E enjte, 25.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: “Shakaxhiu i Përparimit”

E hene, 02.11.2015, 08:43 PM


“Shakaxhiu i Përparimit”

Nga Reshat Kripa

Po dëgjoja një intervistë të një ish-ministri, ish-zëvendës/ministri,ish-zëdhënës/këshilltari i kryeministrit, ish-prefekti, ish-gazetari ne disa organe shtypi dhe tani deputet, politikan dhe së fundi edhe shkrimtar, dhënë në një media vizive dhe botuar në një organ shtypi të përditshëm. Në këtë intervistë ai shpjegonte se si e kishte shkruar romanin e tij të fundit dhe çfarë e kishte frymëzuar për të. Ndërmjet të tjerave, ajo që më tërhoqi vrejtjen ishte sulmi i shfrenuar që i bënte një personaliteti të njohur të historisë shqiptare. Midis të tjerave ai tha për personin në fjalë:

- Eshte i vetmi kolaboracionist në Europë që ka një  bust në  mes të qytetit. Shpresoj që

qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e tij. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti.  Është nderi i qytetit. Është vënë nga bashkia në mënyrë legale, po kjo nuk e amniston.

Unë dëgjoj dhe mendohem:

“Mos vallë paskan qenë të marrë të gjithë këshilltarët e bashkisë që vendosën disa vite më parë të ngrenë bustin e tij në qendër të qytetit? Mos vallë nuk e dinin se ai paskësh qenë kolaboracionist dhe këtë gjë e zbuloka se fundi ky i  ”mënçur” dhe po na e bëka të ditur?

U vura në një dilemë të madhe. Për zgjidhjen e saj vendosa t’i drejtohem internetit. Në një vështrim të parë konstatova dy gjëra. Wikipedia e personit në fjalë ishte përshkruar në tetë faqe, ndërsa ajo e autorit të intervistës vetëm dhjetë rreshta. Qysh në këtë detaj dallova diferencën midis tyre. Para syve më dolën vargjet e një fabule të njohur:

“Bretëkoca sa një ve,

Pa një ka sa një deve,

Dhe zilia nuk e la,

Desh të trashej sa një ka”

Dhe, çuditërisht, më gjëmonin në vesh vargjet e fundit të saj:

“Nga zilia, nga marazi,

U fry, u fry, gjersa plasi”

A do t’i vijë vallë, më në fund, mendja këtij bandilli të heqë dorë nga trashja e parakohëshme? Unë nuk e besoj.

Filloj leximin e faqeve të internetit për personin, të cilit shkrimtari ynë donte t’i tërhiqte zvarrë bustin.

1. Veprimtaria e ngjeshur kombëtare e bëri shumë shpejt objekt ndjekjeje për autoritetet osmane. Në vitin 1902 shpëtoi pa u dënuar sepse nuk iu provua fajësia.

2. Më 1907 shtyp në Londër, së bashku me një mikun e tij të njohur, programin politik të shtetit të ri shqiptar të quajtur “Ana Kombëtare” me 24 pika  ku  përfshiheshin    katër vilajetet:

Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra.

3. Në maj 1908 ndërmerr një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Filadelfia, për çështjen e arsimit dhe kulturës shqiptare. Merr pjesë gjithashtu, pa të drejtë vote, në Kongresin e Manatirit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe

4. Është kryetar i shoqërisë “Afërdita” që krijoi  bandën muzikore të qytetit më 1909.  Botoi gjithashtu gazetën “Tomori” së bashku me disa burra të tjerë të shquar të kombit. Ishte një nga figurat qëndrore që kontribuan në organizimin e Kongresit Arsimor Kombëtar të Elbasanit (tetor 1909) si dhe të hapjes së parë të shkollës normale shqipe (1 dhjetor 1909)

5. Dy artikujt e përkthyer nga shtypi francez “Austrohungaria dhe besëlidhja ballkanike” dhe “ Përshtypjet e një korespondenti mbi ngjarjet në Shqipërinë e Sipërme”, u bënë shkak që më 7 gusht 1910 të arrestohet nga qeveria xhonturke dhe të internohet në Bursë të Turqisë. U lirua më 9 prill 1911.

6. Më 28 nëntor 1912 është njeri nga delegatët e Elbasanit në Kuvendin e Vlorës. Ishte nënshkrues i Deklatarës së Pavarësisë së Shqipërisë. Zgjidhet Ministër i Postë-Telegrafit në qeverinë e Ismail Qemalit.

7. Pjesëtar i delegacionit të Elbasanit në pritjen e organizuar me rastin e ardhjes së Princ Wied-it në Durrës në mars 1914.

8. Më 26 shkurt 1918 nënshkruan peticionin kundër Dr, Rizofit, ministër i Bullgarisë në Berlin, i cili kishte botuar një libër për copëtimin e Shqipërisë.  Më 25 dhjetor 1918 është delegat e Elbasanit në Kongresin e Durrësit.

9. Më 1918-1919 ishte një nga drejtuesit e së përkohëshmes “Kopështi Letrar”e cila dilte në Elbasan.

10. Në vitet 1921-1923 ka qenë bashkëpuntor me federatën “Atdheu”.

11. Në 1924, gjatë periudhës së Lëvizjes demokratike të Fan Nolit, emërohet Kryetar Bashkie në Elbasan. Në dhjetor 1924, me “Fitoren e Legalitetit” tërhiqet nga jeta politikë  dhe i kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave  të filatelisë, numizmatikës,  dhe mbledhjes së shprehjeve të fjalëve të urta.

12. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia internohet në Itali ku nuk e ndërpreu aktivitetin.

13. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që e shkëputi Shqipërinë  nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur. Në tetor 1943 u zgjodh Kryetar i Asamblesë Kombëtare. Ishte njëkohësisht anëtar e Këshillit të Regjencës.

14. Me vendosjen e sistemit komunist më 1 shkurt 1946 në kinema “Kosova” hapet gjyqi kundër të ashtuquajturve “kolaboracionistë”. Më 13 shkurt jepet vendimi  “ekzekutim me pushkatim” që zbatohet disa ditë më vonë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit”.

15. Në vitin 2004 Bashkia e Elbasanit i jep titullin “Qytetar Nderi”. Një rrugë në Elbasan mban emrin e tij. Gjithashtu edhe një shkollë në Prizren.

16. Në vitin 2007 dekorohet me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

17. Në vitin 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, nën kujdesin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe bashkinë e qytetit të Elbasanit  organizojnë sesionin shkencor “Figurë qëndrore  e historisë dhe kulturës shqiptare”

Ja pra, ky ishte “kolaboracionisti” i “shakaxhiut të përparimit” siç i quante Noli sharlatanët e kohës së tij. Më thoni ju zotni, cila është wikipedia juaj se në ato dhjetë rreshta që lexova në internet, nuk figuronte asnjë veprim i vetëm i juaji në shërbim të këtij kombi që të mund të krahasohet me ato të “kolaboracionistit”.

Shakaxhinj të këtij kallëpi ka shumë edhe  sot    u  ka  marrë  mendja  erë  dhe  reken të

duken në sytë e opinionit publik si mendimtarë të shquar dhe një nga këta është edhe ky yni.  Ky “shakaxhi i përparimit” nuk është hera e parë që përgojon figurat e shquara të këtij kombi. Ky ka arritur deri atje sa edhe babanë e këtij kombi, Plakun e Vlorës  ta quajë “lekist”.

-           Kam dëgjuar se Ismail Qemali ishte një lekist i zellshëm -  shkruan  “shakaxhiu”.

Po  ashtu  ai  përpiqet        injorojë   edhe  një  figurë  tjetër    shquar,  Fan  Nolin, Ja

çfarë shkruan ai:

-           I vetmi akt  bamirësie që  ka  bërë Noli është se i  fali  qenin “kolaboracionistit” para se të ikte në Amerikë. Madje këtë e bëri – vazhdon ai – që të kursente paratë e udhëtimit  për të blerë cigare, pasi trasporti i kafshëve me anije  në atë kohë kushtonte më shumë se sot.

Ja ku arrin sarkazma e këtij individi. Natyrisht lind pyetja:

- Kush ia ka injektuar këtij “filozofi” këtë urrejtje kaq të madhe për figurat e shquara të këtij kombi? Mos vallë Janullatosi? Apo mos ndoshta e ka trurin të mbushur ende me ideologjinë totalitare të sistemit të përmbysur?

Një miku im më ka thënë një fjalë të urtë:

-           Gjithë  bota  nga  balta nxjerr njeriun, ndërsa  disa shqiptarë  tru  ndryshkur  njeriun  e kthejnë në baltë.

Një nga këta është padyshim edhe “shakaxhiu ynë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora