Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Istogu qendër e Muzeut Memorial Ibrahim Rugova

| E merkure, 04.11.2015, 08:49 PM |


Nga Xhevat Rexhaj

Po ndërtojmë në Istog: Muzeun Memorial IBRAHIM RUGOVA

Urime e gëzime të gjithë institucionalistëve të Republikës tonë! Kryetari i Istogut Haki Rugova bashkë me bashkëpunüëtoret e vet ka finalizuar projektin dhe ka filue ndërtimin e Muzeut.

Na istogasit me durim e urtësi jemi në ecje. Një shqiptarë që lindi me 2 dhjetor të vitit 1944 në Cerrcë të Istogut dhe i cili jetoi vetëm 39 ditë me babain e vet, ngase me 10 janar 1945 4etnikët ia vranë babënë Ukë Rugovën , më vonë do shëndrrohej në një Profet shekulli dhe themelues shteti e emni i tij do jetoi sa të jetojmë ne shqiptarët: IBRAHIM RUGOVA, President Historik i Republikës së Kosovës...Ne istogasit do ngrisim një Muze Memorial Ibrahim Rugova në qendër të Istogut. Të gjithë juve miqë e dashamirë e adhurues milionsha të Rugovës une ju them: Urime se të gjithë gëzohemi, le të jetë një pikë takimi dhe një pikë memorie për ne.