E enjte, 28.03.2024, 11:30 PM (GMT)

Kulturë

Kozma Dushi: Skena ka emocione dhe zhgënjime

E diele, 03.08.2008, 11:54 AM


Kozma Dushi
Kozma  Dushi:  Tranzicioni  ndërroi llogoret, “luftëtarët” i nxorën në hije, ata të hijeve të luftës dolën në tribuna.

Skena ka emocione dhe zhgënjime

Nga Albert Zholi

Një tip i qetë, babaxhan, si vetë fjala që ai e përdor shumë babuç. Në bisedë flet ngadalë dhe fjalët i shqipton me dialektin beratas me plot gojën. Edhe kur bisedon, duket sikur mendjen e ka tek kënga, mbasi edhe mes shokësh pjesën dërrmuese të bisedës për atë e zhvillon. Vendlindjen, Beratin e gurtë, e ka si planet jetësor që i zgjon kujtime dhe i jep forcë dhe siguri në rrugën e bukur të këngës. Ndoshta përbën një rekord në skenën e festivaleve të RTSH, por që fati asnjëherë nuk i ka buzëqeshur për të marrë një çmim të parë edhe pse këngëtt e tij kanë marrë duartrokitje të zjarrta. Psenë ende s’po e kupton. Eshtë kundër albumeve, pasi ato i quan humbje kohe, apo dëshira të atyre që duan ta gjenjë rrugën e pahapur të këngës, që të tërheqin vëmëndjen, atë të cilën ai e ka arritur që në të ri të tij. I pëlqen deti dhe natyra e qetë, pasi ashtu është dhe vetë në jetë, një
det i qetë, në pragmbrëmjet pranverore. 

Si është lidhur me skenën Kozma Dushi dhe sa ka ndikuar vendlindja në këtë udhë?

Jam nga qyteti i bukur i Beratit. Qytetit të gurtë, të dritareve të shumta, të dashuruar marrëzisht me këngën. Qytet i njohur që në lashtësi, si vend i qytetëruar, ku bota e sotme i kthen sytë me kureshtje, respekt, habi. Pra, ky qytet më fali zërin. Jam aktivizuar me shtëpinë e pionierit që ishte në ato vite. Kam punuar në estradën profesioniste të Beratit. Kam mbaruar shkollën e  mesme për zotekni-  veterineri. Pastaj fitova të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve. Jeta ime në qytetin e Beratit është mbushur me aktivitete dhe mbresa të pashlyeshme. Eshtë një qytet me tradita, ku në çdo kohë mëson diçka të re. Për këtë qytet janë thurrur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanë dalë intelektualë potencialë. Vetëm të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh madhështinë e kalasë, merr me vete, besim, forcë, dëshirë për të jetuar, emocion që të relakson.

Ju lidhin kaq shumë gjëra me Beratin. Si jeni ndjerë ditën kur po largoheshit dhe  keni  konkuruar në Insitutin e Arteve?

Emocionet janë të padiskutueshme. Ishin emocione të dyfishta. Emocioni i largimit dhe ai i konkurimit. Edhe pse kisha dalë në skenë para se të konkuroja, sërishmi provimi ngelet provim. Para komisionit të gjithë  kanë emocione, aq më tepër kur bëhet fjalë për anën profesionale dhe je përballë pedagogëve me përvojë. Kur më thanë se më doli e drejta e studimit dhe fitova konkursin ndjeva një lehtësim në shpirt.

Në ç’vit mbaruat  Institutin e Arteve dhe ku shkuat më vonë?

Unë mbarova Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1984. Pra atë vit mora dipllomën. U punësova në Ansamblin e Shtetit në vitin 1985, ku këndoja dhe më parë. Në atë kohë, në Ansambël ishin këngëtarë shumë të njohur dhe që ende dhe sot janë potentë si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e të tjerë dhe aktorë si Vasillaq Vangjeli. Pra mes këngëtarëve dhe artistëve të tillë potentë kishe se çfarë të mirrje dhe çfarë eksperiencash të shkëmbeje.

Kur  keni marrë pjesë  për  herë të  parë në festivalet e RTSH?

Në  festivalin e 15 në Radio Televizion. Këtu zë fill rrugëtimi im në skenën më të bukur, atë të festivaleve më prestigjioze por dhe më ankthndjellëse. Ishte momneti më i veçantë në jetën skenike. Aty vuloset e ardhmja e çdo këngëtari. Në skena të tilla prestigjioze duhet të jesh dinjitoz. Dështimi në raste të tilla ti heq shanset për të ardhmen. Eshtë shumë e vështirë të ngjitesh sërishmi aty ku ke humbur radhën e parë. Fati dhe zëri ishin me mua. Zëri atë ditë nuk më tradhëtoi. Ai doli i plotë me gjithë madhështinë e tij. Gjoksi sa po s’më dilte nga vendi. Ishte moment që e kujtoj gjithmonë me nostalgji. Isha shumë i ri.

Përse ankthndjellëse?

Eshtë një e vërtetë. Synimi i çdo këngëtari është të marrë çmim. Tendenca gjithmonë është për çmim të parë. Kjo është dëshira dhe ambicja e çdo këngëtari që e bën këngën pjesë të jetës. Kur jepen çmimet, pret, pret. Jepen çmimet e treta, të dyta dhe ja të parat. Nuk shpërblehesh. Stepesh, pezmatohesh i thërret vetes në kujtesë për të sjellë gabimet, pasaktësitë. Por mendon edhe për jurinë. Elementë....

Duke udhëtuar gjatë në skenën e festivalevele, a  ke  marrë  ndonjë çmim të parë?

Çmim të parë  nuk kam marrë. Në vitin 1979, mora çmim me një këngë të kompozuar nga Avni Mula dhe me tekst të Alfons  Zuriqit nga Elbasani. Për  mua  kjo nuk ka shumë rëndësi,  sepse unë   e kam shpirtin tek kënga. Rëndësi ka pasur se në këtë skenë kam njohur këngëtarë të tjerë të mëdhenj që më përkrahën dhe diskutonim lirshëm për këngën. Njohje të tilla të bëjnë të sigurt. Unë kam shumë respekt për  këngëtarët e  mëdhenj që kam  arritur të njohë në këtë skenë si Alida  Hisku, Vaçe  Zela, Tonin Tërshana. Kam kënduar me ta dhe jam ndjerë mirë që kënga jonë ka dhënë gëzim në çdo familje.

Gjatë  gjithë   karierës  suaj në  skenë, cilat ditë do të veçonit?

Ditë  të bukura   unë kam  shumë,  por   kam edhe të këqija, sepse  nuk më  kanë vlerësuar asnjëherë ashtu siç  duhet. Ka pas këngëtarë që kanë ikur pa gjurmë dhe kanë marrë çmim të parë.
Zakonisht me kë bashkpunon Kozmai?

Në kohën  e demokracisë më shumë bashkëpunime  kam pasur  me Luan  Zhegun, Arben Dukën, dhe me Jorgo Papingjin. Në vitet  e sistemit komunist kam bashkëpunuar me  kompozitor  të ndryshëm si me Aleksandër Peçin, Tish  Dahinë, Alfons  Ballicin, Agim Prodanin dhe shumë të tjerë. Pra, kështu janë formuar lidhjet. Vijnë vetiu. Këngëtari, kompozitori, autori i tekstit gjejnë njeri tjetrin në mënyrë të natyrshme. Pra janë disa këngë që nuk mund ti veçoj.

Shihet se muzika e lehtë shqiptare sot është e deformuar, dalin këngëtarë të rinj të cilët për tu njohur sa më shpejt  e deformojnë këtë muzikë, kush është mendimi juaj  për këtë?

Kanë dalë shumë këngëtarë të rinj që e kanë deformuar muzikën e lehtë shqiptare  dhe  për 17 vjet  këngëtarët e vjetër  po rrinë  në hije. Tranzicioni  ndërroi llogoret. “Luftëtarët” i nxorën në hije, ata të hijeve të luftës dolën në tribuna. Eshtë shumë e çuditshme në këtë tranzicion. Shihen gjëra të pakonceptueshme.

Sa herë keni dalë jashtë shtetit duke kënduar  dhe kur  keni dalë për  herë të  parë?

Tashmë nuk mund t’i numëroj. Kam dalë për herë të parë në Greqi në vitin 1979, me Ansamblin “Butrinti” të Sarandës.Atje kam kënduar në qytete të ndryshme dhe jemi pritur  shumë mirë  sidomos nga arvanitasit. Ata pëlqenin këngën tonë të mirëfilltë shqiptare. Këngën autoktone. Tek këto këngë shihnin të veçantën. Këndonin bashkë me ne. Ne pak dinim për Greqinë dhe arvanitasit atëherë. Por pashë se, ato pak ditë që ndenjëm, kishim shumë gjëra të përbashkëta. Ishte një eksperiencë e veçantë.

Po këngëtarë të traditës kë do të veçonit ?

Ka edhe tek ne këngëtarë shumë të mirë që e ruajnë  tabanin e muzikës shqiptare  si Artiola  Toska, Bujar Qamili.

A ke  ndonjë peng për skenën?

Jo nuk kam asnjë peng. Unë  në skenë kam kënduar me pasion dhe me shpirt dhe sa  të kem zërin unë do të këndoj.

A je marrë ndonjëherë me politikë?

Mos e fol babuç.Nuk jam marrë dhe nuk e kam shumë qejf. Ndërrohen qeveritë mos vallë unë duhet të ndërroj zërin. Zëri im është politika më e mirë për shqiptarët. Këngëtari po u pozicionua politikisht patjetër do të ketë rrjedhje në fansa. Sadopak, por do të ketë. Arti është mbi politikën. Por kjo nuk do të thotë që artisti nuk e ndjek politikën. Nuk merr pjesë indirekt në të. Edhe vota është një mënyrë e të bërit politikë, ku ne ndërgjegjësohemi të japim votën aty ku shohim se artisti respektohet, vlerësohet. Por ka dhe artistë që janë marrë me politikë. Ajo është zgjedhja e tyre dhe nuk paragjykohen. Ndoshta mendojnëse fjala e tyre është më e dëgjuar në popull apo dhe tek vetë politikanët. Jeta është e mbushur me surpriza. Ka pasur dhe artistë që kanë qenë politikanë të mirë. Sigurisht, sepse artisti ka shpirt të madh.

Ç’është  familja  për  Kozma  Dushin?

Familja është kryesore  për mua, pa familjen nuk bëhet asgjë.

Kush janë këngëtarët  më të preferuar  për  ju  jashtë  dhe brenda Shqipërisë?

Jashtë është Albano, brenda  ka shumë. Mua më pëlqen muzika e qetë dhe ëmbël dhe jo shumë ritmike. Më pëlqen muzika “Bluz” ku është shumë e qetë  dhe  nuk ka  shumë zhurmë.

Ku ke  dëshirë ti kalosh pushimet në mal apo në det?

Më pëlqen më shumë  bregdeti. Më  pëlqejnë vendet e  bukura dhe të  qeta pa  shumë njerëz.

E ke menduar veten emigrant?

Jo. Këngëtari në një farë mënyre është emigrant. Ai lëviz kudo ku ka shqiptarë. Lëviz ai që kërkohet. Pra parë në këtë këndvështrim nuk kam mneduar të largohem dhe pse emigracioni është një eksperiencë. Shumë këngëtarë kanë ikur në emigracion, secili sipas zgjedhjes, por edhe aty ku janë aty shkojnë në vedne të ndryshme dhe japin koncerte, sikundër vijnë dhe në Shqipëri. Pra në të gjitha kënvështrimet një pjesë e këngëtarëve janë emigrantë. Ata janë si zogjtë shtegëtarë që lëvizin sipas stinëve nga një zonë në tjetrën, nga një shtet në tjetrin, për të gëzuar bashkatdhetarët në ditë të veçanta. Unë jam ftuar në shumë koncerte jashtë shtetit.

A po bën album Kozmai?

Kozma Dushi është kundër albumeve. Këngët e mia janë popullore tashmë dhe nuk kam kohë të tepërt për albume. Albumet duan impenjim, shumë kohë, shumë shpenzime. Unë punoj ritmikisht për këngë të reja. Kur ato i sjell koha, kërkesat. Albumet në përgjithësi bëhen nga këngëtarë që duan të fitojnë emër, duan të rrisin repertorin në mënyrë të përshpejtuar, duan të prezantohen sa më shpejtë…Unë i kam kaluar këto barriera, bile në moshë të re. Albume për mua janë këngët e mia që dëgjohen gjithandej dhe pse nuk janë të sistemuara në albume.

Ju këtë fillim viti patët një akasident…

Kaloi. Kaloi. Pa shumë rëndësi tani. Por kur e mendoj është jo aq sa për të mos i kushtuar vëmendje. Përkundrazi. Sidomos për kënëgatrin shëndeti është në plan të parë. Ai është i lidhur me skenën. Tashmë kam marrë një mësim të madh të kem kujdes nga shkallët.

Kaq i dashuruar jeni me pëllumbat ?

Po. Saqë ngjarja për të cilët flasim, për ata më ka ndodhur. Pëllumbat më relaksojnë. Më japin gëzim. Guitja e tyre më ngjan si një zë i veçantë i një vegle muzikore. Eh more babuç. Desh më prishën shumë plane. U dhashë pëllumbave grurë dhe misër dhe bëra të zbrisja. U rrëzova. Por Zoti është i madh.

Sa vite do të jeni ende në skenën e festivaleve tnë RTV ?

Kur  kujtoj vitet nuk më besohet. Më duket sikur kam ecur gjithç jetën në skenë. Janë plot 34 festivale në RTVSH që është ëndërr për çdo pjesmarrës. Ndoshta është unike, sepse nuk i ka realizuar asnjë këngëtar. Ndoshta një rekord. Emocionet janë pa fund, ashtu si dhe zhgënjimet. Nuk e di sa do të vazhdoj në skenën e festivale në RTSH, por 35 do të jenë. Janë vetë kompozitorët që më ftojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora