E premte, 29.03.2024, 09:49 AM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Reforma e ndërgjëgjsimit pozitiv

E premte, 06.11.2015, 07:08 PM


Së pari  duhet reforma e ndërgjëgjsimit pozitiv e shoqërisë

Nga Skënder S. KAPITI

Pa u ndergjegjsuar dhe pa u edukuar shoqëria me edukatën e shoqërizimit modern: për lirinë, për pronën , për privaten dhe për publiken, për ligjin, për drejtësinë, për demokracinë dhe për kapitalizmin, ajo shoqëri do të mbetet prapa dhe e vonuar në rrjedhën e përshpejtuar të modernitetit global, e paintegruar mire kombëtarisht dhe shumë e vonuar në integrimin europian. Kjo është arësyeja se përse ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare në këtë gjëndje sot akoma. Njeriu nga natyra është egoist, mosmirënjohës, i korruptuar nga interesi i vet dhe trazues i madh. Janë arsyeja, edukimi dhe shoqërizimi në shoqëri dhe shtet që njeriun e nxoren nga errësira dhe nga injoranca. Janë shteti, ligji dhe zbatimi i tij që e ruajnë njeriun dhe shoqërinë që të mos rrëshqasë në konflikte dhe në anarki. Dhe shoqërisë moderne dhe civile tonës  sot i  kërkohet së pari pjekuria psikologjike dhe ndergjegjsimi pozitiv për aspektet ,vlerat dhe standartet moderne bashkëkohore që i kanë arrirë europianët perëndimorë. Pasojat dhe gjëndja e pakëndëshme pothuajse në të gjitha aspektet shoqërore, ekonomike, politike e integruese dhe më e viktimizuara prej tyre është shoqëria shqiptare. Kjo vjen për shumë arësye të ndryshme të ndërgjegjsimit negativ që ka ndergjegja masive e shoqërisë tonë. Së pari vjen prej tolerancës, pranimit dhe pajtimit të shoqërisë sonë me të këqijat e politikës dhe të pushtetit; të pajtimit dhe të pranimit të mashtrimeve e gënjeshtrave të mashtrueve publikë , politikë e qeveritarë. Kjo gjëndje vjen prej  nënshtrimit , pasivitetit dhe asgjësimit të funksionimit të shoqërisë civile dhe të aktivizimit verbal , të manipulimit dhe të lehtëmashtrimit të saj nga  politika dhe  interesi i politikës dhe pushtetit ; kjo gjëndje vjen nga pandjesia , padhimbshuria, indiferenca dhe mungesa e solidariteti në shoqërinë tonë për individët dhe shtesat e ndryshme sociale në nevojë; vjen nga ndërgjegjsimi negativ që ka shoqëria jonë  në një masë të konsiderueshme për korrupsionin, ryshfetin, pasurimin e shpejtë me para e punë jo të pastra duke i pranuar, ushqyer dhe pëlqyer  vetë ajo këto si lubrifikantë të keqfunsionimit të shoqërisë. Shoqëria jonë në një masë të madhe ka një ndërgjegjsim negativ akoma edhe sot për pronën, mënyrën e përfitimit dhe të ligjërimit të saj , duke marrë atë të të tjerëve dhe duke ligjëruar paligjshmërinë e saj. Kemi 25 vite që politika flet për reforma por reformat që ajo ka bërë në fakt janë më shumë antireforma të cilat ja kanë imponuar dhe kanë edukuar në shoqërinë shqiptare ndërgjegjsimin negativ, depatriotizimin dhe konfliktualitete nga më të ndryshmet sociale e gjyqësore.  Po të mos largohem nga tema dhe duhet thënë se qytetari shqiptar duhet të edukohet dhe të ndrgjegjsohet se ai nuk duhet vetëm të kërkojë të drejta e përfitime të gatshme dhe të lehta për t’i marrë ato, por ai ka dhe përgjegjësi dhe detyra ndaj shoqërisë e që kryesore për  qytetarin shqiptar është se ai  duhet të qëndrojë e t’i rezistojë të këqijave dhe pengesave dhe ta gjejë e realizojë me dinjitet veten e tij në Shqipëri dhe jo të azilojë me zor në shtetet e tjera dhe t’u kërkojë atyre llogari se përse nuk i mbajnë e strehojnë atje për fajet dhe papërgjegjshmëritë e politikës; për fajet e keqqeverisjeve dhe të keqpushteteve në Shqipëri; për fajet e vetë shoqërisë sonë që pajtohet me autorët, shkaktarët dhe faktorët që ua kanë bërë të padurueshme realitetin dhe jetesën shqiptarëve në Shqipëri edhe sot në vitin 2015.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora