Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Parimi estetik

| E enjte, 05.11.2015, 09:54 PM |


PARIMI ESTETIK DHE KONCEPTUALIZMI I SUBSTANCËS POETIKE

(Nga cikli i poezive: “ZHUMHURIMË MËNGJESORE”, të autorit, Mexhid Mehmeti)

Së pari duhet të ndalojmë  tek porta e poezisë për të thenë: se Mexhid Mehmeti në shkrimet e tij të lexuara deri më tani, është autonom dhe, sipas parimit estetik tek autori në fjalë, gjerat janë te dukshme por, konceptualizmi i një substance, i kërkimit të se vërtetetës mumd të na  mbetet e fshehur - jo qellimisht, por nga respekti i subjektit poetik…! E tërë poezia e tij shtrihet në rrafshin e artistikës të një ekspresionizmi modern, qëmoti të kapur dhe të gatuar nga shqisat e një poeti të arrirë dhe të avancuar në fushën e poezisë kirike.

Nga Remzi Limani

Në ciklin e ri të poezive “ZHUMHURIMË MËNGJESORE”, poeti Mexhid Mehmeti, sërish fut në lëvizje ingranazhin kryesor të rrotës dhëmbëzore, pa të cilën nuk lëvizin dot rrotat tjeta, të cilat lëvizin mendjen dhe idenë e mrekullisë – që jetën ta jetojmë duke bërë jetë…! Pra, asgjë prej gjëje nuk do të lëvizte - nëse krah nesh nuk do të funksionojë shtysa e dashurisë për të ekzistuar dhe për të nxjerrë frymën e vakët të shpirtit krujues. Në poezinë e parë të këtij cikli, paksa të gjatë në shtrirje, për ta shpalosur hijeshinë e saj, poeti Mehmeti, lundron gjithandej deri në kubenë e qiellit në kërkim të parajsës dashurore dhe atje, siç thotë: “do ta bëjmë shtëpinë në ajër”. Në këtë kuptim, vjershërimi merr kuptimin e një ëndrre ëmbëlake sa vetë dashuria, për të qenë sa më larg jetës urbane dhe zhurmave përditore, të cilat e prishin baraspashen estetike e një dashurie të përkryer. Pra, poeti do që të jetojë në mes yjesh, pa zë sirenash në mesnatë dhe gumëzhitjet e qytetit të stërngarkuar me zëra ndër më të ndryshmit…! Prandaj, jo rastësisht, z. Mehmeti, ëndrrën e tij e shtrinë në një distancë dhe dimension tjetër hapësinorë - atje ku qetësia të ledhaton vetvetiu, e të mos flasim për dorën e adhuruar dhe flokun e erës që i sillej rrotull trupit…

Në katrorin e një dashurie, poeti Mexhid Mehmeti, vjen dhe hyn me të njejtin mall për ta rikujtuuar dhe për ta ringjallë fatin dhe perlën e një kohe fati. Pra, këtu nuk b?het fjalë për koprracësinë, por për frikën e hymbjes së Hyit dhe shenjtërisë së saj...! Mexhid Mehmeti, në sintetizimin e reales sikur e parapelqen irealen, si mundësi figurative të ngritur në poetikën moderne. Këtu, deomos ndeshet me vetveten dhe dëshirën e tij… Pra, poeti dhe vetëdija e tij prej intelektuali të veshur me petkun e artistit, bëjnë kalkulimet e jetës me gjithë ngacmimet e tij në rrethin e muzave, të cilat me qepalla të lagura, sikur bëhen gati për udhët e mërgimit, s'i të pakafshuara nga dhëmbi i Ujkut të moçëm… Ndaj, burrëria e një Ujku fisnik, mundohej të hiqej pa e vërejtur askush. duke i "sharë". Nga dhembja e bukur, poeti, fillon kacafytjet me vetveten dhe vallëzimin e muzave në këngët e tij akoma të aranzhuara në pentagramin e një soneti vjeshte, të një regëtime drite të varur nën tremën e kujtimeve dhe harlisjeve të netëve të pa gjumë...! Poeti nuk i duron zgërdhirjet e kohës së maskarenjëve dhe xhambazëve, të cilët bëjnë pazar me shpirtin e fjalës së bukur! Pra, poeti, Mehmeti, nuk mund t`i lexojë porosit e shpirtit para njerëzve me sy të akulltë, sepse lufta me të akullin i dukej e kotë. E tërë kjo, qe një thirrmë e tij e përgjithshme, për ta kuptuar peshën e fjalës poetike dhe gjëmën e saj dal nga shpirti i njeriut me ndjenja. Më tej, kërkesa e poetit të “lënduar” kohësh siç thotë:/ dua ta di përgjigjen/pse nuk jam i dashur për aq sa dua/pse nuk më duan sa i dua/pse nuk më dashurojnë sa i dashuroj/, vjen nga kujdesi i tij permanent për të bukurën, e cila shpshherë na bëhet flutur e hipur në majë plepi dhe, neve të sakrifikuarit - nevojtarët e butësisë së flokut dhe inspirimit për të vazhduar me qëndisjen dhe vargëzimin e fjalëve të shpirtit, sikur na kapë një dozë e drojës, e cila na bënë të mendojmë, se për kë do t`i shtrijmë fjalët e qëndisura, poqëse pranë nesh nuk frymon e “Bukura e Dheut”. Ndaj, kur flasim për zemrën, natyrshëm na bëhet ta shohim të kuqen e saj, të gjakut tonë të njejtë me të poetit por, paksa ndryshe nga gradacioni i vlimit dhe ndjenjave individuale në kuptimin e shpërthimit epshorë...! Pra, theksimet e veçuara në trajta figuracionesh poetike, fjalëformimesh të pëlqyera dhe merendimet e fjalëve të kushtuara, na bëjnë ta kuptojmë respektin për dhembjen dhe ferrin/parajsë. Në vijën të shpirtit poetik, detyrohem ta citoj z. Pawsner (1793) i cili thotë: (Nëse e kërkoni ferrin, pyetne artistin ku është. Nëse nuk gjeni artist, kuptoni s'e jeni në ferr). Pra, jeta e artistëve është ferri, gjithnjë me tëndencë dhe porosi hyjnore, që botën tonë ta shndërrojnë në parajsën që nuk e kanë vetë. Ndaj, edhe sot, vazhdon frymëmarrja e poetit, paksa e thellë në kuptimin e një frymëmarrje të zorshme, sepse, nesër ka të ngjarë të mbyllët një kapitull i një syri, të një dashurie, e cila do t`ia ndanë shpirtin në dysh, ngase, poeti nuk di ku ta kumbis trupin e tij të lodhur fryme…! Mirëpo, poeti, Mexhid Mehmeti, sërish merr forcën dhe solemnisht e zhvesh konstruktin poetik, për ta veshur serish me petkun transparent, sepse e bukura e do shpalosjen e ngadaltë, për t`i shijuar format më mishtore të hyjnores, e skalitur nga dora e Perëndisë. Ai shpesh flet edhe nga distance kohore dhe, dialogu njerëzor me distancën dhe me shpirtin e tij, mbyllur brenda një trupi larg tij, na bënë të kuptojmë pashën e fjalës së dhembjes fisnike, sepse vetëm dhembjet e dashurisë na përkujtojnë gjallërinë tonë, të cilën domë ta inkorporojumë me shpirtin tonë binjak.

Poeti, Mehmeti, na flet sedhe për mikun e tij inatçor i (pa)njohur, që në tryezën miqësore të të (pa) njohurit mumd të jemi secili prej nesh në kuptimin e miqësisë me poetin, sepse, këtu bëhet fjalë për gotën e qejfit dhe të miqësisë, e cila na vjen s`i mik shpirti duke u shndërruar në dehjen tonë të përbashkët…! Ai na flet edhe për fëmijërinë e tij dhe, me mendje të kandisur, poeti hapëron symbullur udhëve të harruara – symbullur, ngase i njeh udhët e tij dhe aromën e pluhurit nën këmbët e një fëmirije të harruar, kështuqë, ai hapë shtegun e kujtimeve, për t`i shtrirë kujtimet deri tek kroi i fshatit, që ta shuan etjen dhe mallin për udhët me driza dhe ndonjë gërvishtje trupi mbetur në kujtesën e tij. Pastaj na flet edhe për procesin e vetminë,  s`i një mistikë mëvete, e cila na bënë ta nohim vetveten brenda një katrori të viëjzuar në mendjen tonë – në veçanti në mendjen e një krijuesi, i cili thotë: / mund t'ju siguroj/poetët e vërtet/ lindin gjysmëperëndi/. Pra, rivijëzimin e katrorit të vetmisë në poezinë “DY VETMITË E MIA”,poeti e konstrukton mbi konceptin psikologjik, ku krahas frymës së tij, ai frymon edhe me “dy vetmitë e tij”. Në këtë rast të projektuara mbi bazat e shëndosha të njeriut, i cili di të menaxhojë me vetveten dhe momentin e tij psikologjik…! Këto dy vetmi të një filozofie të pranuar, poeti i bënë t`i sheh si dy shoqërueset e tij. Këtu pra, ai e sheh:  njerëzoren dhe burrëroren – të ulura këmbëkruq përballë tij, ku forca mendore e krijuesit, vetminë e bënë të pahetuar.

Tani, duhet pushuar pak për të ndalojmë  tek porta e poezisë, për të thenë: se Mexhid Mehmeti në shkrimet e tij të lexuara deri më tani, është autonom dhe, sipas parimit estetik tek autori në fjalë, gjerat janë te dukshme por, konceptualizmi i një substance, i kërkimit të se vërtetetës mumd të na  mbetet e fshehur - jo qellimisht, por nga respekti i subjektit poetik…! E tërë poezia e tij shtrihet në rrafshin e artistikës të një ekspresionizmi modern, qëmoti të kapur dhe të gatuar nga shqisat e një poeti të arrirë dhe të avancuar në fushën e poezisë kirike.

Së këndejmi, poeti na flet edhe për fenomenin e pritjeve.  Këtu pra, pritjet dallojnë nga njëra tjetra dhe, e vetmja pritje që vishet dhe merr ngjyrë të kuqe, është pritje tek shtegu i dashurisë – jo nga monotonia e pritjes por, nga shtërzimet e pritjes së dëshiruar, nga e cila shpëshherë pritjet na bëhen të “frikshme”, sepse jemi në pritje të një fryme nepsqare dhe veçane për t`u lakmuar, e cila qëmoti na ka fut drithërimen e këndshshme në shpirtin tonë.

Së këndejmi, pritjet tjera, poeti Mehmeti, i vesh me petkun e monotonisë së pritjes - pritje të cilat na hanë shpirtin në pritje, duke thyer gishtërinjtë dhe dhëmbët në shtrëngim të pritjes siç thotë vjershërimi edhe me fjalë tjera:/ pret/pret duke shikuar orën/në dorën e majtë/teksa unaza t'i merr sytë/. Në tërë këtë vorbullë të pritjeve, shumë herë të panevojshme dhe maltretuese për njeriun – jo rastësisht, poeti e trajton fenomenin e pritjes s`i dukuri ngative e byrokracisë, shumë kohë e instaluar në sistemin e pritjeve të pakuptimta dhe neveritëse…!

Poeti, MEXHID MEHMETI