E premte, 29.03.2024, 02:35 AM (GMT)

Mendime

Shemsi Bunjaku: A jam i çmendur more (2)

E marte, 27.10.2015, 08:21 PM


A jam i çmendur more (2)

Nga Shemsi Bunjaku - Gazetar në TV publik Norvegjez

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti  fëmijë të bukur që keqtrajtohen si lypsa apo si cigargjinjë  nëpër rrugët  e vendit tonë, quditrisht përqindja e madhe e debatit nëpër media bëhet për trupin e Kallashit dhe  Bleones.

Ndoshta një ndër vendet me natyrën më të bukur ku prarimi dhe lindja e diellit janë kohë për relaksim, quditrisht tek ne ndezim  bërlog e ara dhe i helmojm edhe fëmijët mbrenda që janë duke fjetur.

Ndoshta në gjithë qytetet e civilizuara të botës nevojat elemntare  kryhen në banjo publike, quditrisht tek ne edhe  vetë administrata pubike kryn këto nevoja nëpër kafenet private.

Ndoshta një nder vendet ku më së shumti administrata publike janë të veshur në kravata dhe mbajn vetën si intelektual, quditrisht në koridoret ku punojn i ka mbulura pluhuri,dritat dhe dritaret jan thyer, banjot këmbojn aroma të tmerrshme.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti ankesa dhe fyerje, për padrejtsi, nepotizëm, hajni apo edhe kriminalitetet, quditrisht shumica mbesin fjalë e askush nuk ngrit as bënë padi.

Ndoshta një nder vendet ku mjek gjen gjithandej, quditrisht e gjithë antibiotika blehët pa recet apo rekomandimin.

Ndoshta një ndër vendët ku anarët e familjes vlersohen deri në qiell, ku mundet edhe  pushka të kërcas për gjakmarrje, quditrisht kur ambulanca ndez alarmin për të shpëtuar jetët e të afërmëve të dikujt, fatkeqsisht në trafik askush nuk e lirion rrugënë.

Ndoshta një ndër  vendet me popull më mirpritsë ku kafja e pijet të shërbehen në vizita shtëpiake edhe pa  të pyet, quditrisht nëpër spitale e shërbime tjera publike jo që mungon kafja e përshëndetja po edhe  duhet përulemi e të flasim nëpër shalltera që thyjën dhe fyejn integritetin e prindërve tanë të smurë.

Ndoshta një ndër vendet me ndërtime shtëpish private ndër më të bukurat në rajon , quditrisht shumë shkolla aty ku ndërtohet e ardhmja e shoqris ka mundsi edhe gjarprinjët të kenë bërë folen.

Ndoshta në gjithë botën kur ndodhin fatkeqsit në trafik apo gjetk telefonohet policia me qëllim rregullimit të gjithqkajes në mënyr ligjore, qudtitrisht tek ne vije policia dhe thotë më mirë rregullone problemin vetë se përndryshe duhet gjyqi të pritet gjat.

Ndoshta një ndër vendet e vetëme ku njerzit qëndrojn në punë deri në trembdhjet orë, quditrisht kur i telefonon dhe i pyet qka je duke punuar të përgjigjen me, qe valla qitu në punë kurgju hiq.

Ndoshta një ndër vendet me restaurante më të bukura gjithandej dhe ushqim të shijshëm, quditrisht kamarjerët në bllok nuk shkruajn dhe gjithnjë porosit i gabojn.

Ndoshta ndër vendet ku njerzit kan më së shumti kohë koti, qudtitrisht në rend askush nuk pret dhe po nuk ndërhyre mbetesh aty  si i marr.

Ndoshta një nder vendet ku më së shumti është folur  nga të parët tan për parimet, quditrisht ato jan zbehur shumë nga qejfet dhe lakmit.

Ndoshta një nder vendet ku njerzit hargjojn më së shumti për qejf, quditrisht shumica e njerzve jetojn për nesër, të rrallët e gëzojn momentin,të sotshëme.

Ndoshta unë vërtet jam i qmendur por quditrish për fund mu kujtu një thënje e Bertrand Rusell se shkaku themelor i problemeve në botë është se budallenjët janë shumë të bindur në atë që thonë, ndërsa të menqurit janë plot dyshime.

Vërtet vend i kontrasteve vështir të kapshme po quditrisht është  vendi imë më i dashur në botë që më nxit gjithnjë edhe kur jam larg ti për të reflektoi dhe prap me dëshirën më të madhe të kthehem atë ta vizitoj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora