E marte, 23.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Woodrow Wilson - dalzotësi i shtetit shqiptar

E enjte, 05.11.2015, 10:02 PM


Sot 103 vite më parë, më 5 nëntor 1912 Woodrow Wilson zgjidhet President i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërben për dy mandate.

Ishte dalzotësi më i zellshëm i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Asokohe pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë mes aleateve fitues të luftës dhe për të katandisur këtë vend në një minishtet në Shqipërinë e Mesme nën sundimin e Esat Pashë Toptanit.

Woodrow Wilson i preu rrugën çdo ambicioni për copëtimin e Shqipërisë, e cila, siç shkruante Faik Konica, Shqipëria “ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s'ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilson-it”.

Woodrow Wilson dhe Bill Klinton konsiderohen sot si presidentët amerikanë më popullorë mes shqiptarëve; Wilson për mbrojtjen e Shqipërisë në fillim të shekullit 20-të; dhe Klinton për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës në fund të po atij shekulli.

Woodrow Wilso Ish-president i Universitetit Princeton, pastaj Guvernator i Nju Xhersit; më 1912, ndahet nga Partia Republikane dhe zgjidhet president si demokrat. Biografi i tij Arthur Link thotë, se Wilson ishte orator magjepsës gjatë një kohë kur populli amerikan admironte oratorinë mbi të gjitha aftësitë e tjera politike. Wilson ishte njeri fetar "presbiterian" dhe besonte në ungjillizimin e botës; nga kjo, thonë historianët, lindi edhe "idealizmi wilsionian", sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara duhet të hynin në arenën botërore për të luftuar për demokraci; shpesh kjo ka qënë një pikë e diskutueshme në politikën e jashtme amerikane. Për sponsorizimin e Lidhjes së Kombeve, Wilson u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1919.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora