E marte, 16.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Dy shndërrimet e Mon Cenës

E shtune, 07.11.2015, 08:13 PM


DY SHNDËRRIMET E MON CENËS!

Nga Afrim Caka

Nuk ka lojë me Gjakovën!

Nuk rrëzohej gjithsesi. Të shumtë ishin ata që bënin pyetjen: përse nuk bie, ç’e mbron?

Gjakova e ka diturin. Të tjerët në dorë tani për tani e kanë injorancën!

Lexova me vëmendje në facebook një koment të një analisti banal në shoqërinë shqiptare Mon Cena mbi urrejtjen në shkrimin tim. Nje komentë që sigurisht ka nevojë për shtjellim e sqarim të mëtejshëm, nga ana e vetë e autorit, në menyrë të veçantë mbi e të shprehurit dhe mënyrën e funksionimit të këtij komentuesi moral...

E quajte Gjakovën dhe banorët e saj të pafytyrë! Një helmim në prit, gati-gati poshtëruese. Turp! Dhe kështu nisën prapë helmimet për shkërmoqjen e Gjakovës. U ngjallën si askurrë shpresat, këtë herë të bazuara nga gazetaret, por në radhe të parë, te vendasit...!

Është e pamundur t’i njohish njerëzit, pa e njohur mirë forcën e komenteve dhe karakterin e surrateve njerëzor!

Kur mendja jote, zemra jote, qenia jote kanë dalë njëkohësisht në dy drejtime, ti je duke krijuar ndarjen. Te lumte? Dhe kur je i tërësishëm, i plotë, një njësi organike... në vetë atë njësi organike, fillojnë të shpërthejnë brenda teje urrejtjet me togfjalëshin:

“Të gjithë gjakovarët janë të pafytyrë!”.

Interesi ytë lidhet gjithnjë me veprimet: cilat janë veprimet e drejta apo të gabuara? Çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe?. Natyrisht, sipas mendjes time, nuk bëhët fjalë për një veprim banal, çështja është e lidhur gjithmon me psikologjin tënde.

Llafet shkojnë në ekstrem, me anë të kësaj gazete është krijuar një tension ndërmjet të gjakovarëve dhe fshatarëve; të jemi më saktësisht Gjakova ziente nga fjalët, nga murmurimat. Në dhoma miqësh, nëpër dyqane, nëpër kafenera, me egërsi, rrugë me rrugë e lagje me lagje etj.

Ç’farë ekstaze të kapërtheu shkrimi im!

Më dukej se fisnikrija e MONIT kishte qenë vetëm një maskë për ta mbuluar shëmtin e vet. Më dukej se nga goja e tij shpërthente arroganca dhe injoranca antigjakovare. Nga goja e tij tani nuk fliste njeriu, por bisha e zgjuar në shpirtin e tij, prandaj ajo që thoshte më shumë i gjasonte një palljeje, një hungëllime sorrash, laraskash...

Logjika e vërtetë lind vetëm atëherë, kur është flakur nga T’i logjika false. KARL JASPERS e ka përcaktuar shkëlqyeshëm këtë. Ai thotë: “Arsyeja është çiltërsi, arsyeja është qartësi, në të shkruar dhe në të lëxuar, arsyeja është sinonimi për unitet. Arsyeja përdor vetëm logjikën, metodat e saj dhe kategorit e të kuptuarit. Ky është kriter… Por jo arsyeja false – ruhuni nga falsja. Falsja kurdoherë krijon filtër, kurse realja kurdoherë bëhet derë. Realja është kurdoherë urë, falsja është kurdoherë pengesë.

Të diturit në mesin e të paditurve janë si mjekët në mesin e të smurëve. Njerëzit e mësuar rrojnë dhe pas vdekjes, njerëzit e paditur quhen të vdekur edhe kur janë gjallë. Me këtë pamje të dyzuar si ajo e shtrigave, po hapet një pakënaqësi, në mbarim të së cilës Gjakova duhet të kishte mbetur kryesisht e vetmuar. Dhe të vetmuar si Gazeta kishin mbetur, më në fund, qytetarët dhe shqiptarët katundar. Gjithashtu!

Përceptimi është diçka më shumë sesa produktë i fenimenit fizik e mendor; ai është një funksion psikologjik, në bazë të së cilit ky qytet t’i dha shkronjat e para, mund të bëjmë konkluzionet që shkojnë tepër larg, të cilët i përkasin botës së së brendëshme të individit injorues, Monit...

Në këtë mënyrë, ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë Mon Cenën, pa qartësuar për mirë karakterin e një njeriut dhe ç’farë qëllimi të fshehtë ndjek Moni ndaj këtij qyteti, të cilit i dha lapsin dhe diturin, pastaj mund të vlerësojmë objektivisht të gjitha anët e sjelljes së tij derisa ta kuptojmë se e gjitha veprimtaria e tij nënshtrohet antigjakovarizmit, qytetiti i poetëve, skulptorëve dhe i piktorëve, i kompozitorëve dhe i artistëve. Qyteti i akademikëve. Sa çudi! Ishte edhe s’ishte!

Këto tipare të karakterit bacës Mon, të cilët shprehin armiqësi të hapur ndaj njerëzve të qytetit, por në fakt, ngjallin përshtypjen e vetë izolimit të zymtë, mund të futen te kategoria e tipareve, e komenteve agresive të karakterit njerëzor. Por nuk mund të vihet aspak dyshim se veprimi armiqësor i qëllimshëm ka në vetë themelin e tij të luhatshëm të të njejtës shkallë armiqësie, është si veprim i qëllimshëm nga një kokëshkretë. Ka individ turbullohen aq me lehtësi, saqë ky tipar i tij më befasoj shumë, saqë ky tipar ndarës i prish të gjitha marëdhëniet tona të mëparëshme. Kjo nuk ishte veçse një pjesë e enigmës, ajo e dukshmja. Enigma vetë ishte më e thellë, më e keqe se vet Moni. Rimohuesit antigjakovar ishin të vjetër sa Moni. E keqja e Gjakovës ishte se sasinë e antigjakovarëve e kishte tepër të lartë. Ishte, pa dyshim, i rëndë dhe i padurueshëm, ky koment i Monit. Më të lartë se caku i sulmuesve, pas të cilit banorët e saj dotë përmbysen. Pas spikamës së jashtme, si në mjegull shfaqej spikame tjetër e Monit, kinse gjakovarët që nuk i donin shpitarët katundar. Gjakova vetëvrasëse. Dhe dënimi i Monit ishte, në të vërtetë, i tij.

Turp Mon Cena...! Të kisha mik në facebool!!!

Ky është problemi që e preka në këtë shkrim. Ky është problemi i ndikimit të mësimit, edukimit në shtëpi, në rrugë dhe në jetën përgjithësi, për zhvillimin e trurit nga keqëpërdorimi i emocioneve negative. Nga një komentë facebooku nuk mund të presësh më pak, por nga një drejtor dhe komentues po.

Neveria dhe vjellja e Mon Cenës është gjithashtu destruktive shoqërisht, megjithëse në një shkall më të madhe, sesa te ndjesitë tjera apo urrejtja individuale. Nga pikpamja fiziologjike neveria yte ka lindur atëherë kur pamja e pakëndëshme ose shkrimi im të ngjalli acarim në cipën e trurit. Nga pikpamja psikologjike neveria përfaqëson në vetvete prirjen dhe përpjekjen e vjelljes shpirtërore të MONIT. Neveria yte përfaqëson në të vërtetë ndjesinë e antipatisë dhe të përçmimit patologjike ndja vëllezërve të një gjaku e të plisi. Ngërdheshjet që të shoqërojnë duke thënë përçmim ndaj gjithçkaje dhe çdogjëje dhe çdopërpjekje për t’i sulmuar me neveri çdo gjë që është gjakovare. Ti që mendon që duhet të jetë gjakovare apo jo?

U zgjata në këtë pikë, sepse është diçka që lidhet me krejtë shkrimin tim. Qëndrimi im ndaj gjakovarëve dhe shqiptarëve katundar që i përkas dediktohet nga një vërtetë e thjeshtë dhe e palujshme. Gjakova ka qenë dhe mbetet një qytet i katundarëve dhe i qytetarëve përjetësishtë! Unë nuk mund të pranoj kurrë të bëhem i më i pëlqyeshëm në dëm të tij. Pëkundrazi, pranoj më mirë të dënohem prej tij...

Besoj se do të më kuptoni drejtë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora