E shtune, 20.04.2024, 07:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Zejnullah Halili - pena e Karadakut

E premte, 06.11.2015, 08:44 PM


Në Ditëlindjen e 70-të , më 5 Nëntor 1945 :

 

ZEJNULLAH HALILI – PENA E KARADAKUT ( 1945 – 2004 )

 

Atje n’ mal të Kokës ,

N’ sabah këndoi bilbili :

I ka lindë djalë lokes –

Zejnullah Halili !

 

Zejnullah Halili ,

Ishte nxënës i mirë .

Por ky zog bilbili –

Kish fëmijëri t’ vështirë !

 

Kreu shkollën fillore

N’ Llovcë e në Pogragjë ;

Nën kushte mizore –

S’ mundej me u kënaqë !

 

Me Zejnën , që kur leu –

Mburren këto male !

Në Gjilan e kreu

Atë Shkollën Normale !

 

Për t’ vazhduar studimet ,

Vazhdoi në Prishtinë –

T’ përsoste krijimet

Edhe letërsinë !...

 

Që në shkollë të mesme ,

N’ moshën djaloshare –

U dallua ndër mese

Me krijime letrare !...

 

Për mësimdhënësit ishte

Shumë i respektueshëm ,

I urtë e i dashur

Dhe shumë i dëgjueshëm !...

 

Pasi e kreu Normalen –

Puna i shkoi për dore ;

Për mësues e ndalen

N’ ca shkolla fillore !...

 

Jetën e kalonte

N’ Radio Prishtinë –

Emisione drejtonte

Për fëmijët dhe rininë !...

 

Punën shumë e donte

Dhe nuk lodhej fare .

Për fëmijë redaktonte

Revista letrare ...

 

Mjeshtër  pene n’ letra –

Për fëmijë e të  mitur ...

Ai ka shkruar vepra

Edhe për të rritur ...

 

Jo vetëm si mësues –

N’ rrugë përparimtare !

Zejna , qe fitues –

Në shumë orë letrare !...

 

Ishte ndër shkrimtarët –

Ndër ma produktiv !

Dhe ndër arsimtarët –

Ishte shumë aktiv !

 

Zejnullah Halili ,

Në krijimtari –

Ishte dritë kandili ,

Shpirt i dëlirë për fëmijë !...

 

Krijimtaria letrare ,

Mirë i shkoi për dore –

Që nga ditët e para ,

Në bankat shkollore !

 

Ai , punoi si mësues

Dhe si gazetar .

Punoi si krijues ,

Redaktor , shkrimtar !...

 

Zejnullah mësuesi –

Krijues përparimtar ;

Pas na e la opusin

Mjaftë t’ pasur letrar !

 

Krijimet e tij ,

Në libra e n’ letra ;

Për t’ rritur e fëmijë –

26 vepra !...

 

Shumë peripeci

Dhe vuajtje të shkreta –

Relativisht i ri ,

Ai , u nda nga jeta !...

 

Zejnullah Halili ,

Enciklopedi e gjallë –

Jeton n’ antologji

T’ shkrimtarëve shqiptarë !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 12.03. 2015.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora