E enjte, 18.04.2024, 04:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Marian: Ekzistencializëm. dashuri dhe qartësi

E enjte, 05.11.2015, 09:15 PM


EKZISTENCIALIZËM, DASHURI DHE QARTËSI

(Miradie Maliqi, Kështjella e fjalëve, Bukuresht 2015)

Nga Daniel Marian

Shpirti dhe fjalët janë pasuria më e shtrenjtë të cilën poetët ia dhurojnë lexuesit: „Kthehem qetas në maje të gishtërinjve,/ disi e kërkoj akoma atë shikim mëngjesi,/ buzëqeshjen që rrëzon majat e larta/ magjepsjen që bashkon skajet e shpirtit.” (Loti i fundit). Jemi përballë një vëllimi të ri vargjesh që e pasuron spektrin e relacioneve kulturore ndërmjet botës shqiptare dhe asaj rumune. Një rezervat perlash lirike përballë furtunës ekzistenciale që nxjerr në pah një dimension të ri të guximit për të qenë qenja që prodhon efekte fizike dhe shpirtërore në shtjellën e ndjeshmërisë me objektivizimin faktik të ektistencës.

Mbi një platformë perlash lirike të denja për admirim, Miradie Maliqi na sjell koncepte me të cilat jemi të mësuar të gjallërojmë nën kupën e qiellit, në dheun e mveshur me dritën e reales në tufishtën e fshehtë të ëndërrimit: „Unë jam era”, deklamon poetja në një moment të rigjetjes dhe rezistencës së saj në një botë të gulçuar nga përkufizime të panumërta që mund t’i mbajë pesha e mendimit: „Nëse të thonë se nuk jam më/ mos e zbeh kohën e buza mos të të dridhet,/ unë kurrë s’mendova për këtë çast,/ thjesht shkrihej në mua ngrica/ si bora në ditën me diell.// Malli, po ç’është malli,/ rrëke lotësh syrit zmadhuar,/ pasqyrë trishtimi në kujtesën e dikujt që është vetëm jotja.// Asnjë përjetësi nuk është e përjetshme/ e kur trishtimi të zë nën kurth/ ndërroje rrugën, aty do të më gjesh./ Unë jam era,/ nga pak e çmendur, nga pak e mbrapshtë banore e ëndrrës sate./ Kur të thonë se kam ikur mos u beso/ se bëhem flutur e kaltër në sytë e tu,/ lumë ëndrrash, det dëshirash// Era jam unë. (Unë jam era)

Është një vendim dhe ëndërrim i përmbushur me një kuptim të transponuar ndjenjash në një lëndinë metamorfozash, duke filluar nga gjendja gjithëpërfshirëse e lëvizjes së valëzuar pa rregulla të obligueshme në kuptimin e gjerë, duke kaluar me flatrat e vetëvetes dhe duke arritur deri në detin e gjendjeve që duhet të ekzistojnë drejt përmbushjes kategorike të parashikimit për lumturimin e shpirtit.

Në të njëjtin regjistër sentimental që e anashkalon formalitetin, në poezinë „Mbytem në frymën time”, poetja na sjell rizbulimin e komplikuar të heshtjes, mirësisë dhe rrugët e harrimit. Në këtë kontekst, Miradie Maliqi kalon pragun e nostalgjisë për të arritur në kohët e mirëmerituara: „Derisa kërkoj praninë tënde/ në mungesën time/ kërkoj të ngjall ndonjë çast/ që e lashë të shuhet te pragu/ mbuluar me heshtje.// Vështroj gjethet që mblodha/ tash sa kohë/ derisa era i shpërndan rrugës së harrimit.// Vetëm pluhur pas tyre/ Kërkoj gjurmët e një perëndimi/ dhe mbytem në frymën time.”

Në një numër të konsideruar vargjesh, të materializuara apo dematerializuara, vjen një mision i pa/përsëritshëm për të rekuperuar dhe rikrijuar atë që e meriton përgjatë një shtegtimi të ri... Ndërsa kuptimet e ardhjes në shpirtin e trajtimit dhe kapjes së një qëndrimi të këtillë, duken së bashku me mendimet e qeta të përqafuara nga një spektër frymëzimesh të bekuara: „Dita kurrsesi nuk duhet humbur// Mbase dikush më shoqëron për ca hapa/ e më  sjell një fjalë zemre/ e ngjyros një gjurmë në dritë// Mbase vjen një gëzim me hise për mua/ e më vjen një mendim ngushëllues/ me pjesën e buzëqeshjes/ Mbase pashpresa e djeshme ndërron mendje/ dhe ma hap rrugën për shpresë të re!” (Mendim ngushëllues)

Përtej interesimeve të trazimeve njerëzore, në evolucionin lirike të Miradie Maliqit shoh një shtjellë përfytyrimesh të gërshetuara me ëndërrime, si dhe një forcë të denjë për admirim, sidomos atëherë kur ballafaqohet me valët e jetës që të kaplojnë me befasi dhe tentojnë të të shpartallojnë: „Do të kthehem një ditë/ edhe kur rrugët e tua/ s’mund t’i mbërrijnë hapat e mi të vegjël,/ beso!// Kur mungesa të ulërijë,/ kur mungesa të lodhet duke kërkuar// Mos u beso atyre që thonë/ se shpresat gënjejnë,/ se koha i shëron plagët.// Beso,/ edhe kur shirat e verdha t’i mbushin netët,/ edhe kur zjarri djeg.// Unë do të vij një ditë me ëndrrën përqafuar,/ me mallin e ngrirë/ dhe vetëm ne do ta dimë/ se sa shpresoi shpresa. (Me ëndrrën e përqafuar)

Indiferent nga njëra apo tjetra, gjëra që mund të parakalojnë gjatë rrjedhës së paparashikueshme të njeriut, me siguri është se ekzistojnë resurse të mjaftueshme për të gëshetuar të shkuarën me të tanishmen dhe me ardhmërinë, në dinamikën e një sfere që jo ne e koordonojmë, por mbi të cilën e vëmë amprentën në një mënyrë definitive, të vlefshme e dobiprurëse në gamën e  vlerave estetike që joshin shtigjet e përjetësimit artistik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora