgjidhje për çështjen ato bëjnë argatin e djallit, duke promovuar kaosin dhe idetë e luftës, të cilat i japin material Serbisë që të kërkoj garancione të vazhdueshme për minoritetin serb në Kosovë. Pra në vend që të parandalohet e keqja, ushqehet me argumente dhe material shtesë. Lufta paqësore nuk fitohet me ide lufte por me ide paqeje, e këtë s’po arrimë ta kuptojmë dot.

Edhe minoriteti serb në Kosovë, duhet ta kuptoj njëherë e mirë se projekti Kosovë tashmë është realitet dhe, sa më herët ta kuptojnë këtë aq më lehtë dhe më mirë do t’ia bëjnë jetesën dhe të ardhmen vetës. Serbia duke qenë se është në krizë të vazhdueshme ekonomike, vazhdimisht manipulon masat me tema nacionaliste, duke mashtruar popullin dhe duke ua zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Në këtë kontekst minoriteti serb në Kosovë është segmenti më i dhimbshëm i kësaj propagande e cila e dëmton rëndë    tashmen dhe të ardhmen e tyre. Prandaj,  komuniteti serb në Kosovë, duhet urgjentisht ta merr fatin e vetë në duart e veta dhe mos të lejon të përdorët për mbulesë të interesave të politikanëve të Serbisë, të cilët në mungesë idesh të mirëfillta politike terrorizojnë popullin me nacionalizëm të sëmurë dhe të kotë, në një kohë kur bota globalizmit është  një platformë ku përmes idesh inovative, mund të krijosh mirëqenie për popullin, pa kufizim kufijsh.

Politika kosovare pa dallim, duhet të heqë dorë nga lufta e pakuptimtë e pa parim për pushtet, e cila nuk po zgjedh as mjete demokratike. T’i kthehen normalitetit dhe problemeve reale, duke ofruar zgjidhje problemesh,  e jo duke i krijuar  ato. Kalkulimet politike, mos i bëni ekskluzivisht për pushtet  por për qeverisje të mirë e cila sjelle dhe garanton lirinë, mirëqenien, stabilitetin dhe perspektiven.

I fortë, nuk është ai që kërcënon, por ai që ofron zgjidhje!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora