E enjte, 28.03.2024, 10:49 AM (GMT)

Mendime

Ilir Xhemaili: Në prag të festës së 28 Nëntorit

E premte, 06.11.2015, 07:44 PM


Në prag të festës së 28 Nëntorit

Që nga Nëntori i vitit të kaluar kombin shqiptar e kanë karakterizuar shumë zhvillime dhe sfida.

Nga Ilir Xhemaili

Në rast se aludojmë në sfidimet institucionale, atëherë është e patjetërsueshme sfida  e luftimit të antiligjshmërisë dhe vënien në kontroll të ligjshmërisë. Këto zhvillime të një pas njëshme e kanë etiketuar Shqipërinë, ku klasa politike e mazhorancës ka hedhur hapa të këtij lloji për ta futur në binar shtetin. Shteti për ne shihet si një lodër, që kur kapricet e fëmijeve duan, atë e prishin, e shembin sistemin dhe çfarë jo, pra në një segment... Megjithatë, për të çrrënjosur kultin e idesë së paligjshmërisë dhe funksionimit të ligjshmërisë nevojiten vite të tëra, për ta prekur nga afër qytetarët. Kurse brishtësinë politike gjithnjë e më shumë, afër e më afër, të  gjithë e shohin. Kosova si republikë, shtet në ndërtim e sipër po manovron në mënyra jo konvencionale në kontekst të politikbërjes univerzale, megjithatë për manovrimet e këtilla gjykimin si të drejtë apo e kundërta..., e gjykuan që nga viti i pavarësisë, edhe nga këtu gjykimin si të drejtë apo anasjelltas e cilësuan secili nga këndvështrimi individual, grupor e kështu me radhë. Në praktikën politike, të dhënies së platformës, për habi vërehet një dobësi e krijimit të bindjes, si e duhur, ndërsa në këtë situatë justifikimi është valid, në të ashtuquajturën - mospërmbushje. Sfidën më të madhe elita politike e aludon në njëmendësi, të cilën e kanë krijuar në kontekst kohor, në situata të ndryshme politike etj...

Përpos sfidës së pandryshueshme të subjekteve politike, në këtë gjendje siç shihet qartazi e gëzon edhe populli, në mungesë të njëmendësisë së mendimit, qoftë i gabuar apo i drejtë, sensi i guximit dhe vullnetit për të vepruar është shterrur, edhe pse me të drejtë, ndonëse aludimet për të dhënë guximin dhe vullnetin mbi një subjekt politik, manifestohen në mbarimin e kësaj procedure të psikologjisë së njeriut mbi një të mirë, qoftë personale, shoqërore, apo edhe atdhetare, mvarësisht nga perceptimet mbi subjektet politike. Nga këndej tereni i njëmendësisë gërshetohet mbi ndjenjën e lirë të demokracisë, dhe jo imponimit kolektiv, për ta ndërtuar një mendim të shoqëruar me epitete. Politika si art i rregullimit shtetëror, pëson me gjykime që si të drejtë e gëzojnë të gjithë, në cilësinë e gjykimit argumentues dhe jo bindës. Tendenca e bindjes mbi një fenomen me ngulm të hatashëm, rezonon në intuitën e njeriut ndonjëherë edhe si iracionale...

Sfidimet që vijnë qoftë nga një njeri, apo nga një grup njerëzish, disi bazohen në këtë kohë mbi arsyen, kurse arsyeja krijohet nga njeriu; e cila arsyeje në çdo kohë dhe hapësirë mund të ndryshohet me demokracinë reale, që pastaj nga arsyeja të shndërrohet në praktikë, megjithatë edhe arsyeja qoftë e kahmotshme duhet të udhëhiqet në mënyrë demokratike, por edhe ideja e ndryshimit të arsyes duhet të manifestohet në mënyrë demokratike. Në këtë rast fushë veprimi politik lehtësohet, dhe mbi të gjitha nga këtej etja e pushtetshmërisë, në njëfarë mënyre minimizohet.

Përderisa zhvillimet politike, pothuajse në të gjitha pjesët ku jetojnë shqiptarët afër një viti kanë kaluar në krizë politike, dhe disa ende po vazhdojnë. Kosova dhe Maqedonia po e përjetojnë fatin e njëjtë të krizës politike, ku në rast të aludimit të shkaqeve që i sjellin këto pasoja, asnjëherë nuk mundemi ta etiketojmë njeriun, subjektin politik, ose grupimin politik që i përket subjektit politik, sepse demokracia reale, këto problematika i adreson në mënyrë të duhur në zgjidhjen e krizës. ?shtë e pamundur, që në një tryezë bisedimesh, rolin e engjullit të mos e luajnë të gjithë, kurse në prapavijën e këtij aktrimi qëndron sfida e tjetërsimit të burrështetasit, ose aspirantit për burrështetas. Ndonëse liria që e gëzojmë në këtë kohë për të dhënë votën, është formula e të gjitha katrahurave politike, mirëpo ky nuk është indikacion i mos qasjes progresive dhe kritikës së regresit. Në mendimin filozofiko-politik të shtetndërtimit, të ruajtjes dhe zhvillimit të tij, Hegeli, filozofi gjerman, e parashikonte bashkimin e Gjermanisë së ndarë, megjithatë në këtë periudhë kohore të cilën po e jetojmë me krijimin e institucioneve ndërkombëtare, Heine, autori gjerman, kishte cilësuar se tani në “Evropë nuk ka më kombe, por vetëm parti”. Në kontekst të paragjykimeve dhe diversitetit gjuhësor, optimizmi i tillë, ndonëse mund të etiketohet si optimizëm i hiperbolizuar, megjithatë e ngritë cilësinë e mirëqenies, bashkimin ekonomik, kulturor etj. Ripërtëritja ideore në çdo kohë i hapë rrugën parimeve të shëndosha...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora