E premte, 19.04.2024, 10:20 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Selimi: Maxhun Smajli hapi bibliotekën “Mark Krasniqi”

E marte, 03.11.2015, 11:22 PM


Maxhun Smajli hapi bibliotekën “Mark Krasniqi” në Gjermani

Nga Ramiz Selimi

Në Pilsting të Gjermanisë është bërë hapja solemne e një biblioteke të re shqipe me emrin e akademikut, profesorit dhe shkrimtarit të njohur Mark Krasniqi. Për të inauguruar bibliotekën Maxhuni kishte ftuar personalitete nga institucionet shtetërore, krijues dhe aktivist nga Gjermania dhe Austria

Ai pasi përshëndeti mysafirët, hapjen e kësaj biblioteke e vlerësoi si shumë të rëndësishme për nxënësit, qytetarët shqiptarë, si dhe dashamirët e librit në këtë rajon të Gjermanisë. Biblioteka do të jetë tani në shërbim të tyre, tha ai. Maxhuni tregoi se në bibliotekë përpos një numri të librave që ka, ai ka ruajtur me kujdes edhe numra të shumtë të gazetave  “Bota sot”, “Zëri i ditës”, “Rilindja”, “Koha ditore” etj, shumica prej tyre, bie fjala “Rilindja” që nga viti 1992, si dhe 605 kaseta VHS, nga 240 minuta për luftën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

 

Gjeneratat e reja në diasporë dhe qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare, mund të njoftohen me  të gjitha ato ngjarje dramatike që ka përjetuar populli shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, pasi që edhe shtypi dhe kasetat dominojnë kryesisht nga lufta e fundit e Kosovës me Serbinë, tha Maxhuni në fjalimin e tij.

Dashamiri i librit dhe vizitorët në këtë bibliotekë kanë mundësinë të shohin fotografi me tematikë nga lufta e fundit e Kosovës, që për autorë kanë vetë pronarin e kësaj biblioteke, Maxhun Smajlin, si dhe çantën e materiale tjera nga “Marshi i mërgimtarit”.

Nëse vizitohet biblioteka ajo që të bie ne sy është puna e jashtzakonshme që ka bërë  Maxhuni në këtë bibliotekë, thjesht, vizitori përjeton kënaqësi dhe e bënë krenarë.ë

Konsulli i përgjithshëm ne Munich Naser Idrizi pasi e përgëzoj dhe urojë Maxhunin për këtë hap kaq të rëndësishëm, tha se Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe, sidomos për gjeneratat e reja. Ai premtoi se do të angazhohet që këtë bibliotekë së shpejti ta pasurojë me tituj të ri.

Shkrimtarë, Publicistë dhe Krijues të shumtë gjatë fjalimit të tyre përgëzuan dhe përshëndeten këtë hap madhështor të Maxhunit. Gjeneratat e reja në diasporë, thanë ata është mirë të kenë sa më shumë biblioteka dhe mundësi. Leximi është ushqim për trurin. Librat na japin dituri. Librat na inspirojnë. Librat na dhurojnë guxim. Librat na mësojnë që të jemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve, e të gjitha ato fjalë të mira që thanAta thane se librat kanë ruajtur dhe ruajnë në mes kopertinave të tyre pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli.

Në fund u promovua libri  me titullin “Shkarpa” i shkrimtarit Fran Tanushi, një libër me poezi dhe me shumë vlera brenda, që duhet të lexohet patjetër.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora