E enjte, 28.03.2024, 08:38 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 4 Nandor 1990

E diele, 01.11.2015, 04:00 PM


ME 4 NANDOR 1990,

DON SIMON JUBANI

25 VJET PERPARA, KËTU NXORI “SHPATEN”...

Nga Fritz RADOVANI

Pjesa e I.

?RRËMAJI... SHKODER... JAVA E TË SHUEMËVE, 4 Nandor 1990, ora 9.00 p. dr...

?Shoferi Mark Morana trokiti në deren e Don Simon Jubanit dhe i tha këto fjalë: “Don Simon, Populli asht mbledhë nder vorreza dhe po të pret per Meshë!..” Dhe, Don Simoni shkoi. Kjo ishte Mesha e Parë mbas “Revolucionit Kultural të 1967”, në Kishëzen e vogel të Vorrezave të Rrëmajit, e cila u pat djegë pak vite perpara nga sigurimi komunist...

?Don Simoni shkruen: “Spiunat e mbrendshem e të jashtem të paguem nga sigurimi per të më poshtnue e per të ulë rrolin vendimtar që Shkodra ka luejtë në të gjitha aspektet e jetës shoqnore këtu në Shqipninë tonë..., kanë shkrue dhe perhapë fjalen mbrenda dhe jashta Atdheut, se unë paskam kenë i autorizuem nga Ramiz Alia...” Asht e vertetë se ka qarkullue kjo shpifje, po koha vertetoi se kush ishte Prifti Trim i Shkodres Don Simoni?

?Don Simon JUBANI asht le në Shkoder me 8 Mars 1927, në një familje qytetare.

Ishte infermjer në sanatorium dhe merrej me futboll, ku spikati me “Vllazninë”.

Në 1957 merr urdhnat e Meshtarisë nga Imz. Ernesto Çoba dhe emnohet në Mirditë.

?Në 1963 arrestohet nga sigumi i shtetit komunist dhe dënohet me akuza politike.

Ka vuejtë 26 vjetë burg në Burrel, si antikomunist dhe per kryefortësi, ka kalue ditë dhe muej në një birucë që mbante edhe emnin e Tij, ma shumë se kater vjetë pa shtroje dhe mbuloje, pa ushqim dhe cigare, vetem me bukë thatë dhe me rracion ujit në tre vakte.

?Mbas ardhjes së Jozef Shtraus të Gjermanisë, me kerkesen e Tij per “lirimin e të burgosunve politik...” edhe Don Simoni, asht lirue nga burgu i Burrelit me 13 Prill 1989.

Asht rikthye në Shkoder, dhe ka fillue privatisht edukimin e Rinisë me ndjesi fetare.

?Asht arrestue në Janarin 1990, kur Rinia Shkodrane organizoi Demostraten e heshtun per heqjen e bustit Stalinit, asht torturue nga zv. ministri mbrendshem Zylyftar Ramizi.

?Asht kenë nisiator per Lirinë e Fjalës dhe të Drejtat e Njeriut me pikpamje Europjane.

Mbas Vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simoni asht

i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jokristjane botnore.

?Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomen “Honoris Causa” si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.

Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.

?Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..

Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”

***

?Me daten 6 Nandor 1990, Don Simoni u thirrë në Degen e Mbrendshme të Shkodres nga kryetari Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, që e kercnuen per mos me thanë me daten 11 Nandor, Meshen që kishte njoftue Popullin e Shkodres me daten 4.

Don Simoni ishte pergjegjë: “Doni a nuk doni ju, unë Meshen me 11 do ta them!”...

Vazhdon Pjesa II.



(Vota: 7 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora