E premte, 19.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Në Parlamentin e Republikës së Kosovës...

E shtune, 07.11.2015, 05:50 PM


Në Parlamentin e Republikës së Kosovës së shpejti do të derdhet gjaku.

Nga Ramiz Dërmaku

Me të gjitha konventat ndërkombëtare deputeti  nuk guxon të rrahet deri sa gëzon  imunitetin e deputetit. Mirëpo, policët tanë nuk dijnë çka është Imuniteti.., ata nuk dijnë çka është ligji, drejtësia, demokracia..,

Askund në botën e qytetëruar dhe në asnjë shtetë  nuk ka ndodhur kjo që ndodhi të premten  në Parrlamentin  e Kosovës. Partit opozitare ditë më parë u thanë deputeteve të tyre që mos të lejojnë hyrjen e policisë në Parrlamentë.., dhe mos ti lejojnë policinë ti kontrolloj deputetët, dhe  i ftuan përkrahësit e tyre  që të tubohen tek sheshi,  para ndertesës së Kuvendit. Ndersa organet e rendit janë tejet të shqetësuara me këto që po ndodhin në Parrlamentin e Kosovës, janë një dëshmi se deputetët e Parrlamentit të Kosovës ( pjesa dërmuese), para interesave kombëtare kanë vu ato; materiale, familjare, karieriste, demagogjike, marksiste,leniniste..etj . Ditë më parë Kryeparrlamentari i Parrlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli, tha , citoj: Unë do ti ftojë policinë e Kosovës.., nëse ndodhë ndonjë incidentë. Të gjithë ata deputetë të cilët e prishin rendin dhe e shkelin ligjin, do t‘i largon policia nga salla e Parrlamentit.., nëse ka nevoj edhe me dhunë ? ! Dhe kështu siq po rrjedhin punët në Parrlamentin e Kosovës së shpejti do të eskaloj gjendja. Partitë opozitare të udhëhequra nga Vetëvendosja, ditë më parë penguan punën e Kuvendit. Këta kërkojnë që Marëveshja e bërë në mes të Kosovës dhe Serbisë për  asociacionin e komunave serbe në Kosovë  dhe Zajendicës nuk mund të realizohet. Në seancën e fundit ndodhi ajo që pritej të ndodhte, sepse Kryeparrlamentari i përkrahur nga deputetët e LDK-ës dhe ata të PDK-ës, pa pëlqimin e opozitës po marrin vendime. Pastaj, arrestohet lideri i vetëvendosjes Albin Kurti, pa kurfarë dokumenti dhe pa kurrëfarë..,  shkaku. Pse ndodhë kjo e din më së miri ata që i përgatisin këto skenare “gjëja“ për ti frikësuar deputetët e opozitës. Kuvendi i Kosovës, në vend se të fillojë punën, liderët e pozitës pa i pyetur  ( apo pa u konsultuar ) me deputetët e opozitës se a e pranojnë ata rendin e ditës  apo jo .., ja filluan punës. Lideri i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës z. Ramush Haradinaj,  doli në foltore dhe kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit z. Isa Mustafa dhe të ish. Kryeministrit Hashim Thaqi. Tani në sallë disa deputetë të opozitës, filluan të gjuajnë me gastare, uji, filluan të qesin në sallë, gazë lotësjellës. Parrlamenti i Kosovës i mbushur me policë ( ku shumë prej tyre nuk kanë asnjë ditë shkollë.., sepse po të kishin shkollë dhe edukatë familjare, ata nuk do të hynin në sallën e Parrlamentit të Kosovës. Ata janë të gatshëm ( sikur i thua qenit kape..,ata  i  vërsulen.., njeriut[D1] .  Në mesin e këtyre policëve ka të tillë që janë ( edukuar në regjimin kriminel serbë). Disa   vite te tëra i shërbyen atij, dhe pjesa tjetër të pa shkollë ( që deri para lufte ishin bari, delesh ). I,sh. Kryeministri i Republikës  së Kosovës, z. H.TH. i pranoi në punë, këta policë ne mënyrë që në rastë të ndonjë  ofendimi apo akuze eventuale, ata të vërsulen ndaj atyre që akuzojnë, apo ofendojnë ish. Kryeministrin Hashim Thaqin. . Fjalori i ndytë i kryetarit të Parlamentit të Kosovës ndaj një motre, një nëne shqiptare, i ka shqetësuar të gjithë qytetarët e Kosovës, trojeve etnike , diasporës .., thënë shkurtë të gjithë shqiptarët. Ai ofendim banal i Kryetarit të Parrlamentit të Kosovës ndaj zonjës ..,është ofendim i të gjitha nënave shqipëtare. Ky rastë tregoi se ç‘farë  kulture dhe edukate familjare posedon krimineli  Kadri Veseli  Ofendimi banal që bëri krimineli Kadri Veseli, i cili e ka të mbushur biografin  e tij me vepra të ndyera. Prandaj , e pyesë Kryeparrlamentarin Kadri Veseli se si nuk të erdhi turpë ti përdorësh ato fjalë banale ?.. Si nuk skuqesh që nesër të dalësh para atyre nënave e motrave të cilave ua tregove ….. Po, e dij..,  se ju nuk skuqeni.., sepse ju jeni përbindësh dhe kështu jeni  edukuar.., dhe i shkolluar në shkollat; marksiste, komuniste,  e leniniste. Po sikur z. Kadri Veseli të ishte i vetëdishëm se si i ka ofenduar nënat shqiptare .., ai do të largohej vetë nga  posti i Kryeparrlamentarit e ti kërkojë falje të gjitha nënave dhe motrave shqipëtare. Ai duhet ta dij se e keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet. Por shtrohet pyetja ? Ku ishin deputetët tjerë të pozitës.., të cilët nuk reaguan. Ku janë profesorët, Mr, Dr. ku ështe Sabri Hamiti, ku ishte Ismet Beqiri.., ku ishte i dreqi e i biri.  Po i pyesë policinë e Republikës së Kosovës, kur po protestojnë shkiet në Graqanicë, Mitrovicë,ju  jo që nuk reagoni .., por nuk guxoni asë ti ofendoni se mos të flasim se përdorim dhune. Po ku ishe oj shtrigat e Malit, ju ?!  Kur në Mitrovicë para syve tuaj serbët e tërbuar  e vranë policin Enver Zymberi. Po, ju në vend se t‘i mbroni deputetet e Parrlamentit ju përdorët forcën. Me të gjitha konventat ndërkombëtare deputeti  nuk guxon të rrahet deri sa gëzon  imunitetin e deputetit. Mirëpo, policët tanë nuk dijnë çka është Imuniteti.., ata nuk dijnë çka është ligji, drejtësia, demokracia..,ata që morrën pjesë në largimin me  dhunë të deputetëve të opozitës një ditë do ti gjykon historia. Ju lutëm deputetë dhe deputete të Parlamentit të Kosovës, largojeni nga vetja, korrupsionin, vjedhjen, hajnin, familjarizmin,  e shumë dukuri tjera negative sepse me veprat tuaja jo që do tua nxini jetën fëmijëve tuaj , por emri juaj në historin kombëgtare do të shkruht me …,

Kryeparrlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë  një shkelje flagrante të rregullorës së punës, ligjit dhe të kushtetutës. Në anën tjetër siq mësojmë nga Këshilltari i ish. Kryeministrit z. Hashim Thaqi, i  cili deklaron para mediave.., “Nuk ka krizë në vend“, do të vazhdojmë rrugën përpara



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora