E premte, 19.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Shqipëria

E premte, 06.11.2015, 08:02 PM


S H Q I P Ë R I A  - Poezi promemoriale

 

Jam fije  bari  e  bimur  n´këto troje

Jam  gjuha  shqipe   e  dheut  amtar

në zemër kam    dashurën Kosovë

në shpirt e kam    lashtën  Çamëri

 

Plagë kam në  trup  për  tokat e mia

për gërshetin  me  flori    Shkupit

për artin    mundëson bashkimin

dhe për kufijtë tanë    pabashkuar

 

Trojeve  ku  jetojnë  sot  shqiptarët

ka trazira, revolta, dhe  të burgosur

Shqipërisë  do t´ia  shtojmë fuqinë

me dijet më të përparuara  të kohës

 

Çamëri - Shqipëria ime  e pushtuar

mungesën tënde  e ndiej    shpirt

fjala shqipe tek  t´i  është burgosur

gjuha    luftë,  do  të sjellë fitoren

 

Me bekimin e të gjithë shqiptarëve

me bekimin e Iliridës dhe t´Ulqinit

Të mbrojmë Çamëri! Të mbrojmë!

Bekimin e kemi edhe  nga  flamuri!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, Nëntor, 2015



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora